الم (1) Alif Lam Mim |
اللَّهُ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ الْحَيُّ الْقَيُّومُ (2) All-llahu është një, nuk ka Zot përveç Atij, i gjalli dhe i përjetshmi |
نَزَّلَ عَلَيْكَ الْكِتَابَ بِالْحَقِّ مُصَدِّقًا لِّمَا بَيْنَ يَدَيْهِ وَأَنزَلَ التَّوْرَاةَ وَالْإِنجِيلَ (3) Të shpallë ty Librin me të vërtetën që i vërteton të mëparshmit. E ka shpallur Tevratin edhe Inxhilin |
مِن قَبْلُ هُدًى لِّلنَّاسِ وَأَنزَلَ الْفُرْقَانَ ۗ إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا بِآيَاتِ اللَّهِ لَهُمْ عَذَابٌ شَدِيدٌ ۗ وَاللَّهُ عَزِيزٌ ذُو انتِقَامٍ (4) Më përpara, si udhërrëfim njerëzve; Ai e ka shpallur edhe Kur’anin. Ata që nuk besojnë ajetet e All-llahut kanë dënim të rëndë – All-llahu është i fortë dhe i rreptë |
إِنَّ اللَّهَ لَا يَخْفَىٰ عَلَيْهِ شَيْءٌ فِي الْأَرْضِ وَلَا فِي السَّمَاءِ (5) Për All-llahun nuk ka asgjë të fshehur as në tokë e as në qiell |
هُوَ الَّذِي يُصَوِّرُكُمْ فِي الْأَرْحَامِ كَيْفَ يَشَاءُ ۚ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ (6) Ai ju formëson në amëza si dëshiron. Nuk ka Zot tjetër përveç Atij të fortit dhe të urtit |
هُوَ الَّذِي أَنزَلَ عَلَيْكَ الْكِتَابَ مِنْهُ آيَاتٌ مُّحْكَمَاتٌ هُنَّ أُمُّ الْكِتَابِ وَأُخَرُ مُتَشَابِهَاتٌ ۖ فَأَمَّا الَّذِينَ فِي قُلُوبِهِمْ زَيْغٌ فَيَتَّبِعُونَ مَا تَشَابَهَ مِنْهُ ابْتِغَاءَ الْفِتْنَةِ وَابْتِغَاءَ تَأْوِيلِهِ ۗ وَمَا يَعْلَمُ تَأْوِيلَهُ إِلَّا اللَّهُ ۗ وَالرَّاسِخُونَ فِي الْعِلْمِ يَقُولُونَ آمَنَّا بِهِ كُلٌّ مِّنْ عِندِ رَبِّنَا ۗ وَمَا يَذَّكَّرُ إِلَّا أُولُو الْأَلْبَابِ (7) Ai është, i cili të shpallë Librin ku ka argumente të qarta; Ato janë ajka e Librit, kurse të tjerët janë alegorikë. Ata, zemrat e të cilëve janë të prishura pasojnë ata që janë më pak të qartë (alegorikë), nga prirja për ngatrresa dhe komentime (tendencioze). Por komentimin e tyre e di vetëm All-llahu kurse ata që janë të thelluar mirë në dije thonë: “Ne i besojmë Atij, e tërë kjo është nga Zoti ynë”. Dhe vetëm të pajisurit me mend e kuptojnë |
رَبَّنَا لَا تُزِغْ قُلُوبَنَا بَعْدَ إِذْ هَدَيْتَنَا وَهَبْ لَنَا مِن لَّدُنكَ رَحْمَةً ۚ إِنَّكَ أَنتَ الْوَهَّابُ (8) O Zoti ynë! Mos i lejo zemrat të largohen pasi që na ke udhëzuar, dhe shpërblena me mëshirën tënde! Ti je, me të vërtetë, shpërblyes i madh |
رَبَّنَا إِنَّكَ جَامِعُ النَّاسِ لِيَوْمٍ لَّا رَيْبَ فِيهِ ۚ إِنَّ اللَّهَ لَا يُخْلِفُ الْمِيعَادَ (9) O Zoti ynë! Ti do t’i tubosh njerëzit në një ditë, për të cilën nuk ka dyshim. All-llahu me siguri nuk e ndryshon premtimin |
إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا لَن تُغْنِيَ عَنْهُمْ أَمْوَالُهُمْ وَلَا أَوْلَادُهُم مِّنَ اللَّهِ شَيْئًا ۖ وَأُولَٰئِكَ هُمْ وَقُودُ النَّارِ (10) Ata të cilët nuk besojnë – nuk i mbron dot asgjë nga dënimi i All-llahut, as pasuritë e tyre e as fëmijët e tyre. Ata janë dru për zjarr |
كَدَأْبِ آلِ فِرْعَوْنَ وَالَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ ۚ كَذَّبُوا بِآيَاتِنَا فَأَخَذَهُمُ اللَّهُ بِذُنُوبِهِمْ ۗ وَاللَّهُ شَدِيدُ الْعِقَابِ (11) Janë në pozitën e familjes së Faraonit dhe të atyre përpara tyre. Kanë përgënjeshtruar ajetet tona, prandaj All-llahu i rrëmbeu dhe i zhduk për shkak të mëkateve të tyre. All-llahu është ndëshkimrëndë |
قُل لِّلَّذِينَ كَفَرُوا سَتُغْلَبُونَ وَتُحْشَرُونَ إِلَىٰ جَهَنَّمَ ۚ وَبِئْسَ الْمِهَادُ (12) Thuaju atyre që nuk besojnë: “Do të jeni të mundur dhe të tubuar bashkë në xhehennem. E sa vend i tmerrshëm është!” |
قَدْ كَانَ لَكُمْ آيَةٌ فِي فِئَتَيْنِ الْتَقَتَا ۖ فِئَةٌ تُقَاتِلُ فِي سَبِيلِ اللَّهِ وَأُخْرَىٰ كَافِرَةٌ يَرَوْنَهُم مِّثْلَيْهِمْ رَأْيَ الْعَيْنِ ۚ وَاللَّهُ يُؤَيِّدُ بِنَصْرِهِ مَن يَشَاءُ ۗ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَعِبْرَةً لِّأُولِي الْأَبْصَارِ (13) Keni një argument për model, dy grupet që u kacafytën: Njëri grup që luftonte në rrugë të All-llahut dhe tjetri, mosbesimtarë, të cilit iu duk se ka përpara vetes dy herë më tepër kundërshtarë. Dhe All-llahu, me ndihmën e vet, përkrah kë do. Në këtë ka me të vërtetë mësim për ata që shohin |
زُيِّنَ لِلنَّاسِ حُبُّ الشَّهَوَاتِ مِنَ النِّسَاءِ وَالْبَنِينَ وَالْقَنَاطِيرِ الْمُقَنطَرَةِ مِنَ الذَّهَبِ وَالْفِضَّةِ وَالْخَيْلِ الْمُسَوَّمَةِ وَالْأَنْعَامِ وَالْحَرْثِ ۗ ذَٰلِكَ مَتَاعُ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا ۖ وَاللَّهُ عِندَهُ حُسْنُ الْمَآبِ (14) Njerëzve u është zbukuruar dëshira për epshe dhe dashuri për gratë, djemtë, grumbujt e arit dhe të argjendit, edhe kuajt e bukur dhe kafshët e arat. Ajo është kënaqësi e jetës në këtë botë, por vendkthimi më i mirë është te All-llahu |
۞ قُلْ أَؤُنَبِّئُكُم بِخَيْرٍ مِّن ذَٰلِكُمْ ۚ لِلَّذِينَ اتَّقَوْا عِندَ رَبِّهِمْ جَنَّاتٌ تَجْرِي مِن تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا وَأَزْوَاجٌ مُّطَهَّرَةٌ وَرِضْوَانٌ مِّنَ اللَّهِ ۗ وَاللَّهُ بَصِيرٌ بِالْعِبَادِ (15) Thuaj: “A t’ju tregoj çka është më mirë se ato? Ata të cilët janë të devotshëm kanë te Zoti i tyre xhennete, ku do të rrjedhin lumenj, e aty do të mbesin përgjithmonë, edhe bashkëshorte të pastërta dhe kënaqësinë e All-llahut. All-llahu i sheh shumë mirë robërit e vet |
الَّذِينَ يَقُولُونَ رَبَّنَا إِنَّنَا آمَنَّا فَاغْفِرْ لَنَا ذُنُوبَنَا وَقِنَا عَذَابَ النَّارِ (16) Ata, të cilët thonë: “O Zoti ynë, ne me të vërtetë besojmë, prandaj na fal mëkatet tona dhe mbrona prej dënimit me zjarr!” |
الصَّابِرِينَ وَالصَّادِقِينَ وَالْقَانِتِينَ وَالْمُنفِقِينَ وَالْمُسْتَغْفِرِينَ بِالْأَسْحَارِ (17) Të durueshmit dhe të sinqertit, edhe të dëgjueshmit, edhe ata që japin lëmoshë, dhe të cilët kërkojnë falje në orët e vona të natës |
شَهِدَ اللَّهُ أَنَّهُ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ وَالْمَلَائِكَةُ وَأُولُو الْعِلْمِ قَائِمًا بِالْقِسْطِ ۚ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ (18) All-llahu e ka dëshmuar se nuk ka Zot tjetër përvç Atij, - edhe engjujt dhe të diturit, - me veprim të drejtë. Nuk ka Zot përveç Atij, të fortit dhe të urtit |
إِنَّ الدِّينَ عِندَ اللَّهِ الْإِسْلَامُ ۗ وَمَا اخْتَلَفَ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ إِلَّا مِن بَعْدِ مَا جَاءَهُمُ الْعِلْمُ بَغْيًا بَيْنَهُمْ ۗ وَمَن يَكْفُرْ بِآيَاتِ اللَّهِ فَإِنَّ اللَّهَ سَرِيعُ الْحِسَابِ (19) E vetmja fe e drejtë te All-llahu është feja Islame, kurse ata, t ë cilëve u qe dhënë Libri pasi që u erdh njoftimi, u larguan për shkak të egoizmit ndërmjet veti. Kush i mohon argumentet e All-llahut, ani se All-llahu është i shpejtë në llogaritje |
فَإِنْ حَاجُّوكَ فَقُلْ أَسْلَمْتُ وَجْهِيَ لِلَّهِ وَمَنِ اتَّبَعَنِ ۗ وَقُل لِّلَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ وَالْأُمِّيِّينَ أَأَسْلَمْتُمْ ۚ فَإِنْ أَسْلَمُوا فَقَدِ اهْتَدَوا ۖ وَّإِن تَوَلَّوْا فَإِنَّمَا عَلَيْكَ الْبَلَاغُ ۗ وَاللَّهُ بَصِيرٌ بِالْعِبَادِ (20) Nëse të kundërshtojnë, thuaj: “Unë, dhe kush më pason mua, vetëm lartëmadhërisë së All-llahut i përulem”. Dhe thuaju atyre të cilëve u është dhënë Libri edhe analfabetëve; “A e pranoni fenë Islame?” Nëse pranojnë fenë islame janë të përudhur. Po nëse refuzojnë, e jotja është vetëm t’i bësh me dije, All-llahu i sheh mirë robërit e vet |
إِنَّ الَّذِينَ يَكْفُرُونَ بِآيَاتِ اللَّهِ وَيَقْتُلُونَ النَّبِيِّينَ بِغَيْرِ حَقٍّ وَيَقْتُلُونَ الَّذِينَ يَأْمُرُونَ بِالْقِسْطِ مِنَ النَّاسِ فَبَشِّرْهُم بِعَذَابٍ أَلِيمٍ (21) Ata të cilët mohojnë argumentet e All-llahut dhe i mbysin profetët pa fije të fajit, madje i mbysin edhe ata të cilët kërkojnë nga njerëzit të veprojnë drejt, e njoftoj për dënimin e dhembshëm |
أُولَٰئِكَ الَّذِينَ حَبِطَتْ أَعْمَالُهُمْ فِي الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ وَمَا لَهُم مِّن نَّاصِرِينَ (22) Ata janë, veprat e të cilëve nuk vlejnë as në këtë botë as në botën tjetër. Ata nuk do të kenë asnjë ndihmëtar |
أَلَمْ تَرَ إِلَى الَّذِينَ أُوتُوا نَصِيبًا مِّنَ الْكِتَابِ يُدْعَوْنَ إِلَىٰ كِتَابِ اللَّهِ لِيَحْكُمَ بَيْنَهُمْ ثُمَّ يَتَوَلَّىٰ فَرِيقٌ مِّنْهُمْ وَهُم مُّعْرِضُونَ (23) A nuk i sheh ata të cilëve u ishte dhënë një pjesë e Librit, se po thirren te Libri i All-llahut që të gjykojë ndërmjet tyre, e një grup prej tyre kthejnë kryet në anën tjetër dhe refuzojnë |
ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ قَالُوا لَن تَمَسَّنَا النَّارُ إِلَّا أَيَّامًا مَّعْدُودَاتٍ ۖ وَغَرَّهُمْ فِي دِينِهِم مَّا كَانُوا يَفْتَرُونَ (24) Për shkak se thonë: “Zjarri nuk na prek neve, me përjashtim të disa ditëve të caktuara”. Ata i mashtron në fenë e tyre mu ajo që e trillojnë |
فَكَيْفَ إِذَا جَمَعْنَاهُمْ لِيَوْمٍ لَّا رَيْبَ فِيهِ وَوُفِّيَتْ كُلُّ نَفْسٍ مَّا كَسَبَتْ وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ (25) E çka do të bëhet atë ditë, në të cilën nuk ka fare dyshim, kur do t’i tubojmë dhe secili të marr atë që meriton, dhe nuk do t’u bëhet aspak padrejtësi |
قُلِ اللَّهُمَّ مَالِكَ الْمُلْكِ تُؤْتِي الْمُلْكَ مَن تَشَاءُ وَتَنزِعُ الْمُلْكَ مِمَّن تَشَاءُ وَتُعِزُّ مَن تَشَاءُ وَتُذِلُّ مَن تَشَاءُ ۖ بِيَدِكَ الْخَيْرُ ۖ إِنَّكَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ (26) Thuaj: “O All-llahu im që e ke tërë pushtetin, i jep pushtet kujt do Ti dhe ia merr kujt do Ti. Ti e lartëson kë do dhe poshtron kë do, në dorë tënde është mirësia. Ti, me të vërtetë ke mundësi për çdo send |
