Quran with Albanian translation - Surah Al-Baqarah ayat 196 - البَقَرَة - Page - Juz 2
﴿وَأَتِمُّواْ ٱلۡحَجَّ وَٱلۡعُمۡرَةَ لِلَّهِۚ فَإِنۡ أُحۡصِرۡتُمۡ فَمَا ٱسۡتَيۡسَرَ مِنَ ٱلۡهَدۡيِۖ وَلَا تَحۡلِقُواْ رُءُوسَكُمۡ حَتَّىٰ يَبۡلُغَ ٱلۡهَدۡيُ مَحِلَّهُۥۚ فَمَن كَانَ مِنكُم مَّرِيضًا أَوۡ بِهِۦٓ أَذٗى مِّن رَّأۡسِهِۦ فَفِدۡيَةٞ مِّن صِيَامٍ أَوۡ صَدَقَةٍ أَوۡ نُسُكٖۚ فَإِذَآ أَمِنتُمۡ فَمَن تَمَتَّعَ بِٱلۡعُمۡرَةِ إِلَى ٱلۡحَجِّ فَمَا ٱسۡتَيۡسَرَ مِنَ ٱلۡهَدۡيِۚ فَمَن لَّمۡ يَجِدۡ فَصِيَامُ ثَلَٰثَةِ أَيَّامٖ فِي ٱلۡحَجِّ وَسَبۡعَةٍ إِذَا رَجَعۡتُمۡۗ تِلۡكَ عَشَرَةٞ كَامِلَةٞۗ ذَٰلِكَ لِمَن لَّمۡ يَكُنۡ أَهۡلُهُۥ حَاضِرِي ٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡحَرَامِۚ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ ٱلۡعِقَابِ ﴾
[البَقَرَة: 196]
﴿وأتموا الحج والعمرة لله فإن أحصرتم فما استيسر من الهدي ولا تحلقوا﴾ [البَقَرَة: 196]
Feti Mehdiu Kryene haxhin dhe umren per hire te All-llahut! Por nese jeni te penguar, atehere therni kurbanet qe i gjeni me lehte, dhe mos i rruani kokat deri sa te arrijne kurbanet ne vendet e tyre. Dhe kush eshte i semure, nga mesi juaj, ose i dhemb kryet, kompensimi eshte me agjerim ose lemoshe ose kurban. Kur te jeni te lire kryene umren ne prag te haxhit dhe therni kurban te cilin mund ta fitoni me lehte. Kurse ai i cili nuk gjen dot le te agjeroje tri dite ne ditet e haxhit, dhe shtate dite pas kthimit – pra, plot dhjete dite. Kjo eshte per ata qe nuk e kane familjen ne Qabe. Frikesohuni All-llahut dhe dine se ai eshte ndeshkimrende |
Hasan Efendi Nahi Kryeni haxhxhin dhe umren per hir te Perendise. Nese ne kete rruge pengoheni (ne kryerjen e ketij qellimi), atehere therrni kurban sipas mundesise dhe mos i rruani kokat tuaja, per derisa te mos arrije kurbani ne vend (ne therrtoren e caktuar); e kushdo qe prej jush eshte i semure ose qe ka ndonje mundim ne koke (e rruhet) le ta kompenzoje me agjerim, lemoshe ose kurban. E kur te qetesoheni, ai qe prej jush kryen umren deri ne haxhxh le te therre kurban sipas mundesise. Ndersa, ai qe nuk ka mundesi, eshte i detyruar te agjeroje tri dite ne haxhxh dhe shtate dite pas kthimit nga haxhxhi, e le te plotesohen dhjete dite. Kjo eshte per ata qe nuk jane nga Mekka. E druajuni Perendise dhe dinie se Ai denon ashper |
Hasan Efendi Nahi Kryeni haxhxhin dhe umren për hir të Perëndisë. Nëse në këtë rrugë pengoheni (në kryerjen e këtij qëllimi), atëherë therrni kurban sipas mundësisë dhe mos i rruani kokat tuaja, për derisa të mos arrijë kurbani në vend (në therrtoren e caktuar); e kushdo që prej jush është i sëmurë ose që ka ndonjë mundim në kokë (e rruhet) le ta kompenzojë me agjërim, lëmoshë ose kurban. E kur të qetësoheni, ai që prej jush kryen umren deri në haxhxh le të therrë kurban sipas mundësisë. Ndërsa, ai që nuk ka mundësi, është i detyruar të agjërojë tri ditë në haxhxh dhe shtatë ditë pas kthimit nga haxhxhi, e le të plotësohen dhjetë ditë. Kjo është për ata që nuk janë nga Mekka. E druajuni Perëndisë dhe dinie se Ai dënon ashpër |
Hassan Nahi Kryeni haxhin dhe umren per hir te Allahut! Nese ne kete rruge pengoheni, atehere therni kurban, sipas mundesise, dhe mos i rruani kokat tuaja, derisa te arrije kurbani ne vend! Cilido prej jush qe eshte i semure ose qe ka ndonje plage ne koke (dhe si i tille, nuk mund ta rruaje koken), le ta zevendesoje me agjerim, lemoshe ose kurban. Kur te jeni te sigurt (nga armiqte), ai qe prej jush kryen umren deri ne haxh, le te there kurban, sipas mundesise. Ndersa ai qe nuk ka mundesi, eshte i detyruar te agjeroje tri dite ne haxh dhe shtate dite pas kthimit nga haxhi; keto jane dhjete dite te plota. Kjo eshte per ata qe nuk banojne ne Meke. Ta keni frike Allahun dhe dijeni se Ai denon ashper |
Hassan Nahi Kryeni haxhin dhe umren për hir të Allahut! Nëse në këtë rrugë pengoheni, atëherë therni kurban, sipas mundësisë, dhe mos i rruani kokat tuaja, derisa të arrijë kurbani në vend! Cilido prej jush që është i sëmurë ose që ka ndonjë plagë në kokë (dhe si i tillë, nuk mund ta rruajë kokën), le ta zëvendësojë me agjërim, lëmoshë ose kurban. Kur të jeni të sigurt (nga armiqtë), ai që prej jush kryen umren deri në haxh, le të therë kurban, sipas mundësisë. Ndërsa ai që nuk ka mundësi, është i detyruar të agjërojë tri ditë në haxh dhe shtatë ditë pas kthimit nga haxhi; këto janë dhjetë ditë të plota. Kjo është për ata që nuk banojnë në Mekë. Ta keni frikë Allahun dhe dijeni se Ai dënon ashpër |
Sherif Ahmeti E kryenie haxhin dhe umren per hir te All-llahut, po ne qofte se pengoheni, atehere (therrni per kurban) cka t’ju vije me lehte prej kurbaneve, e mos i rruani kokat tuaja derisa te arrije kurbani vendin e caktuar. Po kush eshte prej jush i semure ose ka mundim koke (e rruhet para kohe) kompensim eshte: agjerim, sadaka ose kurban. E kur jeni te sigurt, ai qe bene umren para haxhit (duhet therre) nje kurban qe i vjen me lehte, mirepo nese nuk ka, le te agjeroj tri dite gjate haxhit e shtate dite kur te ktheheni, keto jeni dhjete dite te plota. Ky eshte rregull per ata qe nuk kane familjen prane xhamise se shenjte. Pra kinie dro All-llahun dhe dine se All-llahu eshte ndeshkues i rrepte |
Sherif Ahmeti E kryenie haxhin dhe umrën për hir të All-llahut, po në qoftë se pengoheni, atëherë (therrni për kurban) çka t’ju vijë më lehtë prej kurbanëve, e mos i rruani kokat tuaja derisa të arrijë kurbani vendin e caktuar. Po kush është prej jush i sëmurë ose ka mundim koke (e rruhet para kohe) kompensim është: agjërim, sadaka ose kurban. E kur jeni të sigurt, ai që bënë umrën para haxhit (duhet therrë) një kurban që i vjen më lehtë, mirëpo nëse nuk ka, le të agjëroj tri ditë gjatë haxhit e shtatë ditë kur të ktheheni, këto jeni dhjetë ditë të plota. Ky është rregull për ata që nuk kanë familjen pranë xhamisë së shenjtë. Pra kinie dro All-llahun dhe dine se All-llahu është ndëshkues i rreptë |
Unknown E kryeni haxhin dhe umren per hir te All-llahut, po ne qofte se pengoheni, atehere (therrni per kurban) cka t´ju vije me lehte prej kurbaneve, e mos i rruani kokat tuaja derisa te arrije kurbani vendin e caktuar. Po kush eshte prej jush i semure ose ka mu |
Unknown E kryeni haxhin dhe umren për hir të All-llahut, po në qoftë se pengoheni, atëherë (therrni për kurban) çka t´ju vijë më lehtë prej kurbanëve, e mos i rruani kokat tuaja derisa të arrijë kurbani vendin e caktuar. Po kush është prej jush i sëmurë ose ka mu |