Quran with Albanian translation - Surah Yusuf ayat 100 - يُوسُف - Page - Juz 13
﴿وَرَفَعَ أَبَوَيۡهِ عَلَى ٱلۡعَرۡشِ وَخَرُّواْ لَهُۥ سُجَّدٗاۖ وَقَالَ يَٰٓأَبَتِ هَٰذَا تَأۡوِيلُ رُءۡيَٰيَ مِن قَبۡلُ قَدۡ جَعَلَهَا رَبِّي حَقّٗاۖ وَقَدۡ أَحۡسَنَ بِيٓ إِذۡ أَخۡرَجَنِي مِنَ ٱلسِّجۡنِ وَجَآءَ بِكُم مِّنَ ٱلۡبَدۡوِ مِنۢ بَعۡدِ أَن نَّزَغَ ٱلشَّيۡطَٰنُ بَيۡنِي وَبَيۡنَ إِخۡوَتِيٓۚ إِنَّ رَبِّي لَطِيفٞ لِّمَا يَشَآءُۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلۡعَلِيمُ ٱلۡحَكِيمُ ﴾
[يُوسُف: 100]
﴿ورفع أبويه على العرش وخروا له سجدا وقال ياأبت هذا تأويل رؤياي﴾ [يُوسُف: 100]
Feti Mehdiu Dhe ai i vendosi prinderit e vet ne rezidence dhe ata te gjithe iu perulen (bene sexhde) dhe ai tha: “O baba im, ky eshte komentimi i endrres time te dikurshme, qe Zoti im e beri realitet dhe me plot bamiresi kur me nxorri nga burgu dhe juve u ka sjelle ketu nga shkretetira, pasi qe djalli pat kurdisur kurtha ndermjet meje dhe vellezerve te mi; Zoti im eshte, me te vertete, mireberes ndaj atij qe do, Ai me siguri eshte i dijshem, i urte!” |
Hasan Efendi Nahi Dhe ai i ngriti prinderit e vet ne fron (ne nje vend me te larte), dhe ata te gjithe (prinderit dhe vellezerit) iu perulen atij. (Jusufi) tha: “O baba im, ky eshte komentimi i endrres sime te dikurshme. Zoti im e plotesoi ate. Dhe mua me beri miresi, kur me nxori nga burgu, e juve u solli nga shkretetira, pasi djalli pat futur ngaterresa ne mes meje dhe vellezerve te mi. Me te vertete, Zoti im u ben lehtesi kujt te doje. Me te vertete, Ai eshte i Plotedijshem dhe i Gjithedijshem |
Hasan Efendi Nahi Dhe ai i ngriti prindërit e vet në fron (në një vend më të lartë), dhe ata të gjithë (prindërit dhe vëllezërit) iu përulën atij. (Jusufi) tha: “O baba im, ky është komentimi i ëndrrës sime të dikurshme. Zoti im e plotësoi atë. Dhe mua më bëri mirësi, kur më nxori nga burgu, e juve u solli nga shkretëtira, pasi djalli pat futur ngatërresa në mes meje dhe vëllezërve të mi. Me të vërtetë, Zoti im u bën lehtësi kujt të dojë. Me të vërtetë, Ai është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm |
Hassan Nahi Ai i ngriti prinderit e vet ne fron dhe ata te gjithe iu perulen atij. Ai tha: “O babai im, ky eshte shpjegimi i endrres sime te dikurshme. Zoti im e permbushi ate. Mua me beri miresi, kur me nxori nga burgu, kurse ju ju solli nga shkretetira, pasi djalli pati futur ngaterrese midis meje dhe vellezerve te mi. Vertet, Zoti im eshte i Bute me ke te doje; Ai eshte i Gjithedijshmi dhe i Urti |
Hassan Nahi Ai i ngriti prindërit e vet në fron dhe ata të gjithë iu përulën atij. Ai tha: “O babai im, ky është shpjegimi i ëndrrës sime të dikurshme. Zoti im e përmbushi atë. Mua më bëri mirësi, kur më nxori nga burgu, kurse ju ju solli nga shkretëtira, pasi djalli pati futur ngatërresë midis meje dhe vëllezërve të mi. Vërtet, Zoti im është i Butë me kë të dojë; Ai është i Gjithëdijshmi dhe i Urti |
Sherif Ahmeti Dhe ai te dy prinderit e vet i mori lart ne fron (i uli prane vete), e ata iu perulen atij, e ai tha: “O ati im, kjo eshte domethenia e enderrees sime te meparshme. Zoti im kete tanime e beri realitet, e mua me dhuroi miresi kur me nxorri prej burgut, e juve u solli ngs fshati pasi djalli pat futur percarje ndermjet meje dhe vellezerve te mij. Zoti, im me mjeshtri e butesi realizon deshiren e vet per cka don, vertet Ai eshte me i dijshmi, i urti |
Sherif Ahmeti Dhe ai të dy prindërit e vet i mori lart në fron (i uli pranë vete), e ata iu përulën atij, e ai tha: “O ati im, kjo është domethënia e ëndërreës sime të mëparshme. Zoti im këtë tanimë e bëri realitet, e mua më dhuroi mirësi kur më nxorri prej burgut, e juve u solli ngs fshati pasi djalli pat futur përçarje ndërmjet meje dhe vëllezërve të mij. Zoti, im me mjeshtri e butësi realizon dëshirën e vet për çka don, vërtet Ai është më i dijshmi, i urti |
Unknown Dhe ai te dy prinderit e vet i mori lart ne fron (i uli prane vete), e ata iu perulen atij, e ai tha: "O ati im, kjo eshte domethenia e endrres sime te meparshme. Zoti im kete tanime e beri realitet, e mua me dhuroi miresi kur me nxori prej burgut, e juve |
Unknown Dhe ai të dy prindërit e vet i mori lart në fron (i uli pranë vete), e ata iu përulën atij, e ai tha: "O ati im, kjo është domethënia e ëndrrës sime të mëparshme. Zoti im këtë tanimë e bëri realitet, e mua më dhuroi mirësi kur më nxori prej burgut, e juve |