The Quran in Albanian - Surah Abasa translated into Albanian, Surah Abasa in Albanian. We provide accurate translation of Surah Abasa in Albanian - الألبانية, Verses 42 - Surah Number 80 - Page 585.

| عَبَسَ وَتَوَلَّىٰ (1) U vrenjt dhe ktheu shpinën |
| أَن جَاءَهُ الْأَعْمَىٰ (2) Se i pat ardhur i verbëri |
| وَمَا يُدْرِيكَ لَعَلَّهُ يَزَّكَّىٰ (3) Ku e di ti, ndoshta do të pastrohet |
| أَوْ يَذَّكَّرُ فَتَنفَعَهُ الذِّكْرَىٰ (4) Ose të këshillohet dhe këshilla të jetë me dobi |
| أَمَّا مَنِ اسْتَغْنَىٰ (5) E kush është i pasur |
| فَأَنتَ لَهُ تَصَدَّىٰ (6) Ti atë e pranon |
| وَمَا عَلَيْكَ أَلَّا يَزَّكَّىٰ (7) Dhe nëse ai nuk pastrohet, ç’ke ti |
| وَأَمَّا مَن جَاءَكَ يَسْعَىٰ (8) Kurse ai që të vjen me vrap |
| وَهُوَ يَخْشَىٰ (9) Ngase ai frikësohet |
| فَأَنتَ عَنْهُ تَلَهَّىٰ (10) E ti nuk ia vë veshin atij |
| كَلَّا إِنَّهَا تَذْكِرَةٌ (11) Kurrsesi! (ashtu mos bën) Ajo është mësim |
| فَمَن شَاءَ ذَكَرَهُ (12) Andaj kush do e merr atë mësim (Kur’anin) |
| فِي صُحُفٍ مُّكَرَّمَةٍ (13) Është në fletë të respektuara |
| مَّرْفُوعَةٍ مُّطَهَّرَةٍ (14) Të lartësuara, të pastruara |
| بِأَيْدِي سَفَرَةٍ (15) Në duar të ambasadorëve (engjujve) |
| كِرَامٍ بَرَرَةٍ (16) Fisnikë e të pagabueshëm |
| قُتِلَ الْإِنسَانُ مَا أَكْفَرَهُ (17) Qoftë shkatërruar njeriu! Po sa mohues i madh është |
| مِنْ أَيِّ شَيْءٍ خَلَقَهُ (18) Prej çka e ka krijuar Ai |
| مِن نُّطْفَةٍ خَلَقَهُ فَقَدَّرَهُ (19) Nga pika e farës e ka krijuar dhe e ka aftësuar |
| ثُمَّ السَّبِيلَ يَسَّرَهُ (20) Pastaj rrugën ia ka lehtësuar |
| ثُمَّ أَمَاتَهُ فَأَقْبَرَهُ (21) Pastaj e vdes dhe e varros |
| ثُمَّ إِذَا شَاءَ أَنشَرَهُ (22) Dhe kur do e ringjallë |
| كَلَّا لَمَّا يَقْضِ مَا أَمَرَهُ (23) Jo! Ende nuk e ka zbatuar çkai ka urdhëruar Ai |
| فَلْيَنظُرِ الْإِنسَانُ إِلَىٰ طَعَامِهِ (24) Le të shikojë njeriu ushqimin e vet |
| أَنَّا صَبَبْنَا الْمَاءَ صَبًّا (25) Ne e kemi njomë me shi të mjaftueshëm |
| ثُمَّ شَقَقْنَا الْأَرْضَ شَقًّا (26) Pastaj e plasarisim tokën dhe e çajmë |
| فَأَنبَتْنَا فِيهَا حَبًّا (27) Dhe në të rrisim drith |
| وَعِنَبًا وَقَضْبًا (28) Edhe rrush e tërfojë |
| وَزَيْتُونًا وَنَخْلًا (29) Edhe ullinj dhe pemë |
| وَحَدَائِقَ غُلْبًا (30) Edhe kopshte të dendura |
| وَفَاكِهَةً وَأَبًّا (31) Edhe pemë dhe kullosa |
| مَّتَاعًا لَّكُمْ وَلِأَنْعَامِكُمْ (32) Për nevoja tuaja dhe kafshëve tuaja |
| فَإِذَا جَاءَتِ الصَّاخَّةُ (33) E kur të vijë ushtima shurdhuese |
| يَوْمَ يَفِرُّ الْمَرْءُ مِنْ أَخِيهِ (34) Atë ditë kur njeriu ik nga vëllai i vet |
| وَأُمِّهِ وَأَبِيهِ (35) Edhe nga nëna edhe nga babai i vet |
| وَصَاحِبَتِهِ وَبَنِيهِ (36) Edhe nga shoqja e vet dhe djemt e vet |
| لِكُلِّ امْرِئٍ مِّنْهُمْ يَوْمَئِذٍ شَأْنٌ يُغْنِيهِ (37) Atë ditë secilit njeri do t’i mjaftojë çështja e vet |
| وُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ مُّسْفِرَةٌ (38) Atë ditë disa fytyra do të jenë të ndritura |
| ضَاحِكَةٌ مُّسْتَبْشِرَةٌ (39) Të qeshura, të gëzuara |
| وَوُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ عَلَيْهَا غَبَرَةٌ (40) Kurse disa fytyra atë ditë do të jenë të pluhrosura |
| تَرْهَقُهَا قَتَرَةٌ (41) Do t’i mbulojë terri i fortë |
| أُولَٰئِكَ هُمُ الْكَفَرَةُ الْفَجَرَةُ (42) E ata janë mosbesimtarët e mbrapshtë |