Quran with Albanian translation - Surah Al-Muddaththir ayat 31 - المُدثر - Page - Juz 29
﴿وَمَا جَعَلۡنَآ أَصۡحَٰبَ ٱلنَّارِ إِلَّا مَلَٰٓئِكَةٗۖ وَمَا جَعَلۡنَا عِدَّتَهُمۡ إِلَّا فِتۡنَةٗ لِّلَّذِينَ كَفَرُواْ لِيَسۡتَيۡقِنَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ وَيَزۡدَادَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِيمَٰنٗا وَلَا يَرۡتَابَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ وَٱلۡمُؤۡمِنُونَ وَلِيَقُولَ ٱلَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٞ وَٱلۡكَٰفِرُونَ مَاذَآ أَرَادَ ٱللَّهُ بِهَٰذَا مَثَلٗاۚ كَذَٰلِكَ يُضِلُّ ٱللَّهُ مَن يَشَآءُ وَيَهۡدِي مَن يَشَآءُۚ وَمَا يَعۡلَمُ جُنُودَ رَبِّكَ إِلَّا هُوَۚ وَمَا هِيَ إِلَّا ذِكۡرَىٰ لِلۡبَشَرِ ﴾
[المُدثر: 31]
﴿وما جعلنا أصحاب النار إلا ملائكة وما جعلنا عدتهم إلا فتنة للذين﴾ [المُدثر: 31]
Feti Mehdiu Dhe nuk kemi bere rojtar te zjarrit tjeter kend, vec engjujve dhe numrin e tyre e kemi caktuar si sprove per ata qe nuk besojne, per t’i bindur ata qe u eshte dhene Libri, kurse ata qe besojne t’u forcohet besimi, ndersa ata te cileve u eshte dhene Libri dhe besimtaret, te mos dyshojne, dhe qe ata zemrat e te cileve jane te semura, dhe ata qe jane mosbesimtare te thone: “Cka ka dashur All-llahu me kete shembull?” Ashtu All-llahu e le te humbur ke te doje dhe udhezon ke te doje, dhe askush nuk i di ushtrite e Zotit tend pervec Atij. Kurse ai (Sekari) eshte vetem qortim per njerezimin |
Hasan Efendi Nahi Na, kemi bere rojtare te zjarrit (engjej) dhe kemi caktuar numrin e tyre, vetem per t’i provuar jobesimtaret; per ‘tu bindur njerezit, te cileve, u eshte dhene Libri, qe t’u shtohet (forcohet) besimi atyre qe besojne, e mos te dyshojne, ata, te cileve u eshte dhene Libri, - dhe per te thene ata qe jane zemerkeqinj (hipokrit) dhe jobesimtare: “C’ka dashur Zoti (te tregoje) me kete shembull?” Keshtu, Perendia i le ne hutim (dhe ne humbje) ata qe do, dhe ne rruge te drejte e udhezon ate qe don. Askush tjeter, pervec Tij, nuk e di numrin e ushtrise se Zotit tend. Kjo eshte vetem keshille per njerezit |
Hasan Efendi Nahi Na, kemi bërë rojtarë të zjarrit (engjëj) dhe kemi caktuar numrin e tyre, vetëm për t’i provuar jobesimtarët; për ‘tu bindur njerëzit, të cilëve, u është dhënë Libri, që t’u shtohet (forcohet) besimi atyre që besojnë, e mos të dyshojnë, ata, të cilëve u është dhënë Libri, - dhe për të thënë ata që janë zemërkëqinj (hipokrit) dhe jobesimtarë: “Ç’ka dashur Zoti (të tregojë) me këtë shembull?” Kështu, Perëndia i lë në hutim (dhe në humbje) ata që do, dhe në rrugë të drejtë e udhëzon atë që don. Askush tjetër, përveç Tij, nuk e di numrin e ushtrisë së Zotit tënd. Kjo është vetëm këshillë për njerëzit |
