Quran with Albanian translation - Surah Al-Baqarah ayat 249 - البَقَرَة - Page - Juz 2
﴿فَلَمَّا فَصَلَ طَالُوتُ بِٱلۡجُنُودِ قَالَ إِنَّ ٱللَّهَ مُبۡتَلِيكُم بِنَهَرٖ فَمَن شَرِبَ مِنۡهُ فَلَيۡسَ مِنِّي وَمَن لَّمۡ يَطۡعَمۡهُ فَإِنَّهُۥ مِنِّيٓ إِلَّا مَنِ ٱغۡتَرَفَ غُرۡفَةَۢ بِيَدِهِۦۚ فَشَرِبُواْ مِنۡهُ إِلَّا قَلِيلٗا مِّنۡهُمۡۚ فَلَمَّا جَاوَزَهُۥ هُوَ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مَعَهُۥ قَالُواْ لَا طَاقَةَ لَنَا ٱلۡيَوۡمَ بِجَالُوتَ وَجُنُودِهِۦۚ قَالَ ٱلَّذِينَ يَظُنُّونَ أَنَّهُم مُّلَٰقُواْ ٱللَّهِ كَم مِّن فِئَةٖ قَلِيلَةٍ غَلَبَتۡ فِئَةٗ كَثِيرَةَۢ بِإِذۡنِ ٱللَّهِۗ وَٱللَّهُ مَعَ ٱلصَّٰبِرِينَ ﴾
[البَقَرَة: 249]
﴿فلما فصل طالوت بالجنود قال إن الله مبتليكم بنهر فمن شرب منه﴾ [البَقَرَة: 249]
Feti Mehdiu Dhe kur doli Taluti me ushtrine tha: “All-llahu pa dyshim do t’iu veje ne sprove me nje lum, kush pi prej atij, nuk eshte me mua, e kush nuk e shijon ate eshte me mua, me perjashtim te atij qe merr me grushtin e vet”. Dhe ata pervec nje pakice sish pine prej atij. Por kur e kaloi ate, ai edhe ata te cilet besuan me te, thane: “Ne sot nuk mundemi t’i dalim ne krye me Xhalutin dhe ushtrine e tij”! Ata, te cilet mendonin se gjithsesi do te dalin para All-llahut, thane: Po sa here grupe te vogla, me vullnetin e All-llahut i kane mundur grupet me te medha”. Dhe All-llahu eshte me durimtaret |
Hasan Efendi Nahi Kur Taluti bashke me ushtrine u nis per lufte, u tha atyre: “Perendia do t’ju provoje ju me nje lum, ai qe do te pije uje ne te, nuk eshte ushtar i imi, e ai qe nuk pi uje ne te, perpos nje grusht uje, eshte imi”. Ndersa, ata, te gjithe pine, pervec nje pakice. E, pasi kaluan lumin ai me besimtaret e tij, (pakica) i thane njeri-tjetrit: “Ne sot nuk kemi fuqi te luftojme me Xhalutin dhe ushtrine e tij”. Por, ata qe ishin te bindur, (nje pjese nga ajo pakice), se do te takohen me Perendine, thane: “Ah! Sa here, me ndihmen e Perendise, ushtria e vogel ka ngadhnjyer mbi ushtrine e madhe!” Se, Perendia eshte me durimtaret |
Hasan Efendi Nahi Kur Taluti bashkë me ushtrinë u nis për luftë, u tha atyre: “Perëndia do t’ju provojë ju me një lum, ai që do të pijë ujë në të, nuk është ushtar i imi, e ai që nuk pi ujë në të, përpos një grusht ujë, është imi”. Ndërsa, ata, të gjithë pinë, përveç një pakice. E, pasi kaluan lumin ai me besimtarët e tij, (pakica) i thanë njëri-tjetrit: “Ne sot nuk kemi fuqi të luftojmë me Xhalutin dhe ushtrinë e tij”. Por, ata që ishin të bindur, (një pjesë nga ajo pakicë), se do të takohen me Perëndinë, thanë: “Ah! Sa herë, me ndihmën e Perëndisë, ushtria e vogël ka ngadhnjyer mbi ushtrinë e madhe!” Se, Perëndia është me durimtarët |
