Quran with Albanian translation - Surah Al-Baqarah ayat 185 - البَقَرَة - Page - Juz 2
﴿شَهۡرُ رَمَضَانَ ٱلَّذِيٓ أُنزِلَ فِيهِ ٱلۡقُرۡءَانُ هُدٗى لِّلنَّاسِ وَبَيِّنَٰتٖ مِّنَ ٱلۡهُدَىٰ وَٱلۡفُرۡقَانِۚ فَمَن شَهِدَ مِنكُمُ ٱلشَّهۡرَ فَلۡيَصُمۡهُۖ وَمَن كَانَ مَرِيضًا أَوۡ عَلَىٰ سَفَرٖ فَعِدَّةٞ مِّنۡ أَيَّامٍ أُخَرَۗ يُرِيدُ ٱللَّهُ بِكُمُ ٱلۡيُسۡرَ وَلَا يُرِيدُ بِكُمُ ٱلۡعُسۡرَ وَلِتُكۡمِلُواْ ٱلۡعِدَّةَ وَلِتُكَبِّرُواْ ٱللَّهَ عَلَىٰ مَا هَدَىٰكُمۡ وَلَعَلَّكُمۡ تَشۡكُرُونَ ﴾
[البَقَرَة: 185]
﴿شهر رمضان الذي أنـزل فيه القرآن هدى للناس وبينات من الهدى والفرقان﴾ [البَقَرَة: 185]
Feti Mehdiu Muaji Ramazan eshte ai ne te cilin filloi te shpallet Kur’ani, udhezim per njerezit dhe argument i qarte i rruges se drejte dhe dallimit te mires nga e keqja. Cili prej jush qe do ta arrije ate muaj, ta agjeroj ate, e kush eshte i semure ose ndodhet ne rruge, te njejtin numer ditesh le ta agjeroj me vone! All-llahu ju deshiron lehtesim e nuk ju deshiron veshtiresi. Por ditet e caktuara t’i plotesoni dhe All-llahun ta madheroni, per shkak se u ka udhezuar ne rruge te drejte, mbase do te jeni mirenjohes |
Hasan Efendi Nahi Keto dite jane, ditet e muajit te ramazanit, ne te cilin muaj ka zbritur Kur’ani, qe eshte udherrefyes per njerezit, plot me argumente te dokumentuara per rrugen e drejte dhe dallues i se mires nga e keqja. Pra, kushdo qe nga ju gjendet ne kete muaj – le te agjeroje, ndersa ai qe eshte i semure ose gjendet ne udhetim e siper (le te agjeroje aq dite sa nuk i ka agjeruar), - Perendia ka bere lehtesi per ju, e jo veshtiresi e mundime, - per te plotesuar numrin e diteve te agjerimit (ne nje kohe tjeter), dhe per keto (lehtesi) duhet te madheroni Perendine, qe u ka drejtuar ne rruge te drejte e te beheni falenderues ndaj Tij |
Hasan Efendi Nahi Këto ditë janë, ditët e muajit të ramazanit, në të cilin muaj ka zbritur Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me argumente të dokumentuara për rrugën e drejtë dhe dallues i së mirës nga e keqja. Pra, kushdo që nga ju gjendet në këtë muaj – le të agjërojë, ndërsa ai që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër (le të agjërojë aq ditë sa nuk i ka agjëruar), - Perëndia ka bërë lehtësi për ju, e jo vështirësi e mundime, - për të plotësuar numrin e ditëve të agjërimit (në një kohë tjetër), dhe për këto (lehtësi) duhet të madhëroni Perëndinë, që u ka drejtuar në rrugë të drejtë e të bëheni falenderues ndaj Tij |
Hassan Nahi Muaji i Ramazanit eshte ai, ne te cilin ka zbritur Kurani, qe eshte udherrefyes per njerezit, plot me shenja te qarta per rrugen e drejte dhe dallues (i se mires nga e keqja). Pra, kushdo nga ju qe deshmon kete muaj, le te agjeroje! Sa i perket atij qe eshte i semure ose gjendet ne udhetim e siper (le te agjeroje me vone) aq dite sa nuk i ka agjeruar. Allahu deshiron qe t’jua lehtesoje dhe jo qe t’jua veshtiresoje. Ai deshiron qe te plotesoni numrin e diteve te agjerimit dhe qe ta madheroni Allahun (ne fund te agjerimit), per shkak se ju ka drejtuar ne rruge te drejte e qe ta falenderoni Ate |
Hassan Nahi Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja). Pra, kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë! Sa i përket atij që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër (le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar. Allahu dëshiron që t’jua lehtësojë dhe jo që t’jua vështirësojë. Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Allahun (në fund të agjërimit), për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni Atë |
Sherif Ahmeti (ato dite te numeruara jane) Muaji i Ramadanit qe ne te (filloi te) shpallet Kur’ani, qe eshte udherefyes per njerez dhe sqaruesi i rruges se drejte dhe dallues (i te vertetes nga genjeshtra). E kush e perjeton prej jush kete muaj, le te agjeroje, ndersa kush eshte i semure ose ne udhetim, le te agjeroje aqe dite nga ditet e mevonshme. All-llahu me kete deshiron lehtesim per ju, e nuk deshiron veshtersim per ju. (te agjeroni ditet e leshuara me vone) Qe te plotesoni numrin, te madheroni All-llahun per ate se u udhezoi dhe qe te falenderoni |
Sherif Ahmeti (ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërëfyes për njerëz dhe sqaruesi i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aqë ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështërsim për ju. (të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, të madhëroni All-llahun për atë se u udhëzoi dhe që të falenderoni |
Unknown (Ato dite te numeruara jane) Muaji i Ramadanit qe ne te (filloi te) shpallet Kur´ani, qe eshte udherrefyes per njerez dhe sqarues i rruges se drejte dhe dallues (i te vertetes nga genjeshtra). E kush e perjeton prej jush kete muaj le te agjeroje, ndersa k |
Unknown (Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur´ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë, ndërsa k |