Hassan Nahi Ne kemi bere rojtare te zjarrit vetem engjejt dhe numrin e tyre e kemi bere sprove (objekt polemikash) per jobesimtaret, me qellim qe te binden ata qe u eshte dhene Libri e t’u shtohet besimi atyre qe besojne; qe te mos dyshojne ata qe u eshte dhene Libri dhe besimtaret e vertete dhe qe te thone ata qe kane semundjen e dyshimit ne zemer dhe jobesimtaret: “C’ka dashur te thote Allahu me kete shembull?” Keshtu, Allahu le ne humbje ate qe do dhe con ne rruge te drejte ate qe do. Askush tjeter, pervec Tij, nuk e di numrin e ushtrise se Zotit tend. Ky eshte vetem nje perkujtese per njerezit |
Hassan Nahi Ne kemi bërë rojtarë të zjarrit vetëm engjëjt dhe numrin e tyre e kemi bërë sprovë (objekt polemikash) për jobesimtarët, me qëllim që të binden ata që u është dhënë Libri e t’u shtohet besimi atyre që besojnë; që të mos dyshojnë ata që u është dhënë Libri dhe besimtarët e vërtetë dhe që të thonë ata që kanë sëmundjen e dyshimit në zemër dhe jobesimtarët: “Ç’ka dashur të thotë Allahu me këtë shembull?” Kështu, Allahu lë në humbje atë që do dhe çon në rrugë të drejtë atë që do. Askush tjetër, përveç Tij, nuk e di numrin e ushtrisë së Zotit tënd. Ky është vetëm një përkujtesë për njerëzit |
Sherif Ahmeti E mbiqekyres te zjarrit, Ne nuk bejme tjeter, pervec engjejve dhe numrin e tyre (te permendur ne Kur’an) nuk e beme per tjeter, por vetem si sprove per ata qe nuk besuan, e qe te binden ata qe u eshte dhene libri, e atyre qe besuan t’u shtohet besimi, e atyre qe u eshte dheme libri dhe besimtaret te mos kene dyshim, dhe ata qe zemrat i kane te semura dhe jobesimtaret te thone: “cka dashti All-llahu me kete shembull?” Ja ashtu, All-llahu e le te humbur ate qe do, e ushtrine e Zotit tend nuk e di kush pos Atij, e ai (Sekari), nuk eshte tjeter vetem se nje perkujtim per njerez |
Sherif Ahmeti E mbiqëkyrës të zjarrit, Ne nuk bëjmë tjetër, përveç engjëjve dhe numrin e tyre (të përmendur në Kur’an) nuk e bëmë për tjetër, por vetëm si sprovë për ata që nuk besuan, e që të binden ata që u është dhënë libri, e atyre që besuan t’u shtohet besimi, e atyre që u është dhëmë libri dhe besimtarët të mos kenë dyshim, dhe ata që zemrat i kanë të sëmura dhe jobesimtarët të thonë: “çka dashti All-llahu me këtë shembull?” Ja ashtu, All-llahu e lë të humbur atë që do, e ushtrinë e Zotit tënd nuk e di kush pos Atij, e ai (Sekari), nuk është tjetër vetëm se një përkujtim për njerëz |
Unknown E mbikeqyres te zjarrit Ne nuk bejme tjeter, pervec engjejve dhe numrin e tyre (te permendur ne Kur´an) nuk e beme per tjeter, por vetem si sprove per ata qe nuk besuan, e qe te binden ata qe u eshte dhene libri, e atyre qe besuan t´u shtohet edhe me besi |
Unknown E mbikëqyrës të zjarrit Ne nuk bëjmë tjetër, përveç engjëjve dhe numrin e tyre (të përmendur në Kur´an) nuk e bëmë për tjetër, por vetëm si sprovë për ata që nuk besuan, e që të binden ata që u është dhënë libri, e atyre që besuan t´u shtohet edhe më besi |