تُولِجُ اللَّيْلَ فِي النَّهَارِ وَتُولِجُ النَّهَارَ فِي اللَّيْلِ ۖ وَتُخْرِجُ الْحَيَّ مِنَ الْمَيِّتِ وَتُخْرِجُ الْمَيِّتَ مِنَ الْحَيِّ ۖ وَتَرْزُقُ مَن تَشَاءُ بِغَيْرِ حِسَابٍ (27) Ti e lidh natën me ditën edhe ditën e lidh me natën. E bën të gjallin nga jo i gjalli, kurse të gjallin e bën të vdekur; Ti furnizon pakufi kë të duash |
لَّا يَتَّخِذِ الْمُؤْمِنُونَ الْكَافِرِينَ أَوْلِيَاءَ مِن دُونِ الْمُؤْمِنِينَ ۖ وَمَن يَفْعَلْ ذَٰلِكَ فَلَيْسَ مِنَ اللَّهِ فِي شَيْءٍ إِلَّا أَن تَتَّقُوا مِنْهُمْ تُقَاةً ۗ وَيُحَذِّرُكُمُ اللَّهُ نَفْسَهُ ۗ وَإِلَى اللَّهِ الْمَصِيرُ (28) Besimtarët le të mos marrin për miq mosbesimtarët kur kanë besimtarë, sepse kush vepron kështu, nuk ka asgjë nga ndihma e All-llahut, përveç nëse seriozisht frikësoheni prej tyre. All-llahu ju afron kujdesin e vet dhe te All-llahu është caku |
قُلْ إِن تُخْفُوا مَا فِي صُدُورِكُمْ أَوْ تُبْدُوهُ يَعْلَمْهُ اللَّهُ ۗ وَيَعْلَمُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ ۗ وَاللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ (29) Thuaj: “O e fshehët ju atë çka keni në krahërorët tuaj, o e shfaqët haptazi, All-llahu atë e di”. Ai e di çka ka në qiej dhe në tokë, All-llahu ka mundësi për gjithçka |
يَوْمَ تَجِدُ كُلُّ نَفْسٍ مَّا عَمِلَتْ مِنْ خَيْرٍ مُّحْضَرًا وَمَا عَمِلَتْ مِن سُوءٍ تَوَدُّ لَوْ أَنَّ بَيْنَهَا وَبَيْنَهُ أَمَدًا بَعِيدًا ۗ وَيُحَذِّرُكُمُ اللَّهُ نَفْسَهُ ۗ وَاللَّهُ رَءُوفٌ بِالْعِبَادِ (30) Atë ditë kur secili njeri e gjen para vetes se ç’ka ka punuar mirë edhe ç’ka bërë keq, do të dëshirojë që ndërmjet asaj dhe atij të ketë një largësi të madhe. Ndërsa All-llahu ju ofron kujdesin e vet. All-llahu është i mëshirshëm ndaj robërve të vet |
قُلْ إِن كُنتُمْ تُحِبُّونَ اللَّهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللَّهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ ۗ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ (31) Thuaj: “Nëse e duani All-llahu, pasomëni mua, edhe juve All-llahu do t’ju dojë dhe do t’ua falë mëkatet!” All-llahu fal dhe është mëshirëplotë |
قُلْ أَطِيعُوا اللَّهَ وَالرَّسُولَ ۖ فَإِن تَوَلَّوْا فَإِنَّ اللَّهَ لَا يُحِبُّ الْكَافِرِينَ (32) Thuaj: “Përuluni All-llahut edhe Profetit!” Por nëse ia këtheni shpinën, ani se All-llahu me të vërtetë nuk i do mosbesimtarët |
۞ إِنَّ اللَّهَ اصْطَفَىٰ آدَمَ وَنُوحًا وَآلَ إِبْرَاهِيمَ وَآلَ عِمْرَانَ عَلَى الْعَالَمِينَ (33) All-llahu, me të vërtetë, e ka zgjedhur Ademin, edhe Nuhin, edhe familjen e Ibrahimit, edhe familjen e Imranit prej të gjithë të tjerëve |
ذُرِّيَّةً بَعْضُهَا مِن بَعْضٍ ۗ وَاللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ (34) Si pasardhës të njëri-tjetrit, - dhe All-llahu dëgjon dhe di shumë |
إِذْ قَالَتِ امْرَأَتُ عِمْرَانَ رَبِّ إِنِّي نَذَرْتُ لَكَ مَا فِي بَطْنِي مُحَرَّرًا فَتَقَبَّلْ مِنِّي ۖ إِنَّكَ أَنتَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ (35) Kur gruaja e Imranit tha: “O Zot, unë po ta kushtoj ty me gjithë zemër këtë që është në barkun tim, prandaj pranoje prej meje, se Ti me të vërtetë, dëgjon dhe di shumë” |
فَلَمَّا وَضَعَتْهَا قَالَتْ رَبِّ إِنِّي وَضَعْتُهَا أُنثَىٰ وَاللَّهُ أَعْلَمُ بِمَا وَضَعَتْ وَلَيْسَ الذَّكَرُ كَالْأُنثَىٰ ۖ وَإِنِّي سَمَّيْتُهَا مَرْيَمَ وَإِنِّي أُعِيذُهَا بِكَ وَذُرِّيَّتَهَا مِنَ الشَّيْطَانِ الرَّجِيمِ (36) E kur e lindi atë, tha: “O Zot, unë kam lindur femër! Por All-llahu e di mirë se çka ka lindur, - dhe mashkulli nuk është sikur femra;” Unë ia vura emrin Merjeme. Atë dhe pjellën e saj unë po e le në mbrojtjen tënde prej djallit të mallkuar” |
فَتَقَبَّلَهَا رَبُّهَا بِقَبُولٍ حَسَنٍ وَأَنبَتَهَا نَبَاتًا حَسَنًا وَكَفَّلَهَا زَكَرِيَّا ۖ كُلَّمَا دَخَلَ عَلَيْهَا زَكَرِيَّا الْمِحْرَابَ وَجَدَ عِندَهَا رِزْقًا ۖ قَالَ يَا مَرْيَمُ أَنَّىٰ لَكِ هَٰذَا ۖ قَالَتْ هُوَ مِنْ عِندِ اللَّهِ ۖ إِنَّ اللَّهَ يَرْزُقُ مَن يَشَاءُ بِغَيْرِ حِسَابٍ (37) Dhe Zoti i saj e pranoi me ëndje atë dhe e rriti mirë dhe ia la në besë Zekerijjaut. Sa herë që hynte Zekerijja te ajo në tempull, gjente ushqime te ajo. “Prej nga kjo, oj Merjeme?” i thoshte kurse ajo i përgjigjej, “Prej All-llahut, All-llahu e furnizon pa masë, kë do” |
هُنَالِكَ دَعَا زَكَرِيَّا رَبَّهُ ۖ قَالَ رَبِّ هَبْ لِي مِن لَّدُنكَ ذُرِّيَّةً طَيِّبَةً ۖ إِنَّكَ سَمِيعُ الدُّعَاءِ (38) Aty Zekerrija iu lut Zotit të vet: “O Zot, - tha, - më dhuro pasardhës të mirë, me mirësinë tënde, Ti me siguri e dëgjon lutjen” |
فَنَادَتْهُ الْمَلَائِكَةُ وَهُوَ قَائِمٌ يُصَلِّي فِي الْمِحْرَابِ أَنَّ اللَّهَ يُبَشِّرُكَ بِيَحْيَىٰ مُصَدِّقًا بِكَلِمَةٍ مِّنَ اللَّهِ وَسَيِّدًا وَحَصُورًا وَنَبِيًّا مِّنَ الصَّالِحِينَ (39) Dhe derisa ai lutej në tempull, në këmbë engjujt e thirrën: “All-llahu ty të përgëzon me Jahjaun, i cili vërteton fjalën e All-llahut, zotëri me famë dhe profet nga të mirët |
قَالَ رَبِّ أَنَّىٰ يَكُونُ لِي غُلَامٌ وَقَدْ بَلَغَنِيَ الْكِبَرُ وَامْرَأَتِي عَاقِرٌ ۖ قَالَ كَذَٰلِكَ اللَّهُ يَفْعَلُ مَا يَشَاءُ (40) “O Zot, - tha, - si do të kem djalë në këtë moshë të shtyrë, madje edhe gruaja ime është shterpë?” “Ja, ashtu, - tha, - All-llahu bën çka të dojë” |
قَالَ رَبِّ اجْعَل لِّي آيَةً ۖ قَالَ آيَتُكَ أَلَّا تُكَلِّمَ النَّاسَ ثَلَاثَةَ أَيَّامٍ إِلَّا رَمْزًا ۗ وَاذْكُر رَّبَّكَ كَثِيرًا وَسَبِّحْ بِالْعَشِيِّ وَالْإِبْكَارِ (41) “O Zot, - tha ky, - më jep ndonjë shenjë!” “Shenja jote, - tha, - është ajo që tri ditë nuk do të flasish me njerëz, vetëmse me shenja. Por përmende shpesh Zotin tënd dhe lartësoje në mbrëmje dhe në mëngjes!” |
وَإِذْ قَالَتِ الْمَلَائِكَةُ يَا مَرْيَمُ إِنَّ اللَّهَ اصْطَفَاكِ وَطَهَّرَكِ وَاصْطَفَاكِ عَلَىٰ نِسَاءِ الْعَالَمِينَ (42) Dhe kur engjujt i thanë: “Oj Merjeme, ty të ka zgjedhur All-llahu dhe të ka pastruar, e të ka zgjedhur nga të tëra gratë e botës |
يَا مَرْيَمُ اقْنُتِي لِرَبِّكِ وَاسْجُدِي وَارْكَعِي مَعَ الرَّاكِعِينَ (43) Oj Merjeme, jij e përulur ndaj Zotit tënd dhe bëni sexhde, edhe falu me ata që e kryejnë të falurit (namazin) |
ذَٰلِكَ مِنْ أَنبَاءِ الْغَيْبِ نُوحِيهِ إِلَيْكَ ۚ وَمَا كُنتَ لَدَيْهِمْ إِذْ يُلْقُونَ أَقْلَامَهُمْ أَيُّهُمْ يَكْفُلُ مَرْيَمَ وَمَا كُنتَ لَدَيْهِمْ إِذْ يَخْتَصِمُونَ (44) Këto janë informata të fshehta që po t’i shpallim ty. Ti nuk ke qenë te ata kur i hudhën pendat e tyre (për short) për të parë se cilit prej tyre do t’i lihet në besim merjemja, dhe ti nuk ishte me ata kur shtyheshin ndër veti |
إِذْ قَالَتِ الْمَلَائِكَةُ يَا مَرْيَمُ إِنَّ اللَّهَ يُبَشِّرُكِ بِكَلِمَةٍ مِّنْهُ اسْمُهُ الْمَسِيحُ عِيسَى ابْنُ مَرْيَمَ وَجِيهًا فِي الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ وَمِنَ الْمُقَرَّبِينَ (45) Dhe kur engjujt i thanë: “Oj Merjeme, All-llahu të përgëzon me fjalën e vet se emrin do ta ketë Mesih, Isa, i biri Merjemes, faqebardhë në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe do të jetë njëri nga të afërmit |
وَيُكَلِّمُ النَّاسَ فِي الْمَهْدِ وَكَهْلًا وَمِنَ الصَّالِحِينَ (46) Ai do t’u flasë njerëzve qysh në djep, por edhe si i rritur, dhe do të jetë nga të mriët |
قَالَتْ رَبِّ أَنَّىٰ يَكُونُ لِي وَلَدٌ وَلَمْ يَمْسَسْنِي بَشَرٌ ۖ قَالَ كَذَٰلِكِ اللَّهُ يَخْلُقُ مَا يَشَاءُ ۚ إِذَا قَضَىٰ أَمْرًا فَإِنَّمَا يَقُولُ لَهُ كُن فَيَكُونُ (47) Ajo tha: “O Zot, po si do të kem unë fëmijë kur nuk më ka prekur njeri?” “Qe, kështu, tha, - All-llahu krijon çka të dojë. Kur vendos diçka, Ai vetëm i thotë “Bëhu!” dhe ajo bëhet” |
وَيُعَلِّمُهُ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ وَالتَّوْرَاةَ وَالْإِنجِيلَ (48) Edhe ia mëson të shkruarit dhe urtësinë, Tevratin dhe Inxhilin |
وَرَسُولًا إِلَىٰ بَنِي إِسْرَائِيلَ أَنِّي قَدْ جِئْتُكُم بِآيَةٍ مِّن رَّبِّكُمْ ۖ أَنِّي أَخْلُقُ لَكُم مِّنَ الطِّينِ كَهَيْئَةِ الطَّيْرِ فَأَنفُخُ فِيهِ فَيَكُونُ طَيْرًا بِإِذْنِ اللَّهِ ۖ وَأُبْرِئُ الْأَكْمَهَ وَالْأَبْرَصَ وَأُحْيِي الْمَوْتَىٰ بِإِذْنِ اللَّهِ ۖ وَأُنَبِّئُكُم بِمَا تَأْكُلُونَ وَمَا تَدَّخِرُونَ فِي بُيُوتِكُمْ ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً لَّكُمْ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ (49) Dhe e bën profet për izraelitët. “Po ju sjell një argument nga Zoti juaj: do t’ju bëj diçka nga argjili në formë të zogut dhe do t’i fryj, e ai do të bëhet zog i vërtetë me vullnetin e All-llahut. Do t’i shëroj edhe të verbërit që kanë lindur ashtu, edhe të zgjebosurit, madje, me lejen e All-llahut, do t’i ngjallë të vdekurit. Do t’ju tregoj çka hani dhe çka fshihni në shtëpitë tuaja. Ajo do të jetë, me të vërtetë, argument për ju nëse jeni besimtarë |
وَمُصَدِّقًا لِّمَا بَيْنَ يَدَيَّ مِنَ التَّوْرَاةِ وَلِأُحِلَّ لَكُم بَعْضَ الَّذِي حُرِّمَ عَلَيْكُمْ ۚ وَجِئْتُكُم بِآيَةٍ مِّن رَّبِّكُمْ فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ (50) Edhe si dëshmues i asaj që është shpallur në Tevratë përpara meje, dhe do t’ju lejoj diçka që ka qenë e ndaluar për ju. Dhe ju sjelli argument nga Zoti jua, prandaj frikësohuni All-llahut dhe nderomëni mua |
