Quran with Albanian translation - Surah Al-Baqarah ayat 61 - البَقَرَة - Page - Juz 1
﴿وَإِذۡ قُلۡتُمۡ يَٰمُوسَىٰ لَن نَّصۡبِرَ عَلَىٰ طَعَامٖ وَٰحِدٖ فَٱدۡعُ لَنَا رَبَّكَ يُخۡرِجۡ لَنَا مِمَّا تُنۢبِتُ ٱلۡأَرۡضُ مِنۢ بَقۡلِهَا وَقِثَّآئِهَا وَفُومِهَا وَعَدَسِهَا وَبَصَلِهَاۖ قَالَ أَتَسۡتَبۡدِلُونَ ٱلَّذِي هُوَ أَدۡنَىٰ بِٱلَّذِي هُوَ خَيۡرٌۚ ٱهۡبِطُواْ مِصۡرٗا فَإِنَّ لَكُم مَّا سَأَلۡتُمۡۗ وَضُرِبَتۡ عَلَيۡهِمُ ٱلذِّلَّةُ وَٱلۡمَسۡكَنَةُ وَبَآءُو بِغَضَبٖ مِّنَ ٱللَّهِۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمۡ كَانُواْ يَكۡفُرُونَ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ وَيَقۡتُلُونَ ٱلنَّبِيِّـۧنَ بِغَيۡرِ ٱلۡحَقِّۚ ذَٰلِكَ بِمَا عَصَواْ وَّكَانُواْ يَعۡتَدُونَ ﴾
[البَقَرَة: 61]
﴿وإذ قلتم ياموسى لن نصبر على طعام واحد فادع لنا ربك يخرج﴾ [البَقَرَة: 61]
Feti Mehdiu Dhe ju i thate: “O Musa, ne me nuk mund te qendrojme vetem me nje ushqim, prandaj lutju Zotit tend per ne qe te na jape (beje te rritet) dicka tjeter cka e ben toka: perime, tranguj, edhe tjerreza e barishte, - groshe, qepe e hudhra. – Ai tha: “A doni ta nderroni ate cka eshte e mire me ate cka eshte e pavlereshme? Shkoni, pra, ne qytet se do te gjeni ate qe keni kerkuar!” Ata i mbuloi poshtersia dhe mjerimi, ndaj merituan hidherimin e All-llahut; per shkak se i mohonin argumentet e All-llahut; vrisnin profetet pa pike te fajit. Kjo ata i goditi per shkak se qene te padegjueshem dhe me te keqia i kalonin tere kufinjte |
Hasan Efendi Nahi Kur ju thate: “O Musa! – ne nuk mundemi te kenaqemi vetem me nje lloj ushqimi, pra lutju per ne Zotit tend qe te na dhuroje nga ato qe jep toka: perime – tranguj, bizele, qepe dhe hudhra!” Ai (Musai) ju tha: “Valle a deshironi te nderroni ate qe eshte me e mire me ate qe eshte me e dobet? Shkoni ne qytet, atje do te gjeni ate qe kerkoni!” Por, ata i kaploi poshterimi dhe perulja (kokeulur per toke) merituan pezmin e Perendise; sepse ata i mohonin argumentet e Zotit dhe i mbytnin pejgamberet pa fare te drejte. Ky ndeshkim ishte pasoje e kundershtimit te tyre dhe e tejkalimit te kufirit te kerkesave |
Hasan Efendi Nahi Kur ju thatë: “O Musa! – ne nuk mundemi të kënaqemi vetëm me një lloj ushqimi, pra lutju për ne Zotit tënd që të na dhurojë nga ato që jep toka: perime – tranguj, bizele, qepë dhe hudhra!” Ai (Musai) ju tha: “Vallë a dëshironi të ndërroni atë që është më e mirë me atë që është më e dobët? Shkoni në qytet, atje do të gjeni atë që kërkoni!” Por, ata i kaploi poshtërimi dhe përulja (kokëulur për toke) merituan pezmin e Perëndisë; sepse ata i mohonin argumentet e Zotit dhe i mbytnin pejgamberët pa farë të drejte. Ky ndëshkim ishte pasojë e kundërshtimit të tyre dhe e tejkalimit të kufirit të kërkesave |