Hassan Nahi Kur Taluti u nis per lufte bashke me ushtrine, u tha atyre: “Allahu do t’ju provoje me nje lume. Kush pi uje ne te, nuk eshte ushtari im. Ndersa kush nuk pi uje ne te ose kenaqet vetem me nje grusht uje, eshte ushtari im”[43]. Por te gjithe pine, pervec nje pakice. Pasi ai me ata (ushtare) qe ishin besimtare kaluan lumin, shume prej tyre thane: “Ne sot nuk kemi fuqi te luftojme me Xhalutin dhe ushtrine e tij”. Por ata qe ishin te bindur se do te takoheshin me Allahun, thane: “Sa here, me ndihmen e Allahut, nje ushtri e vogel ka ngadhenjyer mbi nje ushtri te madhe! Allahu eshte me te durueshmit” |
Hassan Nahi Kur Taluti u nis për luftë bashkë me ushtrinë, u tha atyre: “Allahu do t’ju provojë me një lumë. Kush pi ujë në të, nuk është ushtari im. Ndërsa kush nuk pi ujë në të ose kënaqet vetëm me një grusht ujë, është ushtari im”[43]. Por të gjithë pinë, përveç një pakice. Pasi ai me ata (ushtarë) që ishin besimtarë kaluan lumin, shumë prej tyre thanë: “Ne sot nuk kemi fuqi të luftojmë me Xhalutin dhe ushtrinë e tij”. Por ata që ishin të bindur se do të takoheshin me Allahun, thanë: “Sa herë, me ndihmën e Allahut, një ushtri e vogël ka ngadhënjyer mbi një ushtri të madhe! Allahu është me të durueshmit” |
Sherif Ahmeti E kur doli (prej qytetit) Taluti me ushtrine, tha: “All-llahu do t’ju sprovoje me nje lume, e ai qe pi prej atij, ai nuk eshte me mua, e kush nuk shijon ate, ai eshte me mua, pervec atij qe me doren e vet e pi nje grusht?” Mirepo, me perjashtim te nje pakice prej tyre, te tjeret pine nga ai. E kur e kaloi ai (taluti) ate se bashku me te edhe ata qe ishin besimtare thane: “Ne sot nuk kemi fuqi kunder Xhalutit dhe ushtrise se tij!” Po ata qe ishin te bindur se do ta takonin All-llahun thane: “Sa e sa grupe te vogla me deshiren e All-llahut kane triumfuar ndaj grupeve te medha!” All-llahu eshte me durimtaret |
Sherif Ahmeti E kur doli (prej qytetit) Taluti me ushtrinë, tha: “All-llahu do t’ju sprovojë me një lumë, e ai që pi prej atij, ai nuk është me mua, e kush nuk shijon atë, ai është me mua, përveç atij që me dorën e vet e pi një grusht?” Mirëpo, me përjashtim të një pakice prej tyre, të tjerët pinë nga ai. E kur e kaloi ai (taluti) atë së bashku me te edhe ata që ishin besimtarë thanë: “Ne sot nuk kemi fuqi kundër Xhalutit dhe ushtrisë së tij!” Po ata që ishin të bindur se do ta takonin All-llahun thanë: “Sa e sa grupe të vogla me dëshirën e All-llahut kanë triumfuar ndaj grupeve të mëdha!” All-llahu është me durimtarët |
Unknown E kur doli (prej qytetit) Taluti me ushtrine, tha: "All-llahu do t´ju sprovoje me nje lume, e ai qe pi prej atij, ai nuk eshte me mua, e kush nuk e shijon ate, ai eshte me mua, pervec atij qe me doren e vet e pi nje grusht"! Mirepo, me perjashtim te nje p |
Unknown E kur doli (prej qytetit) Taluti me ushtrinë, tha: "All-llahu do t´ju sprovojë me një lumë, e ai që pi prej atij, ai nuk është me mua, e kush nuk e shijon atë, ai është me mua, përveç atij që me dorën e vet e pi një grusht"! Mirëpo, me përjashtim të një p |