سَأَلَ سَائِلٌ بِعَذَابٍ وَاقِعٍ (1) Dikush ka pyetur për dënimin që zbatohet |
لِّلْكَافِرِينَ لَيْسَ لَهُ دَافِعٌ (2) Ndaj mosbesimtarëve – atë s’e mbron dot kush |
مِّنَ اللَّهِ ذِي الْمَعَارِجِ (3) Nga All-llahu, Zoti i qiejve |
تَعْرُجُ الْمَلَائِكَةُ وَالرُّوحُ إِلَيْهِ فِي يَوْمٍ كَانَ مِقْدَارُهُ خَمْسِينَ أَلْفَ سَنَةٍ (4) Atje ngjiten engjujt dhe Ruhi (Xhibrili) në një ditë që zgjatë pesëdhjetë mijë vjet |
فَاصْبِرْ صَبْرًا جَمِيلًا (5) Prandaj duro si ka hije, pa ankime |
إِنَّهُمْ يَرَوْنَهُ بَعِيدًا (6) Atyre u duket se është larg |
وَنَرَاهُ قَرِيبًا (7) Kurse Ne e shohim se është afër |
يَوْمَ تَكُونُ السَّمَاءُ كَالْمُهْلِ (8) Atë ditë kur qielli të bëhet si fundrrinë rrëshire |
وَتَكُونُ الْجِبَالُ كَالْعِهْنِ (9) Kurse malet të bëhen si lesh i lënuar |
وَلَا يَسْأَلُ حَمِيمٌ حَمِيمًا (10) Dhe nuk pyet miku për mik |
يُبَصَّرُونَهُمْ ۚ يَوَدُّ الْمُجْرِمُ لَوْ يَفْتَدِي مِنْ عَذَابِ يَوْمِئِذٍ بِبَنِيهِ (11) Do t’u mundësohet të shihen. Mëkatari dëshiron që atë ditë ta kompenzojë veten (lirojë) nga dënimi i asaj dite me fëmijët e vet |
وَصَاحِبَتِهِ وَأَخِيهِ (12) Edhe me bashkëshorten e vet, dhe vëlla të vet |
وَفَصِيلَتِهِ الَّتِي تُؤْوِيهِ (13) Edhe me familje të vet që e ka strehuar |
وَمَن فِي الْأَرْضِ جَمِيعًا ثُمَّ يُنجِيهِ (14) Dhe kush është në tokë, të gjithë së bashku, e ta shpëtojë |
كَلَّا ۖ إِنَّهَا لَظَىٰ (15) Kurrsesi! Ajo është këndellje |
نَزَّاعَةً لِّلشَّوَىٰ (16) Që rrëmben çdo pjesë |
تَدْعُو مَنْ أَدْبَرَ وَتَوَلَّىٰ (17) E thërret atë që ka kthyer shpinën dhe ka ikur |
وَجَمَعَ فَأَوْعَىٰ (18) Edhe ka tubuar e ka fshehur |
۞ إِنَّ الْإِنسَانَ خُلِقَ هَلُوعًا (19) Njeriu, me të vërtetë, është krijuar i pangopur |
إِذَا مَسَّهُ الشَّرُّ جَزُوعًا (20) Kur e godit e keqja – është i pikëlluar – |
وَإِذَا مَسَّهُ الْخَيْرُ مَنُوعًا (21) E kur e godit e mira – është refuzues |
إِلَّا الْمُصَلِّينَ (22) Me përjashtim të atyre që falen |
الَّذِينَ هُمْ عَلَىٰ صَلَاتِهِمْ دَائِمُونَ (23) Të cilët në namazet e tyre janë korrektë |
وَالَّذِينَ فِي أَمْوَالِهِمْ حَقٌّ مَّعْلُومٌ (24) Edhe ata që në pasurinë e tyre kanë një pjesë të caktuar |
لِّلسَّائِلِ وَالْمَحْرُومِ (25) për lypsin dhe për (nevojtarin) që nuk lyp |
وَالَّذِينَ يُصَدِّقُونَ بِيَوْمِ الدِّينِ (26) Edhe ata që e vërtetojnë Ditën e kijametit |
