الر ۚ تِلْكَ آيَاتُ الْكِتَابِ الْمُبِينِ (1) Alif Lam Ra. Ato janë ajete të librit të qartë |
إِنَّا أَنزَلْنَاهُ قُرْآنًا عَرَبِيًّا لَّعَلَّكُمْ تَعْقِلُونَ (2) E shpallim Kur’an në gjuhën arabe që ta kuptoni |
نَحْنُ نَقُصُّ عَلَيْكَ أَحْسَنَ الْقَصَصِ بِمَا أَوْحَيْنَا إِلَيْكَ هَٰذَا الْقُرْآنَ وَإِن كُنتَ مِن قَبْلِهِ لَمِنَ الْغَافِلِينَ (3) Ne ty të rrëfejmë, duke të shpallur këtë Kur’an, më të bukurin rrëfim, edhe pse përpara tij ke qenë indiferent |
إِذْ قَالَ يُوسُفُ لِأَبِيهِ يَا أَبَتِ إِنِّي رَأَيْتُ أَحَدَ عَشَرَ كَوْكَبًا وَالشَّمْسَ وَالْقَمَرَ رَأَيْتُهُمْ لِي سَاجِدِينَ (4) Kur i tha Jusufi babës së vet: “O babai im, kam parë në ëndërr njëmbëdhjetë yje, edhe Diellin edhe Hënën e kam parë, si më bënin sexhde mua” |
قَالَ يَا بُنَيَّ لَا تَقْصُصْ رُؤْيَاكَ عَلَىٰ إِخْوَتِكَ فَيَكِيدُوا لَكَ كَيْدًا ۖ إِنَّ الشَّيْطَانَ لِلْإِنسَانِ عَدُوٌّ مُّبِينٌ (5) Ai tha: “O biri im, mos ua rrëfe ëndrrën tënde vëllezërve tu, sepse do të bëjnë ndonjë kurthë; djalli, s’ka dyshim, është armik i hapët i njeriut |
وَكَذَٰلِكَ يَجْتَبِيكَ رَبُّكَ وَيُعَلِّمُكَ مِن تَأْوِيلِ الْأَحَادِيثِ وَيُتِمُّ نِعْمَتَهُ عَلَيْكَ وَعَلَىٰ آلِ يَعْقُوبَ كَمَا أَتَمَّهَا عَلَىٰ أَبَوَيْكَ مِن قَبْلُ إِبْرَاهِيمَ وَإِسْحَاقَ ۚ إِنَّ رَبَّكَ عَلِيمٌ حَكِيمٌ (6) Dhe ja, ashtu Zoti yt ty të zgjodh dhe po ta mëson komentimin e ëndërrave, dhe ty edhe familjes së Jakubit u jep dhuntinë e vet, siç ua ka dhënë më parë të parëve të tu: Ibrahimit dhe Is-hakut. Zoti yt, njëmend, është i dijshëm, i urtë” |
۞ لَّقَدْ كَانَ فِي يُوسُفَ وَإِخْوَتِهِ آيَاتٌ لِّلسَّائِلِينَ (7) Te Jusufi dhe vëllezërit e tij ka argumente për ata që pyesin |
إِذْ قَالُوا لَيُوسُفُ وَأَخُوهُ أَحَبُّ إِلَىٰ أَبِينَا مِنَّا وَنَحْنُ عُصْبَةٌ إِنَّ أَبَانَا لَفِي ضَلَالٍ مُّبِينٍ (8) Kur ata thanë: “Jusufi dhe vëllau i tij janë më të dashur për babën tonë se sa ne, kurse ne jemi grup i fortë. Babai ynë, me të vërtetë, po gabon haptazi |
اقْتُلُوا يُوسُفَ أَوِ اطْرَحُوهُ أَرْضًا يَخْلُ لَكُمْ وَجْهُ أَبِيكُمْ وَتَكُونُوا مِن بَعْدِهِ قَوْمًا صَالِحِينَ (9) Mbyteni Jusufin ose shpjerne dikung larg e babai juaj do t’u kthehet juve, e pastaj ju do të bëheni njerëz të mirë” |
قَالَ قَائِلٌ مِّنْهُمْ لَا تَقْتُلُوا يُوسُفَ وَأَلْقُوهُ فِي غَيَابَتِ الْجُبِّ يَلْتَقِطْهُ بَعْضُ السَّيَّارَةِ إِن كُنتُمْ فَاعِلِينَ (10) Njëri nga ata tha: “Nëse keni vendosur që ta bëni këtë, atëherë mos e mbytni Jusufin, por lëshojeni në fund të ndonjë bunari që ta marrë ndonjë karavan” |
قَالُوا يَا أَبَانَا مَا لَكَ لَا تَأْمَنَّا عَلَىٰ يُوسُفَ وَإِنَّا لَهُ لَنَاصِحُونَ (11) “O baba ynë, - thanë ata, - ç’është me ty që nuk ke besim te ne për Jusufin? Ne me siguri e këshillojmë |
أَرْسِلْهُ مَعَنَا غَدًا يَرْتَعْ وَيَلْعَبْ وَإِنَّا لَهُ لَحَافِظُونَ (12) Dërgoje nesër le të vijë me ne të zbavitet e të luaj, ne me siguri do ta ruajmë” |
قَالَ إِنِّي لَيَحْزُنُنِي أَن تَذْهَبُوا بِهِ وَأَخَافُ أَن يَأْكُلَهُ الذِّئْبُ وَأَنتُمْ عَنْهُ غَافِلُونَ (13) Do të më vij, keq tha ai, nëse e merrni, dhe frikësohem mos po e han ujku kur t’i shmanget kujdesit tuaj” |
قَالُوا لَئِنْ أَكَلَهُ الذِّئْبُ وَنَحْنُ عُصْبَةٌ إِنَّا إِذًا لَّخَاسِرُونَ (14) “Si bëhet ta hajë ujku, shih ne se çfarë grupi jemi?! – i thanë ata, ne atëherë më mirë mos qofshim |
فَلَمَّا ذَهَبُوا بِهِ وَأَجْمَعُوا أَن يَجْعَلُوهُ فِي غَيَابَتِ الْجُبِّ ۚ وَأَوْحَيْنَا إِلَيْهِ لَتُنَبِّئَنَّهُم بِأَمْرِهِمْ هَٰذَا وَهُمْ لَا يَشْعُرُونَ (15) Pasi që e morën dhe e vendosën ta hudhin në fund të bunarit, ne i shpallëm: “Ti do t’i informosh për këtë vepër të tyre, e ata nuk do ta hetojnë” |
وَجَاءُوا أَبَاهُمْ عِشَاءً يَبْكُونَ (16) Dhe në mbrëmje erdhë te babai i vet duke qarë |
قَالُوا يَا أَبَانَا إِنَّا ذَهَبْنَا نَسْتَبِقُ وَتَرَكْنَا يُوسُفَ عِندَ مَتَاعِنَا فَأَكَلَهُ الذِّئْبُ ۖ وَمَا أَنتَ بِمُؤْمِنٍ لَّنَا وَلَوْ كُنَّا صَادِقِينَ (17) “O baba ynë, - thanë, - patëm shkuar të vrapojmë në gara dhe Jusufin e lam te rrobat tona, por atë e hëngër ujku. Ti nuk do të besosh, edhe pse ne të themi të vërtetën” |
وَجَاءُوا عَلَىٰ قَمِيصِهِ بِدَمٍ كَذِبٍ ۚ قَالَ بَلْ سَوَّلَتْ لَكُمْ أَنفُسُكُمْ أَمْرًا ۖ فَصَبْرٌ جَمِيلٌ ۖ وَاللَّهُ الْمُسْتَعَانُ عَلَىٰ مَا تَصِفُونَ (18) Dhe ia sollën këmishën e tij me gjak të rrejshëm. “Jo, - tha ai, - në këtë punë u kanë shtyrë epshet tuaja. Unë kam durim të mirë. Prej All-llahut kërkohet ndihmë ndaj asaj si po e përshkruani” |
