The Quran in Albanian - Surah Al Alaq translated into Albanian, Surah Al-Alaq in Albanian. We provide accurate translation of Surah Al Alaq in Albanian - الألبانية, Verses 19 - Surah Number 96 - Page 597.

| اقْرَأْ بِاسْمِ رَبِّكَ الَّذِي خَلَقَ (1) Lexo, në emër të Zotit tënd i cili të ka krijuar |
| خَلَقَ الْإِنسَانَ مِنْ عَلَقٍ (2) Krijoi njeriun prej një rrëcke |
| اقْرَأْ وَرَبُّكَ الْأَكْرَمُ (3) Lexo! Se është fisnik Zoti yt |
| الَّذِي عَلَّمَ بِالْقَلَمِ (4) I cili e mësoi me pendë |
| عَلَّمَ الْإِنسَانَ مَا لَمْ يَعْلَمْ (5) E mësoi njeirun çka nuk e kishte ditur |
| كَلَّا إِنَّ الْإِنسَانَ لَيَطْغَىٰ (6) Me të vërtetë njeriu është bukëshkelë |
| أَن رَّآهُ اسْتَغْنَىٰ (7) Sapo e ndien vetën të pasur |
| إِنَّ إِلَىٰ رَبِّكَ الرُّجْعَىٰ (8) Por do të kthehen tek Zoti yt |
| أَرَأَيْتَ الَّذِي يَنْهَىٰ (9) A e pe atë që pengonte |
| عَبْدًا إِذَا صَلَّىٰ (10) Një njeri deri sa po falej |
| أَرَأَيْتَ إِن كَانَ عَلَى الْهُدَىٰ (11) Më trego: a është ai në rrugë të drejtë |
| أَوْ أَمَرَ بِالتَّقْوَىٰ (12) Apo kërkon devotshmëri |
| أَرَأَيْتَ إِن كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰ (13) Tregom, nëse ai përgënjeshtron dhe kthen kryet anash |
| أَلَمْ يَعْلَم بِأَنَّ اللَّهَ يَرَىٰ (14) A nuk e di se All-llahu sheh |
| كَلَّا لَئِن لَّمْ يَنتَهِ لَنَسْفَعًا بِالنَّاصِيَةِ (15) Po, si jo?! Nëse nuk heq dorë do ta zëmë për bishtaleci |
| نَاصِيَةٍ كَاذِبَةٍ خَاطِئَةٍ (16) Bishtalecë të rrejshëm dhe të gabuar |
| فَلْيَدْعُ نَادِيَهُ (17) Dhe ai le t’i thërret shokët e vet |
| سَنَدْعُ الزَّبَانِيَةَ (18) E Ne do të thërrasim zebanitë |
| كَلَّا لَا تُطِعْهُ وَاسْجُدْ وَاقْتَرِب ۩ (19) Kurrsesi, ti mos iu nënshtro atij, por bënë sexhde dhe afroju Zotit tënd |