Quran with Albanian translation - Surah An-Nur ayat 35 - النور - Page - Juz 18
﴿۞ ٱللَّهُ نُورُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ مَثَلُ نُورِهِۦ كَمِشۡكَوٰةٖ فِيهَا مِصۡبَاحٌۖ ٱلۡمِصۡبَاحُ فِي زُجَاجَةٍۖ ٱلزُّجَاجَةُ كَأَنَّهَا كَوۡكَبٞ دُرِّيّٞ يُوقَدُ مِن شَجَرَةٖ مُّبَٰرَكَةٖ زَيۡتُونَةٖ لَّا شَرۡقِيَّةٖ وَلَا غَرۡبِيَّةٖ يَكَادُ زَيۡتُهَا يُضِيٓءُ وَلَوۡ لَمۡ تَمۡسَسۡهُ نَارٞۚ نُّورٌ عَلَىٰ نُورٖۚ يَهۡدِي ٱللَّهُ لِنُورِهِۦ مَن يَشَآءُۚ وَيَضۡرِبُ ٱللَّهُ ٱلۡأَمۡثَٰلَ لِلنَّاسِۗ وَٱللَّهُ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٞ ﴾
[النور: 35]
﴿الله نور السموات والأرض مثل نوره كمشكاة فيها مصباح المصباح في زجاجة﴾ [النور: 35]
Feti Mehdiu All-llahu eshte drite e qiejve dhe e tokes! Shembull i drites se Tij eshte si nje grope e thelle ne te cilen eshte nje kandil; Kandili eshte nje qelq, e qelqi eshte sikur nje yll i fildisht i ndezur me drurin e bekuar te ullirit, as i lindjes as i perendimit, vaji i te cileve ben drite pothuajse edhe pa e prek zjarri; drite permbi drite! All-llahu udhezon kah drita e vet ate qe Ai do. All-llahu u sjell shembuj njerezve, All-llahu di shume mire cdo send |
Hasan Efendi Nahi Perendia eshte ndricues (dirigjues e begatues) i qiejve dhe i Tokes. Shembulli i drites se Perendise eshte si dritarja (ne mur), ne te cilen eshte feneri, - e feneri eshte ne nje xham, e ky xhami eshte si yll i shndritshem, i cili ndizet nga druri i bekuar i ullirit, as i lindjes as i perendimit, vaj i te cilit gati shkelqen edhe pa e prekur zjarri; (kjo eshte) drite mbi dritat. Perendia e udhezon ne driten e Vet ke te doje dhe Perendia shpjegon shembuj per njerezit. Perendia eshte i dijshem per cdo gje |
Hasan Efendi Nahi Perëndia është ndriçues (dirigjues e begatues) i qiejve dhe i Tokës. Shembulli i dritës së Perëndisë është si dritarja (në mur), në të cilën është feneri, - e feneri është në një xham, e ky xhami është si yll i shndritshëm, i cili ndizet nga druri i bekuar i ullirit, as i lindjes as i perëndimit, vaj i të cilit gati shkëlqen edhe pa e prekur zjarri; (kjo është) dritë mbi dritat. Perëndia e udhëzon në dritën e Vet kë të dojë dhe Perëndia shpjegon shembuj për njerëzit. Perëndia është i dijshëm për çdo gjë |
Hassan Nahi Allahu eshte Drita e qiejve dhe e Tokes. Drita e Tij shembellen me ate te nje kamareje, ne te cilen ndodhet nje llambe. Llamba eshte ne nje kristal, kurse kristali eshte si nje yll i shndritshem. Ajo (llamba) ndizet nga druri i bekuar i ullirit, as lindor, as perendimor, ndersa vaji i saj shkelqen edhe pa e prekur zjarri. Drite siper drites. Allahu udhezon drejt drites se Tij ke te doje dhe paraqet shembujt per njerezit. Allahu eshte i Dijshem per cdo gje |
Hassan Nahi Allahu është Drita e qiejve dhe e Tokës. Drita e Tij shëmbëllen me atë të një kamareje, në të cilën ndodhet një llambë. Llamba është në një kristal, kurse kristali është si një yll i shndritshëm. Ajo (llamba) ndizet nga druri i bekuar i ullirit, as lindor, as perëndimor, ndërsa vaji i saj shkëlqen edhe pa e prekur zjarri. Dritë sipër dritës. Allahu udhëzon drejt dritës së Tij kë të dojë dhe paraqet shembujt për njerëzit. Allahu është i Dijshëm për çdo gjë |
Sherif Ahmeti All-llahu eshte drite (ndicues, udhezues) i qiejve e i tokes. Shembulli i drites se Tij i gjason kandilit te vendosur ne nje zgaver te erret. Kandili gjendet brenda nje qelqi si te ishte yll flakerus e qe ndizet prej (vajit te) nje druri te bekuar, prej ullirit qe nuk mund te quhet as i lidjes e as i perendimit, e vaji i tij ndricon pothuajsse edhe pa e prekur zjarri. Drite mbi drite. All-llahu udhezon kah drita e Vet ate qe do Ai. All-llahu sjell shembuj per njerezit. All-llahu cdo gje di shume mire |
Sherif Ahmeti All-llahu është dritë (ndiçues, udhëzues) i qiejve e i tokës. Shembulli i dritës së Tij i gjason kandilit të vendosur në një zgavër të errët. Kandili gjendet brenda një qelqi si të ishte yll flakërus e që ndizet prej (vajit të) një druri të bekuar, prej ullirit që nuk mund të quhet as i lidjes e as i perëndimit, e vaji i tij ndriçon pothuajsse edhe pa e prekur zjarri. Dritë mbi dritë. All-llahu udhëzon kah drita e Vet atë që do Ai. All-llahu sjell shembuj për njerëzit. All-llahu çdo gjë di shumë mirë |
Unknown All-llahu eshte drite (ndricues, udhezues) i qiejve e i tokes. Shembulli i drites se Tij i gjason kandilit te vendosur ne nje zgaver te erret. Kandili gjendet brenda nje qelqi si te ishte yll flakerus e qe ndizet prej (vajit te) nje druri te bekuar, prej |
Unknown All-llahu është dritë (ndriçues, udhëzues) i qiejve e i tokës. Shembulli i dritës së Tij i gjason kandilit të vendosur në një zgavër të errët. Kandili gjendet brenda një qelqi si të ishte yll flakërus e që ndizet prej (vajit të) një druri të bekuar, prej |