وَجَاءَتْ سَيَّارَةٌ فَأَرْسَلُوا وَارِدَهُمْ فَأَدْلَىٰ دَلْوَهُ ۖ قَالَ يَا بُشْرَىٰ هَٰذَا غُلَامٌ ۚ وَأَسَرُّوهُ بِضَاعَةً ۚ وَاللَّهُ عَلِيمٌ بِمَا يَعْمَلُونَ (19) Dhe erdh një karavan, dhe e dërguan ujëbartësin e tyre dhe e lëshoi kovën e vet. “Sihariq”, bërtiti ai, “ky është një djalosh!” dhe ata e fshehën në rrobat e tyre, por All-llahu e dinte mirë se çka bënin |
وَشَرَوْهُ بِثَمَنٍ بَخْسٍ دَرَاهِمَ مَعْدُودَةٍ وَكَانُوا فِيهِ مِنَ الزَّاهِدِينَ (20) Dhe e shitën krejt lirë, për disa grosh, mezi pritnin ta shmangin |
وَقَالَ الَّذِي اشْتَرَاهُ مِن مِّصْرَ لِامْرَأَتِهِ أَكْرِمِي مَثْوَاهُ عَسَىٰ أَن يَنفَعَنَا أَوْ نَتَّخِذَهُ وَلَدًا ۚ وَكَذَٰلِكَ مَكَّنَّا لِيُوسُفَ فِي الْأَرْضِ وَلِنُعَلِّمَهُ مِن تَأْوِيلِ الْأَحَادِيثِ ۚ وَاللَّهُ غَالِبٌ عَلَىٰ أَمْرِهِ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ (21) Ai i cili e pat blerë, ishte nga Egjipti, i tha gruas së vet: “Bëni qëndrim të këndshëm këtu se ndoshta na bëhet i dobishëm, ose do ta bëjmë si djalë”. Dhe ja, ashtu ne e vendosëm Jusufin mirë në tokë, për t’ia mësuar komentimin e ëndërrave. All-llahu është ngadhnjimtar në punën e vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë |
وَلَمَّا بَلَغَ أَشُدَّهُ آتَيْنَاهُ حُكْمًا وَعِلْمًا ۚ وَكَذَٰلِكَ نَجْزِي الْمُحْسِنِينَ (22) Dhe kur arriti pjekurinë, ne e pajisëm me urtësi e dituri, ashtu ne shpërblejmë ata të cilët bëjnë vepra të mira |
وَرَاوَدَتْهُ الَّتِي هُوَ فِي بَيْتِهَا عَن نَّفْسِهِ وَغَلَّقَتِ الْأَبْوَابَ وَقَالَتْ هَيْتَ لَكَ ۚ قَالَ مَعَاذَ اللَّهِ ۖ إِنَّهُ رَبِّي أَحْسَنَ مَثْوَايَ ۖ إِنَّهُ لَا يُفْلِحُ الظَّالِمُونَ (23) Dhe ajo, në shtëpinë e së cilës ishte, u mashtrua, prandaj ia mbylli dyert dhe i tha: “Eja!” “Ruaj o Zot”, - tha ai, “zotëriu im ka treguar kujdes ndaj meje dhe me siguri të padrejtët nuk do të shpëtojnë” |
وَلَقَدْ هَمَّتْ بِهِ ۖ وَهَمَّ بِهَا لَوْلَا أَن رَّأَىٰ بُرْهَانَ رَبِّهِ ۚ كَذَٰلِكَ لِنَصْرِفَ عَنْهُ السُّوءَ وَالْفَحْشَاءَ ۚ إِنَّهُ مِنْ عِبَادِنَا الْمُخْلَصِينَ (24) Ajo e pat dëshiruar atë, edhe ai atë sikur të mos e kishte parë argumentin e Zotit të vet. Ashtu u bë që nga ai të largojmë të keqen dhe amoralitetin, sepse ai me të vërtetë është nga robërit tanë të sinqertë |
وَاسْتَبَقَا الْبَابَ وَقَدَّتْ قَمِيصَهُ مِن دُبُرٍ وَأَلْفَيَا سَيِّدَهَا لَدَى الْبَابِ ۚ قَالَتْ مَا جَزَاءُ مَنْ أَرَادَ بِأَهْلِكَ سُوءًا إِلَّا أَن يُسْجَنَ أَوْ عَذَابٌ أَلِيمٌ (25) Dhe ata të dy vrapuan kah dera, prandaj ajo ia grisi këmishën nga shpina – dhe afër derës e hasi burrin e vet: “Çfarë dënimi meriton ai i cili dëshiron t’i bëjë keq familjes tënde”, - tha ajo, - “në mos burgosje a dënim të dhembshëm” |
قَالَ هِيَ رَاوَدَتْنِي عَن نَّفْسِي ۚ وَشَهِدَ شَاهِدٌ مِّنْ أَهْلِهَا إِن كَانَ قَمِيصُهُ قُدَّ مِن قُبُلٍ فَصَدَقَتْ وَهُوَ مِنَ الْكَاذِبِينَ (26) Ai tha: “Ajo provoi të më hedhë në mëkat”. Një dëshmitar nga të afërmit e saj shtoi: “Nëse këmisha e tij, është e shkyer prej anës së parme atëherë ajo flet të vërtetën, kurse ai të pavërtetën |
وَإِن كَانَ قَمِيصُهُ قُدَّ مِن دُبُرٍ فَكَذَبَتْ وَهُوَ مِنَ الصَّادِقِينَ (27) Po në qoftë se këmisha e tij është e shkyer nga prapa, atëherë ajo gënjen kurse ai është i drejtë” |
فَلَمَّا رَأَىٰ قَمِيصَهُ قُدَّ مِن دُبُرٍ قَالَ إِنَّهُ مِن كَيْدِكُنَّ ۖ إِنَّ كَيْدَكُنَّ عَظِيمٌ (28) Dhe kur ai e pa se këmisha e tij është e shkyer nga prapa ai tha: “Kjo është një dredhi e jotja, dredhia jote është me të vërtetë e madhe!” |
يُوسُفُ أَعْرِضْ عَنْ هَٰذَا ۚ وَاسْتَغْفِرِي لِذَنبِكِ ۖ إِنَّكِ كُنتِ مِنَ الْخَاطِئِينَ (29) “Ti, o Jusuf, lërë këtë, kurse ti, i tha asaj, kërko falje për mëkatin tënd se me të vërtetë ti ke qenë gabimtare |
۞ وَقَالَ نِسْوَةٌ فِي الْمَدِينَةِ امْرَأَتُ الْعَزِيزِ تُرَاوِدُ فَتَاهَا عَن نَّفْسِهِ ۖ قَدْ شَغَفَهَا حُبًّا ۖ إِنَّا لَنَرَاهَا فِي ضَلَالٍ مُّبِينٍ (30) Edhe gratë e qytetit filluan të flasin: “Gruaja e atij funksionarit (Azizit) ka dashur ta mashtrojë atë djaloshin shërbëtor, është dashuruar marrëzisht! Ne mendojmë se ajo është në humbje flagrante” |