إِنَّ اللَّهَ رَبِّي وَرَبُّكُمْ فَاعْبُدُوهُ ۗ هَٰذَا صِرَاطٌ مُّسْتَقِيمٌ (51) All-llahu është me të vërtetë Zot i imi edhe i juaji, andaj adhurone! Kjo është rrugë stabile |
۞ فَلَمَّا أَحَسَّ عِيسَىٰ مِنْهُمُ الْكُفْرَ قَالَ مَنْ أَنصَارِي إِلَى اللَّهِ ۖ قَالَ الْحَوَارِيُّونَ نَحْنُ أَنصَارُ اللَّهِ آمَنَّا بِاللَّهِ وَاشْهَدْ بِأَنَّا مُسْلِمُونَ (52) Dhe kur Isa e hetoi se ata nuk do të besojnë, thirri: “Kush do të jenë ndihmëtarët e mi në rrugë të All-llahut”? Ne, thanë besimtarët. Ne jemi ndihmëtarët (tuaj për hirë të All-llahut), ne i besojmë All-llahut, dhe ti dëshmoje se ne jemi njëmend muslimanë |
رَبَّنَا آمَنَّا بِمَا أَنزَلْتَ وَاتَّبَعْنَا الرَّسُولَ فَاكْتُبْنَا مَعَ الشَّاهِدِينَ (53) O Zoti ynë, ne i besojmë asaj që e ke shpallur Ti dhe kemi pasur Profetin, prandaj na shkruaj me ata, të cilët e dëshmojnë |
وَمَكَرُوا وَمَكَرَ اللَّهُ ۖ وَاللَّهُ خَيْرُ الْمَاكِرِينَ (54) Dhe bënë kurtha, por All-llahu ua këthen njëlloj. All-llahu i bën më së miri |
إِذْ قَالَ اللَّهُ يَا عِيسَىٰ إِنِّي مُتَوَفِّيكَ وَرَافِعُكَ إِلَيَّ وَمُطَهِّرُكَ مِنَ الَّذِينَ كَفَرُوا وَجَاعِلُ الَّذِينَ اتَّبَعُوكَ فَوْقَ الَّذِينَ كَفَرُوا إِلَىٰ يَوْمِ الْقِيَامَةِ ۖ ثُمَّ إِلَيَّ مَرْجِعُكُمْ فَأَحْكُمُ بَيْنَكُمْ فِيمَا كُنتُمْ فِيهِ تَخْتَلِفُونَ (55) Kur All-llahu i tha: “O Isa, unë ty do të bëj të ndërrosh jetë dhe do të marr tek unë dhe do të shpëtoj nga mosbesimtarët dhe do të bëjë që ithtarët tu të jenë më lartë se mosbesimtarët deri në ditën e kijametit. Pastaj të gjithë do të këtheheni tek unë dhe do t’ju gjykoj për atë përse jeni konfrontuar |
فَأَمَّا الَّذِينَ كَفَرُوا فَأُعَذِّبُهُمْ عَذَابًا شَدِيدًا فِي الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ وَمَا لَهُم مِّن نَّاصِرِينَ (56) Sa për ata, të cilët nuk besojnë, do t’i dënoj me një dënim të rëndë në këtë dhe në botën tjetër. Për ata nuk ka ndihmëtar |
وَأَمَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ فَيُوَفِّيهِمْ أُجُورَهُمْ ۗ وَاللَّهُ لَا يُحِبُّ الظَّالِمِينَ (57) Ndërsa ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ai do t’ua paguaj shpërblimet atyre. All-llahu nuk i don mizorët |
ذَٰلِكَ نَتْلُوهُ عَلَيْكَ مِنَ الْآيَاتِ وَالذِّكْرِ الْحَكِيمِ (58) Këto që po t’i recitoj janë nga ajetet dhe Kur’ani i urtë |
إِنَّ مَثَلَ عِيسَىٰ عِندَ اللَّهِ كَمَثَلِ آدَمَ ۖ خَلَقَهُ مِن تُرَابٍ ثُمَّ قَالَ لَهُ كُن فَيَكُونُ (59) Rasti i Isait, tek All-llahu është njëlloj sikur rasti i Ademit: e krijoi nga dheu e pastaj i tha: “Bëhu” dhe ai u bë |
الْحَقُّ مِن رَّبِّكَ فَلَا تَكُن مِّنَ الْمُمْتَرِينَ (60) E vërteta është nga Zoti yt, prandaj mos dysho |
فَمَنْ حَاجَّكَ فِيهِ مِن بَعْدِ مَا جَاءَكَ مِنَ الْعِلْمِ فَقُلْ تَعَالَوْا نَدْعُ أَبْنَاءَنَا وَأَبْنَاءَكُمْ وَنِسَاءَنَا وَنِسَاءَكُمْ وَأَنفُسَنَا وَأَنفُسَكُمْ ثُمَّ نَبْتَهِلْ فَنَجْعَل لَّعْنَتَ اللَّهِ عَلَى الْكَاذِبِينَ (61) E kush të kundërvihet lidhur me këtë, pasi që të erdhi dijenia, thuaj: “Ejani, do t’i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, edhe gratë tona edhe gratë tuaja, madje edhe en me gjithë ju bashkë do të lutemi me gjithë zemër ta hedhim mallkimin e All-llahut mbi përgënjeshtarët.” |
إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ الْقَصَصُ الْحَقُّ ۚ وَمَا مِنْ إِلَٰهٍ إِلَّا اللَّهُ ۚ وَإِنَّ اللَّهَ لَهُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ (62) Ky është pa dyshim, rrëfim i vërtetë dhe nuk ka ndonjë tjetër Zot përveç All-llahut. All-llahu është njëmend i fortë, i urtë |
فَإِن تَوَلَّوْا فَإِنَّ اللَّهَ عَلِيمٌ بِالْمُفْسِدِينَ (63) Po nëse ata kthejnë kryet në anën tjetër, ani, All-llahu me siguri i di mirë ngatrrestarët |
قُلْ يَا أَهْلَ الْكِتَابِ تَعَالَوْا إِلَىٰ كَلِمَةٍ سَوَاءٍ بَيْنَنَا وَبَيْنَكُمْ أَلَّا نَعْبُدَ إِلَّا اللَّهَ وَلَا نُشْرِكَ بِهِ شَيْئًا وَلَا يَتَّخِذَ بَعْضُنَا بَعْضًا أَرْبَابًا مِّن دُونِ اللَّهِ ۚ فَإِن تَوَلَّوْا فَقُولُوا اشْهَدُوا بِأَنَّا مُسْلِمُونَ (64) Thuaj: “O ithtarë të Librit, ejani të biem në një fjalë të përbashkët edhe për ne edhe për ju; që të mos adhurojmë tjetër përveç All-llahut, asnjë send të mos ia bëjmë shok dhe mos trajtojmë njëri-tjetrin si zotër në vend të All-llahut. E nëse ata kthejn kryet anash, thuani: “Dëshmone se ne njëmend jemi muslimanë” |
يَا أَهْلَ الْكِتَابِ لِمَ تُحَاجُّونَ فِي إِبْرَاهِيمَ وَمَا أُنزِلَتِ التَّوْرَاةُ وَالْإِنجِيلُ إِلَّا مِن بَعْدِهِ ۚ أَفَلَا تَعْقِلُونَ (65) O ithtarë të Librit, pse po ziheni rreth Ibrahimit? Po a nuk janë shpallur pas tij Tevrati dhe Inxhili? Nuk merrni vesh ju |
هَا أَنتُمْ هَٰؤُلَاءِ حَاجَجْتُمْ فِيمَا لَكُم بِهِ عِلْمٌ فَلِمَ تُحَاجُّونَ فِيمَا لَيْسَ لَكُم بِهِ عِلْمٌ ۚ وَاللَّهُ يَعْلَمُ وَأَنتُمْ لَا تَعْلَمُونَ (66) Ju jeni ata që diskutoni për çështje për të cilat nuk dini. E pse diskutoni për gjëra që nuk i dini? All-llahu i di por ju nuk i dini |
مَا كَانَ إِبْرَاهِيمُ يَهُودِيًّا وَلَا نَصْرَانِيًّا وَلَٰكِن كَانَ حَنِيفًا مُّسْلِمًا وَمَا كَانَ مِنَ الْمُشْرِكِينَ (67) Ibrahimi nuk ishte as ebrej as i krishterë, por vetëm musliman, besëdrejtë, dhe nuk ishte politeist |
إِنَّ أَوْلَى النَّاسِ بِإِبْرَاهِيمَ لَلَّذِينَ اتَّبَعُوهُ وَهَٰذَا النَّبِيُّ وَالَّذِينَ آمَنُوا ۗ وَاللَّهُ وَلِيُّ الْمُؤْمِنِينَ (68) Më të afërt te Ibrahimi janë ata, të cilët ndoqën rrugën e tij, edhe ky Profet dhe ata që kanë besuar. Ndërkaq, All-llahu është dashamir i besimtarëve |
وَدَّت طَّائِفَةٌ مِّنْ أَهْلِ الْكِتَابِ لَوْ يُضِلُّونَكُمْ وَمَا يُضِلُّونَ إِلَّا أَنفُسَهُمْ وَمَا يَشْعُرُونَ (69) Një grup nga ithtarët e Librit memzi presin që t’iu shpiejnë në rrugë të pakrye, por ata nuk ju humbin dot përveç vetes, por nuk e hetojnë |
يَا أَهْلَ الْكِتَابِ لِمَ تَكْفُرُونَ بِآيَاتِ اللَّهِ وَأَنتُمْ تَشْهَدُونَ (70) O ithtarë të Librit, pse i mohoni argumentet e All-llahut, kur e dini mirë se janë të vërtetë |
يَا أَهْلَ الْكِتَابِ لِمَ تَلْبِسُونَ الْحَقَّ بِالْبَاطِلِ وَتَكْتُمُونَ الْحَقَّ وَأَنتُمْ تَعْلَمُونَ (71) O ithtarë të Librit, pse e maskoni të vërtetën me të pavërtetë dhe e fshihni me vetëdije realitetin |
وَقَالَت طَّائِفَةٌ مِّنْ أَهْلِ الْكِتَابِ آمِنُوا بِالَّذِي أُنزِلَ عَلَى الَّذِينَ آمَنُوا وَجْهَ النَّهَارِ وَاكْفُرُوا آخِرَهُ لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ (72) Një grup nga ithtarët e Librit thanë: “Besone atë çka u është shpallur besimtarëve, para dreke, kurse pas dreke mohone! Ndoshta edhe ata do të kthehen |
وَلَا تُؤْمِنُوا إِلَّا لِمَن تَبِعَ دِينَكُمْ قُلْ إِنَّ الْهُدَىٰ هُدَى اللَّهِ أَن يُؤْتَىٰ أَحَدٌ مِّثْلَ مَا أُوتِيتُمْ أَوْ يُحَاجُّوكُمْ عِندَ رَبِّكُمْ ۗ قُلْ إِنَّ الْفَضْلَ بِيَدِ اللَّهِ يُؤْتِيهِ مَن يَشَاءُ ۗ وَاللَّهُ وَاسِعٌ عَلِيمٌ (73) Dhe mos i besoni tjetërkujt përveç atyre që pasojnë fenë tuaj. “Thuaj: “Udhëzim është udhëzimi i All-llahut”. Mund t’i jepet edhe ndonjë tjetri, ashtu siç u është dhënë juve, ose ata do t’ju kundërvihen te Zoti juaj. Ti thuaju, dhuntitë janë vetëm në dorë të All-llahut. Ai i jep kujt të dojë. All-llahu është i gjithëdijshëm |
يَخْتَصُّ بِرَحْمَتِهِ مَن يَشَاءُ ۗ وَاللَّهُ ذُو الْفَضْلِ الْعَظِيمِ (74) Ai veçanërisht shpërblen me mirësinë e vet kë të dojë, se All-llahu posedon mirësi të madhe |
۞ وَمِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ مَنْ إِن تَأْمَنْهُ بِقِنطَارٍ يُؤَدِّهِ إِلَيْكَ وَمِنْهُم مَّنْ إِن تَأْمَنْهُ بِدِينَارٍ لَّا يُؤَدِّهِ إِلَيْكَ إِلَّا مَا دُمْتَ عَلَيْهِ قَائِمًا ۗ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ قَالُوا لَيْسَ عَلَيْنَا فِي الْأُمِّيِّينَ سَبِيلٌ وَيَقُولُونَ عَلَى اللَّهِ الْكَذِبَ وَهُمْ يَعْلَمُونَ (75) Nga ithtarët e Librit ka të tillë që nëse ua beson një barrë pasuri do ta kthejnë, por ka edhe të atillë që nëse ua jep në besim qoftë edhe një metelik nuk ta kthejnë, në qoftëse nuk e ndjek vazhdimisht. Ashtu është, për shkak se ata thonë: “Ne nuk kemi obligim ndaj analfabetëve” – dhe flasin gënjeshtra për All-llahun me vetëdije |
بَلَىٰ مَنْ أَوْفَىٰ بِعَهْدِهِ وَاتَّقَىٰ فَإِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ الْمُتَّقِينَ (76) Por me siguri kush i përmbush obligimet e veta dhe ruhet prej mëkateve, ani, se All-llahu i don të devotshmit |
إِنَّ الَّذِينَ يَشْتَرُونَ بِعَهْدِ اللَّهِ وَأَيْمَانِهِمْ ثَمَنًا قَلِيلًا أُولَٰئِكَ لَا خَلَاقَ لَهُمْ فِي الْآخِرَةِ وَلَا يُكَلِّمُهُمُ اللَّهُ وَلَا يَنظُرُ إِلَيْهِمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَلَا يُزَكِّيهِمْ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ (77) Ata të cilët obligimin e vet ndaj All-llahut dhe besatimin e vet e shesin për diçka që vlen krejt pak – në botën tjetër nuk kanë asgjë, atyre All-llahu në ditën e kijametit nuk do t’u flasë fare e as do t’i shikojë, dhe nuk i pastron – ata kanë për të vuajtur dënim të dhembshëm |