وَالَّذِينَ هُم مِّنْ عَذَابِ رَبِّهِم مُّشْفِقُونَ (27) Dhe ata të cilët frikësohen nga dëhimi i Zotit të tyre |
إِنَّ عَذَابَ رَبِّهِمْ غَيْرُ مَأْمُونٍ (28) Se nga dënimi i Zotit të vet, njëmend, askush nuk është i sigurt |
وَالَّذِينَ هُمْ لِفُرُوجِهِمْ حَافِظُونَ (29) Edhe ata të cilët ruajnë vendet e turpshme – |
إِلَّا عَلَىٰ أَزْوَاجِهِمْ أَوْ مَا مَلَكَتْ أَيْمَانُهُمْ فَإِنَّهُمْ غَيْرُ مَلُومِينَ (30) Vetëm për gratë e veta ose për ata që i kanë pasur nën mbikqyrjen e tyre. Ata, me të vërtetë, nuk qortohen |
فَمَنِ ابْتَغَىٰ وَرَاءَ ذَٰلِكَ فَأُولَٰئِكَ هُمُ الْعَادُونَ (31) Dhe kush kërkon përtej kësaj, ata janë njëmend ligjshkelës |
وَالَّذِينَ هُمْ لِأَمَانَاتِهِمْ وَعَهْدِهِمْ رَاعُونَ (32) Dhe ata të cilët i ruajnë e kujdesen për gjërat që u janë besuar dhe marrëveshjet e tyre |
وَالَّذِينَ هُم بِشَهَادَاتِهِمْ قَائِمُونَ (33) Dhe ata të cilët qëndrojnë pas dëshmive të veta |
وَالَّذِينَ هُمْ عَلَىٰ صَلَاتِهِمْ يُحَافِظُونَ (34) Edhe ata të cilët në namazin e tyre janë pedantë |
أُولَٰئِكَ فِي جَنَّاتٍ مُّكْرَمُونَ (35) Ata do të jenë tënderuar në xhennet |
فَمَالِ الَّذِينَ كَفَرُوا قِبَلَكَ مُهْطِعِينَ (36) Ç\’është me mosbesimtarët që po të vërsulen ty |
عَنِ الْيَمِينِ وَعَنِ الشِّمَالِ عِزِينَ (37) Nga e djathta dhe e majta, në grupe |
أَيَطْمَعُ كُلُّ امْرِئٍ مِّنْهُمْ أَن يُدْخَلَ جَنَّةَ نَعِيمٍ (38) A lakmon secili prejt yre për të hyrë në xhenet të dhuntive |
كَلَّا ۖ إِنَّا خَلَقْنَاهُم مِّمَّا يَعْلَمُونَ (39) Kurrë! Ne ata i kemi krijuar prej asaj që e dinë |
فَلَا أُقْسِمُ بِرَبِّ الْمَشَارِقِ وَالْمَغَارِبِ إِنَّا لَقَادِرُونَ (40) Dhe unë betohem në Zotin e lindjes dhe të perëndimit se Ne kemi mundësi |
عَلَىٰ أَن نُّبَدِّلَ خَيْرًا مِّنْهُمْ وَمَا نَحْنُ بِمَسْبُوقِينَ (41) T’i zëvendësojmë me më të mirë se ata dhe askush nuk mund të na konkurojë në këtë |
فَذَرْهُمْ يَخُوضُوا وَيَلْعَبُوا حَتَّىٰ يُلَاقُوا يَوْمَهُمُ الَّذِي يُوعَدُونَ (42) Prandaj leri ata le të llafosen e të zbaviten deri sa të ballafaqohen me ditën që u premtohet atyre |
يَوْمَ يَخْرُجُونَ مِنَ الْأَجْدَاثِ سِرَاعًا كَأَنَّهُمْ إِلَىٰ نُصُبٍ يُوفِضُونَ (43) Ditën në të cilën do të dalin nga varret me të shpejtë sikur vrapojnë kah idolet |
خَاشِعَةً أَبْصَارُهُمْ تَرْهَقُهُمْ ذِلَّةٌ ۚ ذَٰلِكَ الْيَوْمُ الَّذِي كَانُوا يُوعَدُونَ (44) Me shikime të frikësuara me poshtërsi mbuluar, ajo është dita e cila u premtohej |