×

Ata profetë ne i kemi dalluar disa nga të tjerët. Me disa 2:253 Albanian translation

Quran infoAlbanianSurah Al-Baqarah ⮕ (2:253) ayat 253 in Albanian

2:253 Surah Al-Baqarah ayat 253 in Albanian (الألبانية)

Quran with Albanian translation - Surah Al-Baqarah ayat 253 - البَقَرَة - Page - Juz 3

﴿۞ تِلۡكَ ٱلرُّسُلُ فَضَّلۡنَا بَعۡضَهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖۘ مِّنۡهُم مَّن كَلَّمَ ٱللَّهُۖ وَرَفَعَ بَعۡضَهُمۡ دَرَجَٰتٖۚ وَءَاتَيۡنَا عِيسَى ٱبۡنَ مَرۡيَمَ ٱلۡبَيِّنَٰتِ وَأَيَّدۡنَٰهُ بِرُوحِ ٱلۡقُدُسِۗ وَلَوۡ شَآءَ ٱللَّهُ مَا ٱقۡتَتَلَ ٱلَّذِينَ مِنۢ بَعۡدِهِم مِّنۢ بَعۡدِ مَا جَآءَتۡهُمُ ٱلۡبَيِّنَٰتُ وَلَٰكِنِ ٱخۡتَلَفُواْ فَمِنۡهُم مَّنۡ ءَامَنَ وَمِنۡهُم مَّن كَفَرَۚ وَلَوۡ شَآءَ ٱللَّهُ مَا ٱقۡتَتَلُواْ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ يَفۡعَلُ مَا يُرِيدُ ﴾
[البَقَرَة: 253]

Ata profetë ne i kemi dalluar disa nga të tjerët. Me disa prej tyre ka folur All-llahu e disa i ka ngritur për disa shkallë. Dhe Isait, të birit të Merjemes, i kemi dhënë argumente të qarta dhe e kemi ndihmuar me Xhebrailin. Sikur të donte All-llahu, ata nuk do të vriteshin ndërveti pas tyre, pasi që u erdhën argumente të qarta, por ata u konfrontuan; disa prej tyre besuan e disa mohuan. Por sikur të donte All-llahu ata nuk do të vriteshin, por All-llahu punon çka dëshiron vetë

❮ Previous Next ❯

ترجمة: تلك الرسل فضلنا بعضهم على بعض منهم من كلم الله ورفع بعضهم, باللغة الألبانية

﴿تلك الرسل فضلنا بعضهم على بعض منهم من كلم الله ورفع بعضهم﴾ [البَقَرَة: 253]

