Quran with Albanian translation - Surah Al-Baqarah ayat 282 - البَقَرَة - Page - Juz 3
﴿يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِذَا تَدَايَنتُم بِدَيۡنٍ إِلَىٰٓ أَجَلٖ مُّسَمّٗى فَٱكۡتُبُوهُۚ وَلۡيَكۡتُب بَّيۡنَكُمۡ كَاتِبُۢ بِٱلۡعَدۡلِۚ وَلَا يَأۡبَ كَاتِبٌ أَن يَكۡتُبَ كَمَا عَلَّمَهُ ٱللَّهُۚ فَلۡيَكۡتُبۡ وَلۡيُمۡلِلِ ٱلَّذِي عَلَيۡهِ ٱلۡحَقُّ وَلۡيَتَّقِ ٱللَّهَ رَبَّهُۥ وَلَا يَبۡخَسۡ مِنۡهُ شَيۡـٔٗاۚ فَإِن كَانَ ٱلَّذِي عَلَيۡهِ ٱلۡحَقُّ سَفِيهًا أَوۡ ضَعِيفًا أَوۡ لَا يَسۡتَطِيعُ أَن يُمِلَّ هُوَ فَلۡيُمۡلِلۡ وَلِيُّهُۥ بِٱلۡعَدۡلِۚ وَٱسۡتَشۡهِدُواْ شَهِيدَيۡنِ مِن رِّجَالِكُمۡۖ فَإِن لَّمۡ يَكُونَا رَجُلَيۡنِ فَرَجُلٞ وَٱمۡرَأَتَانِ مِمَّن تَرۡضَوۡنَ مِنَ ٱلشُّهَدَآءِ أَن تَضِلَّ إِحۡدَىٰهُمَا فَتُذَكِّرَ إِحۡدَىٰهُمَا ٱلۡأُخۡرَىٰۚ وَلَا يَأۡبَ ٱلشُّهَدَآءُ إِذَا مَا دُعُواْۚ وَلَا تَسۡـَٔمُوٓاْ أَن تَكۡتُبُوهُ صَغِيرًا أَوۡ كَبِيرًا إِلَىٰٓ أَجَلِهِۦۚ ذَٰلِكُمۡ أَقۡسَطُ عِندَ ٱللَّهِ وَأَقۡوَمُ لِلشَّهَٰدَةِ وَأَدۡنَىٰٓ أَلَّا تَرۡتَابُوٓاْ إِلَّآ أَن تَكُونَ تِجَٰرَةً حَاضِرَةٗ تُدِيرُونَهَا بَيۡنَكُمۡ فَلَيۡسَ عَلَيۡكُمۡ جُنَاحٌ أَلَّا تَكۡتُبُوهَاۗ وَأَشۡهِدُوٓاْ إِذَا تَبَايَعۡتُمۡۚ وَلَا يُضَآرَّ كَاتِبٞ وَلَا شَهِيدٞۚ وَإِن تَفۡعَلُواْ فَإِنَّهُۥ فُسُوقُۢ بِكُمۡۗ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَۖ وَيُعَلِّمُكُمُ ٱللَّهُۗ وَٱللَّهُ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٞ ﴾
[البَقَرَة: 282]
﴿ياأيها الذين آمنوا إذا تداينتم بدين إلى أجل مسمى فاكتبوه وليكتب بينكم﴾ [البَقَرَة: 282]
Feti Mehdiu O besimtare! Kur merrni hua njeri nga tjetri per afat te caktuar shkruane! Dhe nje shkrues nga ju le te shkruaje drejt dhe le te mos ngurroje te shkruaj ashtu si e ka mesuar All-llahu. Ai le te shkruaje, kurse ai qe ka obligim (borshin) le t’i diktoje dhe le t’i frikesohet All-llahut, Zotit te vet, dhe asgje le te mos lere mangut prej asaj. Po ai qe ka obligim nese eshte mendjemanget (i marre) ose i dobet, ose nese nuk eshte ne gjendje te diktoje, atehere le te diktoje kujdestari i tij, por drejt, me besnikeri. Dhe sillni dy deshmitare, dy meshkuj nga ju, e nese nuk ka dy meshkuj, atehere nje mashkulle dy femra me deshmine e te cilave jeni te kenaqur. Nese njera prej atyre harron le ta perkujtoje tjetra. Deshmitaret duhet te pergjegjen ne cdo thirrje. Gjithashtu mos keni droje qe ta detajizoni me shkrim; qofte pak ose shume, me shenim te afatit per kthim. Ajo eshte me e drejte te All-llahu dhe me e forte per te deshmuar, dhe ka me pak mundesi per te dyshuar, pervecse nese eshte tregti e dites – me sende qe i perflitni dore me dore – atehere nuk keni mekat edhe nese nuk i shenoni. Merrni deshmitare kur lidhni kontrata te shitblerjes dhe te mos jete i demtuar as shkruesi as deshmitari. Por nese e beni ate, (e demtoni ndonjerin prej tyre) ajo eshte me siguri gabim nga ana juaj. Frikesohuni All-llahut, All-llahu ju meson, All-llahu per cdo send di |