Hassan Nahi Kujtoni kur i thate: “O Musa! Ne nuk mund te kenaqemi vetem me nje lloj ushqimi, prandaj lutju per ne Zotit tend te na dhuroje nga ato qe jep toka: perime, tranguj, thjerreza, qepe dhe hudhra!” Ai ju tha: “Vertet doni te nderroni ate qe eshte me e mire me ate qe eshte me e dobet?! Shkoni ne qytet, atje do te gjeni ate qe kerkoni!” Ata i kaploi poshterimi dhe perulja dhe merituan zemerimin e Allahut. Kjo ndodhi, sepse ata i mohonin shpalljet e Allahut dhe i vrisnin te derguarit pa asnje te drejte. Kjo ndodhi, sepse ata kundershtonin dhe kalonin cdo kufi |
Hassan Nahi Kujtoni kur i thatë: “O Musa! Ne nuk mund të kënaqemi vetëm me një lloj ushqimi, prandaj lutju për ne Zotit tënd të na dhurojë nga ato që jep toka: perime, tranguj, thjerrëza, qepë dhe hudhra!” Ai ju tha: “Vërtet doni të ndërroni atë që është më e mirë me atë që është më e dobët?! Shkoni në qytet, atje do të gjeni atë që kërkoni!” Ata i kaploi poshtërimi dhe përulja dhe merituan zemërimin e Allahut. Kjo ndodhi, sepse ata i mohonin shpalljet e Allahut dhe i vrisnin të dërguarit pa asnjë të drejtë. Kjo ndodhi, sepse ata kundërshtonin dhe kalonin çdo kufi |
Sherif Ahmeti Madje kur ju thate: “O Musa, ne nuk mund te durojme (hame) vetem nje ushqim (te njejte), lute pra Zotin tend per ne te na furnizoje me cka mbine toka prej perimeve te saj, prej trangujve, prej hudrave, prej thjerze (groshe) dhe prej qepeve te saj”! (Musai) Tha: “A kerkoni ta nderroni te miren per ate qe eshte me e thjeshte”? Zdirgjuni pra ne qytet, se aty do te keni ate qe kerkoni! E mbi ta rendoi poshtrimi dhe skamja, e ata kunder vetes shkaktuan hidherimin e All-llahut. Kjo ndodhi ngase ata mohonin argumentet e All-llahut, mbytnin pejgamberet pa kurrfare te drejte, dhe per shkak se kundershtuan dhe i kalonin kufijt ne te keqe |
Sherif Ahmeti Madje kur ju thatë: “O Musa, ne nuk mund të durojmë (hamë) vetëm një ushqim (të njëjtë), lute pra Zotin tënd për ne të na furnizojë me çka mbinë toka prej perimeve të saj, prej trangujve, prej hudrave, prej thjerze (groshë) dhe prej qepëve të saj”! (Musai) Tha: “A kërkoni ta ndërroni të mirën për atë që është me e thjeshtë”? Zdirgjuni pra në qytet, se aty do të keni atë që kërkoni! E mbi ta rëndoi poshtrimi dhe skamja, e ata kundër vetes shkaktuan hidhërimin e All-llahut. Kjo ndodhi ngase ata mohonin argumentet e All-llahut, mbytnin pejgamberët pa kurrfarë të drejte, dhe për shkak se kundërshtuan dhe i kalonin kufijt në të keqe |
Unknown Madje kur ju thate: "O Musa, ne nuk mund te durojme (hame) vetem nje ushqim (te njejte), lute pra Zotin tend per ne te na furnizoje me cka mbine toka prej perimeve te saj, prej trangujve, prej hudrave, prej thjerrze (groshe) dhe prej qepeve te saj!" (Musa) |
Unknown Madje kur ju thatë: "O Musa, ne nuk mund të durojmë (hamë) vetëm një ushqim (të njëjtë), lute pra Zotin tënd për ne të na furnizojë me çka mbinë toka prej perimeve të saj, prej trangujve, prej hudrave, prej thjerrze (groshë) dhe prej qepëve të saj!" (Musa) |