فَلَمَّا سَمِعَتْ بِمَكْرِهِنَّ أَرْسَلَتْ إِلَيْهِنَّ وَأَعْتَدَتْ لَهُنَّ مُتَّكَأً وَآتَتْ كُلَّ وَاحِدَةٍ مِّنْهُنَّ سِكِّينًا وَقَالَتِ اخْرُجْ عَلَيْهِنَّ ۖ فَلَمَّا رَأَيْنَهُ أَكْبَرْنَهُ وَقَطَّعْنَ أَيْدِيَهُنَّ وَقُلْنَ حَاشَ لِلَّهِ مَا هَٰذَا بَشَرًا إِنْ هَٰذَا إِلَّا مَلَكٌ كَرِيمٌ (31) Dhe ajo kur dëgjoi përgojimet e tyre, dërgoi e i thirri dhe u përgatiti një gosti (ndejë) dhe secilës prej tyre i dha nga një thikë dhe tha: “Dil përpara tyre!” dhe kur ato e panë këtë (Jusufin) u shashtrisën dhe i prenë e coptuan duart e veta, dhe thanë: “O Zot! O Zot! Ky nuk qenka njeri, ky qenka një engjull fisnik!” |
قَالَتْ فَذَٰلِكُنَّ الَّذِي لُمْتُنَّنِي فِيهِ ۖ وَلَقَدْ رَاوَدتُّهُ عَن نَّفْسِهِ فَاسْتَعْصَمَ ۖ وَلَئِن لَّمْ يَفْعَلْ مَا آمُرُهُ لَيُسْجَنَنَّ وَلَيَكُونًا مِّنَ الصَّاغِرِينَ (32) “Ja, kjo është për çka më keni qortuar – tha ajo. Përnjëmend desha ta mashtroj, por ai kundërshtoi. Nëse nuk e bënë atë çka i urdhëroj unë atij, pa dyshim, do të burgoset dhe do të jetë i poshtëruar” |
قَالَ رَبِّ السِّجْنُ أَحَبُّ إِلَيَّ مِمَّا يَدْعُونَنِي إِلَيْهِ ۖ وَإِلَّا تَصْرِفْ عَنِّي كَيْدَهُنَّ أَصْبُ إِلَيْهِنَّ وَأَكُن مِّنَ الْجَاهِلِينَ (33) “O Zoti im, - tha ai, - më tepër e dëshiroj burgun se sa atë ku më shpiejnë ato! Dhe nëse ti nuk më largon dredhinë e tyre unë mund të ndiej simpati ndaj tyre e të bëhem injorant” |
فَاسْتَجَابَ لَهُ رَبُّهُ فَصَرَفَ عَنْهُ كَيْدَهُنَّ ۚ إِنَّهُ هُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ (34) Dhe Zoti i tij e pranoi lutjen e tij dhe e shpëtoi nga kurthat e tyre. Ai, me të vërtetë, dëgjon dhe di shumë |
ثُمَّ بَدَا لَهُم مِّن بَعْدِ مَا رَأَوُا الْآيَاتِ لَيَسْجُنُنَّهُ حَتَّىٰ حِينٍ (35) Pastaj u ra ndërmjend, edhe pse i panë argumentet, që për një kohë të caktuar ta burgosin me çdo kusht |
وَدَخَلَ مَعَهُ السِّجْنَ فَتَيَانِ ۖ قَالَ أَحَدُهُمَا إِنِّي أَرَانِي أَعْصِرُ خَمْرًا ۖ وَقَالَ الْآخَرُ إِنِّي أَرَانِي أَحْمِلُ فَوْقَ رَأْسِي خُبْزًا تَأْكُلُ الطَّيْرُ مِنْهُ ۖ نَبِّئْنَا بِتَأْوِيلِهِ ۖ إِنَّا نَرَاكَ مِنَ الْمُحْسِنِينَ (36) Bashkë me të, në burg ranë edhe dy djelmosha. Njëri prej tyre dyve i tha: “Kam parë një ëndërr sikur po shtrydhja rrushin”, kurse tjetri tha: “Unë kam parë një ëndërr se isha duke bartur mbi krye një bukë nga e cila hanin zogjtë. Na e komento këtë, ne e shohim se ti njëmend je njeri i mirë” |
قَالَ لَا يَأْتِيكُمَا طَعَامٌ تُرْزَقَانِهِ إِلَّا نَبَّأْتُكُمَا بِتَأْوِيلِهِ قَبْلَ أَن يَأْتِيَكُمَا ۚ ذَٰلِكُمَا مِمَّا عَلَّمَنِي رَبِّي ۚ إِنِّي تَرَكْتُ مِلَّةَ قَوْمٍ لَّا يُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَهُم بِالْآخِرَةِ هُمْ كَافِرُونَ (37) “Asnjë shujtë e ushqimit nuk do t’u sillet e unë të mos di t’ju them, më parë, se çka do të merrni, u tha Jusufi. Kjo është vetëm një pjesë nga ajo që ma ka mësuar Zoti im, unë e kam lëshuar rrugën e një populli, i cili nuk i beson All-llahut, ata edhe botën tjetër e mohojnë |
وَاتَّبَعْتُ مِلَّةَ آبَائِي إِبْرَاهِيمَ وَإِسْحَاقَ وَيَعْقُوبَ ۚ مَا كَانَ لَنَا أَن نُّشْرِكَ بِاللَّهِ مِن شَيْءٍ ۚ ذَٰلِكَ مِن فَضْلِ اللَّهِ عَلَيْنَا وَعَلَى النَّاسِ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يَشْكُرُونَ (38) Dhe kam pasur fenë e të parëve të mi, Ibrahimit dhe Is-hakut edhe Jakubit; neve nuk na ka hije t’i bëjmë shok All-llahut. Çka do qoftë ajo, shtë mirësi e All-llahut ndaj nesh dhe njerëzve të tjerë, por shumica e njerëzve nuk janë mirënjohës |
يَا صَاحِبَيِ السِّجْنِ أَأَرْبَابٌ مُّتَفَرِّقُونَ خَيْرٌ أَمِ اللَّهُ الْوَاحِدُ الْقَهَّارُ (39) O shokët e mi të burgut! A janë zotërat e llojllojshëm më të mirë apo All-llahu, i vetmi ngadhnjimtar |
مَا تَعْبُدُونَ مِن دُونِهِ إِلَّا أَسْمَاءً سَمَّيْتُمُوهَا أَنتُمْ وَآبَاؤُكُم مَّا أَنزَلَ اللَّهُ بِهَا مِن سُلْطَانٍ ۚ إِنِ الْحُكْمُ إِلَّا لِلَّهِ ۚ أَمَرَ أَلَّا تَعْبُدُوا إِلَّا إِيَّاهُ ۚ ذَٰلِكَ الدِّينُ الْقَيِّمُ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ (40) Ata që i adhuroni në vend të All-llahut janë vetëm emra me çka i keni emërtuar ju dhe baballarët tuaj, All-llahu nuk u ka shpallur kurrfarë argumenti. Gjykimi i takon vetëm Alllahut, Ai ka urdhëruar të mos adhuroni askë përveç Atij. Ajo është e vetmja fe e qëndrueshme, por shumica e njerëzve nuk e dinë |
يَا صَاحِبَيِ السِّجْنِ أَمَّا أَحَدُكُمَا فَيَسْقِي رَبَّهُ خَمْرًا ۖ وَأَمَّا الْآخَرُ فَيُصْلَبُ فَتَأْكُلُ الطَّيْرُ مِن رَّأْسِهِ ۚ قُضِيَ الْأَمْرُ الَّذِي فِيهِ تَسْتَفْتِيَانِ (41) O shokët e mi të burgut! Njëri prej jush do t’i japë të pijë verë zotëriut të vet, kurse tjetri do të jetë i gozhduar dhe shpendët do të hanë nga koka e tij. Tani është e qartë çështja për të cilën ju të dy kërkuat interpretim” |