وَإِنَّ مِنْهُمْ لَفَرِيقًا يَلْوُونَ أَلْسِنَتَهُم بِالْكِتَابِ لِتَحْسَبُوهُ مِنَ الْكِتَابِ وَمَا هُوَ مِنَ الْكِتَابِ وَيَقُولُونَ هُوَ مِنْ عِندِ اللَّهِ وَمَا هُوَ مِنْ عِندِ اللَّهِ وَيَقُولُونَ عَلَى اللَّهِ الْكَذِبَ وَهُمْ يَعْلَمُونَ (78) Ka prej atyre një grup që përdredhin gjuhët duke lexuar Librin, që të kujtoni se ajo është nga Libri, dhe thonë: “Ajo është nga All-llahu”, - por ajo nuk është nga All-llahu. Ata flasin me vetëdije gënjeshtra për All-llahun |
مَا كَانَ لِبَشَرٍ أَن يُؤْتِيَهُ اللَّهُ الْكِتَابَ وَالْحُكْمَ وَالنُّبُوَّةَ ثُمَّ يَقُولَ لِلنَّاسِ كُونُوا عِبَادًا لِّي مِن دُونِ اللَّهِ وَلَٰكِن كُونُوا رَبَّانِيِّينَ بِمَا كُنتُمْ تُعَلِّمُونَ الْكِتَابَ وَبِمَا كُنتُمْ تَدْرُسُونَ (79) Nuk i ka hije njeriut të cilit All-llahu i jep Librin dhe urtësi e profetësi, t’u thotë njerëzve “Adhuromëni mua në vend të All-llahut”, por jini të sinqertë te Zoti me atë çka e dini librin dhe me atë çka e studioni |
وَلَا يَأْمُرَكُمْ أَن تَتَّخِذُوا الْمَلَائِكَةَ وَالنَّبِيِّينَ أَرْبَابًا ۗ أَيَأْمُرُكُم بِالْكُفْرِ بَعْدَ إِذْ أَنتُم مُّسْلِمُونَ (80) E as t’ju urdhëroj që engjujt dhe profetët t’i konsideroni zotër. A po ju urdhëron mosbesim, pasi që jeni bërë muslimanë |
وَإِذْ أَخَذَ اللَّهُ مِيثَاقَ النَّبِيِّينَ لَمَا آتَيْتُكُم مِّن كِتَابٍ وَحِكْمَةٍ ثُمَّ جَاءَكُمْ رَسُولٌ مُّصَدِّقٌ لِّمَا مَعَكُمْ لَتُؤْمِنُنَّ بِهِ وَلَتَنصُرُنَّهُ ۚ قَالَ أَأَقْرَرْتُمْ وَأَخَذْتُمْ عَلَىٰ ذَٰلِكُمْ إِصْرِي ۖ قَالُوا أَقْرَرْنَا ۚ قَالَ فَاشْهَدُوا وَأَنَا مَعَكُم مِّنَ الشَّاهِدِينَ (81) All-llahu u ka marrë besën profetëve, kur u ka dhënë Libër dhe urtësi. “Pastaj ju vjen një profet, i cili e vërteton se është e saktë ajo çka e keni, a gjithsesi do t’i besoni dhe patjetër do ta ndihmoni? A e pranoni, - tha, se me këtë merrni obligimin tim?” Ata thoshin “E pranojmë”! “Atëherë, pra, dëshmone, - u thotë – se edhe unë jam me ju, një prej dëshmitarëve.” |
فَمَن تَوَلَّىٰ بَعْدَ ذَٰلِكَ فَأُولَٰئِكَ هُمُ الْفَاسِقُونَ (82) Por kush kthen kryet në anën tjetër, edhe pas kësaj, ata janë njëmend mbrapshtanë |
أَفَغَيْرَ دِينِ اللَّهِ يَبْغُونَ وَلَهُ أَسْلَمَ مَن فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ طَوْعًا وَكَرْهًا وَإِلَيْهِ يُرْجَعُونَ (83) A dëshirojnë tjetër fe, përveç fesë së All-llahut, kurse Atij, dashtë e padashtë i përulën kush janë në qiej dhe në tokë dhe te Ai do të kthehen |
قُلْ آمَنَّا بِاللَّهِ وَمَا أُنزِلَ عَلَيْنَا وَمَا أُنزِلَ عَلَىٰ إِبْرَاهِيمَ وَإِسْمَاعِيلَ وَإِسْحَاقَ وَيَعْقُوبَ وَالْأَسْبَاطِ وَمَا أُوتِيَ مُوسَىٰ وَعِيسَىٰ وَالنَّبِيُّونَ مِن رَّبِّهِمْ لَا نُفَرِّقُ بَيْنَ أَحَدٍ مِّنْهُمْ وَنَحْنُ لَهُ مُسْلِمُونَ (84) Thuaj: “Ne i besojmë All-llahut edhe asaj që na shpallet neve, edhe asaj që i ka ardhur Ibrahimit, dhe Ismailit, dhe Is-hakut, edhe Jakubit edhe nipërve. Edhe asaj që iu dha Musaut dhe Isaut dhe profetëve – nga Zoti i tyre, ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi në mes tyre, dhe ne vetëm atij i dorëzohemi |
وَمَن يَبْتَغِ غَيْرَ الْإِسْلَامِ دِينًا فَلَن يُقْبَلَ مِنْهُ وَهُوَ فِي الْآخِرَةِ مِنَ الْخَاسِرِينَ (85) Dhe kush kërkon ndonjë fe tjetër përveç asaj islame, atij nuk do t’i pranohet dhe ai do të jetë nga të humburit në botën tjetër |
كَيْفَ يَهْدِي اللَّهُ قَوْمًا كَفَرُوا بَعْدَ إِيمَانِهِمْ وَشَهِدُوا أَنَّ الرَّسُولَ حَقٌّ وَجَاءَهُمُ الْبَيِّنَاتُ ۚ وَاللَّهُ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ (86) Si do ta udhëzojë All-llahu një popull i cili bën mosbesim, pasi që ishte besimtar dhe e kanë dëshmuar se Profeti është i vërtetë, madje janë dhënë edhe argumente të qarta? All-llahu nuk përudh popullin mizor |
أُولَٰئِكَ جَزَاؤُهُمْ أَنَّ عَلَيْهِمْ لَعْنَةَ اللَّهِ وَالْمَلَائِكَةِ وَالنَّاسِ أَجْمَعِينَ (87) Ata janë, të cilët kanë për shpërblim mallkimin e All-llahut edhe engjujve, dhe tërë njerëzve – së bashku |
خَالِدِينَ فِيهَا لَا يُخَفَّفُ عَنْهُمُ الْعَذَابُ وَلَا هُمْ يُنظَرُونَ (88) Përgjithmonë do të mbesin nën te dhe dënimi nuk do t’u lehtësohet e as do t’u vonohet |
إِلَّا الَّذِينَ تَابُوا مِن بَعْدِ ذَٰلِكَ وَأَصْلَحُوا فَإِنَّ اللَّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ (89) Përveç atyre, të cilët pas asaj pendohen dhe përmirësohen; All-llahu është mëshirëplotë dhe falë shumë |
إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا بَعْدَ إِيمَانِهِمْ ثُمَّ ازْدَادُوا كُفْرًا لَّن تُقْبَلَ تَوْبَتُهُمْ وَأُولَٰئِكَ هُمُ الضَّالُّونَ (90) Ata të cilët bëhen mosbesimtarë, pasi kanë qenë besimtarë, dhe e shtojnë mosbesimin, atyre pendimi nuk u pranohet, dhe ata janë me të vërtetë të humbur |
إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا وَمَاتُوا وَهُمْ كُفَّارٌ فَلَن يُقْبَلَ مِنْ أَحَدِهِم مِّلْءُ الْأَرْضِ ذَهَبًا وَلَوِ افْتَدَىٰ بِهِ ۗ أُولَٰئِكَ لَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ وَمَا لَهُم مِّن نَّاصِرِينَ (91) Ata, të cilët mohojnë dhe vdesin si mosbesimtarë, me siguri nuk do t’i pranohet asnjërit për kompensim qoftë edhe e tërë pasuria e kësaj bote. Ata i pret dënim i dhembshëm. Atyre askush nuk do tu ndihmojë |
لَن تَنَالُوا الْبِرَّ حَتَّىٰ تُنفِقُوا مِمَّا تُحِبُّونَ ۚ وَمَا تُنفِقُوا مِن شَيْءٍ فَإِنَّ اللَّهَ بِهِ عَلِيمٌ (92) Nuk do të arrini mirësinë e plotë deri sa të mos e ndani një pjesë të asaj që e keni më të dashur; ju çkado qoftë të ndani, ani, All-llahu me siguri e di atë |
۞ كُلُّ الطَّعَامِ كَانَ حِلًّا لِّبَنِي إِسْرَائِيلَ إِلَّا مَا حَرَّمَ إِسْرَائِيلُ عَلَىٰ نَفْسِهِ مِن قَبْلِ أَن تُنَزَّلَ التَّوْرَاةُ ۗ قُلْ فَأْتُوا بِالتَّوْرَاةِ فَاتْلُوهَا إِن كُنتُمْ صَادِقِينَ (93) Të gjitha ushqimet kanë qenë të lejuara për izraelitët, përveç atyre që izraelitët ia ndaluan vetvetes para se të shpallej Tevrati. Thuaj: “Ma sillni Tevratin dhe lexone, nëse jeni të sinqertë” |
فَمَنِ افْتَرَىٰ عَلَى اللَّهِ الْكَذِبَ مِن بَعْدِ ذَٰلِكَ فَأُولَٰئِكَ هُمُ الظَّالِمُونَ (94) Kurse ata të cilët edhe pas asaj shfaqin gënjeshtra për All-llahun, ata janë me të vërtetë mizorë |
قُلْ صَدَقَ اللَّهُ ۗ فَاتَّبِعُوا مِلَّةَ إِبْرَاهِيمَ حَنِيفًا وَمَا كَانَ مِنَ الْمُشْرِكِينَ (95) Thuaj: “All-llahu flet të vërtetën! Prandaj pasone fenë e Ibrahimit, besimtarit të vërtetë, se ai nuk ka qenë politeist” |
إِنَّ أَوَّلَ بَيْتٍ وُضِعَ لِلنَّاسِ لَلَّذِي بِبَكَّةَ مُبَارَكًا وَهُدًى لِّلْعَالَمِينَ (96) Tempulli i parë i ndërtuar për njerëz është ai që u ngrit në Mekke, i bekuar dhe udhërrëfyes i botërave |
فِيهِ آيَاتٌ بَيِّنَاتٌ مَّقَامُ إِبْرَاهِيمَ ۖ وَمَن دَخَلَهُ كَانَ آمِنًا ۗ وَلِلَّهِ عَلَى النَّاسِ حِجُّ الْبَيْتِ مَنِ اسْتَطَاعَ إِلَيْهِ سَبِيلًا ۚ وَمَن كَفَرَ فَإِنَّ اللَّهَ غَنِيٌّ عَنِ الْعَالَمِينَ (97) Aty ka fakte të qarta, është vendqëndrimi i Ibrahimit. Dhe kush hynte aty ishte i siguruar. Të vizituarit e tempullit, për hir të All-llahut, për atë që ka mundësi ta marrë këtë udhë, është obligim, e kush nuk beson, - ani, All-llahu me siguri nuk është i varur prej askujt |
قُلْ يَا أَهْلَ الْكِتَابِ لِمَ تَكْفُرُونَ بِآيَاتِ اللَّهِ وَاللَّهُ شَهِيدٌ عَلَىٰ مَا تَعْمَلُونَ (98) Thuaj: “O ithtarë të Librit, pse i mohoni argumentet e All-llahut kur All-llahu është dëshmitar i tërë asaj çka punoni” |
قُلْ يَا أَهْلَ الْكِتَابِ لِمَ تَصُدُّونَ عَن سَبِيلِ اللَّهِ مَنْ آمَنَ تَبْغُونَهَا عِوَجًا وَأَنتُمْ شُهَدَاءُ ۗ وَمَا اللَّهُ بِغَافِلٍ عَمَّا تَعْمَلُونَ (99) Thuaj: “O ithtarë të Librit, pse e largoni nga rruga e All-llahut atë që beson, dhe përpiqeni t’ua shtrembëroni, kurse ju e dini se është e vërtetë? All-llahu nuk është indiferent ndaj asaj që punoni ju!” |
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِن تُطِيعُوا فَرِيقًا مِّنَ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ يَرُدُّوكُم بَعْدَ إِيمَانِكُمْ كَافِرِينَ (100) O besimtarë, nëse i përuleni ndokujt prej atyre të cilëve u është dhënë Libri, ata, pasi që jeni bërë besimtarë, do t’ju kthejnë në mosbesimtarë |
وَكَيْفَ تَكْفُرُونَ وَأَنتُمْ تُتْلَىٰ عَلَيْكُمْ آيَاتُ اللَّهِ وَفِيكُمْ رَسُولُهُ ۗ وَمَن يَعْتَصِم بِاللَّهِ فَقَدْ هُدِيَ إِلَىٰ صِرَاطٍ مُّسْتَقِيمٍ (101) E si mund të mohoni kur juve u recitohen ajetet e All-llahut dhe në mesin tuaj është Profeti i Tij? Dhe kush është i vendosur me All-llahun, ai është i udhëzuar në rrugë të drejtë |
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلَا تَمُوتُنَّ إِلَّا وَأَنتُم مُّسْلِمُونَ (102) O besimtarë, frikësohuni All-llahut me devotshmëri të vërtetë; Dhe assesi mos vdisni ndryshe, përveç si musliman |
وَاعْتَصِمُوا بِحَبْلِ اللَّهِ جَمِيعًا وَلَا تَفَرَّقُوا ۚ وَاذْكُرُوا نِعْمَتَ اللَّهِ عَلَيْكُمْ إِذْ كُنتُمْ أَعْدَاءً فَأَلَّفَ بَيْنَ قُلُوبِكُمْ فَأَصْبَحْتُم بِنِعْمَتِهِ إِخْوَانًا وَكُنتُمْ عَلَىٰ شَفَا حُفْرَةٍ مِّنَ النَّارِ فَأَنقَذَكُم مِّنْهَا ۗ كَذَٰلِكَ يُبَيِّنُ اللَّهُ لَكُمْ آيَاتِهِ لَعَلَّكُمْ تَهْتَدُونَ (103) Të gjithë së bashku mbahuni fort për litar të All-llahut dhe mos përçaheni! Pastaj përkujtone dhuntinë e All-llahut ndaj jush kur ishit të armiqësuar, e ai i bashkoi zemrat tuaja dhe ju me mëshirën e tij u bëtë vëllezër. Ishit buzë greminës së zjarrit e ju shpëtoi prej tij. Ashtu All-llahu ua shpjegon argumentet e veta, ndoshta merrni të mbarën |
