Quran with Albanian translation - Surah Al-Baqarah ayat 231 - البَقَرَة - Page - Juz 2
﴿وَإِذَا طَلَّقۡتُمُ ٱلنِّسَآءَ فَبَلَغۡنَ أَجَلَهُنَّ فَأَمۡسِكُوهُنَّ بِمَعۡرُوفٍ أَوۡ سَرِّحُوهُنَّ بِمَعۡرُوفٖۚ وَلَا تُمۡسِكُوهُنَّ ضِرَارٗا لِّتَعۡتَدُواْۚ وَمَن يَفۡعَلۡ ذَٰلِكَ فَقَدۡ ظَلَمَ نَفۡسَهُۥۚ وَلَا تَتَّخِذُوٓاْ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ هُزُوٗاۚ وَٱذۡكُرُواْ نِعۡمَتَ ٱللَّهِ عَلَيۡكُمۡ وَمَآ أَنزَلَ عَلَيۡكُم مِّنَ ٱلۡكِتَٰبِ وَٱلۡحِكۡمَةِ يَعِظُكُم بِهِۦۚ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٞ ﴾
[البَقَرَة: 231]
﴿وإذا طلقتم النساء فبلغن أجلهن فأمسكوهن بمعروف أو سرحوهن بمعروف ولا تمسكوهن﴾ [البَقَرَة: 231]
Feti Mehdiu Kur t’i leshoni grate dhe ato e mbushin afatin e caktuar per pritje, ose mbani si ka hije ose pergatisni e leshoni si ka hije. Dhe mos i vononi me qellim qe t’u beni dem. Ai qe sillet ashtu – i ka bere dem vetvetes. Mos luani me argumentet e All-llahut dhe perkujtone dhuntine e All-llahut ndaj jush, edhe Librin edhe urtesine qe ua ka shpallur, me te cilen ju keshillon. Frikesohuni All-llahut dhe dine se All-llahu i di te gjitha |
Hasan Efendi Nahi Kur t’i leshoni grate dhe atyre t’u afrohet afati i fundit, mbani ato me nje menyre te arsyeshme, ose i leshoni me miresi. Dhe mos i mbani ato me qellim demtimi, se ashtu i keni bere zullum vetes. Mos luani me urdherat (versetet) e Perendise dhe kujtoni begatite qe u ka dhene Perendia, edhe Librin (Kur’anin) dhe diturine e hollesishme, qe ua ka zbritur, per t’ju keshilluar juve. Kinie frike Perendine dhe dinie se Perendia di cdo gje |
Hasan Efendi Nahi Kur t’i lëshoni gratë dhe atyre t’u afrohet afati i fundit, mbani ato me një mënyrë të arsyeshme, ose i lëshoni me mirësi. Dhe mos i mbani ato me qëllim dëmtimi, se ashtu i keni bërë zullum vetes. Mos luani me urdhërat (versetet) e Perëndisë dhe kujtoni begatitë që u ka dhënë Perëndia, edhe Librin (Kur’anin) dhe diturinë e hollësishme, që ua ka zbritur, për t’ju këshilluar juve. Kinie frikë Perëndinë dhe dinie se Perëndia di çdo gjë |
Hassan Nahi Kur t’i ndani grate dhe atyre t’u afrohet fundi i periudhes se pritjes, ose mbajini me te mire, ose lerini te ikin me te mire. Dhe mos i mbani ato me qellim lendimi, se ne kete menyre i beni padrejtesi vetes. Mos luani me shpalljet e Allahut! Kujtoni begatite qe ju ka dhene Ai, si dhe Librin (Kuranin) dhe diturine e hollesishme, qe jua ka zbritur per t’ju keshilluar. Kini frike Allahun dhe ta dini se Allahu eshte i Dijshem per cdo gje |
Hassan Nahi Kur t’i ndani gratë dhe atyre t’u afrohet fundi i periudhës së pritjes, ose mbajini me të mirë, ose lërini të ikin me të mirë. Dhe mos i mbani ato me qëllim lëndimi, se në këtë mënyrë i bëni padrejtësi vetes. Mos luani me shpalljet e Allahut! Kujtoni begatitë që ju ka dhënë Ai, si dhe Librin (Kuranin) dhe diturinë e hollësishme, që jua ka zbritur për t’ju këshilluar. Kini frikë Allahun dhe ta dini se Allahu është i Dijshëm për çdo gjë |
Sherif Ahmeti E kur t’i keni leshuar grate dhe ato i afrohen afatit te tyre, atehere ose mbani si duhet, ose i leni si duhet (te kryejne fatin), e mos i mbani sa per t’i demtuar, e te beheni te padrejte. E kush ben ate, ai e ka demtuar vetveten. Dispozitat e All-llahut mos i merrni per shaka. Perkujtoni te mirat e All-llahut, ndaj jush edhe ate qe ju shpalli Kur’ani dhe dispozitat e sheriatit me te cilat ju udhezon, dhe keni frike All-llahun e dine se All-llahu eshte i gjithdijshem per cdo send |
Sherif Ahmeti E kur t’i keni lëshuar gratë dhe ato i afrohen afatit të tyre, atëherë ose mbani si duhet, ose i lëni si duhet (të kryejnë fatin), e mos i mbani sa për t’i dëmtuar, e të bëheni të padrejtë. E kush bën atë, ai e ka dëmtuar vetveten. Dispozitat e All-llahut mos i merrni për shaka. Përkujtoni të mirat e All-llahut, ndaj jush edhe atë që ju shpalli Kur’ani dhe dispozitat e sheriatit me të cilat ju udhëzon, dhe keni frikë All-llahun e dine se All-llahu është i gjithdijshëm për çdo send |
Unknown E kur t´i keni leshuar grate dhe ato i afrohen afatit te tyre, atehere ose mbani si duhet ose i leni si duhet (te kryejne afatin), e mos i mbani sa per t´i demtuar, e te beheni te padrejte. E kush ben ate, ai e ka demtuar vetveten. Dispozitat e All-llahut |
Unknown E kur t´i keni lëshuar gratë dhe ato i afrohen afatit të tyre, atëherë ose mbani si duhet ose i lëni si duhet (të kryejnë afatin), e mos i mbani sa për t´i dëmtuar, e të bëheni të padrejtë. E kush bën atë, ai e ka dëmtuar vetveten. Dispozitat e All-llahut |