| إِذَا السَّمَاءُ انشَقَّتْ (1) Kur të çahet qielli
 | 
| وَأَذِنَتْ لِرَبِّهَا وَحُقَّتْ (2) Dhe t’i nënshtrohet Zotit të vet ashtu si e ka detyrë
 | 
| وَإِذَا الْأَرْضُ مُدَّتْ (3) Dhe kur toka të shtrihet
 | 
| وَأَلْقَتْ مَا فِيهَا وَتَخَلَّتْ (4) Edhe të hjedh gjithë ç’ka në të e të zbrazet
 | 
| وَأَذِنَتْ لِرَبِّهَا وَحُقَّتْ (5) Dhe t’i përulet Zotit të vet, ashtu si e ka detyrë
 | 
| يَا أَيُّهَا الْإِنسَانُ إِنَّكَ كَادِحٌ إِلَىٰ رَبِّكَ كَدْحًا فَمُلَاقِيهِ (6) Ti, o njeri, vërtetë shumë mundohesh dhe atë mund ta gjesh te Zoti i yt
 | 
| فَأَمَّا مَنْ أُوتِيَ كِتَابَهُ بِيَمِينِهِ (7) Ai, të cilit libri i vet do t’i jepet nga e djathta
 | 
| فَسَوْفَ يُحَاسَبُ حِسَابًا يَسِيرًا (8) Do ta ketë të lehtë llogarinë
 | 
| وَيَنقَلِبُ إِلَىٰ أَهْلِهِ مَسْرُورًا (9) Dhe do të kthehet te familja e vet i gëzuar
 | 
| وَأَمَّا مَنْ أُوتِيَ كِتَابَهُ وَرَاءَ ظَهْرِهِ (10) Kurse, ai, të cilit do t’i jepet libri i et prej pas shpine
 | 
| فَسَوْفَ يَدْعُو ثُبُورًا (11) Do të lutet për shkatërrim
 | 
| وَيَصْلَىٰ سَعِيرًا (12) Dhe do të digjet në zjarr
 | 
| إِنَّهُ كَانَ فِي أَهْلِهِ مَسْرُورًا (13) Ai njëmend ka qenë i gëzuar me fëmijët e vet
 | 
| إِنَّهُ ظَنَّ أَن لَّن يَحُورَ (14) Dhe ka menduar se nuk do të kthehet
 | 
| بَلَىٰ إِنَّ رَبَّهُ كَانَ بِهِ بَصِيرًا (15) Nuk ka dyshim se Zoti i tij e sheh mirë atë
 | 
| فَلَا أُقْسِمُ بِالشَّفَقِ (16) Betohem në kuqrrimin e Diellit pas perëndimit
 | 
| وَاللَّيْلِ وَمَا وَسَقَ (17) Pasha natën dhe atë çka ajo pështjell
 | 
| وَالْقَمَرِ إِذَا اتَّسَقَ (18) Pasha hënën pesëmbëdhjetë
 | 
| لَتَرْكَبُنَّ طَبَقًا عَن طَبَقٍ (19) Ju gjithsesi do të hudheni në peripeti pas peripetish
 | 
| فَمَا لَهُمْ لَا يُؤْمِنُونَ (20) Ç’është me ata që nuk besojnë
 | 
| وَإِذَا قُرِئَ عَلَيْهِمُ الْقُرْآنُ لَا يَسْجُدُونَ ۩ (21) Dhe kur u këndohet Kur’ani sexhde nuk bëjnë
 | 
| بَلِ الَّذِينَ كَفَرُوا يُكَذِّبُونَ (22) Madje ata që kanë mohuar – përgënjeshtrojnë
 | 
| وَاللَّهُ أَعْلَمُ بِمَا يُوعُونَ (23) Kurse All-llahu e di më së miri çka fshehin
 | 
| فَبَشِّرْهُم بِعَذَابٍ أَلِيمٍ (24) Prandaj, përgëzoji për vuajtje të dhembshme
 | 
| إِلَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ لَهُمْ أَجْرٌ غَيْرُ مَمْنُونٍ (25) Përveç atyre që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, ata kanë shpërblim të përhershëm
 |