تَبَارَكَ الَّذِي بِيَدِهِ الْمُلْكُ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ (1) Qoftë bekuar Ai i cili ka në duartë e veta sundimin, dhe Ai ka forcë për çdo send |
الَّذِي خَلَقَ الْمَوْتَ وَالْحَيَاةَ لِيَبْلُوَكُمْ أَيُّكُمْ أَحْسَنُ عَمَلًا ۚ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْغَفُورُ (2) I cili ka krijuar vdekjen dhe jetën që t’iu provojë se cili prej jush bën vepra më të mira. Ai është i fortë, ai fal |
الَّذِي خَلَقَ سَبْعَ سَمَاوَاتٍ طِبَاقًا ۖ مَّا تَرَىٰ فِي خَلْقِ الرَّحْمَٰنِ مِن تَفَاوُتٍ ۖ فَارْجِعِ الْبَصَرَ هَلْ تَرَىٰ مِن فُطُورٍ (3) I cili i krijo shtatë qiej në kate dhe nuk sheh kurrfarë kontrastesh në krijimin e të gjithmëshirshmit, pa shiko edhe njëherë; sheh ndonjë plasaritje |
ثُمَّ ارْجِعِ الْبَصَرَ كَرَّتَيْنِ يَنقَلِبْ إِلَيْكَ الْبَصَرُ خَاسِئًا وَهُوَ حَسِيرٌ (4) Pastaj, prapë shiko, shumë herë, shikimi do të kthehet i përulur dhe i lodhur |
وَلَقَدْ زَيَّنَّا السَّمَاءَ الدُّنْيَا بِمَصَابِيحَ وَجَعَلْنَاهَا رُجُومًا لِّلشَّيَاطِينِ ۖ وَأَعْتَدْنَا لَهُمْ عَذَابَ السَّعِيرِ (5) Ne e kemi zbukuruar qiellin e kësaj bote me kandila (yje) dhe ata i kemi bërë si gurë për të goditur djajtë. Për ata kemi përgatitur dënim në zjarr |
وَلِلَّذِينَ كَفَرُوا بِرَبِّهِمْ عَذَابُ جَهَنَّمَ ۖ وَبِئْسَ الْمَصِيرُ (6) Kurse për ata që mohojnë Zotin e vet, dënimi është me xhehennem; sa vendbanim i tmerrshëm është ai |
إِذَا أُلْقُوا فِيهَا سَمِعُوا لَهَا شَهِيقًا وَهِيَ تَفُورُ (7) Kur të hudhen në te do t’ia dëgjojnë ushtimën e tij, dhe si vlon |
تَكَادُ تَمَيَّزُ مِنَ الْغَيْظِ ۖ كُلَّمَا أُلْقِيَ فِيهَا فَوْجٌ سَأَلَهُمْ خَزَنَتُهَا أَلَمْ يَأْتِكُمْ نَذِيرٌ (8) Gati sa nuk çëlcasin nga zemrimi. Sa herë që ndronjë grup të hudhet në të, rojtarët e tij do t’i pyesin: “A nuk ju erdh juve qortues (profet)?” |
قَالُوا بَلَىٰ قَدْ جَاءَنَا نَذِيرٌ فَكَذَّبْنَا وَقُلْنَا مَا نَزَّلَ اللَّهُ مِن شَيْءٍ إِنْ أَنتُمْ إِلَّا فِي ضَلَالٍ كَبِيرٍ (9) Po, si jo – do të thonë – na pat ardhur një Profet, porse ne e përgënjeshtruam dhe thoshim: “All-llahu nuk ka shpallur kurrgjë, ju jei në humbje të madhe!” |
وَقَالُوا لَوْ كُنَّا نَسْمَعُ أَوْ نَعْقِلُ مَا كُنَّا فِي أَصْحَابِ السَّعِيرِ (10) Dhe do të thonë: “Të kishim dëgjuar dhe të kishim pasur mend, nuk do të ishim në mesin e banorëve të flakës” |
فَاعْتَرَفُوا بِذَنبِهِمْ فَسُحْقًا لِّأَصْحَابِ السَّعِيرِ (11) dhe do t’i pranojnë mëkatet e veta, prandaj qofshin larg banorët e flakës |
إِنَّ الَّذِينَ يَخْشَوْنَ رَبَّهُم بِالْغَيْبِ لَهُم مَّغْفِرَةٌ وَأَجْرٌ كَبِيرٌ (12) Ata që i frikësohen Zotit të vet edhe fshehurazi, për ata ka falje dhe shpërblim të madh |
وَأَسِرُّوا قَوْلَكُمْ أَوِ اجْهَرُوا بِهِ ۖ إِنَّهُ عَلِيمٌ بِذَاتِ الصُّدُورِ (13) Ju flisni ndo fshehtazi ndo me zë, Ai e di se çka ka në zemra |
أَلَا يَعْلَمُ مَنْ خَلَقَ وَهُوَ اللَّطِيفُ الْخَبِيرُ (14) A nuk e di Ai i cili e ka krijuar dhe që njeh çdo send në hollësi |
