Quran with Albanian translation - Surah Muhammad ayat 15 - مُحمد - Page - Juz 26
﴿مَّثَلُ ٱلۡجَنَّةِ ٱلَّتِي وُعِدَ ٱلۡمُتَّقُونَۖ فِيهَآ أَنۡهَٰرٞ مِّن مَّآءٍ غَيۡرِ ءَاسِنٖ وَأَنۡهَٰرٞ مِّن لَّبَنٖ لَّمۡ يَتَغَيَّرۡ طَعۡمُهُۥ وَأَنۡهَٰرٞ مِّنۡ خَمۡرٖ لَّذَّةٖ لِّلشَّٰرِبِينَ وَأَنۡهَٰرٞ مِّنۡ عَسَلٖ مُّصَفّٗىۖ وَلَهُمۡ فِيهَا مِن كُلِّ ٱلثَّمَرَٰتِ وَمَغۡفِرَةٞ مِّن رَّبِّهِمۡۖ كَمَنۡ هُوَ خَٰلِدٞ فِي ٱلنَّارِ وَسُقُواْ مَآءً حَمِيمٗا فَقَطَّعَ أَمۡعَآءَهُمۡ ﴾
[مُحمد: 15]
﴿مثل الجنة التي وعد المتقون فيها أنهار من ماء غير آسن وأنهار﴾ [مُحمد: 15]
Feti Mehdiu Valle, a thua xhenneti qe u eshte premtuar atyre qe jane te devotshem, ku ka lumenj me uje te pashtershem dhe ka lumenj te ebel e me shije te pandryshueshme; lumenj me lenge rrushi te shijshme per ata qe e pine, edhe lumenj me mjalte te shtrydhur, kane peme te llojllojshme dhe i fal Zoti i tyre, eshte njelloj sikur vuajtja qe i pret ata te cilet do te jene gjithmone ne zjarr e do te shuajne etjen me uje qe vlon, i cili do t’ua grise zorret |
Hasan Efendi Nahi Shembulli i xhennetit, qe u eshte premtuar besimtareve – ne te cilin gjenden lumenj me uje te paprishur, dhe lumenj te qumeshtit me shije te pandryshuar, dhe lumenj te veres me shije te kendshme per ata qe e pine (pa perberje alkooli), dhe lumenj prej mjaltit te kulluar, ne te kane edhe llojlloj pemesh dhe falje (te mekateve) prej Zotit te tyre, (a eshte njesoj si shembulli i atij) i cili eshte perhere ne zjarr dhe te cileve u jepet uje i veluar, qe ua copton zorret |
Hasan Efendi Nahi Shembulli i xhennetit, që u është premtuar besimtarëve – në të cilin gjenden lumenj me ujë të paprishur, dhe lumenj të qumështit me shije të pandryshuar, dhe lumenj të verës me shije të këndshme për ata që e pinë (pa përbërje alkooli), dhe lumenj prej mjaltit të kulluar, në të kanë edhe llojlloj pemësh dhe falje (të mëkateve) prej Zotit të tyre, (a është njësoj si shembulli i atij) i cili është përherë në zjarr dhe të cilëve u jepet ujë i vëluar, që ua copton zorrët |
Hassan Nahi Ja pershkrimi i Xhenetit, qe u premtohet te perkushtuarve (ndaj Allahut): nje vend, ku ka lumenj me uje te pandotur, lumenj qumeshti me shije te pandryshuar, lumenj vere me shije te kendshme per ata qe e pine dhe lumenj prej mjalti te kulluar. Ata do te kene aty lloj-lloj frutash dhe falje prej Zotit te tyre. A mund te krahasohet ky shembull me Xhehenemin, ku gjynahqaret do te qendrojne perhere ne zjarr dhe do t’u jepet uje i valuar, qe ua copeton zorret |
Hassan Nahi Ja përshkrimi i Xhenetit, që u premtohet të përkushtuarve (ndaj Allahut): një vend, ku ka lumenj me ujë të pandotur, lumenj qumështi me shije të pandryshuar, lumenj vere me shije të këndshme për ata që e pinë dhe lumenj prej mjalti të kulluar. Ata do të kenë aty lloj-lloj frutash dhe falje prej Zotit të tyre. A mund të krahasohet ky shembull me Xhehenemin, ku gjynahqarët do të qëndrojnë përherë në zjarr dhe do t’u jepet ujë i valuar, që ua copëton zorrët |
Sherif Ahmeti Shembulli i Xhennetit, i cili u eshte premtuar atyre qe jane ruajtur (te devotshem) ne te cilin ka lumenju me uje per pije, lumenj mga qumeshti me shije te paprishur, lumenj nga vera e shijshme per njerez, lumenj nga mjalti i kulluar, ata kane aty edhe gjithfare lloj pemesh, kane edhe falje nga Zoti i tyre (a eshte i njejte) a si ai qe eshte pergjithmone ne zjarr dhe u shuhet etja me uje te vale qe ua copeton zorret e tyre |
Sherif Ahmeti Shembulli i Xhennetit, i cili u është premtuar atyre që janë ruajtur (të devotshëm) në të cilin ka lumenju me ujë për pije, lumenj mga qumështi me shije të paprishur, lumenj nga vera e shijshme për njerëz, lumenj nga mjalti i kulluar, ata kanë aty edhe gjithfarë lloj pemësh, kanë edhe falje nga Zoti i tyre (a është i njejtë) a si ai që është përgjithmonë në zjarr dhe u shuhet etja me ujë të valë që ua copëton zorrët e tyre |
Unknown Shembulli i xhennetit, i cili u eshte premtuar atyre qe jane ruajtur (te devotshem), ne te cilin ka lumenj me uje te mire per pije, lumenj nga qumeshti me shije te paprishur, lumenj nga vera e shijshme per njerez, lumenj nga mjalti i kulluar, ata kane aty |
Unknown Shembulli i xhennetit, i cili u është premtuar atyre që janë ruajtur (të devotshëm), në të cilin ka lumenj me ujë të mirë për pije, lumenj nga qumështi me shije të paprishur, lumenj nga vera e shijshme për njerëz, lumenj nga mjalti i kulluar, ata kanë aty |