وَقَالَ لِلَّذِي ظَنَّ أَنَّهُ نَاجٍ مِّنْهُمَا اذْكُرْنِي عِندَ رَبِّكَ فَأَنسَاهُ الشَّيْطَانُ ذِكْرَ رَبِّهِ فَلَبِثَ فِي السِّجْنِ بِضْعَ سِنِينَ (42) Dhe atij nga ata të dy, për të cilin mendonte se do të shpëtojë, i tha, lajmëroje zotëriun tënd për mua. Mirëpo djalli ia mori mendjen dhe ky harroi ta përmend tek zotëriu i vet dhe ai (Jusufi) mbeti në burg disa vjet |
وَقَالَ الْمَلِكُ إِنِّي أَرَىٰ سَبْعَ بَقَرَاتٍ سِمَانٍ يَأْكُلُهُنَّ سَبْعٌ عِجَافٌ وَسَبْعَ سُنبُلَاتٍ خُضْرٍ وَأُخَرَ يَابِسَاتٍ ۖ يَا أَيُّهَا الْمَلَأُ أَفْتُونِي فِي رُؤْيَايَ إِن كُنتُمْ لِلرُّؤْيَا تَعْبُرُونَ (43) Dhe kur mbreti i tha: “Kam parë ëndërr se shtatë lopë të dobëta i hanin shtatë lopë të majme, dhe shtatë kallinj të njomë dhe po aq të tjerë të tharë (të pjekur); “O pari, nëse dini të komentoni ëndërrat, ma komentoni ëndërrën time!” |
قَالُوا أَضْغَاثُ أَحْلَامٍ ۖ وَمَا نَحْنُ بِتَأْوِيلِ الْأَحْلَامِ بِعَالِمِينَ (44) Ëndrra të ndërlikuara, i thanë ata. Ne nuk dimë të komentojmë ëndrra |
وَقَالَ الَّذِي نَجَا مِنْهُمَا وَادَّكَرَ بَعْدَ أُمَّةٍ أَنَا أُنَبِّئُكُم بِتَأْوِيلِهِ فَأَرْسِلُونِ (45) dhe atëherë, pas aq vjetësh, njëri që shpëtoi nga ata dy, u kujtua dhe tha: “Unë do t’u komentoj ëndrrën, vetëm se të më lejoni të shkoj (te Jusufi)” |
يُوسُفُ أَيُّهَا الصِّدِّيقُ أَفْتِنَا فِي سَبْعِ بَقَرَاتٍ سِمَانٍ يَأْكُلُهُنَّ سَبْعٌ عِجَافٌ وَسَبْعِ سُنبُلَاتٍ خُضْرٍ وَأُخَرَ يَابِسَاتٍ لَّعَلِّي أَرْجِعُ إِلَى النَّاسِ لَعَلَّهُمْ يَعْلَمُونَ (46) “O miku Jusuf, shpjegona ç’do të thotë shtatë lopë të dobëta i hanin shtatë të majme; dhe shtatë kallinj të njomë dhe shtatë të tjerë të tharë, - dhe të kthehem te njerëzit që edhe ata ta dinë këtë” |
قَالَ تَزْرَعُونَ سَبْعَ سِنِينَ دَأَبًا فَمَا حَصَدتُّمْ فَذَرُوهُ فِي سُنبُلِهِ إِلَّا قَلِيلًا مِّمَّا تَأْكُلُونَ (47) Ai i tha: “Do të mbillni shtatë vjet me radhë, dhe atë çka e korrni e lini në kallinj (në depo), përveç asaj pakice që e hani |
ثُمَّ يَأْتِي مِن بَعْدِ ذَٰلِكَ سَبْعٌ شِدَادٌ يَأْكُلْنَ مَا قَدَّمْتُمْ لَهُنَّ إِلَّا قَلِيلًا مِّمَّا تُحْصِنُونَ (48) Sepse pas asaj do të vijnë shtatë vjet të vështira që do ta hanë atë çka keni përgatitur për të, përveç asaj pakice që do ta ruani |
ثُمَّ يَأْتِي مِن بَعْدِ ذَٰلِكَ عَامٌ فِيهِ يُغَاثُ النَّاسُ وَفِيهِ يَعْصِرُونَ (49) Pastaj, pas asaj, do të vijnë vite kur njerëzit do të jenë të ngimë me shi dhe do të marrin lëngje” |
وَقَالَ الْمَلِكُ ائْتُونِي بِهِ ۖ فَلَمَّا جَاءَهُ الرَّسُولُ قَالَ ارْجِعْ إِلَىٰ رَبِّكَ فَاسْأَلْهُ مَا بَالُ النِّسْوَةِ اللَّاتِي قَطَّعْنَ أَيْدِيَهُنَّ ۚ إِنَّ رَبِّي بِكَيْدِهِنَّ عَلِيمٌ (50) Dhe mbreti tha: “Ma sillni atë”! Dhe kur i erdh këtij (Jusufit) i deleguari, ai i tha: “Kthehu te zotriu yt dhe pyete: çka u bë me ato gratë që i patën pre duart e veta. Zoti im i di mirë kurthat e atyre” |
قَالَ مَا خَطْبُكُنَّ إِذْ رَاوَدتُّنَّ يُوسُفَ عَن نَّفْسِهِ ۚ قُلْنَ حَاشَ لِلَّهِ مَا عَلِمْنَا عَلَيْهِ مِن سُوءٍ ۚ قَالَتِ امْرَأَتُ الْعَزِيزِ الْآنَ حَصْحَصَ الْحَقُّ أَنَا رَاوَدتُّهُ عَن نَّفْسِهِ وَإِنَّهُ لَمِنَ الصَّادِقِينَ (51) U tha: “Çka po thuani ju që deshët ta shpjerni Jusufin në mëkat?” Ruana Zot, - thanë ato – ne nuk dimë kurrgjë të keqe për të! “Tani do të dalë në shesh e vërteta, - tha gruaja e funksionarit (Azizit). Unë kam pas dashur ta mashtroj, kurse ai njëmend është i sinqertë |
ذَٰلِكَ لِيَعْلَمَ أَنِّي لَمْ أَخُنْهُ بِالْغَيْبِ وَأَنَّ اللَّهَ لَا يَهْدِي كَيْدَ الْخَائِنِينَ (52) Ashtu ai le ta dijë se unë nuk e kam tradhtuar, në mosprezencë, dhe All-llahu nuk u hap udhë kurthave të qëllimkëqijve |
۞ وَمَا أُبَرِّئُ نَفْسِي ۚ إِنَّ النَّفْسَ لَأَمَّارَةٌ بِالسُّوءِ إِلَّا مَا رَحِمَ رَبِّي ۚ إِنَّ رَبِّي غَفُورٌ رَّحِيمٌ (53) Unënuk e arsyetoj veten sepse epshi anon në të keqe, përveç asaj çka mëshiron Zoti im. Zoti im njëmend fal dhe është mëshirëplotë” |
وَقَالَ الْمَلِكُ ائْتُونِي بِهِ أَسْتَخْلِصْهُ لِنَفْسِي ۖ فَلَمَّا كَلَّمَهُ قَالَ إِنَّكَ الْيَوْمَ لَدَيْنَا مَكِينٌ أَمِينٌ (54) Dhe sunduesi tha: “Ma sillni, do ta liroj e ta marr në suitën time”, dhe pasi bisedoi me të i tha: “Prej sot ti do të jesh te ne njeri me pozitë të besueshme” |
قَالَ اجْعَلْنِي عَلَىٰ خَزَائِنِ الْأَرْضِ ۖ إِنِّي حَفِيظٌ عَلِيمٌ (55) “Më bën, - tha, - përgjegjës të depove në vend, unë jam me të vërtetë roje e stërvitur” |
