Quran with Albanian translation - Surah Al-Baqarah ayat 187 - البَقَرَة - Page - Juz 2
﴿أُحِلَّ لَكُمۡ لَيۡلَةَ ٱلصِّيَامِ ٱلرَّفَثُ إِلَىٰ نِسَآئِكُمۡۚ هُنَّ لِبَاسٞ لَّكُمۡ وَأَنتُمۡ لِبَاسٞ لَّهُنَّۗ عَلِمَ ٱللَّهُ أَنَّكُمۡ كُنتُمۡ تَخۡتَانُونَ أَنفُسَكُمۡ فَتَابَ عَلَيۡكُمۡ وَعَفَا عَنكُمۡۖ فَٱلۡـَٰٔنَ بَٰشِرُوهُنَّ وَٱبۡتَغُواْ مَا كَتَبَ ٱللَّهُ لَكُمۡۚ وَكُلُواْ وَٱشۡرَبُواْ حَتَّىٰ يَتَبَيَّنَ لَكُمُ ٱلۡخَيۡطُ ٱلۡأَبۡيَضُ مِنَ ٱلۡخَيۡطِ ٱلۡأَسۡوَدِ مِنَ ٱلۡفَجۡرِۖ ثُمَّ أَتِمُّواْ ٱلصِّيَامَ إِلَى ٱلَّيۡلِۚ وَلَا تُبَٰشِرُوهُنَّ وَأَنتُمۡ عَٰكِفُونَ فِي ٱلۡمَسَٰجِدِۗ تِلۡكَ حُدُودُ ٱللَّهِ فَلَا تَقۡرَبُوهَاۗ كَذَٰلِكَ يُبَيِّنُ ٱللَّهُ ءَايَٰتِهِۦ لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمۡ يَتَّقُونَ ﴾
[البَقَرَة: 187]
﴿أحل لكم ليلة الصيام الرفث إلى نسائكم هن لباس لكم وأنتم لباس﴾ [البَقَرَة: 187]
Feti Mehdiu Ju lejohet qe neteve te agjerimit, te bini me grate tuaja. Ato jane mbuloje e juaj e ju jeni mbuloje e tyre. All-llahu e ka ditur se mund te mashtroheni, prandaj ka pranuar pendimin tuaj dhe ua ka falur. E tani bashkohuni me ato dhe kerkone ate cka ua ka caktuar All-llahu. Dhe hani e pini deri sa te dalloni vijen e bardhe te agimit nga vija e zeze, pastaj agjerimin plotesone deri ne mbremje. Mos bini me grate derisa sa jeni ne itikafe ne xhamia. Ai eshte kufi i All-llahut, dhe mos iu qasni! Ja, ashtu All-llahu ua sqaron njerezve normat e veta per t’u ruajtur |
Hasan Efendi Nahi Juve u lejohet qe gjate neteve te agjerimit t’i afroheni bashkeshorteve tuaja. Ato jane petku i juaj, e ju jeni petku i tyne. Perendia e di mire se ju nuk mund te duroheni, e keni tradhetuar veten, e Perendia u ka pranuar pendimin tuaj dhe u ka falur gabimin. Prandaj, u lejohet kontakti me bashkeshortet tuaja dhe tani kerkoni ate qe ka caktuar Perendia per ju. Dhe hani e pini deri ne mengjes (deri ne imsak) deri sa te dallohet peri i bardhe nga peri i zi, pastaj plotesonie agjerimin deri ne muzg, (deri ne perendim te diellit). Mos ju afrohuni atyre gjate kohes, kur gjeneni ne itikafe ne xhami! Keta jane kufijt e Perendise; pra mos ju afrohuni atyre! Keshtu pra, Perendia ua shpjegon njerezve dispozitat e veta, qe te ruhen e te mos bejne pune te ndaluara |
Hasan Efendi Nahi Juve u lejohet që gjatë netëve të agjërimit t’i afroheni bashkëshorteve tuaja. Ato janë petku i juaj, e ju jeni petku i tyne. Perëndia e di mirë se ju nuk mund të duroheni, e keni tradhëtuar veten, e Perëndia u ka pranuar pendimin tuaj dhe u ka falur gabimin. Prandaj, u lejohet kontakti me bashkëshortet tuaja dhe tani kërkoni atë që ka caktuar Perëndia për ju. Dhe hani e pini deri në mëngjes (deri në imsak) deri sa të dallohet peri i bardhë nga peri i zi, pastaj plotësonie agjërimin deri në muzg, (deri në perëndim të diellit). Mos ju afrohuni atyre gjatë kohës, kur gjeneni në itikafë në xhami! Këta janë kufijt e Perëndisë; pra mos ju afrohuni atyre! Kështu pra, Perëndia ua shpjegon njerëzve dispozitat e veta, që të ruhen e të mos bëjnë punë të ndaluara |
