Quran with Albanian translation - Surah Al-Baqarah ayat 143 - البَقَرَة - Page - Juz 2
﴿وَكَذَٰلِكَ جَعَلۡنَٰكُمۡ أُمَّةٗ وَسَطٗا لِّتَكُونُواْ شُهَدَآءَ عَلَى ٱلنَّاسِ وَيَكُونَ ٱلرَّسُولُ عَلَيۡكُمۡ شَهِيدٗاۗ وَمَا جَعَلۡنَا ٱلۡقِبۡلَةَ ٱلَّتِي كُنتَ عَلَيۡهَآ إِلَّا لِنَعۡلَمَ مَن يَتَّبِعُ ٱلرَّسُولَ مِمَّن يَنقَلِبُ عَلَىٰ عَقِبَيۡهِۚ وَإِن كَانَتۡ لَكَبِيرَةً إِلَّا عَلَى ٱلَّذِينَ هَدَى ٱللَّهُۗ وَمَا كَانَ ٱللَّهُ لِيُضِيعَ إِيمَٰنَكُمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ بِٱلنَّاسِ لَرَءُوفٞ رَّحِيمٞ ﴾
[البَقَرَة: 143]
﴿وكذلك جعلناكم أمة وسطا لتكونوا شهداء على الناس ويكون الرسول عليكم شهيدا﴾ [البَقَرَة: 143]
Feti Mehdiu Dhe ashtu ju kemi bere nje bashkesi te drejte qe te jeni deshmitare kunder njerezve, dhe Profeti do te jete deshmitar kunder jush. Dhe Ne nuk e kemi bere Kiblen drejt se ciles je kthyer (me pare) per asgje tjeter vetem se te shohim se kush do te pasoje Profetin nga ata qe do te kthehen prapa. Kjo ka qene shume pune e madhe, por jo edhe per ata te cilet i ka udhezuar All-llahu, se All-llahu nuk eshte per t’ua humbur besimin tuaj. All-llahu eshte njemend per njerezit shume i bute dhe meshireplote |
Hasan Efendi Nahi Gjithashtu (sikunder qe ju kemi udhezuar ne rruge te drejte) ju kemi bere popull te drejte, qe te beheni deshmitare te njerezve dhe qe Pejgamberi te jete deshmitar i juaji. – Na nuk e kemi bere obligim kthimin tend kah Qabeja (o Muhammed!) per tjeter arsye, por vetem per te pare se kush ndjeke rrugen dhe kush do te shkoje pas Pejgamberit e per t’i dalluar nga ata qe kthehen nga thembrat, - ky ndryshim eshte i rende, por jo per ata qe i ka drejtuar Zoti ne rruge te drejte. E, se, Perendia nuk ua humbe besimin tuaj (namazin qe keni bere kah Kudsi), se Perendia, me te vertete, eshte fort i dhembshem dhe meshirues per njerezit |
Hasan Efendi Nahi Gjithashtu (sikundër që ju kemi udhëzuar në rrugë të drejtë) ju kemi bërë popull të drejtë, që të bëheni dëshmitarë të njerëzve dhe që Pejgamberi të jetë dëshmitar i juaji. – Na nuk e kemi bërë obligim kthimin tënd kah Qabeja (o Muhammed!) për tjetër arsye, por vetëm për të parë se kush ndjekë rrugën dhe kush do të shkojë pas Pejgamberit e për t’i dalluar nga ata që kthehen nga thembrat, - ky ndryshim është i rëndë, por jo për ata që i ka drejtuar Zoti në rrugë të drejtë. E, se, Perëndia nuk ua humbë besimin tuaj (namazin që keni bërë kah Kudsi), se Perëndia, me të vërtetë, është fort i dhembshëm dhe mëshirues për njerëzit |
Hassan Nahi Keshtu, Ne ju kemi bere nje bashkesi te drejte, qe te beheni deshmitare permbi njerezit dhe qe i Derguari te jete deshmitar permbi ju. Ne nuk e kemi bere kthimin tend nga Qabeja (o Muhamed) per tjeter arsye, por vetem per t’i dalluar ata qe i shkojne pas te Derguarit, nga ata qe kthehen nga thembrat (qe terhiqen nga besimi tek ai). Kjo prove ka qene e rende (per njerezit), por jo per ata qe Allahu i ka udhezuar. Dijeni se Allahu nuk ua humb besimin tuaj (d.m.th. namazin qe keni falur nga Kudsi). Ne te vertete, Allahu eshte Perdellimtar dhe i Meshirshem me njerezit |
Hassan Nahi Kështu, Ne ju kemi bërë një bashkësi të drejtë, që të bëheni dëshmitarë përmbi njerëzit dhe që i Dërguari të jetë dëshmitar përmbi ju. Ne nuk e kemi bërë kthimin tënd nga Qabeja (o Muhamed) për tjetër arsye, por vetëm për t’i dalluar ata që i shkojnë pas të Dërguarit, nga ata që kthehen nga thembrat (që tërhiqen nga besimi tek ai). Kjo provë ka qenë e rëndë (për njerëzit), por jo për ata që Allahu i ka udhëzuar. Dijeni se Allahu nuk ua humb besimin tuaj (d.m.th. namazin që keni falur nga Kudsi). Në të vërtetë, Allahu është Përdëllimtar dhe i Mëshirshëm me njerëzit |
Sherif Ahmeti Disa ashtu (sikur u udhezuam ne fene islame) Ne u beme juve nje popull te drejte (nje mes te zgjedhur) per te qene ju deshmitare (ne diten e gjykimit) ndaj njerezve, dhe per te qene i derguari deshmitar ndaj jush. E kiblen nga e cila ti u drejtove nuk e beme per tjeter, vetem se per te provuar ate qe shkon pas te derguarit, nga ai qe kthehet prapa, ndonese kjo ka qene veshtire (per disa), por jo edhe per ata qe All-llahu i drejtoi. All-llahu nuk eshte qe t’ua humbe besimin tuaj. S’ka dyshim se All-llahu eshte shume i bute dhe meshirues ndaj njerezve |
Sherif Ahmeti Disa ashtu (sikur u udhëzuam në fenë islame) Ne u bëmë juve një popull të drejtë (një mes të zgjedhur) për të qenë ju dëshmitarë (në ditën e gjykimit) ndaj njerëzve, dhe për të qenë i dërguari dëshmitar ndaj jush. E kiblen nga e cila ti u drejtove nuk e bëmë për tjetër, vetëm se për të provuar atë që shkon pas të dërguarit, nga ai që kthehet prapa, ndonëse kjo ka qenë vështirë (për disa), por jo edhe për ata që All-llahu i drejtoi. All-llahu nuk është që t’ua humbë besimin tuaj. S’ka dyshim se All-llahu është shumë i butë dhe mëshirues ndaj njerëzve |
Unknown Dhe ashtu (sic ju udhezuam ne fene islame) Ne u beme juve nje pupull te drejte (nje mes te zgjedhur) per te qene ju deshmitare (ne diten e gjykimit) ndaj njerezve, dhe per te qene i derguari deshmitar ndaj jush. E Kiblen nga e cila ti u drejtove nuk e bem |
Unknown Dhe ashtu (siç ju udhëzuam në fenë islame) Ne u bëmë juve një pupull të drejtë (një mes të zgjedhur) për të qenë ju dëshmitarë (në ditën e gjykimit) ndaj njerëzve, dhe për të qenë i dërguari dëshmitar ndaj jush. E Kiblen nga e cila ti u drejtove nuk e bëm |