ن ۚ وَالْقَلَمِ وَمَا يَسْطُرُونَ (1) Nun. Pasha lapsin dhe atë çka shkruajnë |
مَا أَنتَ بِنِعْمَةِ رَبِّكَ بِمَجْنُونٍ (2) Ti, me mëshirën e Zotit tënd, nuk je i marrë |
وَإِنَّ لَكَ لَأَجْرًا غَيْرَ مَمْنُونٍ (3) Ti me siguri do të kesh shpërblim të vazhdueshëm |
وَإِنَّكَ لَعَلَىٰ خُلُقٍ عَظِيمٍ (4) Sepse ti je, me të vërtetë, me moral; të lartë |
فَسَتُبْصِرُ وَيُبْصِرُونَ (5) Do ta shohësh edhe ti, a edhe ata do ta shohin |
بِأَييِّكُمُ الْمَفْتُونُ (6) Cili prej jush është i marrë |
إِنَّ رَبَّكَ هُوَ أَعْلَمُ بِمَن ضَلَّ عَن سَبِيلِهِ وَهُوَ أَعْلَمُ بِالْمُهْتَدِينَ (7) Zoti yt e di më së miri se kush ka devijur nga rruga e tij dhe Ai i di mirë të udhëzuarit |
فَلَا تُطِعِ الْمُكَذِّبِينَ (8) Prandaj mos i përfill përgënjeshtarët |
وَدُّوا لَوْ تُدْهِنُ فَيُدْهِنُونَ (9) Ata dëshirojnë që ti të gënjesh e të gënjejnë edhe ata |
وَلَا تُطِعْ كُلَّ حَلَّافٍ مَّهِينٍ (10) Prandaj, mos dëgjo asnjë betues të nënçmuar |
هَمَّازٍ مَّشَّاءٍ بِنَمِيمٍ (11) Shpifës, që vetëm bart fjalët e huaja |
مَّنَّاعٍ لِّلْخَيْرِ مُعْتَدٍ أَثِيمٍ (12) Penguesin për vepra të mira, mëkatmadhin |
عُتُلٍّ بَعْدَ ذَٰلِكَ زَنِيمٍ (13) Zemërprishurin madje edhe kopil |
أَن كَانَ ذَا مَالٍ وَبَنِينَ (14) Vetëm se ka pasuri dhe shumë djem |
إِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِ آيَاتُنَا قَالَ أَسَاطِيرُ الْأَوَّلِينَ (15) E kur i kumtohen ajeet tona, thotë: “Këto janë legjenda të lashta!” |
سَنَسِمُهُ عَلَى الْخُرْطُومِ (16) Atë do ta shënojmë në hundë |
إِنَّا بَلَوْنَاهُمْ كَمَا بَلَوْنَا أَصْحَابَ الْجَنَّةِ إِذْ أَقْسَمُوا لَيَصْرِمُنَّهَا مُصْبِحِينَ (17) Ata i kemi vënë në sprovë, siç patëm vënë në sprovë pronarët e kopshtit kur u betuan se me siguri herët në agim do ta vjelin |
وَلَا يَسْتَثْنُونَ (18) Por nuk thanë: “Në dashtë Zoti!” |
فَطَافَ عَلَيْهَا طَائِفٌ مِّن رَّبِّكَ وَهُمْ نَائِمُونَ (19) Dher deri sa ata flinin, atë (kopshtin) e vizitoi një grup vizitorësh nga Zoti yt |
فَأَصْبَحَتْ كَالصَّرِيمِ (20) Dhe gdhini i vjelur |
فَتَنَادَوْا مُصْبِحِينَ (21) Ndërsa ata në agim e thërrisnin njëri-tjetrin |
أَنِ اغْدُوا عَلَىٰ حَرْثِكُمْ إِن كُنتُمْ صَارِمِينَ (22) “hpejtoni te arat tuaja, nëse doni t’i vilni” |
فَانطَلَقُوا وَهُمْ يَتَخَافَتُونَ (23) Dheu nisën duke përshpëritur në mes veti |
أَن لَّا يَدْخُلَنَّهَا الْيَوْمَ عَلَيْكُم مِّسْكِينٌ (24) Sot kurrsesi mos t’iu hyjë aty ndonjë i varfër |
وَغَدَوْا عَلَىٰ حَرْدٍ قَادِرِينَ (25) Dhe shkuan, të vendosur përzbatimin (e asaj që thanë) |
فَلَمَّا رَأَوْهَا قَالُوا إِنَّا لَضَالُّونَ (26) Por kur e panë, thanë: “Ne paskeshim dështuar!” |
بَلْ نَحْنُ مَحْرُومُونَ (27) për më tepër edhe jemi dëmtuar (rjepur) |
قَالَ أَوْسَطُهُمْ أَلَمْ أَقُل لَّكُمْ لَوْلَا تُسَبِّحُونَ (28) Njëri, si mëi miri i tyre, tha: “A nuk ju kam thënë, përse nuk falenderoni?” |
قَالُوا سُبْحَانَ رَبِّنَا إِنَّا كُنَّا ظَالِمِينَ (29) “Qoftë lartësuar Zoti ynë – thanë, - ne pa dyshim kemi qenë mizorë” |
فَأَقْبَلَ بَعْضُهُمْ عَلَىٰ بَعْضٍ يَتَلَاوَمُونَ (30) Dhe pastaj filluan të qortojnë njëri-tjetrin |
قَالُوا يَا وَيْلَنَا إِنَّا كُنَّا طَاغِينَ (31) “Të mjerët ne! – thonin – Ne me të vërtetë kemi qenë të shfrenuar |
