Quran with Albanian translation - Surah Al-hujurat ayat 12 - الحُجُرَات - Page - Juz 26
﴿يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱجۡتَنِبُواْ كَثِيرٗا مِّنَ ٱلظَّنِّ إِنَّ بَعۡضَ ٱلظَّنِّ إِثۡمٞۖ وَلَا تَجَسَّسُواْ وَلَا يَغۡتَب بَّعۡضُكُم بَعۡضًاۚ أَيُحِبُّ أَحَدُكُمۡ أَن يَأۡكُلَ لَحۡمَ أَخِيهِ مَيۡتٗا فَكَرِهۡتُمُوهُۚ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَۚ إِنَّ ٱللَّهَ تَوَّابٞ رَّحِيمٞ ﴾
[الحُجُرَات: 12]
﴿ياأيها الذين آمنوا اجتنبوا كثيرا من الظن إن بعض الظن إثم ولا﴾ [الحُجُرَات: 12]
Feti Mehdiu O besimtare, shmanguni nje mori parashikimesh! Disa parashikime, me te vertete jane mekat. Dhe mos spiunoni njeri-tjetrin e as mos pergojoni njeri-tjetrinnnn! A do dikush prej jush te haje mishin e vellaut te vet te vdekur – ju ate e dini se eshte shume keq – prandaj, ruajuni All-llahut; All-llahu, vertete, pranon pendimet dhe eshte shume i meshirshem |
Hasan Efendi Nahi O ju qe keni besuar! Shmanguni prej shume dyshimeve, meqe disa dyshime jane mekat. Mos i hulumtoni te metat (e njeri-tjetrit) dhe mos e pergojoni njeri-tjetrin! Mos valle deshiron ndokush prej jush te haje mishin e vellait te vet te vdekur, e juve kjo u eshte e neveritshme! Druajuni Perendise! Me te vertete, Perendia eshte pranues i pendimit dhe meshirues |
Hasan Efendi Nahi O ju që keni besuar! Shmanguni prej shumë dyshimeve, meqë disa dyshime janë mëkat. Mos i hulumtoni të metat (e njëri-tjetrit) dhe mos e përgojoni njëri-tjetrin! Mos vallë dëshiron ndokush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur, e juve kjo u është e neveritshme! Druajuni Perëndisë! Me të vërtetë, Perëndia është pranues i pendimit dhe mëshirues |
Hassan Nahi O ju qe keni besuar! Menjanoni shume dyshime, se, vertet, disa dyshime jane gjynah. Mos e spiunoni dhe mos e pergojoni njeri-tjetrin! Mos valle deshiron ndokush prej jush te haje mishin e vellait te vet te vdekur?! Sigurisht qe ju do ta urrenit kete! Kijeni frike Allahun! Me te vertete, Allahu eshte Pranues i pendimit dhe Meshireplote |
Hassan Nahi O ju që keni besuar! Mënjanoni shumë dyshime, se, vërtet, disa dyshime janë gjynah. Mos e spiunoni dhe mos e përgojoni njëri-tjetrin! Mos vallë dëshiron ndokush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur?! Sigurisht që ju do ta urrenit këtë! Kijeni frikë Allahun! Me të vërtetë, Allahu është Pranues i pendimit dhe Mëshirëplotë |
Sherif Ahmeti O ju qe keni besuar, largohuni prej dyshimeve te shumta, meqe disa dyshime jane mekat dhe mos hulumtoni per zbulimin e te metave te njeri tjetrit, dhe mos pergjoni njeri tjetrin; a mos ndonjeri prej jush deshiron te haje mishin e vellait te vet te vdekur? Ate pra e urreni! Kini frike nga ndeshkimi i All-llahut, e All-llahu eshte meshrues, Ai pranon shume pendimin |
Sherif Ahmeti O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njeri tjetrit, dhe mos përgjoni njëri tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshrues, Ai pranon shumë pendimin |
Unknown O ju qe keni besuar, largohuni prej dyshimeve te shumta, meqe disa dyshime jane mekat dhe mos hulumtoni per zbulimin e te metave te njeri-tjetrit, dhe mos pergjoni njeri-tjetrin; a mos ndonjeri prej jush deshiron te haje mishin e vellait te vet te vdekur |
Unknown O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgjoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur |