Quran with Albanian translation - Surah Al-Baqarah ayat 230 - البَقَرَة - Page - Juz 2
﴿فَإِن طَلَّقَهَا فَلَا تَحِلُّ لَهُۥ مِنۢ بَعۡدُ حَتَّىٰ تَنكِحَ زَوۡجًا غَيۡرَهُۥۗ فَإِن طَلَّقَهَا فَلَا جُنَاحَ عَلَيۡهِمَآ أَن يَتَرَاجَعَآ إِن ظَنَّآ أَن يُقِيمَا حُدُودَ ٱللَّهِۗ وَتِلۡكَ حُدُودُ ٱللَّهِ يُبَيِّنُهَا لِقَوۡمٖ يَعۡلَمُونَ ﴾
[البَقَرَة: 230]
﴿فإن طلقها فلا تحل له من بعد حتى تنكح زوجا غيره فإن﴾ [البَقَرَة: 230]
Feti Mehdiu Por nese prap e leshon, nuk i lejohet me atij pa u martuar per tjeter burre, dhe nese ky e leshon atehere keta dy nuk e kane mekat t’i kthehen njeri-tjetrit, nese mendojne se veprojne brenda kufijve te All-llahut. Ato jane urdhera te All-llahut te cilat ua sqaron njerezve te cilet dine |
Hasan Efendi Nahi E, nese burri e leshon gruan (per te treten here), nuk mund te martohet me me te, pa u martuar ajo me nje burre tjeter. Pra, ne qofte se ndahet nga burri i dyte, atehere nuk kane mekate as ajo e as burri i pare per martese te serishme me shoqi-shoqin, nese mendojne se do t’i respektojne dispozitat e Perendise; keto jane dispozitat e Perendise, qe ua shpjegon Ai njerezve qe kuptojne |
Hasan Efendi Nahi E, nëse burri e lëshon gruan (për të tretën herë), nuk mund të martohet më me te, pa u martuar ajo me një burrë tjetër. Pra, në qoftë se ndahet nga burri i dytë, atëherë nuk kanë mëkatë as ajo e as burri i parë për martesë të sërishme me shoqi-shoqin, nëse mendojnë se do t’i respektojnë dispozitat e Perëndisë; këto janë dispozitat e Perëndisë, që ua shpjegon Ai njerëzve që kuptojnë |
Hassan Nahi Me pas, nese burri e ndan serish gruan (per te treten here), nuk mund te martohet me me te, pa u martuar ajo me nje burre tjeter. Por, ne qofte se gruaja ndahet rregullisht nga burri i dyte, atehere nuk kane gjynah as ajo e as burri i pare qe te martohen serish me njeri-tjetrin, nese mendojne se do t’i respektojne kufijte e Allahut; keto jane urdhrat e Allahut, qe Ai ua shpjegon njerezve qe kuptojne |
Hassan Nahi Më pas, nëse burri e ndan sërish gruan (për të tretën herë), nuk mund të martohet më me të, pa u martuar ajo me një burrë tjetër. Por, në qoftë se gruaja ndahet rregullisht nga burri i dytë, atëherë nuk kanë gjynah as ajo e as burri i parë që të martohen sërish me njëri-tjetrin, nëse mendojnë se do t’i respektojnë kufijtë e Allahut; këto janë urdhrat e Allahut, që Ai ua shpjegon njerëzve që kuptojnë |
Sherif Ahmeti E ne qofte se ai (burri) e leshon ate (per here te trete), pas atij (leshimi) nuk lejohet me derisa te martohet ajo per nje burre tjeter. E nese ai (burri i dyte) e leshon ate, atehere per ata dy, po qe se mendojne se do t’i zbatojne dispozitat e All-llahut, nuk ka pengese te rikthehen (ne bashkeshortesi). Keto jane dispozita te All-llahut qe ia sqaron nje populli qe kupton |
Sherif Ahmeti E në qoftë se ai (burri) e lëshon atë (për herë të tretë), pas atij (lëshimi) nuk lejohet më derisa të martohet ajo për një burrë tjetër. E nëse ai (burri i dytë) e lëshon atë, atëherë për ata dy, po qe se mendojnë se do t’i zbatojnë dispozitat e All-llahut, nuk ka pengesë të rikthehen (në bashkëshortësi). Këto janë dispozita të All-llahut që ia sqaron një populli që kupton |
Unknown E ne qofte se ai (burri) e leshon ate (per here te trete), pas atij (leshimi) nuk lejohet me derisa te martohet ajo per nje burre tjeter. E nese ai (burri i dyte) e leshon ate, atehere per ata dy, po qe se mendojne se do t´i zbatojne dispozitat e All-llah |
Unknown E në qoftë se ai (burri) e lëshon atë (për herë të tretë), pas atij (lëshimi) nuk lejohet më derisa të martohet ajo për një burrë tjetër. E nëse ai (burri i dytë) e lëshon atë, atëherë për ata dy, po qe se mendojnë se do t´i zbatojnë dispozitat e All-llah |