Hasan Efendi Nahi O besimtare! – (shenoni cfaredo) borxhin kur ia jepni njeri-tjetrit ne afatin e caktuar. Le te shenoje drejte (ate qe jepni e merrni) nje shkrues ne mes jush e te mos ngurroje shkruesi qe te shenoje ashtu sic e ka mesuar Perendia. (Shkruesi) le te shenoje, e borxhliu le te diktoje dhe le t’i druaje Zotit te vet. Le te mos mungoje asgje nga borxhi. E, ne qofte se borxhliu eshte mendjelehte (batakci) ose i dobet, ose qe nuk eshte ne gjendje te diktoje, atehere saktesisht le te diktoje kujdestari i tij. Merrni dy deshmitare, prej njerezve tuaj, e nese nuk i keni dy deshmitare burra, atehere merrni nje burre dhe dy gra – per deshmitare, nga ata qe te jeni te kenaqur ju; ne qofte se njera grua harron le t’ia kujtoje tjetra. Deshmitaret nuk duhet te heqin dore kurdo qe te thirren. Mos e leni pa e shenuar borxhin, qofte i vogel apo i madh, duke shenuar edhe afatin e pagimit. Ky proces eshte me i drejte para Perendise, me i sakte per deshmi dhe me i afert per te mos dyshuar. Por, nese eshte fjala per mallin qe qarkullon prej dores ne dore (shit-blerja me para ne dore), atehere nuk do te keni mekat nese nuk e shenoni ate. Merrni deshmitare edhe kur te lidhni kontrata per shit-blerje dhe te mos demtohet as shkruesi as deshmitari. E, nese e beni te kunderten, atehere keni bere mekat dhe ruajuni Perendise, - Perendia ju meson juve, dhe Perendia di cdo gje |
Hasan Efendi Nahi O besimtarë! – (shënoni çfarëdo) borxhin kur ia jepni njëri-tjetrit në afatin e caktuar. Le të shënojë drejtë (atë që jepni e merrni) një shkrues në mes jush e të mos ngurrojë shkruesi që të shënojë ashtu siç e ka mësuar Perëndia. (Shkruesi) le të shënojë, e borxhliu le të diktojë dhe le t’i druajë Zotit të vet. Le të mos mungojë asgjë nga borxhi. E, në qoftë se borxhliu është mendjelehtë (batakçi) ose i dobët, ose që nuk është në gjendje të diktojë, atëherë saktësisht le të diktojë kujdestari i tij. Merrni dy dëshmitarë, prej njerëzve tuaj, e nëse nuk i keni dy dëshmitarë burra, atëherë merrni një burrë dhe dy gra – për dëshmitarë, nga ata që të jeni të kënaqur ju; në qoftë se njëra grua harron le t’ia kujtojë tjetra. Dëshmitarët nuk duhet të heqin dorë kurdo që të thirren. Mos e leni pa e shënuar borxhin, qoftë i vogël apo i madh, duke shënuar edhe afatin e pagimit. Ky proces është më i drejtë para Perëndisë, më i saktë për dëshmi dhe më i afërt për të mos dyshuar. Por, nëse është fjala për mallin që qarkullon prej dorës në dorë (shit-blerja me para në dorë), atëherë nuk do të keni mëkat nëse nuk e shënoni atë. Merrni dëshmitarë edhe kur të lidhni kontrata për shit-blerje dhe të mos dëmtohet as shkruesi as dëshmitari. E, nëse e bëni të kundërtën, atëherë keni bërë mëkat dhe ruajuni Perëndisë, - Perëndia ju mëson juve, dhe Perëndia di çdo gjë |
