Quran with Albanian translation - Surah Ibrahim ayat 12 - إبراهِيم - Page - Juz 13
﴿وَمَا لَنَآ أَلَّا نَتَوَكَّلَ عَلَى ٱللَّهِ وَقَدۡ هَدَىٰنَا سُبُلَنَاۚ وَلَنَصۡبِرَنَّ عَلَىٰ مَآ ءَاذَيۡتُمُونَاۚ وَعَلَى ٱللَّهِ فَلۡيَتَوَكَّلِ ٱلۡمُتَوَكِّلُونَ ﴾
[إبراهِيم: 12]
﴿وما لنا ألا نتوكل على الله وقد هدانا سبلنا ولنصبرن على ما﴾ [إبراهِيم: 12]
Feti Mehdiu Dhe pse te mos mbeshtetemi te All-llahu kur Ai na ka trasuar rruget tona. Ne, njemend, me durim do te perballojme mundimet qe na bani – dhe ata qe dine ku te mbeshteten, vetem te All-llahu le te mbeshteten!” |
Hasan Efendi Nahi E, perse te mos mbeshtetem (shpresojme) ne Perendine, kur Ai na ka deftuar rrugen e drejte ne te cilen po ecim? Na, me te vertete, do te durojme ne ate qe na mundoni ju – e ata qe mbeshteten (shpresojne), le te shpresojne vetem ne Perendine!” |
Hasan Efendi Nahi E, përse të mos mbështetem (shpresojmë) në Perëndinë, kur Ai na ka dëftuar rrugën e drejtë në të cilën po ecim? Na, me të vërtetë, do të durojmë në atë që na mundoni ju – e ata që mbështeten (shpresojnë), le të shpresojnë vetëm në Perëndinë!” |
Hassan Nahi E perse te mos mbeshtetemi tek Allahu, kur Ai tashme na ka treguar rrugen e drejte, ne te cilen po ecim? Ne do t’i durojme perndjekjet tuaja e ata qe besojne, le te shpresojne vetem tek Allahu!” |
Hassan Nahi E përse të mos mbështetemi tek Allahu, kur Ai tashmë na ka treguar rrugën e drejtë, në të cilën po ecim? Ne do t’i durojmë përndjekjet tuaja e ata që besojnë, le të shpresojnë vetëm tek Allahu!” |
Sherif Ahmeti E perse te mos i mbeshtetemi All-llahu derisa Ai na udhezoi ne rrugen tone (te drejt). Per Zotin, ne gjithsesi do te durojme e do te perballojme mundimet qe na beni, e vetem All-llahut let’i mbeshteten vazhdimisht ata qe gjithnje iu mbeshteten |
Sherif Ahmeti E përse të mos i mbështetemi All-llahu derisa Ai na udhëzoi në rrugën tonë (të drejt). Për Zotin, ne gjithsesi do të durojmë e do të përballojmë mundimet që na bëni, e vetëm All-llahut let’i mbështeten vazhdimisht ata që gjithnjë iu mbështeten |
Unknown E perse te mos i mbeshtetemi All-llahut derisa Ai na udhezoi ne rrugen tone (te drejte). Per Zotin, ne gjithsesi do te durojme e do t´i perballojme mundimet qe na beni, e vetem All-llahut le t´i mbeshteten vazhdimisht ata qe gjithnje iu mbeshteten |
Unknown E përsë të mos i mbështetemi All-llahut derisa Ai na udhëzoi në rrugën tonë (të drejtë). Për Zotin, ne gjithsesi do të durojmë e do t´i përballojmë mundimet që na bëni, e vetëm All-llahut le t´i mbështeten vazhdimisht ata që gjithnjë iu mbështeten |