Hassan Nahi Tani eshte e lejuar per ju qe, gjate neteve te agjerimit, te shkoni me bashkeshortet tuaja. Ato jane petk per ju e ju jeni petk per ato. Allahu e di mire se ju e keni mashtruar veten (duke shkuar me grate para se te zbriste lejimi), por Allahu e ka pranuar pendimin tuaj dhe jua ka falur gabimin. Prandaj, ju lejohet bashkimi me bashkeshortet tuaja dhe tani kerkoni ate qe ka caktuar Allahu per ju. Dhe hani e pini derisa te dallohet fija e bardhe (bardhesia) e agimit nga fija e zeze (erresira e nates), pastaj plotesojeni agjerimin derisa te bjere mbremja. Mos iu afroni atyre (bashkeshorteve) gjate kohes kur mbylleni per adhurim ne xhami! Keta jane kufijte e Allahut, prandaj mos iu afroni atyre! Keshtu, pra, Allahu ua shpjegon njerezve urdheresat e veta, qe ata te ruhen nga te keqijat |
Hassan Nahi Tani është e lejuar për ju që, gjatë netëve të agjërimit, të shkoni me bashkëshortet tuaja. Ato janë petk për ju e ju jeni petk për ato. Allahu e di mirë se ju e keni mashtruar veten (duke shkuar me gratë para se të zbriste lejimi), por Allahu e ka pranuar pendimin tuaj dhe jua ka falur gabimin. Prandaj, ju lejohet bashkimi me bashkëshortet tuaja dhe tani kërkoni atë që ka caktuar Allahu për ju. Dhe hani e pini derisa të dallohet fija e bardhë (bardhësia) e agimit nga fija e zezë (errësira e natës), pastaj plotësojeni agjërimin derisa të bjerë mbrëmja. Mos iu afroni atyre (bashkëshorteve) gjatë kohës kur mbylleni për adhurim në xhami! Këta janë kufijtë e Allahut, prandaj mos iu afroni atyre! Kështu, pra, Allahu ua shpjegon njerëzve urdhëresat e veta, që ata të ruhen nga të këqijat |
Sherif Ahmeti Naten e agjerimit u eshte lejuar afrimi te grate tuaja, ato jane prehje per ju dhe ju jeni prehje per ato. All-llahu e di se ju e keni mashtruar vetveten, andaj ua pranoi pendimin tuaj dhe ua fali gabimin. Tash e tutje bashkohuni me to dhe kerkoni ate qe ua ka caktuar All-llahu dhe hani e pinin derisa qarte te dallohet peri i bardhe nga peri i zi ne agim, e pastaj agjerimin plotesojeni deri ne mbremje. E kur jeni te izoluar (ne i’tikafe) ne xhamia, mos t’u afroheni atyre (per maredhenie intime). Keto jane dispozitat e All-llahut, pra mos i kundershtoni. Ja keshtu, ne kete menyre All-llahu ua sqaron njerezve argumentet e veta qe ata te ruhen |
Sherif Ahmeti Natën e agjërimit u është lejuar afrimi të gratë tuaja, ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato. All-llahu e di se ju e keni mashtruar vetveten, andaj ua pranoi pendimin tuaj dhe ua fali gabimin. Tash e tutje bashkohuni me to dhe kërkoni atë që ua ka caktuar All-llahu dhe hani e pinin derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim, e pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbrëmje. E kur jeni të izoluar (në i’tikafë) në xhamia, mos t’u afroheni atyre (për marëdhënie intime). Këto janë dispozitat e All-llahut, pra mos i kundërshtoni. Ja kështu, në këtë mënyrë All-llahu ua sqaron njerëzve argumentet e veta që ata të ruhen |
Unknown Naten e agjerimit u eshte lejuar afrimi te grate tuaja, ato jane prehje per ju dhe ju jeni prehje per ato. All-llahu e di se ju e keni mashtruar vetveten, andaj ua pranoi pendimin tuaj dhe ua fali gabimin. Tash e tutje bashkohuni me to dhe kerkoni ate qe |
Unknown Natën e agjërimit u është lejuar afrimi te gratë tuaja, ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato. All-llahu e di se ju e keni mashtruar vetveten, andaj ua pranoi pendimin tuaj dhe ua fali gabimin. Tash e tutje bashkohuni me to dhe kërkoni atë që |