The Quran in Albanian - Surah Rahman translated into Albanian, Surah Ar-Rahman in Albanian. We provide accurate translation of Surah Rahman in Albanian - الألبانية, Verses 78 - Surah Number 55 - Page 531.

| الرَّحْمَٰنُ (1) I Gjithmëshirshmi |
| عَلَّمَ الْقُرْآنَ (2) Të mëson Kur’anin |
| خَلَقَ الْإِنسَانَ (3) E krijon insanin |
| عَلَّمَهُ الْبَيَانَ (4) E mëson të flasë |
| الشَّمْسُ وَالْقَمَرُ بِحُسْبَانٍ (5) Dielli dhe hëna lëvizin sipas një llogarie |
| وَالنَّجْمُ وَالشَّجَرُ يَسْجُدَانِ (6) Edhe bari e lisat përulen |
| وَالسَّمَاءَ رَفَعَهَا وَوَضَعَ الْمِيزَانَ (7) Kurse qiellin atë e ka ngritur dhe në të ka vendosur peshojën |
| أَلَّا تَطْغَوْا فِي الْمِيزَانِ (8) Që të mos e kaloni kufirin në peshim |
| وَأَقِيمُوا الْوَزْنَ بِالْقِسْطِ وَلَا تُخْسِرُوا الْمِيزَانَ (9) Andaj matni drejt dhe mos e lini mangut në peshojë |
| وَالْأَرْضَ وَضَعَهَا لِلْأَنَامِ (10) Kurse tokën e ka shtuar për krijesat |
| فِيهَا فَاكِهَةٌ وَالنَّخْلُ ذَاتُ الْأَكْمَامِ (11) E në të ka pemë, hurma në frute dhe lule |
| وَالْحَبُّ ذُو الْعَصْفِ وَالرَّيْحَانُ (12) Edhe drith me kallinj me lule erëmira |
| فَبِأَيِّ آلَاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ (13) Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni |
| خَلَقَ الْإِنسَانَ مِن صَلْصَالٍ كَالْفَخَّارِ (14) Ai e ka krijuar njeriun nga balta e tharë sikur vorbën |
| وَخَلَقَ الْجَانَّ مِن مَّارِجٍ مِّن نَّارٍ (15) Kurse exhinët nga flaka e zjarrit |
| فَبِأَيِّ آلَاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ (16) Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni |
| رَبُّ الْمَشْرِقَيْنِ وَرَبُّ الْمَغْرِبَيْنِ (17) Zot i dy lindjeve dhe Zot i dy perëndimeve |
| فَبِأَيِّ آلَاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ (18) Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni |
| مَرَجَ الْبَحْرَيْنِ يَلْتَقِيَانِ (19) Dy dete i ka lënë të përpiqen |
| بَيْنَهُمَا بَرْزَخٌ لَّا يَبْغِيَانِ (20) Ndërmjet atyre dyve ka një rrymë që nuk e kapërcejnë |
| فَبِأَيِّ آلَاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ (21) Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni |
| يَخْرُجُ مِنْهُمَا اللُّؤْلُؤُ وَالْمَرْجَانُ (22) Prej atyre dyve nxirret xhevahir e diamant |
| فَبِأَيِّ آلَاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ (23) Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni |
| وَلَهُ الْجَوَارِ الْمُنشَآتُ فِي الْبَحْرِ كَالْأَعْلَامِ (24) Të atij janë edhe anijet që sikur kodra ngrihen lart në det |
| فَبِأَيِّ آلَاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ (25) Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni |
| كُلُّ مَنْ عَلَيْهَا فَانٍ (26) Çdo send që është në të është e kalueshme |
| وَيَبْقَىٰ وَجْهُ رَبِّكَ ذُو الْجَلَالِ وَالْإِكْرَامِ (27) dhe mbetet vetëm Zoti yt, i madhërishmi dhe i Nderuari |
| فَبِأَيِّ آلَاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ (28) Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni |
| يَسْأَلُهُ مَن فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۚ كُلَّ يَوْمٍ هُوَ فِي شَأْنٍ (29) Atij i luten ata që janë në qiej dhe në tokë, në çdo kohë Ai është i angazhuar me diçka |
| فَبِأَيِّ آلَاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ (30) Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni |
| سَنَفْرُغُ لَكُمْ أَيُّهَ الثَّقَلَانِ (31) Do të kemi punë me ju për llogari, o të rëndë |
| فَبِأَيِّ آلَاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ (32) Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni |
| يَا مَعْشَرَ الْجِنِّ وَالْإِنسِ إِنِ اسْتَطَعْتُمْ أَن تَنفُذُوا مِنْ أَقْطَارِ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ فَانفُذُوا ۚ لَا تَنفُذُونَ إِلَّا بِسُلْطَانٍ (33) O grupe të exhinëve dhe njerëzve, nëse mundeni të depërtoni nëpër kufijt e qiejve dhe të tokës, depërtoni, por nuk mundeni, vetëm se me forcë të madhe |
| فَبِأَيِّ آلَاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ (34) Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni |
| يُرْسَلُ عَلَيْكُمَا شُوَاظٌ مِّن نَّارٍ وَنُحَاسٌ فَلَا تَنتَصِرَانِ (35) mbi ju do të derdhet flakë e zjarrit dhe bakër i shkrirë, dhe nuk do të mund të mbroheni |
| فَبِأَيِّ آلَاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ (36) Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni |
| فَإِذَا انشَقَّتِ السَّمَاءُ فَكَانَتْ وَرْدَةً كَالدِّهَانِ (37) Po kur të çahet qielli e kur të bëhet si ngjyrë vjollce |
| فَبِأَيِّ آلَاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ (38) Cilën dhunti të Zotit e mohoni |
