Quran with Albanian translation - Surah Al-Ma’idah ayat 3 - المَائدة - Page - Juz 6
﴿حُرِّمَتۡ عَلَيۡكُمُ ٱلۡمَيۡتَةُ وَٱلدَّمُ وَلَحۡمُ ٱلۡخِنزِيرِ وَمَآ أُهِلَّ لِغَيۡرِ ٱللَّهِ بِهِۦ وَٱلۡمُنۡخَنِقَةُ وَٱلۡمَوۡقُوذَةُ وَٱلۡمُتَرَدِّيَةُ وَٱلنَّطِيحَةُ وَمَآ أَكَلَ ٱلسَّبُعُ إِلَّا مَا ذَكَّيۡتُمۡ وَمَا ذُبِحَ عَلَى ٱلنُّصُبِ وَأَن تَسۡتَقۡسِمُواْ بِٱلۡأَزۡلَٰمِۚ ذَٰلِكُمۡ فِسۡقٌۗ ٱلۡيَوۡمَ يَئِسَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِن دِينِكُمۡ فَلَا تَخۡشَوۡهُمۡ وَٱخۡشَوۡنِۚ ٱلۡيَوۡمَ أَكۡمَلۡتُ لَكُمۡ دِينَكُمۡ وَأَتۡمَمۡتُ عَلَيۡكُمۡ نِعۡمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ ٱلۡإِسۡلَٰمَ دِينٗاۚ فَمَنِ ٱضۡطُرَّ فِي مَخۡمَصَةٍ غَيۡرَ مُتَجَانِفٖ لِّإِثۡمٖ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمٞ ﴾
[المَائدة: 3]
﴿حرمت عليكم الميتة والدم ولحم الخنـزير وما أهل لغير الله به والمنخنقة﴾ [المَائدة: 3]
Feti Mehdiu Ju ndalohet cofetina, dhe gjaku, dhe mishi i derrit, edhe ajo qe eshte prere ne emer te ndonje tjetri, jo ne emer te All-llahut; edhe ajo qe eshte e mbytur dhe e vrare, dhe qe ka ngordhur pas ndonje rrezimi ose eshte e shkyer me brire ose e ka henger ndonje egersire – pervec nese e keni there ju – dhe qe eshte flijuar per hire te idoleve, dhe ju ndalohet shorti (falli) me shigjeta. Ato jane mbrapshti. Sot mosbesimtaret i kane humbur te gjitha shpresat se ju do te terhiqeni nga feja juaj, prandaj mos iu frikesoni atyre, por me frikesoheni mua. Sot jua kam persosur fene tuaj dhe e kam plotesuar dhuntine time ndaj jush, dhe jam i kenaqur qe feja Islame te jete fe e juaj. Kurse ai i cili do te jete i sprovuar me uri, por jo nga prirja per mekat, ani, All-llahu pa dyshim fal, Ai eshte Meshireplote |
Hasan Efendi Nahi U ndalohet juve ngrenia e coftines, gjakut, mishi i derrit, asaj kafshe qe eshte therrur jo ne emer te Perendise, mishi i kafshes qe eshte lidhur ne fyt e ka plase, mishi i kafshes qe eshte rrahe e ka ngordhe, e i asaj kafshe qe eshte mbytur nga te rrezuarit, e i asaj qe eshte mbytur me brire nga kafshet e tjera, e i asaj qe eshte mbytur nga egersirat, pervec atyre qe i preni ju para se te ngordhin. U ndalohet juve ngrenia e asaj qe eshte therrur per nder te kryqeve dhe te te kerkuarit e fatit me fall. Te gjitha keto qe u permenden jane mekat. Sot, deshprohen ata, qe nuk besojne dhe kane humbur cdo shprese, qe t’ju prishin dispozitat e fese suaj. Mos u frikesoni prej tyre, por druani (vetem) prej meje! Sot ua persosa dispozitat e fese suaj dhe ua plotesova dhuntine Time ndaj jush. Jam i kenaqur qe feja islame te jete fe e juaja. Por kushdo qe te jet ei shtrenguar nga uria, (e han nga keto jo me qellim perr t’u kenaqur) nuk ka mekat. Se, Perendia eshte fales e meshirues |
Hasan Efendi Nahi U ndalohet juve ngrënia e coftinës, gjakut, mishi i derrit, asaj kafshe që është therrur jo në emër të Perëndisë, mishi i kafshës që është lidhur në fyt e ka plasë, mishi i kafshës që është rrahë e ka ngordhë, e i asaj kafshe që është mbytur nga të rrëzuarit, e i asaj që është mbytur me brirë nga kafshët e tjera, e i asaj që është mbytur nga egërsirat, përveç atyre që i preni ju para se të ngordhin. U ndalohet juve ngrënia e asaj që është therrur për nder të kryqëve dhe të të kërkuarit e fatit me fall. Të gjitha këto që u përmendën janë mëkat. Sot, dëshprohen ata, që nuk besojnë dhe kanë humbur çdo shpresë, që t’ju prishin dispozitat e fesë suaj. Mos u frikësoni prej tyre, por druani (vetëm) prej meje! Sot ua përsosa dispozitat e fesë suaj dhe ua plotësova dhuntinë Time ndaj jush. Jam i kënaqur që feja islame të jetë fé e juaja. Por kushdo që të jet ëi shtrënguar nga uria, (e han nga këto jo me qëllim përr t’u kënaqur) nuk ka mëkat. Se, Perëndia është falës e mëshirues |
