×

Ai është, i cili të shpallë Librin ku ka argumente të qarta; 3:7 Albanian translation

Quran infoAlbanianSurah al-‘Imran ⮕ (3:7) ayat 7 in Albanian

3:7 Surah al-‘Imran ayat 7 in Albanian (الألبانية)

Quran with Albanian translation - Surah al-‘Imran ayat 7 - آل عِمران - Page - Juz 3

﴿هُوَ ٱلَّذِيٓ أَنزَلَ عَلَيۡكَ ٱلۡكِتَٰبَ مِنۡهُ ءَايَٰتٞ مُّحۡكَمَٰتٌ هُنَّ أُمُّ ٱلۡكِتَٰبِ وَأُخَرُ مُتَشَٰبِهَٰتٞۖ فَأَمَّا ٱلَّذِينَ فِي قُلُوبِهِمۡ زَيۡغٞ فَيَتَّبِعُونَ مَا تَشَٰبَهَ مِنۡهُ ٱبۡتِغَآءَ ٱلۡفِتۡنَةِ وَٱبۡتِغَآءَ تَأۡوِيلِهِۦۖ وَمَا يَعۡلَمُ تَأۡوِيلَهُۥٓ إِلَّا ٱللَّهُۗ وَٱلرَّٰسِخُونَ فِي ٱلۡعِلۡمِ يَقُولُونَ ءَامَنَّا بِهِۦ كُلّٞ مِّنۡ عِندِ رَبِّنَاۗ وَمَا يَذَّكَّرُ إِلَّآ أُوْلُواْ ٱلۡأَلۡبَٰبِ ﴾
[آل عِمران: 7]

Ai është, i cili të shpallë Librin ku ka argumente të qarta; Ato janë ajka e Librit, kurse të tjerët janë alegorikë. Ata, zemrat e të cilëve janë të prishura pasojnë ata që janë më pak të qartë (alegorikë), nga prirja për ngatrresa dhe komentime (tendencioze). Por komentimin e tyre e di vetëm All-llahu kurse ata që janë të thelluar mirë në dije thonë: “Ne i besojmë Atij, e tërë kjo është nga Zoti ynë”. Dhe vetëm të pajisurit me mend e kuptojnë

❮ Previous Next ❯

ترجمة: هو الذي أنـزل عليك الكتاب منه آيات محكمات هن أم الكتاب وأخر, باللغة الألبانية

﴿هو الذي أنـزل عليك الكتاب منه آيات محكمات هن أم الكتاب وأخر﴾ [آل عِمران: 7]

