Quran with Albanian translation - Surah Al-Muzzammil ayat 20 - المُزمل - Page - Juz 29
﴿۞ إِنَّ رَبَّكَ يَعۡلَمُ أَنَّكَ تَقُومُ أَدۡنَىٰ مِن ثُلُثَيِ ٱلَّيۡلِ وَنِصۡفَهُۥ وَثُلُثَهُۥ وَطَآئِفَةٞ مِّنَ ٱلَّذِينَ مَعَكَۚ وَٱللَّهُ يُقَدِّرُ ٱلَّيۡلَ وَٱلنَّهَارَۚ عَلِمَ أَن لَّن تُحۡصُوهُ فَتَابَ عَلَيۡكُمۡۖ فَٱقۡرَءُواْ مَا تَيَسَّرَ مِنَ ٱلۡقُرۡءَانِۚ عَلِمَ أَن سَيَكُونُ مِنكُم مَّرۡضَىٰ وَءَاخَرُونَ يَضۡرِبُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِ يَبۡتَغُونَ مِن فَضۡلِ ٱللَّهِ وَءَاخَرُونَ يُقَٰتِلُونَ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِۖ فَٱقۡرَءُواْ مَا تَيَسَّرَ مِنۡهُۚ وَأَقِيمُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتُواْ ٱلزَّكَوٰةَ وَأَقۡرِضُواْ ٱللَّهَ قَرۡضًا حَسَنٗاۚ وَمَا تُقَدِّمُواْ لِأَنفُسِكُم مِّنۡ خَيۡرٖ تَجِدُوهُ عِندَ ٱللَّهِ هُوَ خَيۡرٗا وَأَعۡظَمَ أَجۡرٗاۚ وَٱسۡتَغۡفِرُواْ ٱللَّهَۖ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمُۢ ﴾
[المُزمل: 20]
﴿إن ربك يعلم أنك تقوم أدنى من ثلثي الليل ونصفه وثلثه وطائفة﴾ [المُزمل: 20]
Feti Mehdiu Me te vertete Zoti yt e di se ti ne adhurim kalon me pak se dy te tretat e nates, gjysmen e saj ose nje te treten e asaj, si edhe nje grup prej tyre qe jane me ty. All-llahu cakton gjatesine e nates dhe te dites. Ai e di se ju ate nuk mund ta llogaritni dhe ua fal, kurse ju nga Kur’ani lexoni ate qe eshte e lehte. Ai e di se ne mesin tuaj do te kete te semure dhe te tjere qe te udhetojne neper bote dhe do te kerkojne dhuntite e All-llahut, dhe te tjere qe do te luftojne ne rruge te Zotit, prandaj lexoni nga Kur’ani cka u vjen me lehte edhe faljen kryene, edhe lemoshe jipni dhe All-llahut me gjithe zemer jipni hua! Ndersa te mirat qe tek All-llahu i siguroni per vete qysh me pare, do t’i gjeni edhe me te medha tek All-llahu dhe do te fitoni shperblim edhe me te madh. Por lutne All-llahun t’ua fale se All-llahu fal dhe eshte i meshirshem |
Hasan Efendi Nahi Me te vertete, Zoti yt e di, se ti (o Muhammed) lutesh me pak se dy te tretat e nates, ndonjehere gjysmen ose te treten e saj, si edhe disa prej atyre qe jane me ty. Zoti e ka caktuar gjatesine e dites dhe te nates, Ai e di se ju nuk mundeni me e llogaritur ate, andaj ju ka bere lehtesi; e ju lexoni Kur’an aq sa mundeni; Ai e di qe ndokush nga ju do te jete i semure, kurse disa te tjere udhetojne neper bote, duke kerkuar dhuntite e Perendise (per jetese), dhe te tjere qe luftojne ne rrugen e Perendise – prandaj, lexoni ju sa keni mundeis nga Kur’ani, dhe kryeni namazin dhe jepnie zeqatin, dhe per hir te Perendise jepnihua, sepse, cdo te mire qe e pergatitni ju per vete me pare, do ta gjeni te Perendia me te mire dhe (do te keni) shperblim me te madh. Kerkoni falje te Perendia, se, Perendia, me te vertete, eshte fales dhe meshirues i madh |
Hasan Efendi Nahi Me të vërtetë, Zoti yt e di, se ti (o Muhammed) lutesh më pak se dy të tretat e natës, ndonjëherë gjysmën ose të tretën e saj, si edhe disa prej atyre që janë me ty. Zoti e ka caktuar gjatësinë e ditës dhe të natës, Ai e di se ju nuk mundeni me e llogaritur atë, andaj ju ka bërë lehtësi; e ju lexoni Kur’an aq sa mundeni; Ai e di që ndokush nga ju do të jetë i sëmurë, kurse disa të tjerë udhëtojnë nëpër botë, duke kërkuar dhuntitë e Perëndisë (për jetesë), dhe të tjerë që luftojnë në rrugën e Perëndisë – prandaj, lexoni ju sa keni mundëis nga Kur’ani, dhe kryeni namazin dhe jepnie zeqatin, dhe për hir të Perëndisë jepnihua, sepse, çdo të mirë që e përgatitni ju për vete më parë, do ta gjeni te Perëndia më të mirë dhe (do të keni) shpërblim më të madh. Kërkoni falje te Perëndia, se, Perëndia, me të vërtetë, është falës dhe mëshirues i madh |