Hassan Nahi Eshte e ndaluar per ju ngrenia e cofetines, e gjakut, e mishit te derrit, e mishit te kafshes qe eshte therur jo ne emer te Allahut, e mishit te kafshes se mbytur lidhur ne fyt, e mishit te kafshes qe eshte rrahur dhe ka ngordhur, e mishit te kafshes qe eshte vrare nga rrezimi apo nga briret e kafsheve te tjera, e mishit te asaj qe eshte kafshuar nga egersirat - pervec atyre qe i therni ju para se te ngordhin. Gjithashtu, eshte e ndaluar per ju edhe ngrenia e mishit te kafsheve qe jane therur per nder te idhujve apo per te kerkuar fatin ne fall. Te gjitha keto qe u permenden, jane gjynah. Sot, deshperohen ata qe nuk besojne dhe kane humbur cdo shprese, qe t’ju largojne prej fese suaj. Mos u frikesoni prej tyre, por kini frike prej Meje! Sot jua persosa fene tuaj, e plotesova dhuntine Time ndaj jush dhe zgjodha qe Islami te jete feja juaj.[86] Por kushdo qe eshte i shtrenguar nga uria (dhe ha cfare eshte e ndaluar), pa pasur qellim te beje gjynah, do ta shohe se Allahu eshte Fales e Meshireplote |
Hassan Nahi Është e ndaluar për ju ngrënia e cofëtinës, e gjakut, e mishit të derrit, e mishit të kafshës që është therur jo në emër të Allahut, e mishit të kafshës së mbytur lidhur në fyt, e mishit të kafshës që është rrahur dhe ka ngordhur, e mishit të kafshës që është vrarë nga rrëzimi apo nga brirët e kafshëve të tjera, e mishit të asaj që është kafshuar nga egërsirat - përveç atyre që i therni ju para se të ngordhin. Gjithashtu, është e ndaluar për ju edhe ngrënia e mishit të kafshëve që janë therur për nder të idhujve apo për të kërkuar fatin në fall. Të gjitha këto që u përmendën, janë gjynah. Sot, dëshpërohen ata që nuk besojnë dhe kanë humbur çdo shpresë, që t’ju largojnë prej fesë suaj. Mos u frikësoni prej tyre, por kini frikë prej Meje! Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj.[86] Por kushdo që është i shtrënguar nga uria (dhe ha çfarë është e ndaluar), pa pasur qëllim të bëjë gjynah, do ta shohë se Allahu është Falës e Mëshirëplotë |
Sherif Ahmeti Juve u jane ndaluar (t’i hani): ngordhesira, gjaku, mishi i derrit, ajo qe therret jo ne emrin e All-llahut, e furmja, e mbytura, e rrezuarja, e shparja (nga i tjetres), ajo qe e ka ngrene egersira, pervec asaj qe arrini ta therrni (para se te ngordhe), ajo qe eshte therrur per idhuj, dhe (u eshte e ndaluar) te kerkoni me short fatin. Kjo eshte mekat ndaj All-llahut. Tashme, ata qe mohuan, humben shpresen per fene tuaj (se do te nderroni), andaj mos u frikesonju atyre, por mua te me frikesoheni. Sot persosa per ju fene tuaj, plotesova ndaj jush dhuntine Time, zgjodha per ju islamin fe. E kush detyrohet nga uria (te haje nga te ndaluarat), duke mos anuar dhe duke mos patur qellim mekatin, All-llahu fale shhume dhe eshte meshirues |
Sherif Ahmeti Juve u janë ndaluar (t’i hani): ngordhësira, gjaku, mishi i derrit, ajo që therret jo në emrin e All-llahut, e furmja, e mbytura, e rrëzuarja, e shparja (nga i tjetrës), ajo që e ka ngrënë egërsira, përveç asaj që arrini ta therrni (para se të ngordhë), ajo që është therrur për idhuj, dhe (u është e ndaluar) të kërkoni me short fatin. Kjo është mëkat ndaj All-llahut. Tashmë, ata që mohuan, humbën shpresën për fenë tuaj (se do të ndërroni), andaj mos u frikësonju atyre, por mua të më frikësoheni. Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe. E kush detyrohet nga uria (të hajë nga të ndaluarat), duke mos anuar dhe duke mos patur qëllim mëkatin, All-llahu falë shhumë dhe është mëshirues |
Unknown Juve u jane ndaluar (t´i hani): ngordhesirat, gjaku, mishi i derrit, ajo qe theret jo ne emrin e All-llahut, e furmja, e mbytura, e rrezuarja, e shpuarja (nga briri i tjetres), ajo qe e ka ngrene egersira, pervec asaj qe arrini ta therrni (para se te ngor) |
Unknown Juve u janë ndaluar (t´i hani): ngordhësirat, gjaku, mishi i derrit, ajo që theret jo në emrin e All-llahut, e furmja, e mbytura, e rrëzuarja, e shpuarja (nga briri i tjetrës), ajo që e ka ngrënë egërsira, përveç asaj që arrini ta therrni (para se të ngor) |