The Quran in Albanian - Surah Waqiah translated into Albanian, Surah Al-Waqiah in Albanian. We provide accurate translation of Surah Waqiah in Albanian - الألبانية, Verses 96 - Surah Number 56 - Page 534.
إِذَا وَقَعَتِ الْوَاقِعَةُ (1) Kur të ngjajë ndodhia |
لَيْسَ لِوَقْعَتِهَا كَاذِبَةٌ (2) Ndodhinë e saj nuk mund ta mohojë kush |
خَافِضَةٌ رَّافِعَةٌ (3) Disa i poshtëron e disa i lartëson |
إِذَا رُجَّتِ الْأَرْضُ رَجًّا (4) Kur toka të dridhet fortë |
وَبُسَّتِ الْجِبَالُ بَسًّا (5) E malet të bëhen copë e grimë |
فَكَانَتْ هَبَاءً مُّنبَثًّا (6) Të bëhen mu si pluhur i derdhu |
وَكُنتُمْ أَزْوَاجًا ثَلَاثَةً (7) Kurse ju të bëheni tre grupe |
فَأَصْحَابُ الْمَيْمَنَةِ مَا أَصْحَابُ الْمَيْمَنَةِ (8) Ata të lumturit – ç’janë të lumturit |
وَأَصْحَابُ الْمَشْأَمَةِ مَا أَصْحَابُ الْمَشْأَمَةِ (9) Dhe fatzinjtë – ç’janë fatzinjtë |
وَالسَّابِقُونَ السَّابِقُونَ (10) Të parët janë – të parit |
أُولَٰئِكَ الْمُقَرَّبُونَ (11) Ata janë të afërtit |
فِي جَنَّاتِ النَّعِيمِ (12) Në kopshte e xhenente të kënaqësisë |
ثُلَّةٌ مِّنَ الْأَوَّلِينَ (13) Shumë nga të hershmit |
وَقَلِيلٌ مِّنَ الْآخِرِينَ (14) E më pak nga të mëvonshmit |
عَلَىٰ سُرُرٍ مَّوْضُونَةٍ (15) Në shtretër të qëndisur |
مُّتَّكِئِينَ عَلَيْهَا مُتَقَابِلِينَ (16) Të mbështetur njëri kundruall tjetrit |
يَطُوفُ عَلَيْهِمْ وِلْدَانٌ مُّخَلَّدُونَ (17) Do t’u shërbejnë për gjithmonë djelmosha |
بِأَكْوَابٍ وَأَبَارِيقَ وَكَأْسٍ مِّن مَّعِينٍ (18) Me gota dhe ibrigë e bardakë plot, nga burime të pashterrshme |
لَّا يُصَدَّعُونَ عَنْهَا وَلَا يُنزِفُونَ (19) Prej të cilëve as s’u dhemb kryet as s’humbin mendjen |
وَفَاكِهَةٍ مِّمَّا يَتَخَيَّرُونَ (20) Dhe pemë sipas zgjedhjes së tyre |
وَلَحْمِ طَيْرٍ مِّمَّا يَشْتَهُونَ (21) Dhe mish shpezësh – sipas dëshirës |
وَحُورٌ عِينٌ (22) Si edhe hyri symëdha |
كَأَمْثَالِ اللُّؤْلُؤِ الْمَكْنُونِ (23) Sikur diamante të fshehur |
جَزَاءً بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ (24) Si shpërblim për atë çka kanë punuar |
لَا يَسْمَعُونَ فِيهَا لَغْوًا وَلَا تَأْثِيمًا (25) Aty nuk do të dëgjojnë biseda të kota as fjalë mëkatesh |
إِلَّا قِيلًا سَلَامًا سَلَامًا (26) Por vetëm fjalët: “Paqe, qetësi” |
وَأَصْحَابُ الْيَمِينِ مَا أَصْحَابُ الْيَمِينِ (27) Ndërsa ata të djathtët, çka janë të djathtët |
فِي سِدْرٍ مَّخْضُودٍ (28) Midis lisave lotos të pagjemba |
وَطَلْحٍ مَّنضُودٍ (29) Dhe bananeve përplot frute |
وَظِلٍّ مَّمْدُودٍ (30) Dhe hijesh të gjëra |
وَمَاءٍ مَّسْكُوبٍ (31) Dhe ujët rrjedhës |
وَفَاكِهَةٍ كَثِيرَةٍ (32) Dhe midis pemëve të shumta |
لَّا مَقْطُوعَةٍ وَلَا مَمْنُوعَةٍ (33) Të pamunguara dhe të pandaluara |
وَفُرُشٍ مَّرْفُوعَةٍ (34) Edhe shtrojë të larta |
إِنَّا أَنشَأْنَاهُنَّ إِنشَاءً (35) Ato i kemi krijuar në mënyrë të veçanta |