وَكَذَٰلِكَ مَكَّنَّا لِيُوسُفَ فِي الْأَرْضِ يَتَبَوَّأُ مِنْهَا حَيْثُ يَشَاءُ ۚ نُصِيبُ بِرَحْمَتِنَا مَن نَّشَاءُ ۖ وَلَا نُضِيعُ أَجْرَ الْمُحْسِنِينَ (56) Dhe ashtu ne i mundësuam Jusufit të qëndrojë në vend, kudo që të dëshirojë. Me mëshirën tonë mbulojmë kë duam dhe nuk lejojmë të humbë shpërblimi për bëmirësit |
وَلَأَجْرُ الْآخِرَةِ خَيْرٌ لِّلَّذِينَ آمَنُوا وَكَانُوا يَتَّقُونَ (57) Kurse shpërblimi i botës tjetër është më i mirë për ata që kanë besuar dhe ruhen e frikësohen |
وَجَاءَ إِخْوَةُ يُوسُفَ فَدَخَلُوا عَلَيْهِ فَعَرَفَهُمْ وَهُمْ لَهُ مُنكِرُونَ (58) Dhe vëllezërit e Jusufit erdhën dhe hynë tek ai, e ai i njofti, por ata nuk e njohën fare këtë |
وَلَمَّا جَهَّزَهُم بِجَهَازِهِمْ قَالَ ائْتُونِي بِأَخٍ لَّكُم مِّنْ أَبِيكُمْ ۚ أَلَا تَرَوْنَ أَنِّي أُوفِي الْكَيْلَ وَأَنَا خَيْرُ الْمُنزِلِينَ (59) Dhe pasi i furnizoi me ushqim të nevojshëm, u tha: “Të ma sillni njërin prej vëllezërve tuaj që e keni prej babe! A nuk e shihni se ia jap tërë shuajtën dhe jam nikoqiri më i mirë |
فَإِن لَّمْ تَأْتُونِي بِهِ فَلَا كَيْلَ لَكُمْ عِندِي وَلَا تَقْرَبُونِ (60) Në qoftë se nuk ma sillni atë, te unë nuk keni më shujtë ushqimi dhe mos eni!” |
قَالُوا سَنُرَاوِدُ عَنْهُ أَبَاهُ وَإِنَّا لَفَاعِلُونَ (61) “Do të bëjmë çmos, - thanë ata, - që ta largojmë disi nga babai i tij dhe do ta bëjmë këtë” |
وَقَالَ لِفِتْيَانِهِ اجْعَلُوا بِضَاعَتَهُمْ فِي رِحَالِهِمْ لَعَلَّهُمْ يَعْرِفُونَهَا إِذَا انقَلَبُوا إِلَىٰ أَهْلِهِمْ لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ (62) Kurse Jusufi u tha shërbëtorëve të vet: “Ngarkoni barrët e tyre në kafshët e tyre, ata kur do të kthehen te familja e vet do t’i njohin dhe ndoshta do të kthehen përsëri” |
فَلَمَّا رَجَعُوا إِلَىٰ أَبِيهِمْ قَالُوا يَا أَبَانَا مُنِعَ مِنَّا الْكَيْلُ فَأَرْسِلْ مَعَنَا أَخَانَا نَكْتَلْ وَإِنَّا لَهُ لَحَافِظُونَ (63) Dhe kur u kthyen te baba i vet thanë, “O baba i ynë, nuk na jep më ushqim, andaj dërgoje me ne vëllaun tonë që të marrim ushqim, dhe ne me siguri do ta ruajmë” |
قَالَ هَلْ آمَنُكُمْ عَلَيْهِ إِلَّا كَمَا أَمِنتُكُمْ عَلَىٰ أَخِيهِ مِن قَبْلُ ۖ فَاللَّهُ خَيْرٌ حَافِظًا ۖ وَهُوَ أَرْحَمُ الرَّاحِمِينَ (64) “A t’u besoj, - tha ai, - siç ua besova më parë vëllaun e tij? Dhe All-llahu është ruajtësi më i mirë dhe Ai është më i mëshirshmi i mëshirëplotëve!” |
وَلَمَّا فَتَحُوا مَتَاعَهُمْ وَجَدُوا بِضَاعَتَهُمْ رُدَّتْ إِلَيْهِمْ ۖ قَالُوا يَا أَبَانَا مَا نَبْغِي ۖ هَٰذِهِ بِضَاعَتُنَا رُدَّتْ إِلَيْنَا ۖ وَنَمِيرُ أَهْلَنَا وَنَحْفَظُ أَخَانَا وَنَزْدَادُ كَيْلَ بَعِيرٍ ۖ ذَٰلِكَ كَيْلٌ يَسِيرٌ (65) Dhe kur i hapën barrët e veta i gjetën sendet e tyre që u ishin kthyer, thanë: “O baba i ynë ç’të bëjmë? Ja, këto janë rrobet tona, na janë kthyer prapa. Edhe me ushqim do të furnizojmë familjen tonë edhe vëllaun tonë do ta ruajmë, aq më mirë do të shtojmë më tepër një barrë deveje ushqim, ajo është krejt lehtë” |
قَالَ لَنْ أُرْسِلَهُ مَعَكُمْ حَتَّىٰ تُؤْتُونِ مَوْثِقًا مِّنَ اللَّهِ لَتَأْتُنَّنِي بِهِ إِلَّا أَن يُحَاطَ بِكُمْ ۖ فَلَمَّا آتَوْهُ مَوْثِقَهُمْ قَالَ اللَّهُ عَلَىٰ مَا نَقُولُ وَكِيلٌ (66) “Unë, - tha, - nuk do ta dërgoj me ju deri sa të më jepni besën e All-llahut seriozisht se me të vërtetë do të ma sillni prapë, gjithsesi nëse nuk pësoni ndonjë të papritur. “dhe pasi që ata iu besatuan, tha: “All-llahu është dorëzanë për këtë çka themi!” |
وَقَالَ يَا بَنِيَّ لَا تَدْخُلُوا مِن بَابٍ وَاحِدٍ وَادْخُلُوا مِنْ أَبْوَابٍ مُّتَفَرِّقَةٍ ۖ وَمَا أُغْنِي عَنكُم مِّنَ اللَّهِ مِن شَيْءٍ ۖ إِنِ الْحُكْمُ إِلَّا لِلَّهِ ۖ عَلَيْهِ تَوَكَّلْتُ ۖ وَعَلَيْهِ فَلْيَتَوَكَّلِ الْمُتَوَكِّلُونَ (67) O bijtë e mi, - u tha, - mos hyni vetëm për një dere, por hyni në dyer të ndryshme! Unë nuk mund t’ju shpëtoj prej All-llahut aspak. Gjykimi i takon vetëm All-llahut! Unë jam mbështetur te Ai dhe te Ai le të mbështeten ata qëduan të mbështeten!” |
وَلَمَّا دَخَلُوا مِنْ حَيْثُ أَمَرَهُمْ أَبُوهُم مَّا كَانَ يُغْنِي عَنْهُم مِّنَ اللَّهِ مِن شَيْءٍ إِلَّا حَاجَةً فِي نَفْسِ يَعْقُوبَ قَضَاهَا ۚ وَإِنَّهُ لَذُو عِلْمٍ لِّمَا عَلَّمْنَاهُ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ (68) Dher kur hynë ashtu siç u kishte urdhëruar babai i tyre, ajo nuk u ndihmoi aspak nga ajo që kishte caktuar All-llahu, përveç nevojës personale të Jakubit, që e realizoi, sepse ai me të vërtetë ka qenë dijetar i madh, në atë çka e kemi mësuar, mirëpo shumica e njerëzve nuk e dinë |
