×

Thuaju edhe besimtareve le të ulin kryet dhe të kujdesen për pjesët 24:31 Albanian translation

Quran infoAlbanianSurah An-Nur ⮕ (24:31) ayat 31 in Albanian

24:31 Surah An-Nur ayat 31 in Albanian (الألبانية)

Quran with Albanian translation - Surah An-Nur ayat 31 - النور - Page - Juz 18

﴿وَقُل لِّلۡمُؤۡمِنَٰتِ يَغۡضُضۡنَ مِنۡ أَبۡصَٰرِهِنَّ وَيَحۡفَظۡنَ فُرُوجَهُنَّ وَلَا يُبۡدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلَّا مَا ظَهَرَ مِنۡهَاۖ وَلۡيَضۡرِبۡنَ بِخُمُرِهِنَّ عَلَىٰ جُيُوبِهِنَّۖ وَلَا يُبۡدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلَّا لِبُعُولَتِهِنَّ أَوۡ ءَابَآئِهِنَّ أَوۡ ءَابَآءِ بُعُولَتِهِنَّ أَوۡ أَبۡنَآئِهِنَّ أَوۡ أَبۡنَآءِ بُعُولَتِهِنَّ أَوۡ إِخۡوَٰنِهِنَّ أَوۡ بَنِيٓ إِخۡوَٰنِهِنَّ أَوۡ بَنِيٓ أَخَوَٰتِهِنَّ أَوۡ نِسَآئِهِنَّ أَوۡ مَا مَلَكَتۡ أَيۡمَٰنُهُنَّ أَوِ ٱلتَّٰبِعِينَ غَيۡرِ أُوْلِي ٱلۡإِرۡبَةِ مِنَ ٱلرِّجَالِ أَوِ ٱلطِّفۡلِ ٱلَّذِينَ لَمۡ يَظۡهَرُواْ عَلَىٰ عَوۡرَٰتِ ٱلنِّسَآءِۖ وَلَا يَضۡرِبۡنَ بِأَرۡجُلِهِنَّ لِيُعۡلَمَ مَا يُخۡفِينَ مِن زِينَتِهِنَّۚ وَتُوبُوٓاْ إِلَى ٱللَّهِ جَمِيعًا أَيُّهَ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ لَعَلَّكُمۡ تُفۡلِحُونَ ﴾
[النور: 31]

Thuaju edhe besimtareve le të ulin kryet dhe të kujdesen për pjesët e turpshme të trupit të vet, dhe le të mos i ekspozojnë stolitë e tyre, përveç asaj që edhe ashtu është e jashtme (duket). Le t’i mbulojnë krahërorët e tyre me mbulesa dhe të mos ua tregojnë zbukurimet e tyre askujt, përveç bashkëshortëve të tyre ose baballarëve të tyre; baballarëve të burrave të tyre, djemve të tyre ose djemve të burrave të tyre; vëllezërve të tyre ose djemve të vëllezërve apo djemve të motrave të tyre; ose grave (shoqeve) të tyre, robëreshave të tyre, shërbëtorëve, të cilët nuk ndiejnë nevojë për femra, ose fëmijëve, të cilët akoma nuk dinë se çka janë pjesët e turpshme të trupit të femrës; le të mos rrapllojnë me këmbët e tyre për të shfaqur fshehtësinë e stolive të tyre. Dhe të gjithë pendohuni te All-llahu, o besimtarë, ndoshta do të shpëtoni

❮ Previous Next ❯

ترجمة: وقل للمؤمنات يغضضن من أبصارهن ويحفظن فروجهن ولا يبدين زينتهن إلا ما, باللغة الألبانية

﴿وقل للمؤمنات يغضضن من أبصارهن ويحفظن فروجهن ولا يبدين زينتهن إلا ما﴾ [النور: 31]

