The Quran in Albanian - Surah Mutaffifin translated into Albanian, Surah Al-Mutaffifin in Albanian. We provide accurate translation of Surah Mutaffifin in Albanian - الألبانية, Verses 36 - Surah Number 83 - Page 587.

| وَيْلٌ لِّلْمُطَفِّفِينَ (1) Të mjerë ata që drejtë nuk peshojnë |
| الَّذِينَ إِذَا اكْتَالُوا عَلَى النَّاسِ يَسْتَوْفُونَ (2) Të cilët kur blejnë e marrin masën e plotë prej tjerëve |
| وَإِذَا كَالُوهُمْ أَو وَّزَنُوهُمْ يُخْسِرُونَ (3) Por kur u masin të tjerëve me litër e kandar ua mungojnë |
| أَلَا يَظُنُّ أُولَٰئِكَ أَنَّهُم مَّبْعُوثُونَ (4) A nuk mendojnë ata se do të ringjallen |
| لِيَوْمٍ عَظِيمٍ (5) Në një Ditë të madhe |
| يَوْمَ يَقُومُ النَّاسُ لِرَبِّ الْعَالَمِينَ (6) Në ditën kur njerëzit do të ngriten me urdhër të Zotit të botërave |
| كَلَّا إِنَّ كِتَابَ الْفُجَّارِ لَفِي سِجِّينٍ (7) Gjithsesi! Libri i mëkatarëve është me siguri në sixhin |
| وَمَا أَدْرَاكَ مَا سِجِّينٌ (8) A e di ti ç’është sixhini |
| كِتَابٌ مَّرْقُومٌ (9) Një libër i shkruar |
| وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُكَذِّبِينَ (10) Atë ditë mjerë përgënjeshtarët |
| الَّذِينَ يُكَذِّبُونَ بِيَوْمِ الدِّينِ (11) Të cilët e përgënjeshtrojnë Ditën e Gjykimit |
| وَمَا يُكَذِّبُ بِهِ إِلَّا كُلُّ مُعْتَدٍ أَثِيمٍ (12) Atë e mohon vetëm mëkatari i madh |
| إِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِ آيَاتُنَا قَالَ أَسَاطِيرُ الْأَوَّلِينَ (13) Që kur i lexohen ajetet tona thonë: “Legjenda të popujve të lashtë” |
| كَلَّا ۖ بَلْ ۜ رَانَ عَلَىٰ قُلُوبِهِم مَّا كَانُوا يَكْسِبُونَ (14) Kurrë! Por zemrat e atyre i ka mbuluar ajo që kanë punuar |
| كَلَّا إِنَّهُمْ عَن رَّبِّهِمْ يَوْمَئِذٍ لَّمَحْجُوبُونَ (15) Gjithsesi ata, atë ditë, do të jenë larg mëshirës së Zotit të vet |
| ثُمَّ إِنَّهُمْ لَصَالُو الْجَحِيمِ (16) Pastaj me siguri do t’hyjnë në xhehenem |
| ثُمَّ يُقَالُ هَٰذَا الَّذِي كُنتُم بِهِ تُكَذِّبُونَ (17) Pastaj do t’u thuhet: “Ja, kjo është ajo që e keni përgënjeshtruar” |
| كَلَّا إِنَّ كِتَابَ الْأَبْرَارِ لَفِي عِلِّيِّينَ (18) Pa dyshim libri i të mirëve është në Il-lij-jun |
| وَمَا أَدْرَاكَ مَا عِلِّيُّونَ (19) A e di ti ç’është Il-lij-juni |
| كِتَابٌ مَّرْقُومٌ (20) Një libër i shkruar |
| يَشْهَدُهُ الْمُقَرَّبُونَ (21) Që e prezentojnë të afërti (tek All-llahu) |
| إِنَّ الْأَبْرَارَ لَفِي نَعِيمٍ (22) Të mirët, njëmend do të jenë në kënaqësi të xhennetit |
| عَلَى الْأَرَائِكِ يَنظُرُونَ (23) Do të shikojnë nga divane |
| تَعْرِفُ فِي وُجُوهِهِمْ نَضْرَةَ النَّعِيمِ (24) në fytyrat e atyre vërehet gëzimi e lumturia |
| يُسْقَوْنَ مِن رَّحِيقٍ مَّخْتُومٍ (25) Do t’u jepet të pijnë nga pije të vulosura |
| خِتَامُهُ مِسْكٌ ۚ وَفِي ذَٰلِكَ فَلْيَتَنَافَسِ الْمُتَنَافِسُونَ (26) Vula e së cilës është misk dhe për këtë le të bëjnë gara konkurentët |
| وَمِزَاجُهُ مِن تَسْنِيمٍ (27) Do të jetë e përzier me ujë Tesnimi |
| عَيْنًا يَشْرَبُ بِهَا الْمُقَرَّبُونَ (28) Burimesh, prej ku pijnë të afërmit |
| إِنَّ الَّذِينَ أَجْرَمُوا كَانُوا مِنَ الَّذِينَ آمَنُوا يَضْحَكُونَ (29) Mëkatarët, njëmend, i tallin ata që kishin besuar |
| وَإِذَا مَرُّوا بِهِمْ يَتَغَامَزُونَ (30) Kur kalonin pranë tyre ata ia bëjnë me sy njëri-tjetrit |
| وَإِذَا انقَلَبُوا إِلَىٰ أَهْلِهِمُ انقَلَبُوا فَكِهِينَ (31) Dhe kur ktheheshin në familjet e veta kthehen duke bërë shaka |
| وَإِذَا رَأَوْهُمْ قَالُوا إِنَّ هَٰؤُلَاءِ لَضَالُّونَ (32) Dhe kur i shihnin ata atëherë thoshin: “Këta janë me siguri të humbur” |
| وَمَا أُرْسِلُوا عَلَيْهِمْ حَافِظِينَ (33) Dhe ata nuk janë të dërguar për t’i mbrojtur këta |
| فَالْيَوْمَ الَّذِينَ آمَنُوا مِنَ الْكُفَّارِ يَضْحَكُونَ (34) Andaj sot ata që kanë besuar do t’i tallin mosbesimtarët |
| عَلَى الْأَرَائِكِ يَنظُرُونَ (35) Do t’i shikojnë nga divane |
| هَلْ ثُوِّبَ الْكُفَّارُ مَا كَانُوا يَفْعَلُونَ (36) Si po shpërblehen mosbesimtarët për atë që kanë bërë |