×

Sikur të ishte një Kur’an me të cilin malet do të ishin 13:31 Albanian translation

Quran infoAlbanianSurah Ar-Ra‘d ⮕ (13:31) ayat 31 in Albanian

13:31 Surah Ar-Ra‘d ayat 31 in Albanian (الألبانية)

Quran with Albanian translation - Surah Ar-Ra‘d ayat 31 - الرَّعد - Page - Juz 13

﴿وَلَوۡ أَنَّ قُرۡءَانٗا سُيِّرَتۡ بِهِ ٱلۡجِبَالُ أَوۡ قُطِّعَتۡ بِهِ ٱلۡأَرۡضُ أَوۡ كُلِّمَ بِهِ ٱلۡمَوۡتَىٰۗ بَل لِّلَّهِ ٱلۡأَمۡرُ جَمِيعًاۗ أَفَلَمۡ يَاْيۡـَٔسِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ أَن لَّوۡ يَشَآءُ ٱللَّهُ لَهَدَى ٱلنَّاسَ جَمِيعٗاۗ وَلَا يَزَالُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ تُصِيبُهُم بِمَا صَنَعُواْ قَارِعَةٌ أَوۡ تَحُلُّ قَرِيبٗا مِّن دَارِهِمۡ حَتَّىٰ يَأۡتِيَ وَعۡدُ ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُخۡلِفُ ٱلۡمِيعَادَ ﴾
[الرَّعد: 31]

Sikur të ishte një Kur’an me të cilin malet do të ishin dundur ose toka të ishte coptuar, ose të flisnin të vdekurit?! Jo, se të gjitha çështjet i takojnë All-llahut. A nuk e dinë besimtarët se All-llahu, sikur të kisht dashur, të gjithë njerëzit do t’i drejtonte në rrugë të drejtë. Kurse mosbesimtarët vazhdimisht do t’i godasë sulmi, fatkeqësia, ose do të ndodhë në afërsi të shtëpisë së tyre, për ate çka kanë bërë, deri sa të mbërrijë premtimi i All-llahut. All-llahu, me siguri, nuk e mohon premtimin

❮ Previous Next ❯

ترجمة: ولو أن قرآنا سيرت به الجبال أو قطعت به الأرض أو كلم, باللغة الألبانية

﴿ولو أن قرآنا سيرت به الجبال أو قطعت به الأرض أو كلم﴾ [الرَّعد: 31]

