×

Kur të jesh ti me ata kur të vendosësh ta kryejsh të 4:102 Albanian translation

Quran infoAlbanianSurah An-Nisa’ ⮕ (4:102) ayat 102 in Albanian

4:102 Surah An-Nisa’ ayat 102 in Albanian (الألبانية)

Quran with Albanian translation - Surah An-Nisa’ ayat 102 - النِّسَاء - Page - Juz 5

﴿وَإِذَا كُنتَ فِيهِمۡ فَأَقَمۡتَ لَهُمُ ٱلصَّلَوٰةَ فَلۡتَقُمۡ طَآئِفَةٞ مِّنۡهُم مَّعَكَ وَلۡيَأۡخُذُوٓاْ أَسۡلِحَتَهُمۡۖ فَإِذَا سَجَدُواْ فَلۡيَكُونُواْ مِن وَرَآئِكُمۡ وَلۡتَأۡتِ طَآئِفَةٌ أُخۡرَىٰ لَمۡ يُصَلُّواْ فَلۡيُصَلُّواْ مَعَكَ وَلۡيَأۡخُذُواْ حِذۡرَهُمۡ وَأَسۡلِحَتَهُمۡۗ وَدَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَوۡ تَغۡفُلُونَ عَنۡ أَسۡلِحَتِكُمۡ وَأَمۡتِعَتِكُمۡ فَيَمِيلُونَ عَلَيۡكُم مَّيۡلَةٗ وَٰحِدَةٗۚ وَلَا جُنَاحَ عَلَيۡكُمۡ إِن كَانَ بِكُمۡ أَذٗى مِّن مَّطَرٍ أَوۡ كُنتُم مَّرۡضَىٰٓ أَن تَضَعُوٓاْ أَسۡلِحَتَكُمۡۖ وَخُذُواْ حِذۡرَكُمۡۗ إِنَّ ٱللَّهَ أَعَدَّ لِلۡكَٰفِرِينَ عَذَابٗا مُّهِينٗا ﴾
[النِّسَاء: 102]

Kur të jesh ti me ata kur të vendosësh ta kryejsh të falurit bashkë me ta, një grup le ta kryejnë të falurit me ty, ndërsa ata tjerët le t’i kapin armët e tyre; dhe derisa të jeni ju duke u falur, ata le të qëndrojnë pas jush, e pastaj le të vijë grupi tjetër, të cilët nuk e kanë kryer faljen dhe le të falen edhe ata me ty, por le t’i mbajnë armët dhe të jenë të kujdesshëm. Mosbesimtarët mezi presin t’u befasojnë juve te armët dhe mjetet tjera të luftës, e t’ju sulmojnë të gjithë përnjëherë. Nëse ju pengon shiu ose në qoftë se jeni të sëmurë, nuk është mëkat t’i leni armët, por kini kujdes! All-llahu u ka përgatitur mosbesimtarëve vuajtje të turpshme

❮ Previous Next ❯

ترجمة: وإذا كنت فيهم فأقمت لهم الصلاة فلتقم طائفة منهم معك وليأخذوا أسلحتهم, باللغة الألبانية

﴿وإذا كنت فيهم فأقمت لهم الصلاة فلتقم طائفة منهم معك وليأخذوا أسلحتهم﴾ [النِّسَاء: 102]

