The Quran in Albanian - Surah Mursalat translated into Albanian, Surah Al-Mursalat in Albanian. We provide accurate translation of Surah Mursalat in Albanian - الألبانية, Verses 50 - Surah Number 77 - Page 580.

| وَالْمُرْسَلَاتِ عُرْفًا (1) Pasha ata që dërgohen njëri pas tjetrit |
| فَالْعَاصِفَاتِ عَصْفًا (2) Dhe ata që shpejtojnë fortunën |
| وَالنَّاشِرَاتِ نَشْرًا (3) Dhe ata që shpërndajnë |
| فَالْفَارِقَاتِ فَرْقًا (4) Dhe ata që dallojnë |
| فَالْمُلْقِيَاتِ ذِكْرًا (5) Dhe ata që japin këshilla |
| عُذْرًا أَوْ نُذْرًا (6) Arsyetim ose vërejtje |
| إِنَّمَا تُوعَدُونَ لَوَاقِعٌ (7) Ajo që u premtohet me siguri do të zbatohet |
| فَإِذَا النُّجُومُ طُمِسَتْ (8) Kur yjtë të zhduken |
| وَإِذَا السَّمَاءُ فُرِجَتْ (9) Dhe kur qielli të qahet |
| وَإِذَا الْجِبَالُ نُسِفَتْ (10) Dhe kur malet të dërmohen |
| وَإِذَا الرُّسُلُ أُقِّتَتْ (11) Dhe kur profetët të tubohen |
| لِأَيِّ يَوْمٍ أُجِّلَتْ (12) Në ditën që është anuluar |
| لِيَوْمِ الْفَصْلِ (13) Për Ditën e Kijametit |
| وَمَا أَدْرَاكَ مَا يَوْمُ الْفَصْلِ (14) E, a e di ti se ç’është Dita e vendimit |
| وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُكَذِّبِينَ (15) Mjerë përgënjeshtarët atë ditë |
| أَلَمْ نُهْلِكِ الْأَوَّلِينَ (16) A nuk i kemi zhdukur popujt e lashtë |
| ثُمَّ نُتْبِعُهُمُ الْآخِرِينَ (17) E pastaj i kemi pasuar me të tjerë |
| كَذَٰلِكَ نَفْعَلُ بِالْمُجْرِمِينَ (18) Mu ashtu do të veprojmë me të gjithë mëkatarët |
| وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُكَذِّبِينَ (19) Atë ditë mjerë mosbesimtarët |
| أَلَمْ نَخْلُقكُّم مِّن مَّاءٍ مَّهِينٍ (20) A nuk ju kemi krijuar juve nga një kurrgjë lëng |
| فَجَعَلْنَاهُ فِي قَرَارٍ مَّكِينٍ (21) Të cilin e vejmë në vend të sigurt |
| إِلَىٰ قَدَرٍ مَّعْلُومٍ (22) Për një kohë të caktuar |
| فَقَدَرْنَا فَنِعْمَ الْقَادِرُونَ (23) Ashtu ne mundemi. Po sa të fortë jemi ne |
| وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُكَذِّبِينَ (24) Atë ditë mjerë përgënjeshtarët |
| أَلَمْ نَجْعَلِ الْأَرْضَ كِفَاتًا (25) A nuk kemi bërë tokën vendtubim |
| أَحْيَاءً وَأَمْوَاتًا (26) Të gjallësh e të vdekurish |
| وَجَعَلْنَا فِيهَا رَوَاسِيَ شَامِخَاتٍ وَأَسْقَيْنَاكُم مَّاءً فُرَاتًا (27) Dhe aty kemi bërë male të larta të palvizshme dhe ju mundësojmë të pini ujë të pijshëm |
| وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُكَذِّبِينَ (28) Por atë ditë mjerë përgënjeshtarët |
| انطَلِقُوا إِلَىٰ مَا كُنتُم بِهِ تُكَذِّبُونَ (29) Shkoni pas asaj që e keni konsideruar të pavërtetë |
| انطَلِقُوا إِلَىٰ ظِلٍّ ذِي ثَلَاثِ شُعَبٍ (30) Shkoni pas asaj hijes ndarë në tri hije |
| لَّا ظَلِيلٍ وَلَا يُغْنِي مِنَ اللَّهَبِ (31) Që nuk bën as hije as mbron nga flaka |
| إِنَّهَا تَرْمِي بِشَرَرٍ كَالْقَصْرِ (32) Ajo hedh shkendija sikur kalaja |
| كَأَنَّهُ جِمَالَتٌ صُفْرٌ (33) Sikur të jenë deve të murrme |
| وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُكَذِّبِينَ (34) Atë ditë mjerë përgënjeshtarët |
| هَٰذَا يَوْمُ لَا يَنطِقُونَ (35) Kjo është ditë kur ata nuk flasin |
| وَلَا يُؤْذَنُ لَهُمْ فَيَعْتَذِرُونَ (36) Dhe nuk u lejohet të kërkojnë falje |
| وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُكَذِّبِينَ (37) Atë ditë mjerë përgënejshtarët |
| هَٰذَا يَوْمُ الْفَصْلِ ۖ جَمَعْنَاكُمْ وَالْأَوَّلِينَ (38) Kjo është ditë e shkoqitjes, ju kemi tubuar juve edhe popujt e vjetër |
| فَإِن كَانَ لَكُمْ كَيْدٌ فَكِيدُونِ (39) Dhe nëse keni farë dredhie, urdhëroni |
| وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُكَذِّبِينَ (40) Atë ditë mjerë përgënjeshtarët |
| إِنَّ الْمُتَّقِينَ فِي ظِلَالٍ وَعُيُونٍ (41) Të devotshmit do të jenë, pa dyshim, në mes të burimeve e hijeve |
| وَفَوَاكِهَ مِمَّا يَشْتَهُونَ (42) Edhe pemëve të dëshiruara |
| كُلُوا وَاشْرَبُوا هَنِيئًا بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ (43) “Hani dhe pini, u bëftë mirë, sepse ashtu i keni merituar” |
| إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجْزِي الْمُحْسِنِينَ (44) Ashtu ne i shpërblejmë mirëbërësit |
| وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُكَذِّبِينَ (45) Atë ditë mjerë përgënjeshtarët |
| كُلُوا وَتَمَتَّعُوا قَلِيلًا إِنَّكُم مُّجْرِمُونَ (46) Hani dhe kënaquni por, pak kohë, se ju jeni, me të vërtetë, mëkatarë |
| وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُكَذِّبِينَ (47) Atë ditë mjerë përgënjeshtarët |
| وَإِذَا قِيلَ لَهُمُ ارْكَعُوا لَا يَرْكَعُونَ (48) Dhe kur u thuhet: “Përuluni!”, ata nuk përulen |
| وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُكَذِّبِينَ (49) Atë ditë mjerë përgënjeshtarët |
| فَبِأَيِّ حَدِيثٍ بَعْدَهُ يُؤْمِنُونَ (50) Po cilës fjalë, përpos asaj (të Kur’anit) do t’i besojnë |