Hassan Nahi Natyrisht, Zoti yt e di se ti (o Muhamed) falesh me pak se dy te tretat e nates, ndonjehere gjysmen ose nje te treten e saj, si edhe disa prej atyre qe jane me ty. Allahu e percakton gjatesine e dites dhe te nates dhe e di se ju nuk mund ta llogarisni ate saktesisht, prandaj kthehet tek ju me meshire. Keshtu qe lexoni Kuran aq sa mundeni! Ai e di se disa prej jush do te jene te semure, disa do te udhetojne neper bote, duke kerkuar miresite e Tij (per jetese) dhe disa te tjere do te jene duke luftuar ne rrugen e Tij, prandaj lexoni sa keni mundesi nga Kurani! Faleni namazin, jepeni zekatin dhe jepini Allahut nje hua te mire (qe Ai t’jua ktheje shumefish). Cfaredo miresie qe beni per shpirtin tuaj, me siguri qe do ta gjeni tek Allahu. Ajo do te jete me e mire dhe me e shperblyer. Kerkoni faljen e Allahut, sepse Allahu eshte vertet Fales i madh dhe Meshireplote |
Hassan Nahi Natyrisht, Zoti yt e di se ti (o Muhamed) falesh më pak se dy të tretat e natës, ndonjëherë gjysmën ose një të tretën e saj, si edhe disa prej atyre që janë me ty. Allahu e përcakton gjatësinë e ditës dhe të natës dhe e di se ju nuk mund ta llogarisni atë saktësisht, prandaj kthehet tek ju me mëshirë. Kështu që lexoni Kuran aq sa mundeni! Ai e di se disa prej jush do të jenë të sëmurë, disa do të udhëtojnë nëpër botë, duke kërkuar mirësitë e Tij (për jetesë) dhe disa të tjerë do të jenë duke luftuar në rrugën e Tij, prandaj lexoni sa keni mundësi nga Kurani! Faleni namazin, jepeni zekatin dhe jepini Allahut një hua të mirë (që Ai t’jua kthejë shumëfish). Çfarëdo mirësie që bëni për shpirtin tuaj, me siguri që do ta gjeni tek Allahu. Ajo do të jetë më e mirë dhe më e shpërblyer. Kërkoni faljen e Allahut, sepse Allahu është vërtet Falës i madh dhe Mëshirëplotë |
Sherif Ahmeti Zoti yt e di se ti dhe nje grup i atyre qe jane me ty, kaloni ne adhurim me pak se dy te tretat e nates ose gjysmen e saj a nje te treten e saj. All-llahu e di gjatesine e nates dhe te dites dhe Ai e diti qe ju nuk do mund t’i permbaheni asaj, andaj u lehtesoi juve, pra falnu duke lexuar Kur’an sa t’ju vije me lehte prej namazit. Ai e diti se nga ju do te kete te semure dhe te tjeret qe gjallerojne neper toke dke kerkuar nga begatite e All-llahut, e dhe te tjere qe luftojne ne rrugen e All-llahut, pra falnu dhe lexoni sa te jete me lehte per tij dhe kryene me rregull faljen, jepne zeqatin, huazoni (jepni sadaka) per hir te All-llahut hua te mire, se cka te pergatitni per veten tuaj prej te mirave, ate do ta gjeni te All-llahu edhe me te mire, dhe shperblim me te madh, e kerkoni falje prej All-llahut, se All-llahu eshte mekatfales, meshirues |
Sherif Ahmeti Zoti yt e di se ti dhe një grup i atyre që janë me ty, kaloni në adhurim më pak se dy të tretat e natës ose gjysmën e saj a një të tretën e saj. All-llahu e di gjatësinë e natës dhe të ditës dhe Ai e diti që ju nuk do mund t’i përmbaheni asaj, andaj u lehtësoi juve, pra falnu duke lexuar Kur’an sa t’ju vijë më lehtë prej namazit. Ai e diti se nga ju do të ketë të sëmurë dhe të tjerët që gjallërojnë nëpër tokë dke kërkuar nga begatitë e All-llahut, e dhe të tjerë që luftojnë në rrugën e All-llahut, pra falnu dhe lexoni sa të jetë më lehtë për tij dhe kryene me rregull faljen, jepne zeqatin, huazoni (jepni sadaka) për hir të All-llahut hua të mirë, se çka të përgatitni për veten tuaj prej të mirave, atë do ta gjeni te All-llahu edhe më të mirë, dhe shpërblim më të madh, e kërkoni falje prej All-llahut, se All-llahu është mëkatfalës, mëshirues |
Unknown Zoti yt e di se ti dhe nje grup i atyre qe jane me ty, kaloni ne adhurim me pak se dy te tretat e nates ose gjysmen e saj, a nje te treten e saj. All-llahu e di gjatesine e nates dhe te dites dhe Ai e diti qe ju nuk do te mund t´i permbaheni asaj, andaj u |
Unknown Zoti yt e di se ti dhe një grup i atyre që janë me ty, kaloni në adhurim më pak se dy të tretat e natës ose gjysmën e saj, a një të tretën e saj. All-llahu e di gjatësinë e natës dhe të ditës dhe Ai e diti që ju nuk do të mund t´i përmbaheni asaj, andaj u |