وَلْتَكُن مِّنكُمْ أُمَّةٌ يَدْعُونَ إِلَى الْخَيْرِ وَيَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَيَنْهَوْنَ عَنِ الْمُنكَرِ ۚ وَأُولَٰئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ (104) Dhe le të ketë nga ju të atillë që do të thërrasin në të mira dhe kërkojnë të bëhen punë të mira dhe të pengojnë nga veprat ekëqia. Ata do të jenë të shpëtuar |
وَلَا تَكُونُوا كَالَّذِينَ تَفَرَّقُوا وَاخْتَلَفُوا مِن بَعْدِ مَا جَاءَهُمُ الْبَيِّنَاتُ ۚ وَأُولَٰئِكَ لَهُمْ عَذَابٌ عَظِيمٌ (105) Dhe mos bëheni sikur ata të cilët janë përçarë dhe konfrontuar pasi që u kanë ardhur argumente të qarta – ata i pret dënim i madh |
يَوْمَ تَبْيَضُّ وُجُوهٌ وَتَسْوَدُّ وُجُوهٌ ۚ فَأَمَّا الَّذِينَ اسْوَدَّتْ وُجُوهُهُمْ أَكَفَرْتُم بَعْدَ إِيمَانِكُمْ فَذُوقُوا الْعَذَابَ بِمَا كُنتُمْ تَكْفُرُونَ (106) Atë ditë kur disa fytyra do të zbardhen e disa do të nxihen. Atyre, fytyrat e të cilëve janë të zeza, do t’u thuhet: “A u bëtë mosbesimtarë pasi që ishit besimtarë? Shijone pra dënimin pasi nuk besoni!” |
وَأَمَّا الَّذِينَ ابْيَضَّتْ وُجُوهُهُمْ فَفِي رَحْمَةِ اللَّهِ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ (107) Kurse ata, fytyrat e të cilëve do të jenë të bardha, do të jenë në mëshirë të All-llahut, ku do të mbesin përgjithmonë |
تِلْكَ آيَاتُ اللَّهِ نَتْلُوهَا عَلَيْكَ بِالْحَقِّ ۗ وَمَا اللَّهُ يُرِيدُ ظُلْمًا لِّلْعَالَمِينَ (108) Ato janë argumente të All-llahut që po t’i rrëfejmë besnikërisht. Dhe All-llahu nuk ia dëshiron të keqen botës |
وَلِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ ۚ وَإِلَى اللَّهِ تُرْجَعُ الْأُمُورُ (109) Të All-llahut janë të gjitha ç’ka në qiej dhe në tokë, edhe te All-llahu kthehen të gjitha çështjet |
كُنتُمْ خَيْرَ أُمَّةٍ أُخْرِجَتْ لِلنَّاسِ تَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَتَنْهَوْنَ عَنِ الْمُنكَرِ وَتُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ ۗ وَلَوْ آمَنَ أَهْلُ الْكِتَابِ لَكَانَ خَيْرًا لَّهُم ۚ مِّنْهُمُ الْمُؤْمِنُونَ وَأَكْثَرُهُمُ الْفَاسِقُونَ (110) Ju jeni populli më i mirë se të gjithë të tjerët që janë paraqitur ndonjëherë. Kërkoni të bëhen vepra të mira dhe pengoni nga të pamirat dhe i besoni All-llahut. Dhe sikur ithtarët e Librit të besonin drejt, do të ishte më mirë për ata; Ka prej tyre edhe besimtarë, por shumica janë mbrapshtanë |
لَن يَضُرُّوكُمْ إِلَّا أَذًى ۖ وَإِن يُقَاتِلُوكُمْ يُوَلُّوكُمُ الْأَدْبَارَ ثُمَّ لَا يُنصَرُونَ (111) Ata nuk mund t’ju bëjnë asnjëfarë dëmi, vetëm se ju shqetësojnë. Nëse ju sulmojnë shpejt do t’ua shihni shpinën (do të ikin), se nuk do të jenë të ndihmuar |
ضُرِبَتْ عَلَيْهِمُ الذِّلَّةُ أَيْنَ مَا ثُقِفُوا إِلَّا بِحَبْلٍ مِّنَ اللَّهِ وَحَبْلٍ مِّنَ النَّاسِ وَبَاءُوا بِغَضَبٍ مِّنَ اللَّهِ وَضُرِبَتْ عَلَيْهِمُ الْمَسْكَنَةُ ۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ كَانُوا يَكْفُرُونَ بِآيَاتِ اللَّهِ وَيَقْتُلُونَ الْأَنبِيَاءَ بِغَيْرِ حَقٍّ ۚ ذَٰلِكَ بِمَا عَصَوا وَّكَانُوا يَعْتَدُونَ (112) Kudo që të gjenden, do të jenë të poshtëruar nëse nuk kapen për litari të All-llahut dhe të njerëzve, dhe do të meritojnë hidhërimin e All-llahut, dhe do t’i godas mjerimi, për shkak se i mohonin argumentet e All-llahut dhe i vrisnin profetët pa fije të fajit, dhe për shkak se kanë gabuar dhe silleshin armiqësisht |
۞ لَيْسُوا سَوَاءً ۗ مِّنْ أَهْلِ الْكِتَابِ أُمَّةٌ قَائِمَةٌ يَتْلُونَ آيَاتِ اللَّهِ آنَاءَ اللَّيْلِ وَهُمْ يَسْجُدُونَ (113) Nuk janë të gjithë njëlloj. Ka ithtarë të denjë të Librit të cilët tërë natën lexojnë ajetet e All-llahut dhe bëjnë sexhde |
يُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ وَيَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَيَنْهَوْنَ عَنِ الْمُنكَرِ وَيُسَارِعُونَ فِي الْخَيْرَاتِ وَأُولَٰئِكَ مِنَ الصَّالِحِينَ (114) I besojnë All-llahut dhe botës tjetër dhe kërkojnë të bëhen vepra të mira dhe pengojnë nga veprat e këqia, dhe shpejtojnë të bëjnë mirësi, eh, ata pra janë të mirë |
وَمَا يَفْعَلُوا مِنْ خَيْرٍ فَلَن يُكْفَرُوهُ ۗ وَاللَّهُ عَلِيمٌ بِالْمُتَّقِينَ (115) Çfarëdo që të bëjnë, ajo nuk do t’u mohohet. All-llahu i di mirë të devotshmit |
إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا لَن تُغْنِيَ عَنْهُمْ أَمْوَالُهُمْ وَلَا أَوْلَادُهُم مِّنَ اللَّهِ شَيْئًا ۖ وَأُولَٰئِكَ أَصْحَابُ النَّارِ ۚ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ (116) Atyre që nuk besojnë nuk do t’u bëjnë dobi te All-llahu as pasuritë e tyre as fëmijët e tyre; Ata do të jenë banorë të zjarrit dhe aty do të mbesin përgjithmonë |
مَثَلُ مَا يُنفِقُونَ فِي هَٰذِهِ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا كَمَثَلِ رِيحٍ فِيهَا صِرٌّ أَصَابَتْ حَرْثَ قَوْمٍ ظَلَمُوا أَنفُسَهُمْ فَأَهْلَكَتْهُ ۚ وَمَا ظَلَمَهُمُ اللَّهُ وَلَٰكِنْ أَنفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ (117) Shembulli i atyre që japin sa janë gjallë në këtë otë i ngjan farës së mbjellë nga ata të cilët kanë gabuar ndaj vetes, të cilën e goditë era e ftohtë si akulli dhe e zhdukë. Ata nuk i dëmton All-llahu, por e dëmtojnë vetveten |
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَتَّخِذُوا بِطَانَةً مِّن دُونِكُمْ لَا يَأْلُونَكُمْ خَبَالًا وَدُّوا مَا عَنِتُّمْ قَدْ بَدَتِ الْبَغْضَاءُ مِنْ أَفْوَاهِهِمْ وَمَا تُخْفِي صُدُورُهُمْ أَكْبَرُ ۚ قَدْ بَيَّنَّا لَكُمُ الْآيَاتِ ۖ إِن كُنتُمْ تَعْقِلُونَ (118) O besimtarë, për miq të sinqert mos merrni të tjerë jasht mesit tuaj! Të tjerët ua dëshirojnë shkatërrimin, mezi presin që të hidheni në mundime. Ata me gojët e tyre shprehin urrejtje, por ajo çka e fshehin në krahëror është shumë më e madhe. Ne ua kemi sqaruar argumentet nëse keni mendjen |
هَا أَنتُمْ أُولَاءِ تُحِبُّونَهُمْ وَلَا يُحِبُّونَكُمْ وَتُؤْمِنُونَ بِالْكِتَابِ كُلِّهِ وَإِذَا لَقُوكُمْ قَالُوا آمَنَّا وَإِذَا خَلَوْا عَضُّوا عَلَيْكُمُ الْأَنَامِلَ مِنَ الْغَيْظِ ۚ قُلْ مُوتُوا بِغَيْظِكُمْ ۗ إِنَّ اللَّهَ عَلِيمٌ بِذَاتِ الصُّدُورِ (119) Qe, ju jeni ata që i doni, por ata nuk u duan juve, dhe ju u besoni të tëra librave, e ata kur ju takojnë thonë “besojmë”, por sapo gjenden vetëm, nga zemrimi me ju, kafshojnë gishtrinjtë. Thuaju: “Plasni nga hidhërimi!” All-llahu me të vërtetë e di mirë çka ka në krahëror |
إِن تَمْسَسْكُمْ حَسَنَةٌ تَسُؤْهُمْ وَإِن تُصِبْكُمْ سَيِّئَةٌ يَفْرَحُوا بِهَا ۖ وَإِن تَصْبِرُوا وَتَتَّقُوا لَا يَضُرُّكُمْ كَيْدُهُمْ شَيْئًا ۗ إِنَّ اللَّهَ بِمَا يَعْمَلُونَ مُحِيطٌ (120) Nëse ju bie ndonjë mirësi, ata i dëshpron ajo, por nëse ju godit ndonjë e papritur, ajo i gëzon ata. Ndërkaq, nëse duroni dhe ruheni, dredhitë e tyre nuk ju dëmtojnë aspak, e All-llahu e di mirë se çka punojnë ata |
وَإِذْ غَدَوْتَ مِنْ أَهْلِكَ تُبَوِّئُ الْمُؤْمِنِينَ مَقَاعِدَ لِلْقِتَالِ ۗ وَاللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ (121) Dhe kur ti nxitove para familjes tënde, që t’u caktosh besimtarëve pritat për betejë, All-llahu dëgjon dhe di shumë |
إِذْ هَمَّت طَّائِفَتَانِ مِنكُمْ أَن تَفْشَلَا وَاللَّهُ وَلِيُّهُمَا ۗ وَعَلَى اللَّهِ فَلْيَتَوَكَّلِ الْمُؤْمِنُونَ (122) Kur dy grupe tuajat deshtën të tërhiqen, All-llahu i forcoi. Prandaj besimtarët le të mbështetën te All-llahu |
وَلَقَدْ نَصَرَكُمُ اللَّهُ بِبَدْرٍ وَأَنتُمْ أَذِلَّةٌ ۖ فَاتَّقُوا اللَّهَ لَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ (123) All-llahu ju ka ndihmuar edhe në Bedër, kur ishit të pafuqishëm – prandaj frikësohuni All-llahut që të jeni mirënjohës |
إِذْ تَقُولُ لِلْمُؤْمِنِينَ أَلَن يَكْفِيَكُمْ أَن يُمِدَّكُمْ رَبُّكُم بِثَلَاثَةِ آلَافٍ مِّنَ الْمَلَائِكَةِ مُنزَلِينَ (124) Kur u pate thënë besimtarëve: “A nuk u mjaftonte qe Zoti juaj ju dërgon në ndihmë tre mijë engjuj” |
بَلَىٰ ۚ إِن تَصْبِرُوا وَتَتَّقُوا وَيَأْتُوكُم مِّن فَوْرِهِمْ هَٰذَا يُمْدِدْكُمْ رَبُّكُم بِخَمْسَةِ آلَافٍ مِّنَ الْمَلَائِكَةِ مُسَوِّمِينَ (125) Po, si jo! Nësejeni të qëndrueshëm dhe të devotshëm, dhe nëse ata ju sulmojnë menjëherë, Zoti juaj do t’ju dërgojë në ndihmë pesë mijë engjuj, të gjithë të shenjuar” |
وَمَا جَعَلَهُ اللَّهُ إِلَّا بُشْرَىٰ لَكُمْ وَلِتَطْمَئِنَّ قُلُوبُكُم بِهِ ۗ وَمَا النَّصْرُ إِلَّا مِنْ عِندِ اللَّهِ الْعَزِيزِ الْحَكِيمِ (126) Këtë All-llahu e bëri që t’ju gëzojë dhe me këtë t’ju qetësojë zemrat tuaja – por fitorja vjen vetëm nga All-llahu, i forti dhe i urti |
لِيَقْطَعَ طَرَفًا مِّنَ الَّذِينَ كَفَرُوا أَوْ يَكْبِتَهُمْ فَيَنقَلِبُوا خَائِبِينَ (127) Që ta shkëpusë një grup nga mosbesimtarët ose t’i demoralizojë e të kthehen shpresëhumbur |
لَيْسَ لَكَ مِنَ الْأَمْرِ شَيْءٌ أَوْ يَتُوبَ عَلَيْهِمْ أَوْ يُعَذِّبَهُمْ فَإِنَّهُمْ ظَالِمُونَ (128) Nuk varet nga ti a do ta pranojë Ai pendimin e tyre apo do t’i dënojë, sepse ata janë përnjëmend kriminelë |
وَلِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ ۚ يَغْفِرُ لِمَن يَشَاءُ وَيُعَذِّبُ مَن يَشَاءُ ۚ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ (129) Dhe të All-llahut janë çka ka në qiej dhe çka ka në tokë! Ai fal kë të dojë, dhe e dënon kë të dojë, All-llahu fal dhe është mëshirëplotë |
