سَبَّحَ لِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۖ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ (1) All-llahun e lartëson çka ka në qiej dhe në tokë. Ai është i forti, i urti |
لَهُ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۖ يُحْيِي وَيُمِيتُ ۖ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ (2) Pushteti në qiej dhe në tokë është i Tij. Ai ngjall dhe vdes dhe ai ka forcë për çdo send |
هُوَ الْأَوَّلُ وَالْآخِرُ وَالظَّاهِرُ وَالْبَاطِنُ ۖ وَهُوَ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ (3) Ai është i pari dhe i fundit. I dukshmi dhe i padukshmi. Ai është i gjithëdijshëm për çdo send |
هُوَ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ اسْتَوَىٰ عَلَى الْعَرْشِ ۚ يَعْلَمُ مَا يَلِجُ فِي الْأَرْضِ وَمَا يَخْرُجُ مِنْهَا وَمَا يَنزِلُ مِنَ السَّمَاءِ وَمَا يَعْرُجُ فِيهَا ۖ وَهُوَ مَعَكُمْ أَيْنَ مَا كُنتُمْ ۚ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ (4) Ai është i cili ka krijuar qiejt dhe tokën për gjashtë ditë, pastaj mbisundoi gjithësinë. Ai e di se çka futet në tokë dhe çka del prej saj edhe çka zbret nga qielli dhe çka ngjitet atje. Ai është me ju kudo qofshi. All-llahu sheh gjithë çka punoni |
لَّهُ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۚ وَإِلَى اللَّهِ تُرْجَعُ الْأُمُورُ (5) Pushteti i Tij është në qiej dhe në tokë, dhe te All-llahu kthehen tëra çështjet |
يُولِجُ اللَّيْلَ فِي النَّهَارِ وَيُولِجُ النَّهَارَ فِي اللَّيْلِ ۚ وَهُوَ عَلِيمٌ بِذَاتِ الصُّدُورِ (6) Natën e bën ditë dhe ditën e bënë natë, dhe Ai i di se çka ka në krahërorë |
آمِنُوا بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ وَأَنفِقُوا مِمَّا جَعَلَكُم مُّسْتَخْلَفِينَ فِيهِ ۖ فَالَّذِينَ آمَنُوا مِنكُمْ وَأَنفَقُوا لَهُمْ أَجْرٌ كَبِيرٌ (7) Besoni All-llahun dhe Profetin e tij, dhe shpërndani (jepni falas) nga ajo që u ka dhënë në disponim, sepse ata, nga ju, të cilët besojnë dhe japin falas kanë shpërblim të madh |
وَمَا لَكُمْ لَا تُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ ۙ وَالرَّسُولُ يَدْعُوكُمْ لِتُؤْمِنُوا بِرَبِّكُمْ وَقَدْ أَخَذَ مِيثَاقَكُمْ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ (8) Çka është me ju që nuk i besoni All-llahut? Profeti ju thërret t’i besoni Zotit tuaj dhe nga ju pat marrë besë – nëse ju jeni besimtarë |
هُوَ الَّذِي يُنَزِّلُ عَلَىٰ عَبْدِهِ آيَاتٍ بَيِّنَاتٍ لِّيُخْرِجَكُم مِّنَ الظُّلُمَاتِ إِلَى النُّورِ ۚ وَإِنَّ اللَّهَ بِكُمْ لَرَءُوفٌ رَّحِيمٌ (9) Ai është i cili robit të vet i shpall argumente të qarta për t’iu nxjerrë juve nga terri në dritë. Dhe All-llahu është, me të vërtetë, ndaj jush i butë dhe mëshirëplotë |
وَمَا لَكُمْ أَلَّا تُنفِقُوا فِي سَبِيلِ اللَّهِ وَلِلَّهِ مِيرَاثُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۚ لَا يَسْتَوِي مِنكُم مَّنْ أَنفَقَ مِن قَبْلِ الْفَتْحِ وَقَاتَلَ ۚ أُولَٰئِكَ أَعْظَمُ دَرَجَةً مِّنَ الَّذِينَ أَنفَقُوا مِن بَعْدُ وَقَاتَلُوا ۚ وَكُلًّا وَعَدَ اللَّهُ الْحُسْنَىٰ ۚ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ (10) E çka është me ju që nuk shpenzoni për hirë të All-llahut, kurse për All-llahun është trashëgim i qiejve dhe i tokës. Nuk janë, ndërmjet jush, të barabartë, ata të cilët, kanë dhënë falas para fitores dhe kanë luftuar. Ata kanë shkallë më të lartë se ata të cilët kanë dhënë falas dhe kanë luftuar më vonë. Kurse All-llahu të gjithëve u premton mirësi. All-llahu është i njoftuar se çka bëni |