وَلَمَّا دَخَلُوا عَلَىٰ يُوسُفَ آوَىٰ إِلَيْهِ أَخَاهُ ۖ قَالَ إِنِّي أَنَا أَخُوكَ فَلَا تَبْتَئِسْ بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ (69) Dhe kur hynë te Jusufi, ai e uli afër vetes vëllaun e vet dhe i tha: “Unë jam me të vërtetë vëllau yt, dhe mos u pikëllo për ate çka kanë bërë!” |
فَلَمَّا جَهَّزَهُم بِجَهَازِهِمْ جَعَلَ السِّقَايَةَ فِي رَحْلِ أَخِيهِ ثُمَّ أَذَّنَ مُؤَذِّنٌ أَيَّتُهَا الْعِيرُ إِنَّكُمْ لَسَارِقُونَ (70) Dhe pasi që i furnizoi me ushqim të nevojshëm, në barrën e vëllaut të vet futi një gotë e pastaj një lajmëtar filloi të bërtiste: “O karavan, ju, njëmend, paskëshit vjedhur!” |
قَالُوا وَأَقْبَلُوا عَلَيْهِم مَّاذَا تَفْقِدُونَ (71) I thanë, dhe iu qasën. “Çka keni humbur |
قَالُوا نَفْقِدُ صُوَاعَ الْمَلِكِ وَلِمَن جَاءَ بِهِ حِمْلُ بَعِيرٍ وَأَنَا بِهِ زَعِيمٌ (72) Thanë, “Kemi humbur gotën e mbretit, dhe kush e sjell atë do të fitojë një barrë deveje me ushqim. Për këtë unë garantoj” |
قَالُوا تَاللَّهِ لَقَدْ عَلِمْتُم مَّا جِئْنَا لِنُفْسِدَ فِي الْأَرْضِ وَمَا كُنَّا سَارِقِينَ (73) Për All-llahun! – thanë ata, - ju e dini se ne nuk kemi ardhë të bëjmë turbullira në vend, dhe ne nuk jemi vjedhës” |
قَالُوا فَمَا جَزَاؤُهُ إِن كُنتُمْ كَاذِبِينَ (74) Ata u thanë: “Po çfarë dënimi ka nëse gënjeni?” |
قَالُوا جَزَاؤُهُ مَن وُجِدَ فِي رَحْلِهِ فَهُوَ جَزَاؤُهُ ۚ كَذَٰلِكَ نَجْزِي الظَّالِمِينَ (75) “Dënimi i atij në barrën e të cilit gjendet – u përgjigjën – është vetë ai. Ja, ashtu i dënojmë mizorët!” |
فَبَدَأَ بِأَوْعِيَتِهِمْ قَبْلَ وِعَاءِ أَخِيهِ ثُمَّ اسْتَخْرَجَهَا مِن وِعَاءِ أَخِيهِ ۚ كَذَٰلِكَ كِدْنَا لِيُوسُفَ ۖ مَا كَانَ لِيَأْخُذَ أَخَاهُ فِي دِينِ الْمَلِكِ إِلَّا أَن يَشَاءَ اللَّهُ ۚ نَرْفَعُ دَرَجَاتٍ مَّن نَّشَاءُ ۗ وَفَوْقَ كُلِّ ذِي عِلْمٍ عَلِيمٌ (76) Dhe ua filloi thasëve të tyre, së pari thesin e vëllaut të vet dhe e nxori gotën nga thesii vëllaut të vet. Kështu ne e mësuam Jusufin të veprojë. Ai sipas ligjit të mbretit të vet nuk mund ta ndalte vëllaun e vet, përveç me dëshirë të All-llahut. Ne lartësojmë atë që duam dhe mbi çdo dijetar ka edhe një dijetar (më të dijshëm) |
۞ قَالُوا إِن يَسْرِقْ فَقَدْ سَرَقَ أَخٌ لَّهُ مِن قَبْلُ ۚ فَأَسَرَّهَا يُوسُفُ فِي نَفْسِهِ وَلَمْ يُبْدِهَا لَهُمْ ۚ قَالَ أَنتُمْ شَرٌّ مَّكَانًا ۖ وَاللَّهُ أَعْلَمُ بِمَا تَصِفُونَ (77) “Nëse ka vjedhur, thanë ata, po edhe vëllau i tij, më heret, pat vjedhur!” Mirëpo Jusufi edhe këtë e fshehu, nuk e hetuan”. Ju, - u tha, - jeni në pozitë më të keqe, dhe All-llahu e di mirë atë çka e shfaqni dhe përshkruani ju” |
قَالُوا يَا أَيُّهَا الْعَزِيزُ إِنَّ لَهُ أَبًا شَيْخًا كَبِيرًا فَخُذْ أَحَدَنَا مَكَانَهُ ۖ إِنَّا نَرَاكَ مِنَ الْمُحْسِنِينَ (78) I thanë: “O i nderuar (Aziz), ai ka një babë shumë plak, prandaj merre njërin nga ne në vend të atij! Ne e shohim si ti je njeri bamirës” |
قَالَ مَعَاذَ اللَّهِ أَن نَّأْخُذَ إِلَّا مَن وَجَدْنَا مَتَاعَنَا عِندَهُ إِنَّا إِذًا لَّظَالِمُونَ (79) “Zoti na ruajtë! – tha ai, - si të marrim tjetër në vend të atij ku e gjetëm gotën tonë?! Atëherë ne jemi mizorë!” |
فَلَمَّا اسْتَيْأَسُوا مِنْهُ خَلَصُوا نَجِيًّا ۖ قَالَ كَبِيرُهُمْ أَلَمْ تَعْلَمُوا أَنَّ أَبَاكُمْ قَدْ أَخَذَ عَلَيْكُم مَّوْثِقًا مِّنَ اللَّهِ وَمِن قَبْلُ مَا فَرَّطتُمْ فِي يُوسُفَ ۖ فَلَنْ أَبْرَحَ الْأَرْضَ حَتَّىٰ يَأْذَنَ لِي أَبِي أَوْ يَحْكُمَ اللَّهُ لِي ۖ وَهُوَ خَيْرُ الْحَاكِمِينَ (80) pasi që i humbën tëra shpresat, u konsulltuan në një anë, dhe më i vjetri ndër ata tha: “A nuk e dini se babës tuaj ia keni dhënë besën e All-llahut, e më herët çka bëtë me Jusufin? Unë nuk e lëshoj dot këtë vend derisa të ma lejojë këtë babai im ose All-llahu të më gjykojë, dhe ai është më i miri gjykatës” |
ارْجِعُوا إِلَىٰ أَبِيكُمْ فَقُولُوا يَا أَبَانَا إِنَّ ابْنَكَ سَرَقَ وَمَا شَهِدْنَا إِلَّا بِمَا عَلِمْنَا وَمَا كُنَّا لِلْغَيْبِ حَافِظِينَ (81) Kthehuni te babai juaj dhe thuani: “O baba i ynë, yt bir ka vjedhur; dhe ne nuk dëshmojmë tjetër përveç asaj çka e dimë dhe ne nuk kemi mundur t’i ruhemi të padukshmes |
وَاسْأَلِ الْقَرْيَةَ الَّتِي كُنَّا فِيهَا وَالْعِيرَ الَّتِي أَقْبَلْنَا فِيهَا ۖ وَإِنَّا لَصَادِقُونَ (82) Pyete qytetin ku kemi qëndruar dhe karavanin me të cilin kemi ardhur! Ne, pa dyshim, flasim të vërtetën” |