Hassan Nahi O besimtare! Shkruajeni huan qe ia jepni njeri-tjetrit per nje afat te caktuar. Le ta shenoje ate me drejtesi nje shkrues ndermjet jush; asnje shkrues te mos ngurroje qe ta shenoje ashtu sic e ka mesuar Allahu. Ai le te shenoje, kurse borxhliu le te diktoje dhe le t’i frikesohet Allahut, Zotit te vet, duke mos lene manget asgje nga borxhi! Ne qofte se borxhliu eshte mendjelehte ose i mitur, ose i tille qe nuk eshte ne gjendje te diktoje, atehere le te diktoje saktesisht kujdestari i tij. Thirrni dy deshmitare prej njerezve tuaj e, nese nuk gjeni dy deshmitare burra, atehere thirrni per deshmitare nje burre dhe dy gra, nga ata qe i quani te pershtatshem; ne menyre qe, nese njera grua harron, t’ia kujtoje tjetra. Deshmitaret nuk duhet te kundershtojne kurdo qe te thirren. Mos e lini pa e shenuar borxhin, qofte i vogel apo i madh, duke shenuar edhe afatin e pagimit. Kjo menyre eshte me e drejte para Allahut, me e sakte per deshmi dhe me e pershtatshme per te mos dyshuar. Por, nese eshte fjala per mallin qe qarkullon nga dora ne dore, atehere nuk do te keni gjynah nese nuk e shenoni ate. Thirrni deshmitare edhe kur te lidhni kontrata per shitblerje dhe te mos demtohet as shkruesi, as deshmitari. Nese beni te kunderten, atehere keni bere gjynah, prandaj ruajuni Allahut! Allahu ju meson ju; Allahu eshte i Dijshem per cdo gje |
Hassan Nahi O besimtarë! Shkruajeni huan që ia jepni njëri-tjetrit për një afat të caktuar. Le ta shënojë atë me drejtësi një shkrues ndërmjet jush; asnjë shkrues të mos ngurrojë që ta shënojë ashtu siç e ka mësuar Allahu. Ai le të shënojë, kurse borxhliu le të diktojë dhe le t’i frikësohet Allahut, Zotit të vet, duke mos lënë mangët asgjë nga borxhi! Në qoftë se borxhliu është mendjelehtë ose i mitur, ose i tillë që nuk është në gjendje të diktojë, atëherë le të diktojë saktësisht kujdestari i tij. Thirrni dy dëshmitarë prej njerëzve tuaj e, nëse nuk gjeni dy dëshmitarë burra, atëherë thirrni për dëshmitarë një burrë dhe dy gra, nga ata që i quani të përshtatshëm; në mënyrë që, nëse njëra grua harron, t’ia kujtojë tjetra. Dëshmitarët nuk duhet të kundërshtojnë kurdo që të thirren. Mos e lini pa e shënuar borxhin, qoftë i vogël apo i madh, duke shënuar edhe afatin e pagimit. Kjo mënyrë është më e drejtë para Allahut, më e saktë për dëshmi dhe më e përshtatshme për të mos dyshuar. Por, nëse është fjala për mallin që qarkullon nga dora në dorë, atëherë nuk do të keni gjynah nëse nuk e shënoni atë. Thirrni dëshmitarë edhe kur të lidhni kontrata për shitblerje dhe të mos dëmtohet as shkruesi, as dëshmitari. Nëse bëni të kundërtën, atëherë keni bërë gjynah, prandaj ruajuni Allahut! Allahu ju mëson ju; Allahu është i Dijshëm për çdo gjë |
Sherif Ahmeti O besimtare, kur merrni hua prej njeri-tjetrit per nje afat te caktuar, shkruajeni ate. Dhe nga gjiu juaj le te shkruaje nje shkrues i drejte dhe te mos ngurroje nga te shkruarit ashtu sic e ka mesuar All-llahu. Le te shkruaje, ndersa atij le t’i diktoje ai qe pranon borxhin, le t’i frikesohet All-llahut, Zotit te tij e te mos lere manget asnje send nga ai. E ne qofte se ai qe ngarkohet me borxh eshte i paafte mentalisht, eshte i mitur