فَجَعَلْنَاهُنَّ أَبْكَارًا (36) Dhe i kemi bërë virgjëresha |
عُرُبًا أَتْرَابًا (37) Tërheqëse për ata, dhe të një moshe |
لِّأَصْحَابِ الْيَمِينِ (38) Për ata të djathtët |
ثُلَّةٌ مِّنَ الْأَوَّلِينَ (39) Shumë nga popujt e lashtë |
وَثُلَّةٌ مِّنَ الْآخِرِينَ (40) Por shumë edhe nga të mëvonshmit |
وَأَصْحَابُ الشِّمَالِ مَا أَصْحَابُ الشِّمَالِ (41) E ata të majtit. – Kush janë të majtët |
فِي سَمُومٍ وَحَمِيمٍ (42) Ata janë në frymë të nxehtë dhe ujë të valë |
وَظِلٍّ مِّن يَحْمُومٍ (43) Edhe në hije tymi – |
لَّا بَارِدٍ وَلَا كَرِيمٍ (44) As të freskëta as fisnike |
إِنَّهُمْ كَانُوا قَبْلَ ذَٰلِكَ مُتْرَفِينَ (45) Ata përpara kësaj kanë çuar jetë luksoze |
وَكَانُوا يُصِرُّونَ عَلَى الْحِنثِ الْعَظِيمِ (46) Dhe prandaj kanë bërë mëkat të madh |
وَكَانُوا يَقُولُونَ أَئِذَا مِتْنَا وَكُنَّا تُرَابًا وَعِظَامًا أَإِنَّا لَمَبْعُوثُونَ (47) Dhe thonin: “A kur të vdesim e të bëhemi eshtra e truall njëmend do të ringjallemi |
أَوَآبَاؤُنَا الْأَوَّلُونَ (48) A edhe baballarët tanë të lashtë?” |
قُلْ إِنَّ الْأَوَّلِينَ وَالْآخِرِينَ (49) Thuaj: “Me të vërtetë edhe të lashtit edhe të vonshmit” |
لَمَجْمُوعُونَ إِلَىٰ مِيقَاتِ يَوْمٍ مَّعْلُومٍ (50) Do të tubohen në një kohë, në një ditë të caktuar |
ثُمَّ إِنَّكُمْ أَيُّهَا الضَّالُّونَ الْمُكَذِّبُونَ (51) Pastaj ju, të humbur, përgënjeshtrues |
لَآكِلُونَ مِن شَجَرٍ مِّن زَقُّومٍ (52) Do të hani, nga druri zekkum |
فَمَالِئُونَ مِنْهَا الْبُطُونَ (53) Prej tyre do të mbushni barqet |
فَشَارِبُونَ عَلَيْهِ مِنَ الْحَمِيمِ (54) E pastaj do të pini nga uji valë |
فَشَارِبُونَ شُرْبَ الْهِيمِ (55) Do të pini sikur deveja e etshme |
هَٰذَا نُزُلُهُمْ يَوْمَ الدِّينِ (56) Kjo është gostia e tyre në Ditën e Kijametit |
نَحْنُ خَلَقْنَاكُمْ فَلَوْلَا تُصَدِّقُونَ (57) Ne ju kemi krijuar edhe pse ju nuk e vërtetoni |
أَفَرَأَيْتُم مَّا تُمْنُونَ (58) A e keni parë farën që e hidhni |
أَأَنتُمْ تَخْلُقُونَهُ أَمْ نَحْنُ الْخَالِقُونَ (59) A e krijoni ju atë apo e krijojmë Ne |
نَحْنُ قَدَّرْنَا بَيْنَكُمُ الْمَوْتَ وَمَا نَحْنُ بِمَسْبُوقِينَ (60) Ne ua caktojmë vdekjen dhe Neve nuk mund të na konkurojë kush |
عَلَىٰ أَن نُّبَدِّلَ أَمْثَالَكُمْ وَنُنشِئَكُمْ فِي مَا لَا تَعْلَمُونَ (61) Që t’iu ndërrojmë pamjen dhe t’iu krijojmë ashtu siç nuk dini |
وَلَقَدْ عَلِمْتُمُ النَّشْأَةَ الْأُولَىٰ فَلَوْلَا تَذَكَّرُونَ (62) Ju e dini zanafillën e parë edhe pse nuk mblidhni mend |
أَفَرَأَيْتُم مَّا تَحْرُثُونَ (63) A e shihni çka mbillni |
أَأَنتُمْ تَزْرَعُونَهُ أَمْ نَحْنُ الزَّارِعُونَ (64) A e bëni ju të mbijë ajo, apo e mbimë ne |
لَوْ نَشَاءُ لَجَعَلْنَاهُ حُطَامًا فَظَلْتُمْ تَفَكَّهُونَ (65) Sikur të dëshironim mund ta bënim të pafrytshme dhe do t’ishit habitur |
إِنَّا لَمُغْرَمُونَ (66) “Ne me të vërtetë jemi të dëmtuar |