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَأْكُلُوا الرِّبَا أَضْعَافًا مُّضَاعَفَةً ۖ وَاتَّقُوا اللَّهَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ (130) O besimtarë, mos hani kamatën e shumëfishuar dhe frikësohuni All-llahut, ndoshta do të shpëtoni |
وَاتَّقُوا النَّارَ الَّتِي أُعِدَّتْ لِلْكَافِرِينَ (131) Dhe ruajuni nga zjarri që është përgatitur për mosbesimtarët |
وَأَطِيعُوا اللَّهَ وَالرَّسُولَ لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ (132) Dhe përuluni All-llahut dhe Profetit! Ndoshta do të jeni të mëshiruar |
۞ وَسَارِعُوا إِلَىٰ مَغْفِرَةٍ مِّن رَّبِّكُمْ وَجَنَّةٍ عَرْضُهَا السَّمَاوَاتُ وَالْأَرْضُ أُعِدَّتْ لِلْمُتَّقِينَ (133) Dhe shpejtoni për të kërkuar falje nga Zoti juaj dhe për në xhennet, gjerësi e të cilit kapë qiejt dhe tokën, e është përgatitur për të devotshmit |
الَّذِينَ يُنفِقُونَ فِي السَّرَّاءِ وَالضَّرَّاءِ وَالْكَاظِمِينَ الْغَيْظَ وَالْعَافِينَ عَنِ النَّاسِ ۗ وَاللَّهُ يُحِبُّ الْمُحْسِنِينَ (134) Të cilët japin lëmoshë, edhe kur kanë edhe kur janë në skamje, të cilët e mposhtin hidhërimin dhe i falin njerëzit. Edhe All-llahu i don punëmirët |
وَالَّذِينَ إِذَا فَعَلُوا فَاحِشَةً أَوْ ظَلَمُوا أَنفُسَهُمْ ذَكَرُوا اللَّهَ فَاسْتَغْفَرُوا لِذُنُوبِهِمْ وَمَن يَغْفِرُ الذُّنُوبَ إِلَّا اللَّهُ وَلَمْ يُصِرُّوا عَلَىٰ مَا فَعَلُوا وَهُمْ يَعْلَمُونَ (135) Edhe ata të cilët, kur bëjnë paudhësi ose bëjnë gabim ndaj vetvetes, e kujtojnë All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre – kush i fal mëkatet përveç All-llahut? – dhe të cilët nuk vazhdojnë në atë çka kanë bërë (të gabojnë) me vetëdije |
أُولَٰئِكَ جَزَاؤُهُم مَّغْفِرَةٌ مِّن رَّبِّهِمْ وَجَنَّاتٌ تَجْرِي مِن تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا ۚ وَنِعْمَ أَجْرُ الْعَامِلِينَ (136) Ata janë që si shpërblim kanë faljen nga Zoti i tyre edhe xhennete, nëpër të cilët do të kalojnë lumenj, e aty do të mbesin përgjithmonë. Sa shpërblim i mirë për ata që punojnë |
قَدْ خَلَتْ مِن قَبْلِكُمْ سُنَنٌ فَسِيرُوا فِي الْأَرْضِ فَانظُرُوا كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الْمُكَذِّبِينَ (137) Edhe përpara jush kanë kaluar popuj e ligje, por ecni nëpër botë dhe veneroni çfarë përfundimi kanë pasur përgënjeshtarët |
هَٰذَا بَيَانٌ لِّلنَّاسِ وَهُدًى وَمَوْعِظَةٌ لِّلْمُتَّقِينَ (138) Ky është sqarimi për tërë njerëzit dhe udhërrëfim e këshillë për të devotshmit |
وَلَا تَهِنُوا وَلَا تَحْزَنُوا وَأَنتُمُ الْأَعْلَوْنَ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ (139) Dhe mos ligshtoheni e as mos u pikëlloni. Ju jeni më të lartit nëse jeni besimtarë |
إِن يَمْسَسْكُمْ قَرْحٌ فَقَدْ مَسَّ الْقَوْمَ قَرْحٌ مِّثْلُهُ ۚ وَتِلْكَ الْأَيَّامُ نُدَاوِلُهَا بَيْنَ النَّاسِ وَلِيَعْلَمَ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا وَيَتَّخِذَ مِنكُمْ شُهَدَاءَ ۗ وَاللَّهُ لَا يُحِبُّ الظَّالِمِينَ (140) Nëse ju bëhet ndonjë varrë, ani, se tërë popullin e ka goditur varrë e tillë. Ditët e atilla i ndërrojmë ndërmjet njerëzve, për t’i dalluar All-llahu ata që besojnë dhe të zgjedhë prej jush disa heronj. All-llahu nuk i don mizorët |
وَلِيُمَحِّصَ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا وَيَمْحَقَ الْكَافِرِينَ (141) Që t’i pastrojë All-llahu besimtarët dhe t’i shkatërrojë mosbesimtarët |
أَمْ حَسِبْتُمْ أَن تَدْخُلُوا الْجَنَّةَ وَلَمَّا يَعْلَمِ اللَّهُ الَّذِينَ جَاهَدُوا مِنكُمْ وَيَعْلَمَ الصَّابِرِينَ (142) A po mendoni se do të hyni në xhennet e All-llahu të mos e dijë se cilët prej jush kanë bërë luftë dhe janë të durueshëm |
وَلَقَدْ كُنتُمْ تَمَنَّوْنَ الْمَوْتَ مِن قَبْلِ أَن تَلْقَوْهُ فَقَدْ رَأَيْتُمُوهُ وَأَنتُمْ تَنظُرُونَ (143) Por ju patët dëshiruar vdekjen përpara se të ballafaqoheni me të, ja, e keni parë me sytë tuaj |
وَمَا مُحَمَّدٌ إِلَّا رَسُولٌ قَدْ خَلَتْ مِن قَبْلِهِ الرُّسُلُ ۚ أَفَإِن مَّاتَ أَوْ قُتِلَ انقَلَبْتُمْ عَلَىٰ أَعْقَابِكُمْ ۚ وَمَن يَنقَلِبْ عَلَىٰ عَقِبَيْهِ فَلَن يَضُرَّ اللَّهَ شَيْئًا ۗ وَسَيَجْزِي اللَّهُ الشَّاكِرِينَ (144) Muhammedi është vetëm profet. Edhe përpara tij ka pasur profetë. Sikur të vdiste ai apo vritej, a do të ktheheshit gjurmëve të juaja? Kush kthehet gjurmëve të veta nuk i bën asgjë dëm All-llahut, e All-llahu do t’i shpërblejë mirënjohësit |
وَمَا كَانَ لِنَفْسٍ أَن تَمُوتَ إِلَّا بِإِذْنِ اللَّهِ كِتَابًا مُّؤَجَّلًا ۗ وَمَن يُرِدْ ثَوَابَ الدُّنْيَا نُؤْتِهِ مِنْهَا وَمَن يُرِدْ ثَوَابَ الْآخِرَةِ نُؤْتِهِ مِنْهَا ۚ وَسَنَجْزِي الشَّاكِرِينَ (145) Asnjë nuk vdes pa vullnetin e All-llahut në momentin e caktuar. Kush dëshiron shpërblim në këtë botë do t’ia japim, por edhe kush dëshiron shpërblim në botën tjetër do t’ia japim dhe, nuk ka dyshim, mirënjohësit do t’i shpërblejmë |
وَكَأَيِّن مِّن نَّبِيٍّ قَاتَلَ مَعَهُ رِبِّيُّونَ كَثِيرٌ فَمَا وَهَنُوا لِمَا أَصَابَهُمْ فِي سَبِيلِ اللَّهِ وَمَا ضَعُفُوا وَمَا اسْتَكَانُوا ۗ وَاللَّهُ يُحِبُّ الصَّابِرِينَ (146) Sa e sa profetë ka pasur bashkë me të cilët kanë luftuar shumë besimtarë të sinqertë dhe nuk janë fshehur nga të papriturat që i godisnin në rrugë të All-llahut, dhe nuk janë dobësuar e as që janë dorëzuar. Edhe All-llahu i don durimtarët |
وَمَا كَانَ قَوْلَهُمْ إِلَّا أَن قَالُوا رَبَّنَا اغْفِرْ لَنَا ذُنُوبَنَا وَإِسْرَافَنَا فِي أَمْرِنَا وَثَبِّتْ أَقْدَامَنَا وَانصُرْنَا عَلَى الْقَوْمِ الْكَافِرِينَ (147) Ata nuk kishin tjetër fjalë, vetëm thoshin: “O Zoti ynë, na fal gabimet tona dhe lëshimet në çështjet tona, dhe forcona këmbët tona, dhe ndihmona kundër popullit mosbesimtar” |
فَآتَاهُمُ اللَّهُ ثَوَابَ الدُّنْيَا وَحُسْنَ ثَوَابِ الْآخِرَةِ ۗ وَاللَّهُ يُحِبُّ الْمُحْسِنِينَ (148) Dhe All-llahu ua dha shpërblimin në këtë botë, dhe shpërblimin më të mirë në botën tjetër. All-llahu i donë punëmirët |
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِن تُطِيعُوا الَّذِينَ كَفَرُوا يَرُدُّوكُمْ عَلَىٰ أَعْقَابِكُمْ فَتَنقَلِبُوا خَاسِرِينَ (149) O besimtarë, nëse u nënshtroheni atyre që nuk besojnë do t’ju kthejnë gjurmëve tuaja dhe do të jeni të humbur |
بَلِ اللَّهُ مَوْلَاكُمْ ۖ وَهُوَ خَيْرُ النَّاصِرِينَ (150) Se vetëm All-llahu është mbrojtës i juaj dhe ai është ndihmësi më i mirë |
سَنُلْقِي فِي قُلُوبِ الَّذِينَ كَفَرُوا الرُّعْبَ بِمَا أَشْرَكُوا بِاللَّهِ مَا لَمْ يُنَزِّلْ بِهِ سُلْطَانًا ۖ وَمَأْوَاهُمُ النَّارُ ۚ وَبِئْسَ مَثْوَى الظَّالِمِينَ (151) Ne do të fusim tmerrin në zemrat e atyre që nuk besojnë, ngase All-llahut i bëjnë shok, për çka Ai asgjë nuk u ka shpallur dhe vendbanim i tyre do të jetë xhehennemi. Po sa strofull e keqe është për mizorët |
وَلَقَدْ صَدَقَكُمُ اللَّهُ وَعْدَهُ إِذْ تَحُسُّونَهُم بِإِذْنِهِ ۖ حَتَّىٰ إِذَا فَشِلْتُمْ وَتَنَازَعْتُمْ فِي الْأَمْرِ وَعَصَيْتُم مِّن بَعْدِ مَا أَرَاكُم مَّا تُحِبُّونَ ۚ مِنكُم مَّن يُرِيدُ الدُّنْيَا وَمِنكُم مَّن يُرِيدُ الْآخِرَةَ ۚ ثُمَّ صَرَفَكُمْ عَنْهُمْ لِيَبْتَلِيَكُمْ ۖ وَلَقَدْ عَفَا عَنكُمْ ۗ وَاللَّهُ ذُو فَضْلٍ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ (152) All-llahu e ka plotësuar premtimin e vet kur, me vullnetin e Tij, i keni mbytur armiqtë pa mëshirë, derisa kur dështuat dhe filluat të diskutoni rreth pozitës tuaj dhe treguat mosdëgjueshmëri, pasi që ua pat treguar atë që e simpatizoni, disa prej jush dëshirojnë këtë botë e disa të tjerë botën tjetër. Atëherë, Ai për t’iu sprovuar bëri që të përvidheni para syve të tyre dhe ua fali, sepse All-llahu ka mirësi të madhe ndaj besimtarëve |
۞ إِذْ تُصْعِدُونَ وَلَا تَلْوُونَ عَلَىٰ أَحَدٍ وَالرَّسُولُ يَدْعُوكُمْ فِي أُخْرَاكُمْ فَأَثَابَكُمْ غَمًّا بِغَمٍّ لِّكَيْلَا تَحْزَنُوا عَلَىٰ مَا فَاتَكُمْ وَلَا مَا أَصَابَكُمْ ۗ وَاللَّهُ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ (153) Kur u tërhoqët pa vu re askë, e Profeti thërriste pas jush, dhe All-llahu ua pagoi dëshprimin me dëshprim, që të mos ju vijë keq për atë çka ju ka kaluar dhe për atë çka ju pat goditur. All-llahu është i informuar se çka po punoni |
ثُمَّ أَنزَلَ عَلَيْكُم مِّن بَعْدِ الْغَمِّ أَمَنَةً نُّعَاسًا يَغْشَىٰ طَائِفَةً مِّنكُمْ ۖ وَطَائِفَةٌ قَدْ أَهَمَّتْهُمْ أَنفُسُهُمْ يَظُنُّونَ بِاللَّهِ غَيْرَ الْحَقِّ ظَنَّ الْجَاهِلِيَّةِ ۖ يَقُولُونَ هَل لَّنَا مِنَ الْأَمْرِ مِن شَيْءٍ ۗ قُلْ إِنَّ الْأَمْرَ كُلَّهُ لِلَّهِ ۗ يُخْفُونَ فِي أَنفُسِهِم مَّا لَا يُبْدُونَ لَكَ ۖ يَقُولُونَ لَوْ كَانَ لَنَا مِنَ الْأَمْرِ شَيْءٌ مَّا قُتِلْنَا هَاهُنَا ۗ قُل لَّوْ كُنتُمْ فِي بُيُوتِكُمْ لَبَرَزَ الَّذِينَ كُتِبَ عَلَيْهِمُ الْقَتْلُ إِلَىٰ مَضَاجِعِهِمْ ۖ وَلِيَبْتَلِيَ اللَّهُ مَا فِي صُدُورِكُمْ وَلِيُمَحِّصَ مَا فِي قُلُوبِكُمْ ۗ وَاللَّهُ عَلِيمٌ بِذَاتِ الصُّدُورِ (154) Pastaj, pas dëshpërimit ju lëshoi qetësinë absolute, të përgjumshme, ashtu që disa prej jush i mori gjumi, kurse një grup tjetër kujdeseshin vetëm për vete, duke menduar për All-llahun gjëra që nuk janë të vërteta, si mendime të paganizmit dhe thoshin: “A kemi ne diçka nga çështja e premtuar”? Thuaj: “Të gjitha çështjet janë në dorë të All-llahut”. Ata fshehin në vete atë çka nuk ta tregojnë ty. Thonë: “Sikur të pyeteshin për çfarëdo qoftë nuk do të ishim vrarë këtu”. Thuaj: “Edhe sikur të ishit në shtëpitë tuaja, prapësepraë ata të cilët e kanë të caktuar të vriten, do të dilnin në pozitat e tyre, në mënyrë që All-llahu ta provonte atë se çka keni në krahërorët tuaj dhe për të hulumtuar se ç’keni në zemra, All-llahu e di ç’mbajnë krahërorët |