مَّن ذَا الَّذِي يُقْرِضُ اللَّهَ قَرْضًا حَسَنًا فَيُضَاعِفَهُ لَهُ وَلَهُ أَجْرٌ كَرِيمٌ (11) Ai i cili u jep hua të mirë All-llahut, Ai ia kthen shumëfish dhe për te ka shpërblim fisnik |
يَوْمَ تَرَى الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ يَسْعَىٰ نُورُهُم بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَبِأَيْمَانِهِم بُشْرَاكُمُ الْيَوْمَ جَنَّاتٌ تَجْرِي مِن تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا ۚ ذَٰلِكَ هُوَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ (12) Atë ditë kur ti shohësh besimtarët dhe besimtaret se si shpejton drita e tyre para tyre dhe nga ana e djathtë e tyre. Përgëzimi juaj sot janë xhennetet nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të qëndroni përgjithmonë. Ai është sukses i madh |
يَوْمَ يَقُولُ الْمُنَافِقُونَ وَالْمُنَافِقَاتُ لِلَّذِينَ آمَنُوا انظُرُونَا نَقْتَبِسْ مِن نُّورِكُمْ قِيلَ ارْجِعُوا وَرَاءَكُمْ فَالْتَمِسُوا نُورًا فَضُرِبَ بَيْنَهُم بِسُورٍ لَّهُ بَابٌ بَاطِنُهُ فِيهِ الرَّحْمَةُ وَظَاهِرُهُ مِن قِبَلِهِ الْعَذَابُ (13) Atë ditë kur hipokritët dhe hipokritet do t’u thonë besimtarëve: “Nna pritni edhe ne të marrim nga drita e juaj”! Do t’u thuhet: “Kthehuni prap dhe kërkoni tjetër dritë”! Dhe do të vihet ndërmjet tyre një mur që do të ketë derë. Përmbrenda tij është mëshira, kurse nga jashtë do të jetë dënimi |
يُنَادُونَهُمْ أَلَمْ نَكُن مَّعَكُمْ ۖ قَالُوا بَلَىٰ وَلَٰكِنَّكُمْ فَتَنتُمْ أَنفُسَكُمْ وَتَرَبَّصْتُمْ وَارْتَبْتُمْ وَغَرَّتْكُمُ الْأَمَانِيُّ حَتَّىٰ جَاءَ أَمْرُ اللَّهِ وَغَرَّكُم بِاللَّهِ الْغَرُورُ (14) Atyre do t’u thuhet: “A nuk kemi qenë bshkë me ju?” Po – do të përgjegjen, - por keni shkatërruar veten me hipokrizi se keni pritur dhe keni dyshuar dhe u kanë mashtruar shpresat derisa u erdh urdhëri i All-llahut, kurse mashtruesi (djalli) ju ka mashtruar te All-llahu” |
فَالْيَوْمَ لَا يُؤْخَذُ مِنكُمْ فِدْيَةٌ وَلَا مِنَ الَّذِينَ كَفَرُوا ۚ مَأْوَاكُمُ النَّارُ ۖ هِيَ مَوْلَاكُمْ ۖ وَبِئْسَ الْمَصِيرُ (15) sot nuk pranohet prej jush kurrfarë kompenzimi, e as prej atyre të cilët kanë mohuar. Vendbanimi juaj është zjarri, atë ju e meritoni. Sa vendbanim i tmerrshëm |
۞ أَلَمْ يَأْنِ لِلَّذِينَ آمَنُوا أَن تَخْشَعَ قُلُوبُهُمْ لِذِكْرِ اللَّهِ وَمَا نَزَلَ مِنَ الْحَقِّ وَلَا يَكُونُوا كَالَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ مِن قَبْلُ فَطَالَ عَلَيْهِمُ الْأَمَدُ فَقَسَتْ قُلُوبُهُمْ ۖ وَكَثِيرٌ مِّنْهُمْ فَاسِقُونَ (16) A nuk është koha që besimtarëve t’u zbutet zemra kur përmendet All-llahu dhe çka ka zbritur nga e vërteta (Kur’ani), e të mos jenë sikur ata të cilët qysh më herët u është dhënë libri. Atyre u është zgjatur koha, andaj zemrat e tyre janë bërë të ashpra, dhe shumica prej tyre janë të mbrapshtë |
اعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ يُحْيِي الْأَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا ۚ قَدْ بَيَّنَّا لَكُمُ الْآيَاتِ لَعَلَّكُمْ تَعْقِلُونَ (17) Dijeni se All-llahu e ngjall tokën pasi të ketë vdekur! Ne ua kemi shpjeguar argumentet, ndoshta mblidhni mend |
إِنَّ الْمُصَّدِّقِينَ وَالْمُصَّدِّقَاتِ وَأَقْرَضُوا اللَّهَ قَرْضًا حَسَنًا يُضَاعَفُ لَهُمْ وَلَهُمْ أَجْرٌ كَرِيمٌ (18) Ata dhe ato të cilët japin sadakë dhe vullnetarisht japin për hirë të All-llahut, do t’u shumëfishohet dhe ata i pret shpërblim fisnik |
وَالَّذِينَ آمَنُوا بِاللَّهِ وَرُسُلِهِ أُولَٰئِكَ هُمُ الصِّدِّيقُونَ ۖ وَالشُّهَدَاءُ عِندَ رَبِّهِمْ لَهُمْ أَجْرُهُمْ وَنُورُهُمْ ۖ وَالَّذِينَ كَفَرُوا وَكَذَّبُوا بِآيَاتِنَا أُولَٰئِكَ أَصْحَابُ الْجَحِيمِ (19) Ata të cilët i besojnë All-llahut dhe profetëve të tij, ata janë të sinqertë si edhe heronjtë për hirë të Zotit të tyre. Ata kanë shpërblimin e tyre dhe dritën e tyre, kurse ata të cilët kanë mohuar dhe përgënjeshtruar argumentet tona, ata janë banorë të zjarrit |
اعْلَمُوا أَنَّمَا الْحَيَاةُ الدُّنْيَا لَعِبٌ وَلَهْوٌ وَزِينَةٌ وَتَفَاخُرٌ بَيْنَكُمْ وَتَكَاثُرٌ فِي الْأَمْوَالِ وَالْأَوْلَادِ ۖ كَمَثَلِ غَيْثٍ أَعْجَبَ الْكُفَّارَ نَبَاتُهُ ثُمَّ يَهِيجُ فَتَرَاهُ مُصْفَرًّا ثُمَّ يَكُونُ حُطَامًا ۖ وَفِي الْآخِرَةِ عَذَابٌ شَدِيدٌ وَمَغْفِرَةٌ مِّنَ اللَّهِ وَرِضْوَانٌ ۚ وَمَا الْحَيَاةُ الدُّنْيَا إِلَّا مَتَاعُ الْغُرُورِ (20) Ta dini se jeta në këtë botë është një lojë dhe zbavitje edhe stoli edhe gara ndërmjet jush në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve si shembull i shiut pas të cilit bima rritet që i mahnit bujqit; ajo mugullon, por pastaj e sheh të zbehtë e pastaj bëhet e tharë. Ndërsa në atë botë ka dënim të rëndë edhe falje e kënaqësi të All-llahut. Jeta në këtë botë është vetëm një kënaqësi e rrejshme |
سَابِقُوا إِلَىٰ مَغْفِرَةٍ مِّن رَّبِّكُمْ وَجَنَّةٍ عَرْضُهَا كَعَرْضِ السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ أُعِدَّتْ لِلَّذِينَ آمَنُوا بِاللَّهِ وَرُسُلِهِ ۚ ذَٰلِكَ فَضْلُ اللَّهِ يُؤْتِيهِ مَن يَشَاءُ ۚ وَاللَّهُ ذُو الْفَضْلِ الْعَظِيمِ (21) Shpejtoni të meritoni te Zoti juaj falje dhe xhenet të gjerë si gjerësia e qiellit dhe tokës që është përgatitur për ata të cilët i besojnë All-llahut dhe profetëve të tij. Ajo është mirësi e All-llahut që ia jep kujt të dojë Ai. All-llahu ka mirësi të madhe |
مَا أَصَابَ مِن مُّصِيبَةٍ فِي الْأَرْضِ وَلَا فِي أَنفُسِكُمْ إِلَّا فِي كِتَابٍ مِّن قَبْلِ أَن نَّبْرَأَهَا ۚ إِنَّ ذَٰلِكَ عَلَى اللَّهِ يَسِيرٌ (22) Asnjë fatkeqësi nuk e godit tokën e as juve e të mos jetë, më parë se ta zbatojmë, në libër (e shkruar). Ajo është, njëmend, lehtë për All-llahun |
لِّكَيْلَا تَأْسَوْا عَلَىٰ مَا فَاتَكُمْ وَلَا تَفْرَحُوا بِمَا آتَاكُمْ ۗ وَاللَّهُ لَا يُحِبُّ كُلَّ مُخْتَالٍ فَخُورٍ (23) Që ju të mos mërziteni për atë çka ju ka kaluar, por as të mos gëzoheni shumë për ate çka ju jep. All-llahu nuk e do asnjë arrogant e mendjemadh |