قَالَ بَلْ سَوَّلَتْ لَكُمْ أَنفُسُكُمْ أَمْرًا ۖ فَصَبْرٌ جَمِيلٌ ۖ عَسَى اللَّهُ أَن يَأْتِيَنِي بِهِمْ جَمِيعًا ۚ إِنَّهُ هُوَ الْعَلِيمُ الْحَكِيمُ (83) “Jo, - tha (Jakubi), - po juve në këtë vepër u ka shty epshi, andaj durim të mirë! Ndoshta All-llahu të gjitha do të m’i kthejë. Me të vërtetë Ai është shumë i dijshëm, i urtë!” |
وَتَوَلَّىٰ عَنْهُمْ وَقَالَ يَا أَسَفَىٰ عَلَىٰ يُوسُفَ وَابْيَضَّتْ عَيْنَاهُ مِنَ الْحُزْنِ فَهُوَ كَظِيمٌ (84) U kthye prej atyre dhe tha: “O mjeri unë për Jusufin!” dhe sytë iu patën zbardhur nga pikëllimi, ka qenë shumë i pikëlluar |
قَالُوا تَاللَّهِ تَفْتَأُ تَذْكُرُ يُوسُفَ حَتَّىٰ تَكُونَ حَرَضًا أَوْ تَكُونَ مِنَ الْهَالِكِينَ (85) “Për All-llahun! Thanë ata, - ti aq e përmend Jusufin sa që është dro se do të sëmuresh rënd dhe do të shkatërrohesh” |
قَالَ إِنَّمَا أَشْكُو بَثِّي وَحُزْنِي إِلَى اللَّهِ وَأَعْلَمُ مِنَ اللَّهِ مَا لَا تَعْلَمُونَ (86) “Unë, - tha ai, - dhembjen dhe pikëllimin tim i shpreh te All-llahu dhe nga All-llahu di diçka që ju nuk e dini” |
يَا بَنِيَّ اذْهَبُوا فَتَحَسَّسُوا مِن يُوسُفَ وَأَخِيهِ وَلَا تَيْأَسُوا مِن رَّوْحِ اللَّهِ ۖ إِنَّهُ لَا يَيْأَسُ مِن رَّوْحِ اللَّهِ إِلَّا الْقَوْمُ الْكَافِرُونَ (87) “O bijt e mi, shkoni dhe interesohuni për Jusufin dhe vëllaun e tij, dhe mos e humbni shpresën në mëshirën e All-llahut. Vetëm mosbesimtarët e humbin shpresën në mëshirën e All-llahut” |
فَلَمَّا دَخَلُوا عَلَيْهِ قَالُوا يَا أَيُّهَا الْعَزِيزُ مَسَّنَا وَأَهْلَنَا الضُّرُّ وَجِئْنَا بِبِضَاعَةٍ مُّزْجَاةٍ فَأَوْفِ لَنَا الْكَيْلَ وَتَصَدَّقْ عَلَيْنَا ۖ إِنَّ اللَّهَ يَجْزِي الْمُتَصَدِّقِينَ (88) Dhe kur hynë tek ai thanë: “O i denji funksionar (Aziz), neve dhe familjen tonë na ka goditur e keqja e madhe, kemi sjellë ca gjëra, e ti na plotëson shujtën tonë dhe jepna lëmoshë, sepse All-llahu, njëmend, i shpërblen ata që japin lëmoshë” |
قَالَ هَلْ عَلِمْتُم مَّا فَعَلْتُم بِيُوسُفَ وَأَخِيهِ إِذْ أَنتُمْ جَاهِلُونَ (89) “A e dini, - u tha, - çka keni pas bërë me Jusufin dhe vëllaun e tij, kur ishit injorantë?” |
قَالُوا أَإِنَّكَ لَأَنتَ يُوسُفُ ۖ قَالَ أَنَا يُوسُفُ وَهَٰذَا أَخِي ۖ قَدْ مَنَّ اللَّهُ عَلَيْنَا ۖ إِنَّهُ مَن يَتَّقِ وَيَصْبِرْ فَإِنَّ اللَّهَ لَا يُضِيعُ أَجْرَ الْمُحْسِنِينَ (90) “A ti je, njëmend, Jusufi?” – thirrën ata. “Unë jam Jusufi, - tha, - dhe ky është vëllau im! Neve na ka mëshiruar All-llahu. Kush i frikësohet All-llahut dhe duron, pa dyshim, All-llahu nuk lejon të humbë shpërblimi i bëmirësave” |
قَالُوا تَاللَّهِ لَقَدْ آثَرَكَ اللَّهُ عَلَيْنَا وَإِن كُنَّا لَخَاطِئِينَ (91) “Për All-llahun! – thanë ata, - All-llahu të ka lartësuar mbi ne, kurse ne me të vërtetë kemi gabuar” |
قَالَ لَا تَثْرِيبَ عَلَيْكُمُ الْيَوْمَ ۖ يَغْفِرُ اللَّهُ لَكُمْ ۖ وَهُوَ أَرْحَمُ الرَّاحِمِينَ (92) “Unë, - tha ai, - sot nuk kamë qortim për ju, All-llahu do t’ju falë, Ai është i mëshirshmi mëshirëplotë |
اذْهَبُوا بِقَمِيصِي هَٰذَا فَأَلْقُوهُ عَلَىٰ وَجْهِ أَبِي يَأْتِ بَصِيرًا وَأْتُونِي بِأَهْلِكُمْ أَجْمَعِينَ (93) Çojeni këtë këmishë timen dhe vënia babës tim në fytyrë, atij do t’i vijnë sytë (i kthehet të pamurit), dhe ma sillni tërë familjen tuaj!” |
وَلَمَّا فَصَلَتِ الْعِيرُ قَالَ أَبُوهُمْ إِنِّي لَأَجِدُ رِيحَ يُوسُفَ ۖ لَوْلَا أَن تُفَنِّدُونِ (94) dhe kur karavani u largua (nga Egjipti), babai i tyre tha, “Unë, njëmend, po ndiej erën e Jusufit, në mos më konsiderofshi tëmatufosur ose të rralluar (nga pleqëria).” |
قَالُوا تَاللَّهِ إِنَّكَ لَفِي ضَلَالِكَ الْقَدِيمِ (95) “Për All-llahun! – thanë ata, - ti je njëmend në humbjen e vjetër” |
فَلَمَّا أَن جَاءَ الْبَشِيرُ أَلْقَاهُ عَلَىٰ وَجْهِهِ فَارْتَدَّ بَصِيرًا ۖ قَالَ أَلَمْ أَقُل لَّكُمْ إِنِّي أَعْلَمُ مِنَ اللَّهِ مَا لَا تَعْلَمُونَ (96) Por kur arriti përgëzuesi (sihariqdhënësi) ia vuri atë (këmishën) në fytyrën e tij dhe ai filloi të shohë. “A nuk ju thash – tha – se unë e di nga All-llahu atë çka ju nuk e dini?” |
قَالُوا يَا أَبَانَا اسْتَغْفِرْ لَنَا ذُنُوبَنَا إِنَّا كُنَّا خَاطِئِينَ (97) “O baba i ynë, - thanë ata, - lutu të na falen mëkatet tona, ne, me të vërtetë, jemi mëkatarë” |
قَالَ سَوْفَ أَسْتَغْفِرُ لَكُمْ رَبِّي ۖ إِنَّهُ هُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ (98) “Do ta lus, - tha, - Zotin tim t’jua falë. Ai fal dhe është mëshirëplotë” |
فَلَمَّا دَخَلُوا عَلَىٰ يُوسُفَ آوَىٰ إِلَيْهِ أَبَوَيْهِ وَقَالَ ادْخُلُوا مِصْرَ إِن شَاءَ اللَّهُ آمِنِينَ (99) Dhe kur hynë te Jusufi, ai u hodh në përqafim të prindërve të vet dhe tha: “Hyni në Egjipt, në dashtë All-llahu, të sigurt, pa dro!” |
