Quran with Albanian translation - Surah Al-hadid ayat 27 - الحدِيد - Page - Juz 27
﴿ثُمَّ قَفَّيۡنَا عَلَىٰٓ ءَاثَٰرِهِم بِرُسُلِنَا وَقَفَّيۡنَا بِعِيسَى ٱبۡنِ مَرۡيَمَ وَءَاتَيۡنَٰهُ ٱلۡإِنجِيلَۖ وَجَعَلۡنَا فِي قُلُوبِ ٱلَّذِينَ ٱتَّبَعُوهُ رَأۡفَةٗ وَرَحۡمَةٗۚ وَرَهۡبَانِيَّةً ٱبۡتَدَعُوهَا مَا كَتَبۡنَٰهَا عَلَيۡهِمۡ إِلَّا ٱبۡتِغَآءَ رِضۡوَٰنِ ٱللَّهِ فَمَا رَعَوۡهَا حَقَّ رِعَايَتِهَاۖ فَـَٔاتَيۡنَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مِنۡهُمۡ أَجۡرَهُمۡۖ وَكَثِيرٞ مِّنۡهُمۡ فَٰسِقُونَ ﴾
[الحدِيد: 27]
﴿ثم قفينا على آثارهم برسلنا وقفينا بعيسى ابن مريم وآتيناه الإنجيل وجعلنا﴾ [الحدِيد: 27]
Feti Mehdiu Pastaj, vazhduam gjurmet e tyre me profetet tane, pasuam me Isane, te birin e Merjemes, dhe atij i kemi dhene Inxhilin, kurse ne zemrat e pasardhesve te tij kemi derdhur butesi dhe meshire, kurse murgesine e kane shpifur vete, nuk ua kemi caktuar Ne, vetem per te arritur kenaqesine e All-llahut. Mirepo ata nuk kujdesen per kete si duhet, prandaj atyre, nga mesi i atyre qe kane besuar, u kemi dhene shperblimin e tyre, kurse shumica prej tyre jane mosbesimtare |
Hasan Efendi Nahi Pastaj pas gjurmeve te tyre – ju kemi derguar profetet Tone, dhe pastaj kemi derguar Isane, te birin e Merjemes, te cilit ia dhame Inxhilin, kurse ne zemrat e ithtareve te tij kemi mbjelle (frymezuar) butesi dhe meshire, ndersa, ata vete e kane trilluar jeten (lutese – te terhequr prej shoqerise dhe jetes normale), per te arritur kenaqesine e Perendise. Ne nuk i kemi obliguar ata per kete, por ata nuk u kujdesen per ate si duhet. Ata te cilet kane besuar si duhet – i shperblejme, e shume prej tyre jane ngaterrestare |
Hasan Efendi Nahi Pastaj pas gjurmëve të tyre – ju kemi dërguar profetët Tonë, dhe pastaj kemi dërguar Isanë, të birin e Merjemës, të cilit ia dhamë Inxhilin, kurse në zemrat e ithtarëve të tij kemi mbjellë (frymëzuar) butësi dhe mëshirë, ndërsa, ata vetë e kanë trilluar jetën (lutëse – të tërhequr prej shoqërisë dhe jetës normale), për të arritur kënaqësinë e Perëndisë. Ne nuk i kemi obliguar ata për këtë, por ata nuk u kujdesën për atë si duhet. Ata të cilët kanë besuar si duhet – i shpërblejmë, e shumë prej tyre janë ngatërrestarë |
Hassan Nahi Pas tyre Ne cuam te derguar te tjere, mandej derguam Isain, te birin e Merjemes. Ne i dhame atij Ungjillin, kurse ne zemrat e pasuesve te tij mbollem butesi dhe meshire. Sa per murgerine, Ne nuk ua urdheruam ate, por ata e shpiken vete per te arritur kenaqesine e Allahut. E megjithate, ata nuk u kujdesen si duhet per te. Keshtu, Ne u dhame besimtareve te vertete prej tyre shperblimin e merituar, sado qe shume prej tyre jane te pabindur |
Hassan Nahi Pas tyre Ne çuam të dërguar të tjerë, mandej dërguam Isain, të birin e Merjemes. Ne i dhamë atij Ungjillin, kurse në zemrat e pasuesve të tij mbollëm butësi dhe mëshirë. Sa për murgërinë, Ne nuk ua urdhëruam atë, por ata e shpikën vetë për të arritur kënaqësinë e Allahut. E megjithatë, ata nuk u kujdesën si duhet për të. Kështu, Ne u dhamë besimtarëve të vërtetë prej tyre shpërblimin e merituar, sado që shumë prej tyre janë të pabindur |
Sherif Ahmeti Pastaj vazhduam pas tyre me te derguarit Tane, e pas tyre derguam Isain te birin e Merjemes dhe atij ia dhame Ingjillin, e ne zemrat e ithtareve te tij dhuruam butesi e meshire, ndersa murgesine ata vete e shpiken. Ne ate nuk ua beme obligim atyre, mirepo edhe pse kishin per qellim me te vetem te arrijne kenaqesine e All-llahut, ata nuk iu permbajten asaj si duhet permbajtur, prandaj atyre qe besuan, Ne u dhame shperblimin e tyre, po shumica prej tyre jane mekatare (jobesimtare) |
Sherif Ahmeti Pastaj vazhduam pas tyre me të dërguarit Tanë, e pas tyre dërguam Isain të birin e Merjemes dhe atij ia dhamë Ingjillin, e në zemrat e ithtarëve të tij dhuruam butësi e mëshirë, ndërsa murgësinë ata vetë e shpikën. Ne atë nuk ua bëmë obligim atyre, mirëpo edhe pse kishin për qëllim me të vetëm të arrijnë kënaqësinë e All-llahut, ata nuk iu përmbajtën asaj si duhet përmbajtur, prandaj atyre që besuan, Ne u dhamë shpërblimin e tyre, po shumica prej tyre janë mëkatarë (jobesimtarë) |
Unknown Pastaj vazhduam pas tyre me te derguarit Tane, e pas tyre e derguam Isain, te birin e Merjemes dhe atij i dhame Inxhillin, e ne zemrat e ithtareve te tij dhuruam butesi e meshire, ndersa murgesine ata vete e shpiken. Ne ate nuk ua beme obligim atyre, mire |
Unknown Pastaj vazhduam pas tyre me të dërguarit Tanë, e pas tyre e dërguam Isain, të birin e Merjemes dhe atij i dhamë Inxhillin, e në zemrat e ithtarëve të tij dhuruam butësi e mëshirë, ndërsa murgësinë ata vetë e shpikën. Ne atë nuk ua bëmë obligim atyre, mirë |