Feti Mehdiu
Ata profete ne i kemi dalluar disa nga te tjeret. Me disa prej tyre ka folur All-llahu e disa i ka ngritur per disa shkalle. Dhe Isait, te birit te Merjemes, i kemi dhene argumente te qarta dhe e kemi ndihmuar me Xhebrailin. Sikur te donte All-llahu, ata nuk do te vriteshin nderveti pas tyre, pasi qe u erdhen argumente te qarta, por ata u konfrontuan; disa prej tyre besuan e disa mohuan. Por sikur te donte All-llahu ata nuk do te vriteshin, por All-llahu punon cka deshiron vete
Hasan Efendi Nahi
Disa nga ata pejgambere i kemi dekoruar me shume se disa te tjee. Me disa prej tyre ka fole (biseduar) Perendia, kurse disa prej tyre i ka lartesuar ne shkalle te larte. E Isait, birit te Merjemes, i kemi dhene dokumente te qarta dhe e kemi forcuar me Xhebrailin. Sikur te donte Perendia, nuk do te vriteshin njerezit qe erdhen pas pejgambereve, meqe (pasi) atyre madje u kishin zbritur argumentet, por ata u shperndane; disa nga ata besuan, e disa mohuan. E, sikur te donte Perendia, ata nuk do te vriteshin mes vet, por Perendia punon ashtu si deshiron Ai vete
Hasan Efendi Nahi
Disa nga ata pejgamberë i kemi dekoruar më shumë se disa të tjeë. Me disa prej tyre ka folë (biseduar) Perëndia, kurse disa prej tyre i ka lartësuar në shkallë të lartë. E Isait, birit të Merjemës, i kemi dhënë dokumente të qarta dhe e kemi forcuar me Xhebrailin. Sikur të donte Perëndia, nuk do të vriteshin njerëzit që erdhën pas pejgamberëve, meqë (pasi) atyre madje u kishin zbritur argumentet, por ata u shpërndanë; disa nga ata besuan, e disa mohuan. E, sikur të donte Perëndia, ata nuk do të vriteshin mes vet, por Perëndia punon ashtu si dëshiron Ai vetë
Hassan Nahi
Nga keta te derguar, disa syresh i ngritem mbi te tjeret. Disave Allahu u foli drejtperdrejt, kurse te tjere i ngriti ne shkalle te larta. Ne i dhame Isait, birit te Merjemes, prova (mrekulli) te qarta dhe e ndihmuam me Shpirtin e Shenjterise (Xhebrailin a.s.). Sikur te donte Allahu, njerezit qe erdhen pas te derguarve nuk do te vriteshin me njeri-tjetrin pas ardhjes se provave te qarta, por ata u percane: disa besuan, kurse te tjeret mohuan. Sikur te donte Allahu, ata nuk do te vriteshin me njeri-tjetrin, por Allahu ben si te doje Vete
Hassan Nahi
Nga këta të dërguar, disa syresh i ngritëm mbi të tjerët. Disave Allahu u foli drejtpërdrejt, kurse të tjerë i ngriti në shkallë të larta. Ne i dhamë Isait, birit të Merjemes, prova (mrekulli) të qarta dhe e ndihmuam me Shpirtin e Shenjtërisë (Xhebrailin a.s.). Sikur të donte Allahu, njerëzit që erdhën pas të dërguarve nuk do të vriteshin me njëri-tjetrin pas ardhjes së provave të qarta, por ata u përçanë: disa besuan, kurse të tjerët mohuan. Sikur të donte Allahu, ata nuk do të vriteshin me njëri-tjetrin, por Allahu bën si të dojë Vetë
Sherif Ahmeti
Keta (per te cilet te rrefyem) jane te derguarit, disa prej tyre i dalluam nga te tjeret, prej tyre pati qe All-llahu u foli, disa i ngriti ne shkalle me te larte, Isait, birit te Merjemes i dhame argumente dhe e perfocuam me shpirtin e shenjte (Xhibrilin). E sikur te donte All-llahu, nuk do te mbyteshin ndermjet vete ata (populli) qe ishin pas tyre, pasi qe atyre u paten zbritur argumentet, por ata megjithate u percane. E pati prej tyre qe besuan dhe pati te tille qe nuk besuan, e sikur te deshironte All-llahu ata nuk do te mbyteshin, por All-llahu punon cka deshiron
Sherif Ahmeti
Këta (për të cilët të rrëfyem) janë të dërguarit, disa prej tyre i dalluam nga të tjerët, prej tyre pati që All-llahu u foli, disa i ngriti në shkallë më të lartë, Isait, birit të Merjemës i dhamë argumente dhe e përfocuam me shpirtin e shenjtë (Xhibrilin). E sikur të donte All-llahu, nuk do të mbyteshin ndërmjet vete ata (populli) që ishin pas tyre, pasi që atyre u patën zbritur argumentet, por ata megjithatë u përçanë. E pati prej tyre që besuan dhe pati të tillë që nuk besuan, e sikur të dëshironte All-llahu ata nuk do të mbyteshin, por All-llahu punon çka dëshiron
Unknown
Keta (per te cilet te rrefyem) jane te derguarit, disa prej tyre i dalluam nga te tjeret, prej tyre pati qe All-llahu u foli, disa i ngriti ne shkalle me te larte, Isait, birit te Merjemes i dhame argumente dhe e perforcuam me shpirtin e shenjte (Xhibrili)
Unknown
Këta (për të cilët të rrëfyem) janë të dërguarit, disa prej tyre i dalluam nga të tjerët, prej tyre pati që All-llahu u foli, disa i ngriti në shkallë më të lartë, Isait, birit të Merjemes i dhamë argumente dhe e përforcuam me shpirtin e shenjtë (Xhibrili)
❮ Previous Next ❯

Verse in more languages

Transliteration Bangla Bosnian German English Persian French Hindi Indonesian Kazakh Dutch Russian Spanish Turkish Urdu Uzbek