يَا أَيُّهَا الْمُزَّمِّلُ (1) O i mbështjellur |
قُمِ اللَّيْلَ إِلَّا قَلِيلًا (2) Ngritu natën, përveç një pjese të vogël |
نِّصْفَهُ أَوِ انقُصْ مِنْهُ قَلِيلًا (3) Gjysmës e saj ose diçka më pak se kjo |
أَوْ زِدْ عَلَيْهِ وَرَتِّلِ الْقُرْآنَ تَرْتِيلًا (4) Ose, pak më shumë se ajo, dhe Kur’anin shqiptoje qartë e me kujdes |
إِنَّا سَنُلْقِي عَلَيْكَ قَوْلًا ثَقِيلًا (5) Ne do të dërgojmë, njëmend, fjalë të rënda |
إِنَّ نَاشِئَةَ اللَّيْلِ هِيَ أَشَدُّ وَطْئًا وَأَقْوَمُ قِيلًا (6) Qetësia e natës, me siguri, është më efektive dhe më qartë theksohet |
إِنَّ لَكَ فِي النَّهَارِ سَبْحًا طَوِيلًا (7) Ti, njëmend, ditën ke shumë angazhime |
وَاذْكُرِ اسْمَ رَبِّكَ وَتَبَتَّلْ إِلَيْهِ تَبْتِيلًا (8) Por përmende emrin e Zotit tënd dhe Atij përkushtoju plotësisht |
رَّبُّ الْمَشْرِقِ وَالْمَغْرِبِ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ فَاتَّخِذْهُ وَكِيلًا (9) Është Zot i lindjes dhe i perëndimt. Nuk ka Zot përveç Atij, dhe vetëm tek Ai kij mbështetje |
وَاصْبِرْ عَلَىٰ مَا يَقُولُونَ وَاهْجُرْهُمْ هَجْرًا جَمِيلًا (10) Duro atë çka thonë dhe largohu në mënyrë të denjë |
وَذَرْنِي وَالْمُكَذِّبِينَ أُولِي النَّعْمَةِ وَمَهِّلْهُمْ قَلِيلًا (11) Më lë mua edhe ata që të shtyjnë në gënjeshtra, të pasurit, dhe jepu pak afat |
إِنَّ لَدَيْنَا أَنكَالًا وَجَحِيمًا (12) Me të vërtetë tek Ne do të ketë zjarr dhe vargoj |
وَطَعَامًا ذَا غُصَّةٍ وَعَذَابًا أَلِيمًا (13) Dhe ushqimqë të mbetet në fyt, dhe dënim të dhembshëm |
يَوْمَ تَرْجُفُ الْأَرْضُ وَالْجِبَالُ وَكَانَتِ الْجِبَالُ كَثِيبًا مَّهِيلًا (14) Atë ditë kur toka dhe malet të dridhen, e malet të shndërrohen në kodrina rëre |
إِنَّا أَرْسَلْنَا إِلَيْكُمْ رَسُولًا شَاهِدًا عَلَيْكُمْ كَمَا أَرْسَلْنَا إِلَىٰ فِرْعَوْنَ رَسُولًا (15) ne ju kemi dërguar, njëmend, një Profet si dëshmitar kundër jush, mu ashtu siç patëm dërguar Profet edhe Faraonit |
فَعَصَىٰ فِرْعَوْنُ الرَّسُولَ فَأَخَذْنَاهُ أَخْذًا وَبِيلًا (16) Por Faraoni nuk dëgjoi Profetin, andaj e përfshimë me dënim të rëndë |
فَكَيْفَ تَتَّقُونَ إِن كَفَرْتُمْ يَوْمًا يَجْعَلُ الْوِلْدَانَ شِيبًا (17) Po si do të ruheni nëse mohoni ditën e cila fëmijët do t’i bëjë pleq të thinjur |
السَّمَاءُ مُنفَطِرٌ بِهِ ۚ كَانَ وَعْدُهُ مَفْعُولًا (18) Atë ditë qielli do të copëtohet e premtimi i Tij do të realizohet |
إِنَّ هَٰذِهِ تَذْكِرَةٌ ۖ فَمَن شَاءَ اتَّخَذَ إِلَىٰ رَبِّهِ سَبِيلًا (19) Kjo është, me të vërtetë, mësim dhe kush do e zgjedh rrugën kah Zoti i vet |
۞ إِنَّ رَبَّكَ يَعْلَمُ أَنَّكَ تَقُومُ أَدْنَىٰ مِن ثُلُثَيِ اللَّيْلِ وَنِصْفَهُ وَثُلُثَهُ وَطَائِفَةٌ مِّنَ الَّذِينَ مَعَكَ ۚ وَاللَّهُ يُقَدِّرُ اللَّيْلَ وَالنَّهَارَ ۚ عَلِمَ أَن لَّن تُحْصُوهُ فَتَابَ عَلَيْكُمْ ۖ فَاقْرَءُوا مَا تَيَسَّرَ مِنَ الْقُرْآنِ ۚ عَلِمَ أَن سَيَكُونُ مِنكُم مَّرْضَىٰ ۙ وَآخَرُونَ يَضْرِبُونَ فِي الْأَرْضِ يَبْتَغُونَ مِن فَضْلِ اللَّهِ ۙ وَآخَرُونَ يُقَاتِلُونَ فِي سَبِيلِ اللَّهِ ۖ فَاقْرَءُوا مَا تَيَسَّرَ مِنْهُ ۚ وَأَقِيمُوا الصَّلَاةَ وَآتُوا الزَّكَاةَ وَأَقْرِضُوا اللَّهَ قَرْضًا حَسَنًا ۚ وَمَا تُقَدِّمُوا لِأَنفُسِكُم مِّنْ خَيْرٍ تَجِدُوهُ عِندَ اللَّهِ هُوَ خَيْرًا وَأَعْظَمَ أَجْرًا ۚ وَاسْتَغْفِرُوا اللَّهَ ۖ إِنَّ اللَّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ (20) Me të vërtetë Zoti yt e di se ti në adhurim kalon më pak se dy të tretat e natës, gjysmën e saj ose një të tretën e asaj, si edhe një grup prej tyre që janë me ty. All-llahu cakton gjatësinë e natës dhe të ditës. Ai e di se ju atë nuk mund ta llogaritni dhe ua fal, kurse ju nga Kur’ani lexoni atë që është e lehtë. Ai e di se në mesin tuaj do të ketë të sëmurë dhe të tjerë që të udhëtojnë nëpër botë dhe do të kërkojnë dhuntitë e All-llahut, dhe të tjerë që do të luftojnë në rrugë të Zotit, prandaj lexoni nga Kur’ani çka u vjen më lehtë edhe faljen kryene, edhe lëmoshë jipni dhe All-llahut me gjithë zemër jipni hua! Ndërsa të mirat që tek All-llahu i siguroni për vete qysh më parë, do t’i gjeni edhe më të mëdha tek All-llahu dhe do të fitoni shpërblim edhe më të madh. Por lutne All-llahun t’ua falë se All-llahu fal dhe është i mëshirshëm |