Feti Mehdiu
Thuaju edhe besimtareve le te ulin kryet dhe te kujdesen per pjeset e turpshme te trupit te vet, dhe le te mos i ekspozojne stolite e tyre, pervec asaj qe edhe ashtu eshte e jashtme (duket). Le t’i mbulojne kraheroret e tyre me mbulesa dhe te mos ua tregojne zbukurimet e tyre askujt, pervec bashkeshorteve te tyre ose baballareve te tyre; baballareve te burrave te tyre, djemve te tyre ose djemve te burrave te tyre; vellezerve te tyre ose djemve te vellezerve apo djemve te motrave te tyre; ose grave (shoqeve) te tyre, robereshave te tyre, sherbetoreve, te cilet nuk ndiejne nevoje per femra, ose femijeve, te cilet akoma nuk dine se cka jane pjeset e turpshme te trupit te femres; le te mos rrapllojne me kembet e tyre per te shfaqur fshehtesine e stolive te tyre. Dhe te gjithe pendohuni te All-llahu, o besimtare, ndoshta do te shpetoni
Hasan Efendi Nahi
Dhe, thuaju besimtareve, qe t’i shmangin shikimet e tyre dhe le t’i ruajne organet e veta gjenitale; dhe le te mos tregojne nga stolite e tyre (pjeset e trupit), pervec atyre qe jane te dukshme (te domosdoshme). Dhe, le te leshojne pelerinen e vet ne anet e (trupit te) tyre dhe le t’u mos tregojne stolite e tyre, perpos: bashkeshorteve te tyre, ose baballareve te tyre, ose vjehrrive te tyre, ose bijve te tyre, ose djemve te bashkeshorteve te tyre, ose vellezerve te tyre, ose djemve te vellezerve te tyre, ose djemve te motrave te tyre ose grave (mikeshave) te tyre, ose atyre qe i kane nen pushtet (si skllavet), ose atyre qe u shkojne pas (per te arritur lemoshe) e qe nuk kane pretendime tjera ndaj femrave. E keta jane meshkujt apo femijet qe nuk i dine ngacmimet e femrave. Dhe mos t’i rrahin kembet e tyre (per toke) qe te hetohen stolite e tyre te fshehta. Te gjithe ju, o besimtare, pendohuni te Perendia, qe te arrini shpetimin
Hasan Efendi Nahi
Dhe, thuaju besimtareve, që t’i shmangin shikimet e tyre dhe le t’i ruajnë organet e veta gjenitale; dhe le të mos tregojnë nga stolitë e tyre (pjesët e trupit), përveç atyre që janë të dukshme (të domosdoshme). Dhe, le të lëshojnë pelerinën e vet në anët e (trupit të) tyre dhe le t’u mos tregojnë stolitë e tyre, përpos: bashkëshortëve të tyre, ose baballarëve të tyre, ose vjehrrive të tyre, ose bijve të tyre, ose djemve të bashkëshortëve të tyre, ose vëllezërve të tyre, ose djemve të vëllezërve të tyre, ose djemve të motrave të tyre ose grave (mikeshave) të tyre, ose atyre që i kanë nën pushtet (si skllavët), ose atyre që u shkojnë pas (për të arritur lëmoshë) e që nuk kanë pretendime tjera ndaj femrave. E këta janë meshkujt apo fëmijët që nuk i dinë ngacmimet e femrave. Dhe mos t’i rrahin këmbët e tyre (për tokë) që të hetohen stolitë e tyre të fshehta. Të gjithë ju, o besimtarë, pendohuni te Perëndia, që të arrini shpëtimin
Hassan Nahi
Thuaju besimtareve qe te ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara), ta ruajne nderin e tyre (nga marredheniet e jashteligjshme) dhe te mos i shfaqin stolite e tyre[225], pervec atyre qe jane te dukshme. Le t’i mbulojne kraharoret me mbulesat e tyre (te kokes) dhe te mos ua shfaqin stolite e tyre, pervecse bashkeshorteve te tyre ose baballareve te tyre, ose vjeherrve te tyre, ose bijve te tyre, ose djemve te bashkeshorteve te tyre, ose vellezerve apo djemve te vellezerve te tyre, ose djemve te motrave a grave te tyre, ose atyre qe i kane nen zoterim (si skllave), ose sherbetoreve qe nuk kane epsh ndaj femrave apo femijeve qe nuk i dine ngacmimet e femrave. Dhe te mos i rrahin kembet (per toke), ne menyre qe te mos duken stolite e tyre te fshehta. Te gjithe ju, o besimtare, kthehuni tek Allahu te penduar, qe te arrini shpetimin![226] duke qene keshtu nje karakteristike themelore e sjelljes se myslimanit qofte ai mashkull apo femer
Hassan Nahi
Thuaju besimtareve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara), ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme) dhe të mos i shfaqin stolitë e tyre[225], përveç atyre që janë të dukshme. Le t’i mbulojnë kraharorët me mbulesat e tyre (të kokës) dhe të mos ua shfaqin stolitë e tyre, përveçse bashkëshortëve të tyre ose baballarëve të tyre, ose vjehërrve të tyre, ose bijve të tyre, ose djemve të bashkëshortëve të tyre, ose vëllezërve apo djemve të vëllezërve të tyre, ose djemve të motrave a grave të tyre, ose atyre që i kanë nën zotërim (si skllave), ose shërbëtorëve që nuk kanë epsh ndaj femrave apo fëmijëve që nuk i dinë ngacmimet e femrave. Dhe të mos i rrahin këmbët (për tokë), në mënyrë që të mos duken stolitë e tyre të fshehta. Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin![226] duke qenë kështu një karakteristikë themelore e sjelljes së myslimanit qoftë ai mashkull apo femër
Sherif Ahmeti
Thuaju edhe besimtareve te ndalin shikimet e tyre, te ruajne pjeset e turpshme te trupit te tyre. te mos zbulojne stolite e tyre pervec atyre qe jane te dukshme, le te vejne shamite mbi krahrorin e tyre dhe te mos ua tregojne bukurite e tyre askujt pervec burrave te vet, babajve te vet ose babajve te burrave te vet, djemve te vet ose djemve te burrave te vet, vellazerve te vet ose djemve te vellezerve te vet, apo djemve te motrave te veta, ose grave te tyre (qe u permenden) dhe robreshave, te cilat i kane ne pronesine e tyre, ose sherbetoreve nga medhkujt te cilet nuk ndiejne nevoje pe femrat ose femijet nuk i kane te pjekur per gra. Le te mos kercasin me kembet e tyre per te mos zbuluar fshehtsine nga stolite e tyre. Pendohuni te gjithe te All-llahu, o besimtare, ne menyre qe te gjeni shpetim
Sherif Ahmeti
Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre. të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të vejnë shamitë mbi krahrorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, babajve të vet ose babajve të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllazërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmenden) dhe robreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbetoreve nga medhkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë pë femrat ose fëmijët nuk i kanë të pjekur për gra. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të mos zbuluar fshehtsinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim
Unknown
Thuaju edhe besimtareve te ndalin shikimet e tyre, t´i ruajne pjeset e turpshme te trupit te tyre, te mos zbulojne stolite e tyre pervec atyre qe jane te dukshme, le te vene shamite mbi kraharorin e tyre dhe te mos ua tregojne bukurite e tyre askujt perve
Unknown
Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t´i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të venë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përve
❮ Previous Next ❯

Verse in more languages

Transliteration Bangla Bosnian German English Persian French Hindi Indonesian Kazakh Dutch Russian Spanish Turkish Urdu Uzbek