إِنَّ الَّذِينَ تَوَلَّوْا مِنكُمْ يَوْمَ الْتَقَى الْجَمْعَانِ إِنَّمَا اسْتَزَلَّهُمُ الشَّيْطَانُ بِبَعْضِ مَا كَسَبُوا ۖ وَلَقَدْ عَفَا اللَّهُ عَنْهُمْ ۗ إِنَّ اللَّهَ غَفُورٌ حَلِيمٌ (155) Ata, nga mesi juaj, të cilët kanë kthyer shpinën atë ditë kur janë kacafytyr dy grupe, me të vërtetë djalli i ka shtyrë të rrëshqasin për shkak të asaj që e kanë bërë më parë. Dhe All-llahu ua ka pas falur, se All-llahu falë, - është i butë |
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَكُونُوا كَالَّذِينَ كَفَرُوا وَقَالُوا لِإِخْوَانِهِمْ إِذَا ضَرَبُوا فِي الْأَرْضِ أَوْ كَانُوا غُزًّى لَّوْ كَانُوا عِندَنَا مَا مَاتُوا وَمَا قُتِلُوا لِيَجْعَلَ اللَّهُ ذَٰلِكَ حَسْرَةً فِي قُلُوبِهِمْ ۗ وَاللَّهُ يُحْيِي وَيُمِيتُ ۗ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ (156) O besimtarë, mos bëheni sikur mosbesimtarët, të cilët flasin për vëllezërit e vet kur shkojnë në rrugë të largëta ose janë në betejë “Po të rrinin me ne, nuk do të ishin vrarë”. Le t’ua bëjë All-llahu atë mjerim në zemrat e tyre, All-llahu ngjallë dhe i vdes. All-llahu i sheh të tëra se ç’po bëni |
وَلَئِن قُتِلْتُمْ فِي سَبِيلِ اللَّهِ أَوْ مُتُّمْ لَمَغْفِرَةٌ مِّنَ اللَّهِ وَرَحْمَةٌ خَيْرٌ مِّمَّا يَجْمَعُونَ (157) Edhe nëse ju vriteni ose vdisni për hirë të All-llahut, falja dhe mëshira e All-llahut janë, me siguri, më të mira se ajo që mbledhin ata |
وَلَئِن مُّتُّمْ أَوْ قُتِلْتُمْ لَإِلَى اللَّهِ تُحْشَرُونَ (158) Qoftë të vdisni apo të vriteni, tek All-llahu me siguri do të mblidheni |
فَبِمَا رَحْمَةٍ مِّنَ اللَّهِ لِنتَ لَهُمْ ۖ وَلَوْ كُنتَ فَظًّا غَلِيظَ الْقَلْبِ لَانفَضُّوا مِنْ حَوْلِكَ ۖ فَاعْفُ عَنْهُمْ وَاسْتَغْفِرْ لَهُمْ وَشَاوِرْهُمْ فِي الْأَمْرِ ۖ فَإِذَا عَزَمْتَ فَتَوَكَّلْ عَلَى اللَّهِ ۚ إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ الْمُتَوَكِّلِينَ (159) Ti je i butë ndaj atyre vetëm nga mëshira e All-llahut, por sikur të ishe i ashpër dhe hijerëndë do të iknin prej rrethit tënd. Prandaj faljau dhe lutu të jenë të falur dhe konsultohu me ata në punë. E kur të vendosish, atëherë mbështetu tek All-llahu. All-llahu, me siguri, i don ata të cilët mbështeten tek Ai |
إِن يَنصُرْكُمُ اللَّهُ فَلَا غَالِبَ لَكُمْ ۖ وَإِن يَخْذُلْكُمْ فَمَن ذَا الَّذِي يَنصُرُكُم مِّن بَعْدِهِ ۗ وَعَلَى اللَّهِ فَلْيَتَوَكَّلِ الْمُؤْمِنُونَ (160) Nëse ju ndihmon All-llahu, askush nuk mundet t’ju mposhtë, por nëse Ai ju le pa përkrahje, kush është ai i cili mundet të ju ndihmojë, përveç Atij? Andaj besimtarët le të mbështeten vetëm tek All-llahu |
وَمَا كَانَ لِنَبِيٍّ أَن يَغُلَّ ۚ وَمَن يَغْلُلْ يَأْتِ بِمَا غَلَّ يَوْمَ الْقِيَامَةِ ۚ ثُمَّ تُوَفَّىٰ كُلُّ نَفْسٍ مَّا كَسَبَتْ وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ (161) Nuk është e vërtetë se tradhton Profeti! E kush tradhton, në ditën e kijametit tradhtinë do ta sjellë dhe atëherë do t’i jepet secilit ajo që e ka mereituar, askush nuk do të jetë i dëmtuar |
أَفَمَنِ اتَّبَعَ رِضْوَانَ اللَّهِ كَمَن بَاءَ بِسَخَطٍ مِّنَ اللَّهِ وَمَأْوَاهُ جَهَنَّمُ ۚ وَبِئْسَ الْمَصِيرُ (162) A është vallë njësoj ai i cili pason simpatinë e All-llahut me atë i cili ka ngarkuar mbi vete hidhërimin e All-llahut dhe që ka vendbanimin në xhehennem? Sa vend i tmerrshëm është ai |
هُمْ دَرَجَاتٌ عِندَ اللَّهِ ۗ وَاللَّهُ بَصِيرٌ بِمَا يَعْمَلُونَ (163) Ata janë të klasifikuar tek All-llahu, dhe All-llahu e sheh mirë se ç’po bëjnë |
لَقَدْ مَنَّ اللَّهُ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ إِذْ بَعَثَ فِيهِمْ رَسُولًا مِّنْ أَنفُسِهِمْ يَتْلُو عَلَيْهِمْ آيَاتِهِ وَيُزَكِّيهِمْ وَيُعَلِّمُهُمُ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ وَإِن كَانُوا مِن قَبْلُ لَفِي ضَلَالٍ مُّبِينٍ (164) Me të vërtetë All-llahu u ka afruar mirësi besimtarëve pasi që nga mesi i tyre ua dërgoi një profet, për t’ua lexuar ajetet e Tij, që t’i plotësojë dhe t’ua mësojë Librin dhe urtësinë, anipse më parë kanë qenë krejtësisht të humbur |
أَوَلَمَّا أَصَابَتْكُم مُّصِيبَةٌ قَدْ أَصَبْتُم مِّثْلَيْهَا قُلْتُمْ أَنَّىٰ هَٰذَا ۖ قُلْ هُوَ مِنْ عِندِ أَنفُسِكُمْ ۗ إِنَّ اللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ (165) A kur ju goditi fatkeqësia, e ashtu sikur ajo ju i goditët dyfish, po thuani: “Çrej nga tash kjo?” Thuaj: “Ajo është nga vetë ju”. All-llahu njëmend ka mundësi për çdo send |
وَمَا أَصَابَكُمْ يَوْمَ الْتَقَى الْجَمْعَانِ فَبِإِذْنِ اللَّهِ وَلِيَعْلَمَ الْمُؤْمِنِينَ (166) Ajo që u goditi atë ditë kur u kacafytën dy grupe ishte me vullnetin e All-llahut, për t’i njohur besimtarët e vërtetë |
وَلِيَعْلَمَ الَّذِينَ نَافَقُوا ۚ وَقِيلَ لَهُمْ تَعَالَوْا قَاتِلُوا فِي سَبِيلِ اللَّهِ أَوِ ادْفَعُوا ۖ قَالُوا لَوْ نَعْلَمُ قِتَالًا لَّاتَّبَعْنَاكُمْ ۗ هُمْ لِلْكُفْرِ يَوْمَئِذٍ أَقْرَبُ مِنْهُمْ لِلْإِيمَانِ ۚ يَقُولُونَ بِأَفْوَاهِهِم مَّا لَيْسَ فِي قُلُوبِهِمْ ۗ وَاللَّهُ أَعْلَمُ بِمَا يَكْتُمُونَ (167) dhe për t’i njohur kush janë dyfytyrëshat, dhe u tha: “Ejani, luftoni për hirë të All-llahut, sepse me gojë të vet kanë thënë atë çka nuk e kanë pasur në zemrat e tyre, por All-llahu e di më së miri se çka po fshehin |
الَّذِينَ قَالُوا لِإِخْوَانِهِمْ وَقَعَدُوا لَوْ أَطَاعُونَا مَا قُتِلُوا ۗ قُلْ فَادْرَءُوا عَنْ أَنفُسِكُمُ الْمَوْتَ إِن كُنتُمْ صَادِقِينَ (168) Ata, të cilët kanë thënë për vëllezërit e tyre, duke ndejur anash, “Po të na dëgjonin nuk do të vriteshin”, thuaju: “Ndalne pra ju vdekjen, nëse flisni të vërtetën” |
وَلَا تَحْسَبَنَّ الَّذِينَ قُتِلُوا فِي سَبِيلِ اللَّهِ أَمْوَاتًا ۚ بَلْ أَحْيَاءٌ عِندَ رَبِّهِمْ يُرْزَقُونَ (169) Kurrsesi mos i llogarit të vdekur ata, t ë cilët janë vrarë në rrugë të All-llahut! Jo, ata janë të gjallë te Zoti i tyre dhe të furnizuar |
فَرِحِينَ بِمَا آتَاهُمُ اللَّهُ مِن فَضْلِهِ وَيَسْتَبْشِرُونَ بِالَّذِينَ لَمْ يَلْحَقُوا بِهِم مِّنْ خَلْفِهِمْ أَلَّا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ (170) Të gëzuar për atë çka u ka dhënë All-llahu nga mirësia e vet dhe gëzohen për atë çka kanë lënë pas, për të cilët nuk ka aspak frikë dhe të cilët nuk do të pikëllohe |
۞ يَسْتَبْشِرُونَ بِنِعْمَةٍ مِّنَ اللَّهِ وَفَضْلٍ وَأَنَّ اللَّهَ لَا يُضِيعُ أَجْرَ الْمُؤْمِنِينَ (171) Gëzohen për dhuntinë e All-llahut dhe mirësinë edhe asaj që All-llahu nuk e humb shpërblimin e besimtarëve |
الَّذِينَ اسْتَجَابُوا لِلَّهِ وَالرَّسُولِ مِن بَعْدِ مَا أَصَابَهُمُ الْقَرْحُ ۚ لِلَّذِينَ أَحْسَنُوا مِنْهُمْ وَاتَّقَوْا أَجْرٌ عَظِيمٌ (172) Të cilët iu përgjigjën All-llahut dhe Profetit edhe pasi morën plagë, ata nga mesi i tyre, të cilët bënë mirë dhe u ruajtën, i pret shpërblim i madh |
الَّذِينَ قَالَ لَهُمُ النَّاسُ إِنَّ النَّاسَ قَدْ جَمَعُوا لَكُمْ فَاخْشَوْهُمْ فَزَادَهُمْ إِيمَانًا وَقَالُوا حَسْبُنَا اللَّهُ وَنِعْمَ الْوَكِيلُ (173) Atyre të cilëve, kur u thanë njerëzit “po tubohen njerëzit për shkak tuajin, kini frikën”, kjo ua forcoi besimin dhe thanë “Na mjafton neve All-llahu, eh sa zotëri i mirë është Ai” |
فَانقَلَبُوا بِنِعْمَةٍ مِّنَ اللَّهِ وَفَضْلٍ لَّمْ يَمْسَسْهُمْ سُوءٌ وَاتَّبَعُوا رِضْوَانَ اللَّهِ ۗ وَاللَّهُ ذُو فَضْلٍ عَظِيمٍ (174) Dhe u kthyen të mbuluar me plot mirësi të All-llahut. Nuk i goditi kurrfarë e keqe dhe pasuan kënaqësinë e All-llahut. All-llahu është i mirë pa masë |
إِنَّمَا ذَٰلِكُمُ الشَّيْطَانُ يُخَوِّفُ أَوْلِيَاءَهُ فَلَا تَخَافُوهُمْ وَخَافُونِ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ (175) Juve ju ka frikësuar vetëm djalli me simpatizuesit e vet, por ju mos iu frikësoni atyre, frikësohmuni mua, nëse jeni besimtarë |
وَلَا يَحْزُنكَ الَّذِينَ يُسَارِعُونَ فِي الْكُفْرِ ۚ إِنَّهُمْ لَن يَضُرُّوا اللَّهَ شَيْئًا ۗ يُرِيدُ اللَّهُ أَلَّا يَجْعَلَ لَهُمْ حَظًّا فِي الْآخِرَةِ ۖ وَلَهُمْ عَذَابٌ عَظِيمٌ (176) Mos të të bëjnë merak ata të cilët shpejtojnë për në mosbesim, ata aspak nuk i bëjnë dëm All-llahut. All-llahu nuk dëshiron t’u japë atyre kurrfarë shpërblimi në atë botë, dhe ata i pret dënim i madh |
إِنَّ الَّذِينَ اشْتَرَوُا الْكُفْرَ بِالْإِيمَانِ لَن يَضُرُّوا اللَّهَ شَيْئًا وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ (177) Ata të cilët kanë blerë mosbesimin për besim, All-llahut nuk i bëjnë kurrnjë dëm, por i pret dënim i dhembshëm |
وَلَا يَحْسَبَنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا أَنَّمَا نُمْلِي لَهُمْ خَيْرٌ لِّأَنفُسِهِمْ ۚ إِنَّمَا نُمْلِي لَهُمْ لِيَزْدَادُوا إِثْمًا ۚ وَلَهُمْ عَذَابٌ مُّهِينٌ (178) Kurrsesi le të mos mendojnë mosbesimtarët se është mirë për ata ajo që u japim jetë të gjatë. Ne ua zgjasim atyre për t’u zhytur sa më shumë në mëkate. Ata i pret dënim i turpshëm |
