Quran with Albanian translation - Surah Al-Kahf ayat 57 - الكَهف - Page - Juz 15
﴿وَمَنۡ أَظۡلَمُ مِمَّن ذُكِّرَ بِـَٔايَٰتِ رَبِّهِۦ فَأَعۡرَضَ عَنۡهَا وَنَسِيَ مَا قَدَّمَتۡ يَدَاهُۚ إِنَّا جَعَلۡنَا عَلَىٰ قُلُوبِهِمۡ أَكِنَّةً أَن يَفۡقَهُوهُ وَفِيٓ ءَاذَانِهِمۡ وَقۡرٗاۖ وَإِن تَدۡعُهُمۡ إِلَى ٱلۡهُدَىٰ فَلَن يَهۡتَدُوٓاْ إِذًا أَبَدٗا ﴾
[الكَهف: 57]
﴿ومن أظلم ممن ذكر بآيات ربه فأعرض عنها ونسي ما قدمت يداه﴾ [الكَهف: 57]
Feti Mehdiu Po a ka me kriminel se ai, i cili, kur i terhiqet verejtja me argumente te Zotit te vet, ia kthen shpinen dhe harron ate cka e ka bere vete? Ne ne zemrat e tyre vejme perde qe te mos e kuptojne ate (Kur’anin), dhe i bejme te shurdher. Dhe nese ti i therret ne rruge te drejte, ata kurre nuk do te nisen rruges se drejte |
Hasan Efendi Nahi Kush eshte me zullumqare se ai, i cili eshte keshilluar me argumentet e Zotit te vet, e u shmange nga ato dhe harroi se cka kane punuar duarte e tij me pare (nga te keqiat)? Na, kemi vere perde ne zemrat e tyre per te mos e kuptuar Kur’anin dhe ua kemi renduar veshet e tyre. E, nese i therret ti – ata, ne rrugen e drejte, ata kurre nuk do te pasojne ate (rrugen e drejte) |
Hasan Efendi Nahi Kush është më zullumqarë se ai, i cili është këshilluar me argumentet e Zotit të vet, e u shmangë nga ato dhe harroi se çka kanë punuar duartë e tij më parë (nga të këqiat)? Na, kemi vërë perde në zemrat e tyre për të mos e kuptuar Kur’anin dhe ua kemi rënduar veshët e tyre. E, nëse i thërret ti – ata, në rrugën e drejtë, ata kurrë nuk do të pasojnë atë (rrugën e drejtë) |
Hassan Nahi Kush eshte me i padrejte se ai qe, kur ia kujtojne shpalljet e Zotit te vet, largohet nga ato dhe harron se c’kane bere duart e tij me pare?! Ne kemi vene perde ne zemrat e tyre, qe te mos e kuptojne ate (Kuranin), dhe ua kemi renduar veshet. Edhe sikur ti t’i therrasesh ata ne rrugen e drejte, ata kurre nuk do te udhezohen |
Hassan Nahi Kush është më i padrejtë se ai që, kur ia kujtojnë shpalljet e Zotit të vet, largohet nga ato dhe harron se ç’kanë bërë duart e tij më parë?! Ne kemi vënë perde në zemrat e tyre, që të mos e kuptojnë atë (Kuranin), dhe ua kemi rënduar veshët. Edhe sikur ti t’i thërrasësh ata në rrugën e drejtë, ata kurrë nuk do të udhëzohen |
Sherif Ahmeti Kush eshte me zullumqare se ai qe eshte keshilluar me argumentet e Zotit te vet, e ua kthejn shpinen atyre dhe harron ate qe vete e punoi? Ne kemi vene mbi zemrat e tyre mbulese ne menyre qe te mos e kuptojne ate (Kur’anin), kurse ne veshet e tyre shurdhim, andaj edhe nese i therret ti ata nerruge te drejte, ata si te tille nuk do te udhezohen kurre |
Sherif Ahmeti Kush është më zullumqarë se ai që është këshilluar me argumentet e Zotit të vet, e ua kthejn shpinën atyre dhe harron atë që vetë e punoi? Ne kemi vënë mbi zemrat e tyre mbulesë në mënyrë që të mos e kuptojnë atë (Kur’anin), kurse në veshët e tyre shurdhim, andaj edhe nëse i thërret ti ata nërrugë të drejtë, ata si të tillë nuk do të udhëzohen kurrë |
Unknown Kush eshte me zullumqar se ai qe eshte keshilluar me argumentet e Zotit te vet, e ua kthen shpinen atyre dhe harron ate qe vete e punoi? Ne kemi vene mbi zemrat e tyre mbulese ne menyre qe te mos e kuptojne ate (Kur´anin), kurse ne veshet e tyre shurdhim |
Unknown Kush është më zullumqar se ai që është këshilluar me argumentet e Zotit të vet, e ua kthen shpinën atyre dhe harron atë që vetë e punoi? Ne kemi vënë mbi zemrat e tyre mbulesë në mënyrë që të mos e kuptojnë atë (Kur´anin), kurse në veshët e tyre shurdhim |