Feti Mehdiu
Kur te jesh ti me ata kur te vendosesh ta kryejsh te falurit bashke me ta, nje grup le ta kryejne te falurit me ty, ndersa ata tjeret le t’i kapin armet e tyre; dhe derisa te jeni ju duke u falur, ata le te qendrojne pas jush, e pastaj le te vije grupi tjeter, te cilet nuk e kane kryer faljen dhe le te falen edhe ata me ty, por le t’i mbajne armet dhe te jene te kujdesshem. Mosbesimtaret mezi presin t’u befasojne juve te armet dhe mjetet tjera te luftes, e t’ju sulmojne te gjithe pernjehere. Nese ju pengon shiu ose ne qofte se jeni te semure, nuk eshte mekat t’i leni armet, por kini kujdes! All-llahu u ka pergatitur mosbesimtareve vuajtje te turpshme
Hasan Efendi Nahi
Kur te gjendesh ti (o Muhammed!) ne mesin e besimtareve dhe t’u behesh imam per faljen e namazit (ne lufte), atehere njeri grup prej tyre le te falet me ty, e le t’i mbajne prane edhe armet e veta. Pasi qe keta te bejne sexhde, le te rrine pas jush, e le te vije grupi tjeter, i cili nuk eshte fale dhe, le te falet me ty. Le te jene sycele dhe t’i marrin armet e veta. Mohuesit deshirojne qe te jeni te pakujdesshem ndaj armeve tuaja dhe pajisjes, qe te sulmojne ne ju me tere fuqine. Nuk ka mekat per ju nese hasni ne ndonje shqetesim, prej shiut ose semundjes e i leni armet, por edhe atehere, behuni sycele. Se, Perendia, me te vertete, ka pergatitur denim poshterues per mohuesit
Hasan Efendi Nahi
Kur të gjendesh ti (o Muhammed!) në mesin e besimtarëve dhe t’u bëhesh imam për faljen e namazit (në luftë), atëherë njëri grup prej tyre le të falet me ty, e le t’i mbajnë pranë edhe armët e veta. Pasi që këta të bëjnë sexhde, le të rrinë pas jush, e le të vijë grupi tjetër, i cili nuk është falë dhe, le të falet me ty. Le të jenë syçelë dhe t’i marrin armët e veta. Mohuesit dëshirojnë që të jeni të pakujdesshëm ndaj armëve tuaja dhe pajisjes, që të sulmojnë në ju me tërë fuqinë. Nuk ka mëkat për ju nëse hasni në ndonjë shqetësim, prej shiut ose sëmundjes e i lëni armët, por edhe atëherë, bëhuni syçelë. Se, Perëndia, me të vërtetë, ka përgatitur dënim poshtërues për mohuesit
Hassan Nahi
Kur te jesh ti (Muhamed) ne mes te besimtareve dhe te drejtosh faljen e namazit (ne lufte), atehere njeri grup prej tyre le te falet me ty dhe le t’i mbajne prane edhe armet e veta! Pastaj keta, le te rrine pas jush dhe le te vije grupi tjeter, i cili nuk eshte falur dhe, le te falet me ty! Le te jene sycele dhe t’i mbajne armet e veta! Jobesimtaret deshirojne qe te jeni te pakujdesshem ndaj armeve dhe pajimeve tuaja, qe t’ju sulmojne me tere fuqine. Nuk ka gjynah per ju nese hasni ne ndonje shqetesim prej shiut ose semundjes e i lini armet, por edhe atehere, behuni sycele. Allahu, me te vertete, ka pergatitur denim poshterues per jobesimtaret
Hassan Nahi
Kur të jesh ti (Muhamed) në mes të besimtarëve dhe të drejtosh faljen e namazit (në luftë), atëherë njëri grup prej tyre le të falet me ty dhe le t’i mbajnë pranë edhe armët e veta! Pastaj këta, le të rrinë pas jush dhe le të vijë grupi tjetër, i cili nuk është falur dhe, le të falet me ty! Le të jenë syçelë dhe t’i mbajnë armët e veta! Jobesimtarët dëshirojnë që të jeni të pakujdesshëm ndaj armëve dhe pajimeve tuaja, që t’ju sulmojnë me tërë fuqinë. Nuk ka gjynah për ju nëse hasni në ndonjë shqetësim prej shiut ose sëmundjes e i lini armët, por edhe atëherë, bëhuni syçelë. Allahu, me të vërtetë, ka përgatitur dënim poshtërues për jobesimtarët
Sherif Ahmeti
Kur te jesh ti (Muhammed) bashke me ta dhe ju fale namazin, nje grup prej tyre, duke i bartur armet, le te vije e le te falet me ty (grupi tjeter ne roje), ekur te bien ne sexhde (te kryejne nje reqate), keta le te te qendrojne mbrapa jush (ne roje) e le te vije grupi tjeter, qe nuk eshte falur, e te falet me ty dhe le t’i bartin armet dhe te jene ne gjendje gadishmerie. Ata qe nuk besojne, e deshirojne moskujdesin tuaj ndaj armeve e mjeteve qe t’iu versulen njehere me te gjitha fuqite. Nese jeni te lodhur nga ndonje shi ose jeni te semure, nuk eshte mekat te mos ibartni armet, por mbani gadishmerine tuaj. All-llahu ka pergadite denim nenqmues per jobesimaret
Sherif Ahmeti
Kur të jesh ti (Muhammed) bashkë me ta dhe ju falë namazin, një grup prej tyre, duke i bartur armët, le të vijë e le të falet me ty (grupi tjetër në roje), ekur të bien në sexhde (të kryejnë një reqatë), këta le të të qëndrojnë mbrapa jush (në roje) e le të vijë grupi tjetër, që nuk është falur, e të falet me ty dhe le t’i bartin armët dhe të jenë në gjendje gadishmërie. Ata që nuk besojnë, e dëshirojnë moskujdesin tuaj ndaj armëve e mjeteve që t’iu vërsulen njëherë me të gjitha fuqitë. Nëse jeni të lodhur nga ndonjë shi ose jeni të sëmurë, nuk është mëkat të mos ibartni armët, por mbani gadishmërinë tuaj. All-llahu ka përgaditë dënim nënqmues për jobesimarët
Unknown
Kur te jesh ti (Muhammed) bashke me ta dhe ju fale namazin, nje grup prej tyre, duke i bartur armet, le te vije e le te falet me ty (grupi tjeter ne roje), e kur te bien ne sexhde (te kryejne nje reqate), keta le te qendrojne mbrapa jush (ne roje) e le te
Unknown
Kur të jesh ti (Muhammed) bashkë me ta dhe ju falë namazin, një grup prej tyre, duke i bartur armët, le të vijë e le të falet me ty (grupi tjetër në roje), e kur të bien në sexhde (të kryejnë një reqatë), këta le të qëndrojnë mbrapa jush (në roje) e le të
❮ Previous Next ❯

Verse in more languages

Transliteration Bangla Bosnian German English Persian French Hindi Indonesian Kazakh Dutch Russian Spanish Turkish Urdu Uzbek