بَلْ نَحْنُ مَحْرُومُونَ (67) Jo, por jemi të varfëruar” |
أَفَرَأَيْتُمُ الْمَاءَ الَّذِي تَشْرَبُونَ (68) A e shihni ujin që e pini |
أَأَنتُمْ أَنزَلْتُمُوهُ مِنَ الْمُزْنِ أَمْ نَحْنُ الْمُنزِلُونَ (69) A e lëshoni ju nga retë apo ne |
لَوْ نَشَاءُ جَعَلْنَاهُ أُجَاجًا فَلَوْلَا تَشْكُرُونَ (70) Nëse dëshirojmë mund ta bëjmë të njelmët, edhe pse ju nuk falënderoni |
أَفَرَأَيْتُمُ النَّارَ الَّتِي تُورُونَ (71) A e keni parë zjarrin që e ndizni |
أَأَنتُمْ أَنشَأْتُمْ شَجَرَتَهَا أَمْ نَحْنُ الْمُنشِئُونَ (72) Drutë për të a i keni krijuar ju apo i krijojmë Ne |
نَحْنُ جَعَلْنَاهَا تَذْكِرَةً وَمَتَاعًا لِّلْمُقْوِينَ (73) Ne u kemi bërë atë si shembull (të xhehennemit) dhe të dobishëm për ata që kalojnë natën jasht |
فَسَبِّحْ بِاسْمِ رَبِّكَ الْعَظِيمِ (74) Andaj lartëso emrin e Zotit tënd të madhërishëm |
۞ فَلَا أُقْسِمُ بِمَوَاقِعِ النُّجُومِ (75) Dhe përnjëmend po betohem në perëndimin e yjeve |
وَإِنَّهُ لَقَسَمٌ لَّوْ تَعْلَمُونَ عَظِيمٌ (76) E ajo është, ta dini, betim i madh |
إِنَّهُ لَقُرْآنٌ كَرِيمٌ (77) Ai është, pa dyshim, Kur’an fisnik |
فِي كِتَابٍ مَّكْنُونٍ (78) Në një libër të ruajtur |
لَّا يَمَسُّهُ إِلَّا الْمُطَهَّرُونَ (79) Atë nuk e prek kush përveç të pastruarit |
تَنزِيلٌ مِّن رَّبِّ الْعَالَمِينَ (80) Është i shpallur nga Zoti i botërave |
أَفَبِهَٰذَا الْحَدِيثِ أَنتُم مُّدْهِنُونَ (81) A këtë fjalë (Kur’ani) ju e nënçmoni |
وَتَجْعَلُونَ رِزْقَكُمْ أَنَّكُمْ تُكَذِّبُونَ (82) Dhe për këtë furnizim ju, në vend të mirënjohjes, përgënjeshtroni |
فَلَوْلَا إِذَا بَلَغَتِ الْحُلْقُومَ (83) Edhe pse kur ju vjen shpirti në fyt |
وَأَنتُمْ حِينَئِذٍ تَنظُرُونَ (84) E ju atëherë vetëm shikoni |
وَنَحْنُ أَقْرَبُ إِلَيْهِ مِنكُمْ وَلَٰكِن لَّا تُبْصِرُونَ (85) Ndërsa Ne jemi te ai (shpirti) më të afërt se ju, por nuk shihni |
فَلَوْلَا إِن كُنتُمْ غَيْرَ مَدِينِينَ (86) Pse pra, kur ju nuk jeni të dënuar |
تَرْجِعُونَهَا إِن كُنتُمْ صَادِقِينَ (87) Nuk e ktheni atë, nëse flisni të vërtetën |
فَأَمَّا إِن كَانَ مِنَ الْمُقَرَّبِينَ (88) Dhe nëse është nga të afërmit (e All-llahut) |
فَرَوْحٌ وَرَيْحَانٌ وَجَنَّتُ نَعِيمٍ (89) Edhe gëzim e komoditet edhe dhunti të parajsit |
وَأَمَّا إِن كَانَ مِنْ أَصْحَابِ الْيَمِينِ (90) E në qoftë se është nga të djathtët – |
فَسَلَامٌ لَّكَ مِنْ أَصْحَابِ الْيَمِينِ (91) Ke të fala nga ata të djathtët |
وَأَمَّا إِن كَانَ مِنَ الْمُكَذِّبِينَ الضَّالِّينَ (92) Po nëse është nga përgënjeshtarët e humbur |
فَنُزُلٌ مِّنْ حَمِيمٍ (93) Pra, ata do të gostiten me ujë të valë |
وَتَصْلِيَةُ جَحِيمٍ (94) Dhe me zjarr përcëllues |
إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ حَقُّ الْيَقِينِ (95) Kjo është pa dyshim e vërtetë e fortë |
فَسَبِّحْ بِاسْمِ رَبِّكَ الْعَظِيمِ (96) Prandaj lartëso emrin e Zotit tënd të madhërishëm |