الَّذِينَ يَبْخَلُونَ وَيَأْمُرُونَ النَّاسَ بِالْبُخْلِ ۗ وَمَن يَتَوَلَّ فَإِنَّ اللَّهَ هُوَ الْغَنِيُّ الْحَمِيدُ (24) Ata të cilët bëjnë koprraci dhe rekomandojnë njerëzve koprracinë. E kush ua kthen shpinën, ani, All-llahu është me të vërtetë, i pasur dhe i denjë për lavdatë |
لَقَدْ أَرْسَلْنَا رُسُلَنَا بِالْبَيِّنَاتِ وَأَنزَلْنَا مَعَهُمُ الْكِتَابَ وَالْمِيزَانَ لِيَقُومَ النَّاسُ بِالْقِسْطِ ۖ وَأَنزَلْنَا الْحَدِيدَ فِيهِ بَأْسٌ شَدِيدٌ وَمَنَافِعُ لِلنَّاسِ وَلِيَعْلَمَ اللَّهُ مَن يَنصُرُهُ وَرُسُلَهُ بِالْغَيْبِ ۚ إِنَّ اللَّهَ قَوِيٌّ عَزِيزٌ (25) Ne i kemi dërguar profetët tanë me argumente të qarta dhe me ata kemi shpallur librin dhe peshojën që njerëzit të sillen me drejtësi. Kemi zbritur hekurin ku ka focë të madhe edhe dobi të madhe për njerëzit, për ta ditur All-llahu se kush e ndihmon atë dhe profetët e tij edhe kur nuk i sheh. All-llahu është pa dyshim shumë i fortë |
وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا نُوحًا وَإِبْرَاهِيمَ وَجَعَلْنَا فِي ذُرِّيَّتِهِمَا النُّبُوَّةَ وَالْكِتَابَ ۖ فَمِنْهُم مُّهْتَدٍ ۖ وَكَثِيرٌ مِّنْهُمْ فَاسِقُونَ (26) Ne e kemi dërguar Nuhin edhe Ibrahimin dhe disave nga pasardhësit e tyre u kemi dhënë profetësi dhe libër, disa prej tyre janë të udhëzuar, porse shumë sish janë të mbrapshtë |
ثُمَّ قَفَّيْنَا عَلَىٰ آثَارِهِم بِرُسُلِنَا وَقَفَّيْنَا بِعِيسَى ابْنِ مَرْيَمَ وَآتَيْنَاهُ الْإِنجِيلَ وَجَعَلْنَا فِي قُلُوبِ الَّذِينَ اتَّبَعُوهُ رَأْفَةً وَرَحْمَةً وَرَهْبَانِيَّةً ابْتَدَعُوهَا مَا كَتَبْنَاهَا عَلَيْهِمْ إِلَّا ابْتِغَاءَ رِضْوَانِ اللَّهِ فَمَا رَعَوْهَا حَقَّ رِعَايَتِهَا ۖ فَآتَيْنَا الَّذِينَ آمَنُوا مِنْهُمْ أَجْرَهُمْ ۖ وَكَثِيرٌ مِّنْهُمْ فَاسِقُونَ (27) Pastaj, vazhduam gjurmët e tyre me profetët tanë, pasuam me Isanë, të birin e Merjemes, dhe atij i kemi dhënë Inxhilin, kurse në zemrat e pasardhësve të tij kemi derdhur butësi dhe mëshirë, kurse murgësinë e kanë shpifur vetë, nuk ua kemi caktuar Ne, vetëm për të arritur kënaqësinë e All-llahut. Mirëpo ata nuk kujdesen për këtë si duhet, prandaj atyre, nga mesi i atyre që kanë besuar, u kemi dhënë shpërblimin e tyre, kurse shumica prej tyre janë mosbesimtarë |
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَآمِنُوا بِرَسُولِهِ يُؤْتِكُمْ كِفْلَيْنِ مِن رَّحْمَتِهِ وَيَجْعَل لَّكُمْ نُورًا تَمْشُونَ بِهِ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ۚ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ (28) O besimtarë, frikësohuni All-llahut dhe besoni Profetit të tij! Do t’iu dhurojë mëshirë të dyfisht dhe do t’iu bëjë dritë me të cilën do të ecni, dhe do t’iu falë, sepse All-llahu fal dhe është mëshirëplotë |
لِّئَلَّا يَعْلَمَ أَهْلُ الْكِتَابِ أَلَّا يَقْدِرُونَ عَلَىٰ شَيْءٍ مِّن فَضْلِ اللَّهِ ۙ وَأَنَّ الْفَضْلَ بِيَدِ اللَّهِ يُؤْتِيهِ مَن يَشَاءُ ۚ وَاللَّهُ ذُو الْفَضْلِ الْعَظِيمِ (29) Që ta dini ithtarët e Librit se ata nuk mund të fitojnë asgjë nga mëshira e dhuntia e All-llahut, sepse mirësia është vetëm në duar të All-llahut, ia jep kujt të dojë. All-llahu është bamirës i madh |