| فَيَوْمَئِذٍ لَّا يُسْأَلُ عَن ذَنبِهِ إِنسٌ وَلَا جَانٌّ (39) Atë ditë nuk merren në pyetje për mëkatet e veta njerëz as xhind |
| فَبِأَيِّ آلَاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ (40) Cilën dhunti të Zotit tuaj e mohoni |
| يُعْرَفُ الْمُجْرِمُونَ بِسِيمَاهُمْ فَيُؤْخَذُ بِالنَّوَاصِي وَالْأَقْدَامِ (41) Mëkatarët do të njihen sipas karakteristikave të tyre andaj do të rrëmbehen për flokësh e për këmbësh |
| فَبِأَيِّ آلَاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ (42) Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni |
| هَٰذِهِ جَهَنَّمُ الَّتِي يُكَذِّبُ بِهَا الْمُجْرِمُونَ (43) Ja, ky është xhehennemi të cilin mëkatarët e mohuan |
| يَطُوفُونَ بَيْنَهَا وَبَيْنَ حَمِيمٍ آنٍ (44) Dhe do të sillen vërdallë ndërmjet zjarrit e ujit valë |
| فَبِأَيِّ آلَاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ (45) Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni |
| وَلِمَنْ خَافَ مَقَامَ رَبِّهِ جَنَّتَانِ (46) Kurse ai i cili është frikësuar forcës së Zotit të vet, do të ketë dy kopshte |
| فَبِأَيِّ آلَاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ (47) Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni |
| ذَوَاتَا أَفْنَانٍ (48) Të dy plot me lisa me degë |
| فَبِأَيِّ آلَاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ (49) Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni |
| فِيهِمَا عَيْنَانِ تَجْرِيَانِ (50) Ku do të rrjedhin dy burime |
| فَبِأَيِّ آلَاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ (51) Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni |
| فِيهِمَا مِن كُلِّ فَاكِهَةٍ زَوْجَانِ (52) Aty nga secila pemë do të ketë çifte |
| فَبِأَيِّ آلَاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ (53) Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni |
| مُتَّكِئِينَ عَلَىٰ فُرُشٍ بَطَائِنُهَا مِنْ إِسْتَبْرَقٍ ۚ وَجَنَى الْجَنَّتَيْنِ دَانٍ (54) Të mbështetur në një shtrojë me mbulesa kadifeje, kurse frytet në të dy kopshtet mund të kapen me dorë |
| فَبِأَيِّ آلَاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ (55) E cilën dhunti të Zotit tuaj e mohoni |
| فِيهِنَّ قَاصِرَاتُ الطَّرْفِ لَمْ يَطْمِثْهُنَّ إِنسٌ قَبْلَهُمْ وَلَا جَانٌّ (56) Aty ka kryeulura të cilat përpara atyre nuk i ka prekur as njeri as exhin |
| فَبِأَيِّ آلَاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ (57) Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni |
| كَأَنَّهُنَّ الْيَاقُوتُ وَالْمَرْجَانُ (58) Do të jenë si xhevahirë e dijamantë |
| فَبِأَيِّ آلَاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ (59) E ju cilën dhunti të Zotit tuaj e mohoni |
| هَلْ جَزَاءُ الْإِحْسَانِ إِلَّا الْإِحْسَانُ (60) A ka tjetër shpërblim mirësia, përveç mirësisë |
| فَبِأَيِّ آلَاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ (61) Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni |
| وَمِن دُونِهِمَا جَنَّتَانِ (62) E nën ata dy (xhenete) ka edhe dy xhennete |
| فَبِأَيِّ آلَاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ (63) Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni |
| مُدْهَامَّتَانِ (64) Të dy shumë të gjelbërt |
| فَبِأَيِّ آلَاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ (65) Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni |
| فِيهِمَا عَيْنَانِ نَضَّاخَتَانِ (66) Aty janë dy burime që gulojnë pa ia da |
| فَبِأَيِّ آلَاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ (67) E cilën dhunti të Zotit tuaj e mohoni |
| فِيهِمَا فَاكِهَةٌ وَنَخْلٌ وَرُمَّانٌ (68) Aty ka pemë, hurma e kaça |
| فَبِأَيِّ آلَاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ (69) Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni |
| فِيهِنَّ خَيْرَاتٌ حِسَانٌ (70) Aty ka të mira fantastike |
| فَبِأَيِّ آلَاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ (71) Cilën dhunti të Zotit tuaj e mohoni |
| حُورٌ مَّقْصُورَاتٌ فِي الْخِيَامِ (72) Hyri sybukura në shatore mbuluar |
| فَبِأَيِّ آلَاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ (73) Cilën dhunti të Zotit tuaj e mohoni |
| لَمْ يَطْمِثْهُنَّ إِنسٌ قَبْلَهُمْ وَلَا جَانٌّ (74) Të cilat nuk i ka prekur para tyre as njeri as exhin |
| فَبِأَيِّ آلَاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ (75) Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni |
| مُتَّكِئِينَ عَلَىٰ رَفْرَفٍ خُضْرٍ وَعَبْقَرِيٍّ حِسَانٍ (76) Mbështetur në shtroje të gjelbërta dhe mbulesa fantastike |
| فَبِأَيِّ آلَاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ (77) Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni |
| تَبَارَكَ اسْمُ رَبِّكَ ذِي الْجَلَالِ وَالْإِكْرَامِ (78) Qoftë lartësuar emri i Zotit tënd, të Madhërishmit dhe Fisnikut |