مَّا كَانَ اللَّهُ لِيَذَرَ الْمُؤْمِنِينَ عَلَىٰ مَا أَنتُمْ عَلَيْهِ حَتَّىٰ يَمِيزَ الْخَبِيثَ مِنَ الطَّيِّبِ ۗ وَمَا كَانَ اللَّهُ لِيُطْلِعَكُمْ عَلَى الْغَيْبِ وَلَٰكِنَّ اللَّهَ يَجْتَبِي مِن رُّسُلِهِ مَن يَشَاءُ ۖ فَآمِنُوا بِاللَّهِ وَرُسُلِهِ ۚ وَإِن تُؤْمِنُوا وَتَتَّقُوا فَلَكُمْ أَجْرٌ عَظِيمٌ (179) All-llahu nuk do t’i lejë të përzier besimtarët me dyftyrëshat, por do t’i ndaj të keqen nga e mira. All-llahu nuk do t’ua zbulojë atë çka është e fshehur, por ai për këtë zgjedh kë të dojë nga të deleguarit e vet, prandaj besoni All-llahut dhe profetëve të tij, e nëse besoni dhe i frikësoheni All-llahut, ju pret shpërblim i madh |
وَلَا يَحْسَبَنَّ الَّذِينَ يَبْخَلُونَ بِمَا آتَاهُمُ اللَّهُ مِن فَضْلِهِ هُوَ خَيْرًا لَّهُم ۖ بَلْ هُوَ شَرٌّ لَّهُمْ ۖ سَيُطَوَّقُونَ مَا بَخِلُوا بِهِ يَوْمَ الْقِيَامَةِ ۗ وَلِلَّهِ مِيرَاثُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۗ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ (180) Ata që bëjnë koprraci me atë çka ua ka dhënë All-llahu nga pasuritë e veta, kurrsesi le të mos mendojnë se ajo është mirë për ata, jo, ajo është e keqe për ata. Në ditën e kijametit do t’u varen në qafë ajo që e kanë kursyer, dhe All-llahu do të trashëgojë qiejt dhe tokën. All-llahu është i informuar për atë çka po bëni |
لَّقَدْ سَمِعَ اللَّهُ قَوْلَ الَّذِينَ قَالُوا إِنَّ اللَّهَ فَقِيرٌ وَنَحْنُ أَغْنِيَاءُ ۘ سَنَكْتُبُ مَا قَالُوا وَقَتْلَهُمُ الْأَنبِيَاءَ بِغَيْرِ حَقٍّ وَنَقُولُ ذُوقُوا عَذَابَ الْحَرِيقِ (181) All-llahu i dëgjoi fjalët e atyre që thanë: “All-llahu është i varfër e ne jemi të pasur”. Ne do të shënojmë atë ç’kanë thënë, edhe mbytjen e profetërve nga ana e tyre pa asnjë faj, dhe do t’u themei: “Shijone dënimin në zjarr |
ذَٰلِكَ بِمَا قَدَّمَتْ أَيْدِيكُمْ وَأَنَّ اللَّهَ لَيْسَ بِظَلَّامٍ لِّلْعَبِيدِ (182) Për shkak të veprave të duarve tuaja”! Kurse All-llahu nuk është i padrejtë ndaj robërve të vet |
الَّذِينَ قَالُوا إِنَّ اللَّهَ عَهِدَ إِلَيْنَا أَلَّا نُؤْمِنَ لِرَسُولٍ حَتَّىٰ يَأْتِيَنَا بِقُرْبَانٍ تَأْكُلُهُ النَّارُ ۗ قُلْ قَدْ جَاءَكُمْ رُسُلٌ مِّن قَبْلِي بِالْبَيِّنَاتِ وَبِالَّذِي قُلْتُمْ فَلِمَ قَتَلْتُمُوهُمْ إِن كُنتُمْ صَادِقِينَ (183) Të cilët thonë: “Zoti na ka urdhëruar të mos i besojmë asnjë profeti para se të sjellë një kurban, të cilin do ta gëlltiste zjarri”. Thuaju: “Edhe përpara meje profetët ju kanë sjellë argumente të qarta, dhe atë çka po flisni, e pse pra i keni vrarë, në qoftë se keni qenë të sinqertë?” |
فَإِن كَذَّبُوكَ فَقَدْ كُذِّبَ رُسُلٌ مِّن قَبْلِكَ جَاءُوا بِالْبَيِّنَاتِ وَالزُّبُرِ وَالْكِتَابِ الْمُنِيرِ (184) Por nëse edhe ty të injorojnë, ani, edhe përpara teje janë injoruar profetët të cilët u kanë sjellur argumente të qarta, broshura dhe Librin e shëndritshëm |
كُلُّ نَفْسٍ ذَائِقَةُ الْمَوْتِ ۗ وَإِنَّمَا تُوَفَّوْنَ أُجُورَكُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ ۖ فَمَن زُحْزِحَ عَنِ النَّارِ وَأُدْخِلَ الْجَنَّةَ فَقَدْ فَازَ ۗ وَمَا الْحَيَاةُ الدُّنْيَا إِلَّا مَتَاعُ الْغُرُورِ (185) Çdo qenie e gjallë do të shijojë vdekjen! Dhe vetëm në ditën e kijametit do të fitoni në tërësi pagat tuaja. Kush do të jetë i larguar nga zjarri dhe i futur në xhennet ai ka arritur sukses, sepse jeta në këtë botë nuk është asgjë tjetër veçse kënaqësi mashtruese |
۞ لَتُبْلَوُنَّ فِي أَمْوَالِكُمْ وَأَنفُسِكُمْ وَلَتَسْمَعُنَّ مِنَ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ مِن قَبْلِكُمْ وَمِنَ الَّذِينَ أَشْرَكُوا أَذًى كَثِيرًا ۚ وَإِن تَصْبِرُوا وَتَتَّقُوا فَإِنَّ ذَٰلِكَ مِنْ عَزْمِ الْأُمُورِ (186) Ju me siguri do të sprovoheni në pasuritë tuaja dhe me vetveten, dhe do të dëgjoni me të vërtetë shumë ofendime prej atyre të cilëve u është dhënë Libri përpara jush, si edhe nga politeistët. Prandaj nëse qëndroni dhe i frikësoheni All-llahut, ani, kjo është çështje vendimtare |
وَإِذْ أَخَذَ اللَّهُ مِيثَاقَ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ لَتُبَيِّنُنَّهُ لِلنَّاسِ وَلَا تَكْتُمُونَهُ فَنَبَذُوهُ وَرَاءَ ظُهُورِهِمْ وَاشْتَرَوْا بِهِ ثَمَنًا قَلِيلًا ۖ فَبِئْسَ مَا يَشْتَرُونَ (187) Dhe kur All-llahu e mori besën prej atyre të cilëve u është dhënë Libri, me siguri do t’ua sqarojnë njerëzve dhe nga ai nuk do të fshehin asgjë, ata pastaj e lanë këtë pas shpine (Librin) dhe patën blerë me të diçka që vlen fort pak. Sa e keqe është ajo çka kanë blerë ata |
لَا تَحْسَبَنَّ الَّذِينَ يَفْرَحُونَ بِمَا أَتَوا وَّيُحِبُّونَ أَن يُحْمَدُوا بِمَا لَمْ يَفْعَلُوا فَلَا تَحْسَبَنَّهُم بِمَفَازَةٍ مِّنَ الْعَذَابِ ۖ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ (188) Kurrsesi mos mendo se ata që po i gëzohen asaj që bëjnë dhe të cilëve u vjen mirë të jenë të lavdëruar dhe për atë çka nuk e kanë bërë – assesi mos mendo se do të shpëtojnë nga dënimi; ata i pret dënim i rëndë |
وَلِلَّهِ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۗ وَاللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ (189) Vetëm All-llahut i takon pushteti në qiej dhe në tokë dhe vetëm All-llahu ka mundësi për çdo send |
إِنَّ فِي خَلْقِ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَاخْتِلَافِ اللَّيْلِ وَالنَّهَارِ لَآيَاتٍ لِّأُولِي الْأَلْبَابِ (190) Në krijimin e qiejve dhe të tokës, edhe në ndërrimin e natës e të ditës ka me të vërtetë argumente për ata që kanë mend |
الَّذِينَ يَذْكُرُونَ اللَّهَ قِيَامًا وَقُعُودًا وَعَلَىٰ جُنُوبِهِمْ وَيَتَفَكَّرُونَ فِي خَلْقِ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ رَبَّنَا مَا خَلَقْتَ هَٰذَا بَاطِلًا سُبْحَانَكَ فَقِنَا عَذَابَ النَّارِ (191) Për ata të cilët e përmendin All-llahun në këmbë, edhe ulur, edhe ratë dhe mendojnë thellë për krijimin e qiejve dhe të tokës “O Zoti ynë, Ti nuk e ke krijuar këtë më kot; qofsh lartësuar! Dhe ruana prej dënimit të zjarrit” |
رَبَّنَا إِنَّكَ مَن تُدْخِلِ النَّارَ فَقَدْ أَخْزَيْتَهُ ۖ وَمَا لِلظَّالِمِينَ مِنْ أَنصَارٍ (192) O Zoti ynë, atë të cilin ti do ta fusish në zjarr, atë e ke turpëruar. Për mizorët nuk ka asnjë ndihmës |
رَّبَّنَا إِنَّنَا سَمِعْنَا مُنَادِيًا يُنَادِي لِلْإِيمَانِ أَنْ آمِنُوا بِرَبِّكُمْ فَآمَنَّا ۚ رَبَّنَا فَاغْفِرْ لَنَا ذُنُوبَنَا وَكَفِّرْ عَنَّا سَيِّئَاتِنَا وَتَوَفَّنَا مَعَ الْأَبْرَارِ (193) O Zoti ynë, ne dëgjuam një profet i cili na thërriste në besim, “Besoni Zotit tuaj!” Dhe en besuam. O Zoti ynë, na fal mëkatet tona, mbuloi veprat tona të këqia dhe bëna të vdesim me ata të mirët |
رَبَّنَا وَآتِنَا مَا وَعَدتَّنَا عَلَىٰ رُسُلِكَ وَلَا تُخْزِنَا يَوْمَ الْقِيَامَةِ ۗ إِنَّكَ لَا تُخْلِفُ الْمِيعَادَ (194) O Zoti ynë, na jep atë që na ke premtuar me anë të profetëve tu dhe mos na pikëllo në ditën e kijametit! Ti me siguri e zbaton premtimin tënd” |
فَاسْتَجَابَ لَهُمْ رَبُّهُمْ أَنِّي لَا أُضِيعُ عَمَلَ عَامِلٍ مِّنكُم مِّن ذَكَرٍ أَوْ أُنثَىٰ ۖ بَعْضُكُم مِّن بَعْضٍ ۖ فَالَّذِينَ هَاجَرُوا وَأُخْرِجُوا مِن دِيَارِهِمْ وَأُوذُوا فِي سَبِيلِي وَقَاتَلُوا وَقُتِلُوا لَأُكَفِّرَنَّ عَنْهُمْ سَيِّئَاتِهِمْ وَلَأُدْخِلَنَّهُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِن تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ ثَوَابًا مِّنْ عِندِ اللَّهِ ۗ وَاللَّهُ عِندَهُ حُسْنُ الثَّوَابِ (195) Dhe Zoti i tyre iu përgjegj: “Asnjë punëtori nga ju nuk do t’ia humb mundin e vet, qoftë mashkull apo femër – ju jeni njëri nga tjetri. Atyre, të cilët shpërngulen dhe janë të ndjekur nga shtëpitë e veta, dhe të cilët përjetojnë mundime për hirë timin dhe që do të luftojnë e vriten, gjithësesi do t’ua mbulojë veprat e tyre të këqia dhe pa dyshim do t’i fusë në xhenet ku do të rrjedhin lumenj, si shpërblim nga All-llahu”. – Vetëm tek All-llahu është shpërblimi më i mirë |
لَا يَغُرَّنَّكَ تَقَلُّبُ الَّذِينَ كَفَرُوا فِي الْبِلَادِ (196) Në asnjë mënyrë le të mos mashtrojë bredhja nëpër botë e atyre të cilët nuk besojnë |
مَتَاعٌ قَلِيلٌ ثُمَّ مَأْوَاهُمْ جَهَنَّمُ ۚ وَبِئْسَ الْمِهَادُ (197) Një kënaqësi e shkurtër, e pastaj vendbanimi i tyre është xhehennemi. Sa vend i keq është ai |
لَٰكِنِ الَّذِينَ اتَّقَوْا رَبَّهُمْ لَهُمْ جَنَّاتٌ تَجْرِي مِن تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا نُزُلًا مِّنْ عِندِ اللَّهِ ۗ وَمَا عِندَ اللَّهِ خَيْرٌ لِّلْأَبْرَارِ (198) Kurse ata që i frikësohen Zotit të vet i presin xhennete ku do të rrjedhin lumenj, e ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Ashtu do të jetë mirësi e All-llahut. Ndërkaq ajo që është tek All-llahu më e mirë, është për besimtarët, për të mirët |
وَإِنَّ مِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ لَمَن يُؤْمِنُ بِاللَّهِ وَمَا أُنزِلَ إِلَيْكُمْ وَمَا أُنزِلَ إِلَيْهِمْ خَاشِعِينَ لِلَّهِ لَا يَشْتَرُونَ بِآيَاتِ اللَّهِ ثَمَنًا قَلِيلًا ۗ أُولَٰئِكَ لَهُمْ أَجْرُهُمْ عِندَ رَبِّهِمْ ۗ إِنَّ اللَّهَ سَرِيعُ الْحِسَابِ (199) Ka edhe ithtarë të Librit që i besojnë All-llahut edhe asaj që u është shpallur juve edhe asaj që u është shpallur atyre, me bindje të thellë. Nuk i shesin fjalët e All-llahut për kurrgjësend, ata e kanë shpërblimin te Zoti i tyre. All-llahu është njëmend llogarishpejtë |
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اصْبِرُوا وَصَابِرُوا وَرَابِطُوا وَاتَّقُوا اللَّهَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ (200) O besimtarë, kini durim dhe jeni të qëndrueshëm, mbahuni dhe frikësohuni All-llahut që të jeni të shpëtuar |