Feti Mehdiu
Sikur te ishte nje Kur’an me te cilin malet do te ishin dundur ose toka te ishte coptuar, ose te flisnin te vdekurit?! Jo, se te gjitha ceshtjet i takojne All-llahut. A nuk e dine besimtaret se All-llahu, sikur te kisht dashur, te gjithe njerezit do t’i drejtonte ne rruge te drejte. Kurse mosbesimtaret vazhdimisht do t’i godase sulmi, fatkeqesia, ose do te ndodhe ne afersi te shtepise se tyre, per ate cka kane bere, deri sa te mberrije premtimi i All-llahut. All-llahu, me siguri, nuk e mohon premtimin
Hasan Efendi Nahi
Sikur me ndonje Kur’an te leviznin malet ose me te – te copetohet toka ose me te – te flisnin te vdekurit (te ngjalleshin, atehere, edhe me kete Kur’an do te beheshin keto). Por, te gjitha i takojne Perendise. Valle, a nuk e dine ata qe besojne qe – sikur te donte Perendia do t’i kishte udhezuar te gjithe njerezit (ne besim). Kurse, mohuesit per ate qe kane punuar, do te vazhdonte t’i godase fatkeqesia, ose ajo (fatkeqesia) do te ngjaje prane shtepive te tyre, - perderisa te realizohet premtimi i Perendise (atehere zhduken teresisht). Perendia, me siguri, e realizon premtimin
Hasan Efendi Nahi
Sikur me ndonjë Kur’an të lëviznin malet ose me të – të copëtohet toka ose me të – të flisnin të vdekurit (të ngjalleshin, atëherë, edhe me këtë Kur’an do të bëheshin këto). Por, të gjitha i takojnë Perëndisë. Vallë, a nuk e dinë ata që besojnë që – sikur të donte Perëndia do t’i kishte udhëzuar të gjithë njerëzit (në besim). Kurse, mohuesit për atë që kanë punuar, do të vazhdonte t’i godasë fatkeqësia, ose ajo (fatkeqësia) do të ngjajë pranë shtëpive të tyre, - përderisa të realizohet premtimi i Perëndisë (atëherë zhdukën tërësisht). Perëndia, me siguri, e realizon premtimin
Hassan Nahi
(Idhujtaret e Mekes thone:) Sikur te kishte nje Kuran me te cilin te leviznin malet ose te copetohej toka, ose te flisnin te vdekurit (qe te besojme Muhamedin)? Jo, e gjithe ceshtja[155] i takon (vetem) Allahut. Valle, a nuk e dine ata qe besojne se sikur te donte Allahu, do t’i kishte udhezuar te gjithe njerezit (ne besim)?! Kurse, jobesimtaret (e Mekes), per ate qe kane bere, vazhdon t’i godase shkaterrimi apo te bjere prane shtepive te tyre, derisa te kryhet premtimi i Allahut[156]. Nuk ka dyshim se Allahu e kryen premtimin e Tij
Hassan Nahi
(Idhujtarët e Mekës thonë:) Sikur të kishte një Kuran me të cilin të lëviznin malet ose të copëtohej toka, ose të flisnin të vdekurit (që të besojmë Muhamedin)? Jo, e gjithë çështja[155] i takon (vetëm) Allahut. Vallë, a nuk e dinë ata që besojnë se sikur të donte Allahu, do t’i kishte udhëzuar të gjithë njerëzit (në besim)?! Kurse, jobesimtarët (e Mekës), për atë që kanë bërë, vazhdon t’i godasë shkatërrimi apo të bjerë pranë shtëpive të tyre, derisa të kryhet premtimi i Allahut[156]. Nuk ka dyshim se Allahu e kryen premtimin e Tij
Sherif Ahmeti
Sikur te ishte ndonje Kur’an qe me te do te ecnin malet, qe me te do te plasej toka, qe me te do te flisnin te vdekurit (eshte ky)?” Jo, (ata nuk besoje) se e tere ceshtja i takon vetem All-llahut. A nuk e kane te qarte ate qe besuan se, sikur te donte All-llahu, do t’i drejtonte ne rruge te drejte te gjithe njerezit, por ata qe nuk besuan e per shkak te asaj qe bene, do t’i godas vazhdimish fatkeqesi e kohes ose do ta rrehoje (fatkeqesia) vendin e tyre, derisa te vije urdheri i All-llahut (e te triumfoje islami). All-llahu nuk e thene premtimin
Sherif Ahmeti
Sikur të ishte ndonjë Kur’an që me të do të ecnin malet, që me të do të plasej toka, që me të do të flisnin të vdekurit (është ky)?” Jo, (ata nuk besojë) se e tërë çështja i takon vetëm All-llahut. A nuk e kanë të qartë atë që besuan se, sikur të donte All-llahu, do t’i drejtonte në rrugë të drejtë të gjithë njerëzit, por ata që nuk besuan e për shkak të asaj që bënë, do t’i godas vazhdimish fatkeqësi e kohës ose do ta rrehojë (fatkeqësia) vendin e tyre, derisa të vijë urdhëri i All-llahut (e të triumfojë islami). All-llahu nuk e thenë premtimin
Unknown
Sikur te ishte ndonje Kur´an qe me te do te ecnin malet, qe me te do te plasej toka, qe me te do te flisnin te vdekurit (eshte ky)?" Jo, (ata nuk besojne) se e tere ceshtja i takon vetem All-llahut. A nuk e kane te qarte ata qe besuan se sikur te donte Al
Unknown
Sikur të ishte ndonjë Kur´an që me të do të ecnin malet, që me të do të plasej toka, që me të do të flisnin të vdekurit (është ky)?" Jo, (ata nuk besojnë) se e tërë çështja i takon vetëm All-llahut. A nuk e kanë të qartë ata që besuan se sikur të donte Al
❮ Previous Next ❯

Verse in more languages

Transliteration Bangla Bosnian German English Persian French Hindi Indonesian Kazakh Dutch Russian Spanish Turkish Urdu Uzbek