The Quran in Albanian - Surah Al-Haqqah translated into Albanian, Surah Al-Haqqah in Albanian. We provide accurate translation of Surah Al-Haqqah in Albanian - الألبانية, Verses 52 - Surah Number 69 - Page 566.

| الْحَاقَّةُ (1) Momenti i fundit | 
| مَا الْحَاقَّةُ (2) Ç’është momenti i fundit i (pashmangshëm) | 
| وَمَا أَدْرَاكَ مَا الْحَاقَّةُ (3) Çka të tregon se ç’është momenti i fundi | 
| كَذَّبَتْ ثَمُودُ وَعَادٌ بِالْقَارِعَةِ (4) Themud dhe Ad e përgënjeshtruan shkatërrimin e botës | 
| فَأَمَّا ثَمُودُ فَأُهْلِكُوا بِالطَّاغِيَةِ (5) Prandaj Themud u shfaros me ushtimë | 
| وَأَمَّا عَادٌ فَأُهْلِكُوا بِرِيحٍ صَرْصَرٍ عَاتِيَةٍ (6) Kurse Ad është shfarosur me furtunë vërshëlluese | 
| سَخَّرَهَا عَلَيْهِمْ سَبْعَ لَيَالٍ وَثَمَانِيَةَ أَيَّامٍ حُسُومًا فَتَرَى الْقَوْمَ فِيهَا صَرْعَىٰ كَأَنَّهُمْ أَعْجَازُ نَخْلٍ خَاوِيَةٍ (7) Që e leshoi kundër atyre shtatë netë e tetë ditë pa ndërprerë dhe ke parë në te njerëz të lëvarur sikur trupa të trashë hurmash | 
| فَهَلْ تَرَىٰ لَهُم مِّن بَاقِيَةٍ (8) A e sheh, ka mbetur kush prej tyre | 
| وَجَاءَ فِرْعَوْنُ وَمَن قَبْلَهُ وَالْمُؤْتَفِكَاتُ بِالْخَاطِئَةِ (9) Edhe Faraoni dhe ata para tij, mëkatarë, kanë gabuar | 
| فَعَصَوْا رَسُولَ رَبِّهِمْ فَأَخَذَهُمْ أَخْذَةً رَّابِيَةً (10) Dhe janë ngritur kundër Profetit të Zotit të vet, andaj Ai i dënoi me dënim të rëndë | 
| إِنَّا لَمَّا طَغَى الْمَاءُ حَمَلْنَاكُمْ فِي الْجَارِيَةِ (11) Ne juve, kur u përmbyti uji, të tërëve u kemi bartë në anije | 
| لِنَجْعَلَهَا لَكُمْ تَذْكِرَةً وَتَعِيَهَا أُذُنٌ وَاعِيَةٌ (12) Për t’ua bërë atë si këshillë që do ta ruajë veshi që dëgjon | 
| فَإِذَا نُفِخَ فِي الصُّورِ نَفْخَةٌ وَاحِدَةٌ (13) Dhe kur të fryhet në sur vetëm një herë | 
| وَحُمِلَتِ الْأَرْضُ وَالْجِبَالُ فَدُكَّتَا دَكَّةً وَاحِدَةً (14) E toka me kodra të ngrihet edhe menjëherë të thërrmohen | 
| فَيَوْمَئِذٍ وَقَعَتِ الْوَاقِعَةُ (15) Atë ditë do të ndodhë momenti i fundit (kijameti) | 
| وَانشَقَّتِ السَّمَاءُ فَهِيَ يَوْمَئِذٍ وَاهِيَةٌ (16) Edhe qielli do të çahet. Atëherë ai do të jetë i thyeshëm | 
| وَالْمَلَكُ عَلَىٰ أَرْجَائِهَا ۚ وَيَحْمِلُ عَرْشَ رَبِّكَ فَوْقَهُمْ يَوْمَئِذٍ ثَمَانِيَةٌ (17) Edhe engjujt, etë, atë ditë do të qëndrojnë në skaje të tij e përmbi vete do të bartin fronin e Zotit tënd | 
| يَوْمَئِذٍ تُعْرَضُونَ لَا تَخْفَىٰ مِنكُمْ خَافِيَةٌ (18) Atë ditë do të jeni të eksponuar dhe asnjë fshehtësi juaja nuk mbetet e fshehtë | 
| فَأَمَّا مَنْ أُوتِيَ كِتَابَهُ بِيَمِينِهِ فَيَقُولُ هَاؤُمُ اقْرَءُوا كِتَابِيَهْ (19) Ai të cilit do t’i jipet libri në dorën e djathtë të tij, do të thotë: “Qe, lexomani librin tim | 
| إِنِّي ظَنَنتُ أَنِّي مُلَاقٍ حِسَابِيَهْ (20) Unë kam menduar me kohë se do të jap llogari” | 
| فَهُوَ فِي عِيشَةٍ رَّاضِيَةٍ (21) dhe ai do të jetë fatlum | 
| فِي جَنَّةٍ عَالِيَةٍ (22) Në një xhenet të lartë | 
| قُطُوفُهَا دَانِيَةٌ (23) Frytet e të cilit varen mbi krye | 
| كُلُوا وَاشْرَبُوا هَنِيئًا بِمَا أَسْلَفْتُمْ فِي الْأَيَّامِ الْخَالِيَةِ (24) Hani dhe pini, u bëftë mirë, sepse ju në ditët e kaluara e keni fituar këtë | 
| وَأَمَّا مَنْ أُوتِيَ كِتَابَهُ بِشِمَالِهِ فَيَقُولُ يَا لَيْتَنِي لَمْ أُوتَ كِتَابِيَهْ (25) Kurse ai të cilit libri i jipet në dorë të majtë, do të thotë: “Ku shtë ai fat të mos m’ishte dhënë fare libri | 
| وَلَمْ أَدْرِ مَا حِسَابِيَهْ (26) Dhe të mos disha çfarë është llogaria ime | 
| يَا لَيْتَهَا كَانَتِ الْقَاضِيَةَ (27) Ku është ai fat të isha shporrur | 
| مَا أَغْنَىٰ عَنِّي مَالِيَهْ ۜ (28) Pasuria ime kurrgjë nuk më ndihmon | 
| هَلَكَ عَنِّي سُلْطَانِيَهْ (29) E forca më ka humbur!” | 
| خُذُوهُ فَغُلُّوهُ (30) Merrni dhe farkoni | 
| ثُمَّ الْجَحِيمَ صَلُّوهُ (31) Atë, pastaj digjne në zjarr | 
| ثُمَّ فِي سِلْسِلَةٍ ذَرْعُهَا سَبْعُونَ ذِرَاعًا فَاسْلُكُوهُ (32) E pastaj lidhne me zinxhirë të gjatë shtatëdhjetë kutë | 
| إِنَّهُ كَانَ لَا يُؤْمِنُ بِاللَّهِ الْعَظِيمِ (33) Sepse ai nuk besonte në All-llahun e madh | 
| وَلَا يَحُضُّ عَلَىٰ طَعَامِ الْمِسْكِينِ (34) Dhe nuk ka kontribuar për t’u ushqyer varfnjaku | 
| فَلَيْسَ لَهُ الْيَوْمَ هَاهُنَا حَمِيمٌ (35) prandaj, ai sot këtu nuk ka mi | 
| وَلَا طَعَامٌ إِلَّا مِنْ غِسْلِينٍ (36) As ushqim tjetër përveç të lanave | 
| لَّا يَأْكُلُهُ إِلَّا الْخَاطِئُونَ (37) Që nuk i han kush përveç mëkatarëve | 
| فَلَا أُقْسِمُ بِمَا تُبْصِرُونَ (38) Po betohem në atë që e shihni | 
| وَمَا لَا تُبْصِرُونَ (39) Ai është, njëmend, fjalë e shpallur e Profetit fisnik | 
| إِنَّهُ لَقَوْلُ رَسُولٍ كَرِيمٍ (40) Dhe në atë që nuk i shihni | 
| وَمَا هُوَ بِقَوْلِ شَاعِرٍ ۚ قَلِيلًا مَّا تُؤْمِنُونَ (41) Dhe nuk është fjalë e ndonjë poeti, por ju pak kush besoni | 
| وَلَا بِقَوْلِ كَاهِنٍ ۚ قَلِيلًا مَّا تَذَكَّرُونَ (42) Dhe as fjalë të ndonjë magjistari, por ju pak mendoni | 
| تَنزِيلٌ مِّن رَّبِّ الْعَالَمِينَ (43) Është shpallje nga Zoti i botërave | 
| وَلَوْ تَقَوَّلَ عَلَيْنَا بَعْضَ الْأَقَاوِيلِ (44) E sikur të shprehte lloj-lloj fjalësh për ne | 
| لَأَخَذْنَا مِنْهُ بِالْيَمِينِ (45) Do ta kishim kapur për dorën e djathtë | 
| ثُمَّ لَقَطَعْنَا مِنْهُ الْوَتِينَ (46) E pastaj do t’i pritnim damarin e qafës | 
| فَمَا مِنكُم مِّنْ أَحَدٍ عَنْهُ حَاجِزِينَ (47) Dhe askush prej jush nuk do të mund t’i ndihmojë | 
| وَإِنَّهُ لَتَذْكِرَةٌ لِّلْمُتَّقِينَ (48) Ai (Kur’ani) është mësim për të devotshmit | 
| وَإِنَّا لَنَعْلَمُ أَنَّ مِنكُم مُّكَذِّبِينَ (49) Ndërsa ne e dimë me siguri se në mesin tuaj ka përgënjeshtarë | 
| وَإِنَّهُ لَحَسْرَةٌ عَلَى الْكَافِرِينَ (50) Dhe ai është shkak i vuajtjes së mosbesimtarëve | 
| وَإِنَّهُ لَحَقُّ الْيَقِينِ (51) Kurse ai është e vërtetë e fortë | 
| فَسَبِّحْ بِاسْمِ رَبِّكَ الْعَظِيمِ (52) Prandaj, ti lartëso emrin e Zotit tënd të madhërishëm |