Feti Mehdiu
Ai eshte, i cili te shpalle Librin ku ka argumente te qarta; Ato jane ajka e Librit, kurse te tjeret jane alegorike. Ata, zemrat e te cileve jane te prishura pasojne ata qe jane me pak te qarte (alegorike), nga prirja per ngatrresa dhe komentime (tendencioze). Por komentimin e tyre e di vetem All-llahu kurse ata qe jane te thelluar mire ne dije thone: “Ne i besojme Atij, e tere kjo eshte nga Zoti yne”. Dhe vetem te pajisurit me mend e kuptojne
Hasan Efendi Nahi
Ai ta ka shpallur Librin ty (Kur’anin). Disa nga versetet jane te qarta, me kuptim konkret e te hapet sheshazi, ato jane themelet e Librit, e per disa te tjera nevojitet komepntimi (pasi qe me pak fjale shprehen shume kuptime te thella). Ata, qe jane zemerkeqinj – priren kah shpjegimi i atyre qe jane me pak te qarta, duke krijuar peshtjellim dhe duke komentuar sipas deshires se vet. Por, komentimin e tyre e di vetem Perendia. E, ata qe jane thelluar ne dijeni thone: “Na i besojme (Kur’anit). Te gjitha keto jane nga Zoti yne!” Kete e kuptojne vetem mendaret
Hasan Efendi Nahi
Ai ta ka shpallur Librin ty (Kur’anin). Disa nga versetet janë të qarta, me kuptim konkret e të hapët sheshazi, ato janë themelet e Librit, e për disa të tjera nevojitet komepntimi (pasi që me pak fjalë shprehen shumë kuptime të thella). Ata, që janë zemërkëqinj – priren kah shpjegimi i atyre që janë më pak të qarta, duke krijuar pështjellim dhe duke komentuar sipas dëshirës së vet. Por, komentimin e tyre e di vetëm Perëndia. E, ata që janë thelluar në dijeni thonë: “Na i besojmë (Kur’anit). Të gjitha këto janë nga Zoti ynë!” Këtë e kuptojnë vetëm mendarët
Hassan Nahi
Eshte Ai qe te ka shpallur ty (Muhamed) Librin, disa vargje te te cilit jane te qarta e me kuptim te drejtperdrejte. Ato jane themelet e Librit. Kurse disa (vargje) te tjera jane jo krejtesisht te qarta (me kuptime alegorike). Ata, zemrat e te cileve priren nga e paverteta, ndjekin vargjet me pak te qarta, duke kerkuar te krijojne peshtjellim dhe duke kerkuar t’i komentojne sipas deshires se vet. Por, kuptimin e tyre te vertete e di vetem Allahu. Ndersa ata qe jane thelluar ne dijeni, thone: “Ne i besojme (Kuranit). Te gjitha keto (vargje te qarta e alegorike) jane nga Zoti yne!” Kete e kuptojne vetem mendaret
Hassan Nahi
Është Ai që të ka shpallur ty (Muhamed) Librin, disa vargje të të cilit janë të qarta e me kuptim të drejtpërdrejtë. Ato janë themelet e Librit. Kurse disa (vargje) të tjera janë jo krejtësisht të qarta (me kuptime alegorike). Ata, zemrat e të cilëve priren nga e pavërteta, ndjekin vargjet më pak të qarta, duke kërkuar të krijojnë pështjellim dhe duke kërkuar t’i komentojnë sipas dëshirës së vet. Por, kuptimin e tyre të vërtetë e di vetëm Allahu. Ndërsa ata që janë thelluar në dijeni, thonë: “Ne i besojmë (Kuranit). Të gjitha këto (vargje të qarta e alegorike) janë nga Zoti ynë!” Këtë e kuptojnë vetëm mendarët
Sherif Ahmeti
Ai eshte qe ta zbriti ty e qe ne te ka ajete te qarta dhe ato jane baze e librit, e ka te tjere qe nuk jane krejtsisht te qarta (muteshabih). E ata, qe ne zemrat etyre kane anim kah e shtrembeta, ata gjurmojne ate qe nuk eshte krejt qarte per te shkaktuar huti, e kinse kerkojne komentin e tyre. Po, pos All-llahut askush nuk e di domethenien e tyre te sakte. Dijetaret e pajisur me dituri thone: “Ne u kemi besuar atij (atyre qe jane te paqarta), te gjitha jane nga Zoti yne! Por kete e kuptojne vetem ata qe jane te zotet e mendjes
Sherif Ahmeti
Ai është që ta zbriti ty e që në të ka ajete të qarta dhe ato janë bazë e librit, e ka të tjerë që nuk janë krejtsisht të qarta (muteshabih). E ata, që në zemrat etyre kanë anim kah e shtrembëta, ata gjurmojnë atë që nuk është krejt qartë për të shkaktuar huti, e kinse kërkojnë komentin e tyre. Po, pos All-llahut askush nuk e di domethënien e tyre të saktë. Dijetarët e pajisur me dituri thonë: “Ne u kemi besuar atij (atyre që janë të paqarta), të gjitha janë nga Zoti ynë! Por këtë e kuptojnë vetëm ata që janë të zotët e mendjes
Unknown
Ai eshte qe ta zbriti librin ty e qe ne te ka ajete te qarta dhe ato jane baze e librit, e ka te tjere qe nuk jane krejtesisht te qarte (muteshabih). E ata, qe ne zemrat e tyre kane anim kah e shtrembeta, ata gjurmojne ate qe nuk eshte krejt e qarte per t
Unknown
Ai është që ta zbriti librin ty e që në të ka ajete të qarta dhe ato janë bazë e librit, e ka të tjerë që nuk janë krejtësisht të qartë (muteshabih). E ata, që në zemrat e tyre kanë anim kah e shtrembëta, ata gjurmojnë atë që nuk është krejt e qartë për t
❮ Previous Next ❯

Verse in more languages

Transliteration Bangla Bosnian German English Persian French Hindi Indonesian Kazakh Dutch Russian Spanish Turkish Urdu Uzbek