وَرَفَعَ أَبَوَيْهِ عَلَى الْعَرْشِ وَخَرُّوا لَهُ سُجَّدًا ۖ وَقَالَ يَا أَبَتِ هَٰذَا تَأْوِيلُ رُؤْيَايَ مِن قَبْلُ قَدْ جَعَلَهَا رَبِّي حَقًّا ۖ وَقَدْ أَحْسَنَ بِي إِذْ أَخْرَجَنِي مِنَ السِّجْنِ وَجَاءَ بِكُم مِّنَ الْبَدْوِ مِن بَعْدِ أَن نَّزَغَ الشَّيْطَانُ بَيْنِي وَبَيْنَ إِخْوَتِي ۚ إِنَّ رَبِّي لَطِيفٌ لِّمَا يَشَاءُ ۚ إِنَّهُ هُوَ الْعَلِيمُ الْحَكِيمُ (100) Dhe ai i vendosi prindërit e vet në rezidencë dhe ata të gjithë iu përulën (bënë sexhde) dhe ai tha: “O baba im, ky është komentimi i ëndrrës time të dikurshme, që Zoti im e bëri realitet dhe me plot bamirësi kur më nxorri nga burgu dhe juve u ka sjellë këtu nga shkretëtira, pasi që djalli pat kurdisur kurtha ndërmjet meje dhe vëllezërve të mi; Zoti im është, me të vërtetë, mirëbërës ndaj atij që do, Ai me siguri është i dijshëm, i urtë!” |
۞ رَبِّ قَدْ آتَيْتَنِي مِنَ الْمُلْكِ وَعَلَّمْتَنِي مِن تَأْوِيلِ الْأَحَادِيثِ ۚ فَاطِرَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ أَنتَ وَلِيِّي فِي الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ ۖ تَوَفَّنِي مُسْلِمًا وَأَلْحِقْنِي بِالصَّالِحِينَ (101) “O Zoti im, ti më ke dhënë pushtet dhe më ke mësuar të komentoj ëndrra. Krijues i qiejve dhe i tokës, ti jembrojtës imi edhe në këtë botë edhe në botën tjetër. Merrma shpirtin si musliman dhe më shoqëro me punëmirët!” |
ذَٰلِكَ مِنْ أَنبَاءِ الْغَيْبِ نُوحِيهِ إِلَيْكَ ۖ وَمَا كُنتَ لَدَيْهِمْ إِذْ أَجْمَعُوا أَمْرَهُمْ وَهُمْ يَمْكُرُونَ (102) Ja, këto janë nga lajmet e panjohura që ne po t’i shpalojmë ty, dhe ti nuk ke qenë me ata kur kanë vendosur për punën e tyre, sepse ata bënin kurtha |
وَمَا أَكْثَرُ النَّاسِ وَلَوْ حَرَصْتَ بِمُؤْمِنِينَ (103) Kurse shumica e njerëzve, edhe pse ti dëshiron, nuk janë besimtarë |
وَمَا تَسْأَلُهُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ ۚ إِنْ هُوَ إِلَّا ذِكْرٌ لِّلْعَالَمِينَ (104) Ti nuk kërkon prej këtyre shpërblim për atë (Kur’anin) ai është këshillë për të gjitha botërat |
وَكَأَيِّن مِّنْ آيَةٍ فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ يَمُرُّونَ عَلَيْهَا وَهُمْ عَنْهَا مُعْرِضُونَ (105) Po sa argumente ka në qiej dhe në tokë pranë të cilëve kalojnë, e ata u kthejnë shpinën atyre |
وَمَا يُؤْمِنُ أَكْثَرُهُم بِاللَّهِ إِلَّا وَهُم مُّشْرِكُونَ (106) Shumica prej tyre nuk i besojnë All-llahut, ata janë politeistë |
أَفَأَمِنُوا أَن تَأْتِيَهُمْ غَاشِيَةٌ مِّنْ عَذَابِ اللَّهِ أَوْ تَأْتِيَهُمُ السَّاعَةُ بَغْتَةً وَهُمْ لَا يَشْعُرُونَ (107) A janë të sigurt se nuk do t’i mbulojë dënimi i All-llahut ose se momenti i fundit nuk do t’iu vijë papritur, e ata hiq nuk do të hetojnë |
قُلْ هَٰذِهِ سَبِيلِي أَدْعُو إِلَى اللَّهِ ۚ عَلَىٰ بَصِيرَةٍ أَنَا وَمَنِ اتَّبَعَنِي ۖ وَسُبْحَانَ اللَّهِ وَمَا أَنَا مِنَ الْمُشْرِكِينَ (108) Thuaj: “Kjo është rruga ime, unë thërras te All-llahu, haptazi, unë dhe kush më pason mua. Pra, qoftë lavdëruar All-llahu, se unë nuk jam politeist!” |
وَمَا أَرْسَلْنَا مِن قَبْلِكَ إِلَّا رِجَالًا نُّوحِي إِلَيْهِم مِّنْ أَهْلِ الْقُرَىٰ ۗ أَفَلَمْ يَسِيرُوا فِي الْأَرْضِ فَيَنظُرُوا كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ ۗ وَلَدَارُ الْآخِرَةِ خَيْرٌ لِّلَّذِينَ اتَّقَوْا ۗ أَفَلَا تَعْقِلُونَ (109) Ne as përpara teje nuk kemi dërguar tjetër, përveç njerëz nga qytetarët, të cilëve u kemi dërguar shpallje. A nuk ecin ata nëpër botë e të shohin si kanë përfunduar ata përpara tyre, ndërsa ajo botë është njëmend më e mirë për ata, të cilët po i drojnë (All-llahut), a nuk do të mblidhni mend |
حَتَّىٰ إِذَا اسْتَيْأَسَ الرُّسُلُ وَظَنُّوا أَنَّهُمْ قَدْ كُذِبُوا جَاءَهُمْ نَصْرُنَا فَنُجِّيَ مَن نَّشَاءُ ۖ وَلَا يُرَدُّ بَأْسُنَا عَنِ الْقَوْمِ الْمُجْرِمِينَ (110) Derisa kur profetët gati e humbënin shpresën dhe mendonin se do t’i shpallnin rrenacakë, u arrinte ndihma jonë dhe shpëtonim kë donim, dhe dënimi ynë nuk zmbrapset nga populli mëkatar |
لَقَدْ كَانَ فِي قَصَصِهِمْ عِبْرَةٌ لِّأُولِي الْأَلْبَابِ ۗ مَا كَانَ حَدِيثًا يُفْتَرَىٰ وَلَٰكِن تَصْدِيقَ الَّذِي بَيْنَ يَدَيْهِ وَتَفْصِيلَ كُلِّ شَيْءٍ وَهُدًى وَرَحْمَةً لِّقَوْمٍ يُؤْمِنُونَ (111) Në tregimet e tyre ka mësime për ata që kanë mendjen! Dhe nuk ëshëtë bisedë e trilluar (Kur’ani), por përforcim i asaj që ishte para kësaj si edhe sqarim i çdo sendi, udhërrëfim e mëshirë për popullin që beson |