Quran with Albanian translation - Surah Al-Qasas ayat 25 - القَصَص - Page - Juz 20
﴿فَجَآءَتۡهُ إِحۡدَىٰهُمَا تَمۡشِي عَلَى ٱسۡتِحۡيَآءٖ قَالَتۡ إِنَّ أَبِي يَدۡعُوكَ لِيَجۡزِيَكَ أَجۡرَ مَا سَقَيۡتَ لَنَاۚ فَلَمَّا جَآءَهُۥ وَقَصَّ عَلَيۡهِ ٱلۡقَصَصَ قَالَ لَا تَخَفۡۖ نَجَوۡتَ مِنَ ٱلۡقَوۡمِ ٱلظَّٰلِمِينَ ﴾
[القَصَص: 25]
﴿فجاءته إحداهما تمشي على استحياء قالت إن أبي يدعوك ليجزيك أجر ما﴾ [القَصَص: 25]
Feti Mehdiu Prandaj, i erdhi njera nga ato dyja, iu qas e turperueshme dhe i tha: “Te therret babai im qe te shperbleje per ate qe u dhe uje (kafsheve tona)”. Dhe kur ai erdhi e i tregoi cka kishte perjetuar, i tha: “Mos kij frike, ke shpetuar nga njerezit kriminele” |
Hasan Efendi Nahi Dhe, njera nga ato dyja, erdhi pastaj, duke u turperuar dhe tha: “Me te vertete, te therret babai im qe te shperbleje ty, per ate qe u ke dhene uje shtazeve tona. E, kur erdhi te Shuajbi dhe i tregoi cka ka perjetuar, ai (Shuajbi) tha: “Mos u frikeso, meqe ke shpetuar prej popullit zullumqar |
Hasan Efendi Nahi Dhe, njëra nga ato dyja, erdhi pastaj, duke u turpëruar dhe tha: “Me të vërtetë, të thërret babai im që të shpërblejë ty, për atë që u ke dhënë ujë shtazëve tona. E, kur erdhi te Shuajbi dhe i tregoi çka ka përjetuar, ai (Shuajbi) tha: “Mos u frikëso, meqë ke shpëtuar prej popullit zullumqar |
Hassan Nahi Me vone, njera nga ato dyja, erdhi me ndrojtje dhe i tha: “Babai im te fton per te te shperblyer, se i dhe uje (tufes sone)”. Kur Musai shkoi tek ai dhe i tregoi cfare kishte perjetuar, ai tha: “Mos u frikeso, sepse ke shpetuar prej nje populli keqberes!” |
Hassan Nahi Më vonë, njëra nga ato dyja, erdhi me ndrojtje dhe i tha: “Babai im të fton për të të shpërblyer, se i dhe ujë (tufës sonë)”. Kur Musai shkoi tek ai dhe i tregoi çfarë kishte përjetuar, ai tha: “Mos u frikëso, sepse ke shpëtuar prej një populli keqbërës!” |
Sherif Ahmeti E njera prej tyre erdhi te ai, ecte e turperueshme, e tha: “Babai im te therret qe te paguaj ty shperblimin per ate qe na u dhe (bagetise) uje!” E Kur shkoi (Musai) te ai dh ai i tregoi atij ngjarjen, ai tha: “Mos ke frike, paske shpetuar nga populli zullumqar!” |
Sherif Ahmeti E njëra prej tyre erdhi te ai, ecte e turpërueshme, e tha: “Babai im të thërret që të paguaj ty shpërblimin për atë që na u dhe (bagëtisë) ujë!” E Kur shkoi (Musai) te ai dh ai i tregoi atij ngjarjen, ai tha: “Mos ke frikë, paske shpëtuar nga populli zullumqar!” |
Unknown E njera prej tyre erdhi te ai, ecte e turperueshme, e tha: "Babai im te therret qe te paguaje ty shperblimin per ate qe na u dhe (bagetise) uje!" E kur shkoi (Musai) tek ai dhe ia tregoi atij ngjarjen, ai tha: "Mos ki frike, paske shpetuar nga populli zul |
Unknown E njëra prej tyre erdhi te ai, ecte e turpërueshme, e tha: "Babai im të thërret që të paguajë ty shpërblimin për atë që na u dhe (bagëtisë) ujë!" E kur shkoi (Musai) tek ai dhe ia tregoi atij ngjarjen, ai tha: "Mos ki frikë, paske shpëtuar nga populli zul |