ose nuk eshte ne gjendje te diktoje, atehere le te diktoje drejt kujdestari i tij. Kerkoni te deshmojne dy deshmitare burra nga mesi juaj, e ne qofte se nuk jane dy burra, atehere nje burr e dy gra, nga deshmitaret qe i pelqeni. (Dy gra ne vend te nje burri) Per ate se nese njera prej tyre gabon, t’ia perkujtoje tjetra. Deshmitaret te mos refuzojne kur te thirren. Dhe mos pertoni per ta shkruar ate dhe afatin e tij, i vogel qofte ose i madh, sepse kjo eshte me e drejte te All-llahu, me e forte per deshmi dhe me afer mosdyshimit. Vetem nese eshte tregti e menjehereshme (dora-doras) qe e praktikoni mes jush, atehere nuk eshte ndonje mekat te mos e shenoni. Por, kur beni shitblerje, deshmojeni. E ai (pronari i pasurise) nuk demton as shkruesit as deshmitaret, e nese beni (demtimin), ai eshte mosrespekt i juaj (ndaj dispozitave te All-llahut). Keni frike All-llahun se All-llahu ju dhuron dituri (te jashtzako-nshme), All-llahu eshte i Gjithdijshem per cdo send |
Sherif Ahmeti O besimtarë, kur merrni hua prej njëri-tjetrit për një afat të caktuar, shkruajeni atë. Dhe nga gjiu juaj le të shkruajë një shkrues i drejtë dhe të mos ngurrojë nga të shkruarit ashtu siç e ka mësuar All-llahu. Le të shkruajë, ndërsa atij le t’i diktojë ai që pranon borxhin, le t’i frikësohet All-llahut, Zotit të tij e të mos lërë mangët asnjë send nga ai. E në qoftë se ai që ngarkohet me borxh është i paaftë mentalisht, është i mitur ose nuk është në gjendje të diktojë, atëherë le të diktojë drejt kujdestari i tij. Kërkoni të dëshmojnë dy dëshmitarë burra nga mesi juaj, e në qoftë se nuk janë dy burra, atëherë një burr e dy gra, nga dëshmitarët që i pëlqeni. (Dy gra në vend të një burri) Për atë se nëse njëra prej tyre gabon, t’ia përkujtojë tjetra. Dëshmitarët të mos refuzojnë kur të thirren. Dhe mos përtoni për ta shkruar atë dhe afatin e tij, i vogël qoftë ose i madh, sepse kjo është më e drejtë te All-llahu, më e fortë për dëshmi dhe më afër mosdyshimit. Vetëm nëse është tregti e menjëherëshme (dora-doras) që e praktikoni mes jush, atëherë nuk është ndonjë mëkat të mos e shënoni. Por, kur bëni shitblerje, dëshmojeni. E ai (pronari i pasurisë) nuk dëmton as shkruesit as dëshmitarët, e nëse bëni (dëmtimin), ai është mosrespekt i juaj (ndaj dispozitave të All-llahut). Keni frikë All-llahun se All-llahu ju dhuron dituri (të jashtzako-nshme), All-llahu është i Gjithdijshëm për çdo send |
Unknown O besimtare, kur merrni hua prej njeri-tjetrit per nje afat te caktuar, shkruajeni ate. Dhe nga gjiu juaj le te shkruaje nje shkrues i drejte dhe te mos ngurroje nga te shkruarit ashtu sic e ka mesuar All-llahu. Le te shkruaje, e atij le t´i diktoje ai qe |
Unknown O besimtarë, kur merrni hua prej njëri-tjetrit për një afat të caktuar, shkruajeni atë. Dhe nga gjiu juaj le të shkruajë një shkrues i drejtë dhe të mos ngurrojë nga të shkruarit ashtu siç e ka mësuar All-llahu. Le të shkruajë, e atij le t´i diktojë ai që |