عَسَىٰ رَبُّنَا أَن يُبْدِلَنَا خَيْرًا مِّنْهَا إِنَّا إِلَىٰ رَبِّنَا رَاغِبُونَ (32) Zoti ynë mund të na jap më mirë se ajo, ne vetëm te Zoti ynë shpresojmë!” |
كَذَٰلِكَ الْعَذَابُ ۖ وَلَعَذَابُ الْآخِرَةِ أَكْبَرُ ۚ لَوْ كَانُوا يَعْلَمُونَ (33) Ashtu ka qenë dënimi, kurse dënimi i botës tjetër është edhe më i madh, ta dinë |
إِنَّ لِلْمُتَّقِينَ عِندَ رَبِّهِمْ جَنَّاتِ النَّعِيمِ (34) Nuk ka dyshim se të devotshmit do të kenë te Zoti i tyre kënaqësi të xhennetit |
أَفَنَجْعَلُ الْمُسْلِمِينَ كَالْمُجْرِمِينَ (35) “A mos sillemi njëlloj me musimanët si me mëkatarët |
مَا لَكُمْ كَيْفَ تَحْكُمُونَ (36) Çka është me ju, si po gjykoni?” |
أَمْ لَكُمْ كِتَابٌ فِيهِ تَدْرُسُونَ (37) A keni, ndoshta, libër prej nga mësoni |
إِنَّ لَكُمْ فِيهِ لَمَا تَخَيَّرُونَ (38) Se do të keni ate çka e pëlqeni ju |
أَمْ لَكُمْ أَيْمَانٌ عَلَيْنَا بَالِغَةٌ إِلَىٰ يَوْمِ الْقِيَامَةِ ۙ إِنَّ لَكُمْ لَمَا تَحْكُمُونَ (39) Ose ju kemi dhënë besën me asi betimi që vlen deri në ditën e kijametit, se do të keni çka ju e caktoni |
سَلْهُمْ أَيُّهُم بِذَٰلِكَ زَعِيمٌ (40) Pyeti ata: “kush ua garanton këtë?” |
أَمْ لَهُمْ شُرَكَاءُ فَلْيَأْتُوا بِشُرَكَائِهِمْ إِن كَانُوا صَادِقِينَ (41) Ose, mos ata kanë shokë? Po le t’i sjellin shokët e vet nëse flasin të vërtetën |
يَوْمَ يُكْشَفُ عَن سَاقٍ وَيُدْعَوْنَ إِلَى السُّجُودِ فَلَا يَسْتَطِيعُونَ (42) Atë dië kur të shpallet çdo send dhe të thirren për të bërë sexhde e ata nuk do të munden |
خَاشِعَةً أَبْصَارُهُمْ تَرْهَقُهُمْ ذِلَّةٌ ۖ وَقَدْ كَانُوا يُدْعَوْنَ إِلَى السُّجُودِ وَهُمْ سَالِمُونَ (43) Me shikime të varura dhe me poshtërsi mbuluar, se kanë qenë të thirrur të bijnë në sexhde deri sa kanë qenë të shëndoshë |
فَذَرْنِي وَمَن يُكَذِّبُ بِهَٰذَا الْحَدِيثِ ۖ سَنَسْتَدْرِجُهُم مِّنْ حَيْثُ لَا يَعْلَمُونَ (44) Prandaj, më le mua edhe ata, të cilët e mohojnë këtë Fjalë (Kur’an). Ne dalëngadal, do t’i afrojmë te dënimi prej nga nuk presin |
وَأُمْلِي لَهُمْ ۚ إِنَّ كَيْدِي مَتِينٌ (45) Edhe afat do t’u japim, sepse dënimi im është shumë i fortë |
أَمْ تَسْأَلُهُمْ أَجْرًا فَهُم مِّن مَّغْرَمٍ مُّثْقَلُونَ (46) A lyp ti prej tyre shpërblim, e janë të ngarkuar me ndonjë borxh |
أَمْ عِندَهُمُ الْغَيْبُ فَهُمْ يَكْتُبُونَ (47) Apo ata posedojnë ndonjë fshehtësi që ata e shkruajnë |
فَاصْبِرْ لِحُكْمِ رَبِّكَ وَلَا تَكُن كَصَاحِبِ الْحُوتِ إِذْ نَادَىٰ وَهُوَ مَكْظُومٌ (48) Ti duro deri në caktimin e Zotit tënd dhe mos u bën si ai i peshkut (Junusi) që u lut i zemëruar |
لَّوْلَا أَن تَدَارَكَهُ نِعْمَةٌ مِّن رَّبِّهِ لَنُبِذَ بِالْعَرَاءِ وَهُوَ مَذْمُومٌ (49) Dhe sikur të mos i mbërrinte mëshirë e Zotit të tij do të isht ehudhur në vend të shkretë dhe i urrejtur |
فَاجْتَبَاهُ رَبُّهُ فَجَعَلَهُ مِنَ الصَّالِحِينَ (50) Por Zoti i tij e ka zgjedhur dhe e ka bërë një nga ata të mirët |
وَإِن يَكَادُ الَّذِينَ كَفَرُوا لَيُزْلِقُونَكَ بِأَبْصَارِهِمْ لَمَّا سَمِعُوا الذِّكْرَ وَيَقُولُونَ إِنَّهُ لَمَجْنُونٌ (51) Mosbesimtarët gati sa nuk të shafisin me shikimet e tyre, kur dëgjojnë qortimin (Kur’anin) dhe thonë: “Ai me siguri është i marrë” |
وَمَا هُوَ إِلَّا ذِكْرٌ لِّلْعَالَمِينَ (52) Ai nuk është tjetër vetëm se vërejtje për tërë botërat |