هُوَ الَّذِي جَعَلَ لَكُمُ الْأَرْضَ ذَلُولًا فَامْشُوا فِي مَنَاكِبِهَا وَكُلُوا مِن رِّزْقِهِ ۖ وَإِلَيْهِ النُّشُورُ (15) Ai i cili ua ka bërë tokën të përshtatshme, andaj ecni nëpër te dhe ushehuni me furnizimet e tij. Pas ringjalljes shkohet te Ai |
أَأَمِنتُم مَّن فِي السَّمَاءِ أَن يَخْسِفَ بِكُمُ الْأَرْضَ فَإِذَا هِيَ تَمُورُ (16) A mos keni garancë se Ai, i cili sundon qiellin, nuk do t’iu fusë në tokë, kur ajo të fillojë të dridhet |
أَمْ أَمِنتُم مَّن فِي السَّمَاءِ أَن يُرْسِلَ عَلَيْكُمْ حَاصِبًا ۖ فَسَتَعْلَمُونَ كَيْفَ نَذِيرِ (17) Ose, a keni garancë se Ai, i cili sundon qiellin, nuk do të lëshojë mbi ju furtunë me gurë? Atëherë do ta mirrni vesh si është qortuesi |
وَلَقَدْ كَذَّبَ الَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ فَكَيْفَ كَانَ نَكِيرِ (18) Patën mohuar edhe përpara atyre, po çfarë ishte dënimi im se |
أَوَلَمْ يَرَوْا إِلَى الطَّيْرِ فَوْقَهُمْ صَافَّاتٍ وَيَقْبِضْنَ ۚ مَا يُمْسِكُهُنَّ إِلَّا الرَّحْمَٰنُ ۚ إِنَّهُ بِكُلِّ شَيْءٍ بَصِيرٌ (19) A nuk i shohin ata zogjtë përmbi krye në radhë se si i hapin dhe i palojnë krahët! Ata nuk i mban askush përveç i gjithmëshirshmi, Ai njëmend e sheh mirë çdo send |
أَمَّنْ هَٰذَا الَّذِي هُوَ جُندٌ لَّكُمْ يَنصُرُكُم مِّن دُونِ الرَّحْمَٰنِ ۚ إِنِ الْكَافِرُونَ إِلَّا فِي غُرُورٍ (20) Ose, kush është ai i cili do të jetë ushtria juaj që t’ju ndihmojë, përveç të gjithmëshirshmit? Vetëm se mosbesimtarët janë të mashtruar |
أَمَّنْ هَٰذَا الَّذِي يَرْزُقُكُمْ إِنْ أَمْسَكَ رِزْقَهُ ۚ بَل لَّجُّوا فِي عُتُوٍّ وَنُفُورٍ (21) Ose, kush është ai që do t’iu ushqejë, nëse ai e ndal furnizimin e vet? Mirëpo, ata janë këmbëngulës në arrogancë e mendjemadhësi |
أَفَمَن يَمْشِي مُكِبًّا عَلَىٰ وَجْهِهِ أَهْدَىٰ أَمَّن يَمْشِي سَوِيًّا عَلَىٰ صِرَاطٍ مُّسْتَقِيمٍ (22) A është në rrugë më të drejtë ai i cili ecë me fytyrë rrëshqanas apo ai i cili ecë drejt (vertikalisht) rrugës së drejtë |
قُلْ هُوَ الَّذِي أَنشَأَكُمْ وَجَعَلَ لَكُمُ السَّمْعَ وَالْأَبْصَارَ وَالْأَفْئِدَةَ ۖ قَلِيلًا مَّا تَشْكُرُونَ (23) Thuaj: “Ai është i cili u ka krijuar në fillim, u pajisë me të dëgjuar, të parë dhe mendje, por ju jeni pak mirënjohës” |
قُلْ هُوَ الَّذِي ذَرَأَكُمْ فِي الْأَرْضِ وَإِلَيْهِ تُحْشَرُونَ (24) Thuaj: “a është i cili ju ka shpërndarë nëpër tokë dhe te Ai do të mblidheni” |
وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا الْوَعْدُ إِن كُنتُمْ صَادِقِينَ (25) Kurse ata thonë: “Kur më njëherë, ai premtim, nëse flisni të vërtetën?!” |
قُلْ إِنَّمَا الْعِلْمُ عِندَ اللَّهِ وَإِنَّمَا أَنَا نَذِيرٌ مُّبِينٌ (26) Thuaj: “Vetëm All-llahu e di, kurse unë jam vetëm që t’iu tërheq vërejtjen haptazi” |
فَلَمَّا رَأَوْهُ زُلْفَةً سِيئَتْ وُجُوهُ الَّذِينَ كَفَرُوا وَقِيلَ هَٰذَا الَّذِي كُنتُم بِهِ تَدَّعُونَ (27) Kur ta shohin mjerimin, fytyrat e atyre të cilët kanë mohuar do të nxihen dhe do të thuhet: “Ja, kjo është ajo që e keni lypur me ngulm” |
قُلْ أَرَأَيْتُمْ إِنْ أَهْلَكَنِيَ اللَّهُ وَمَن مَّعِيَ أَوْ رَحِمَنَا فَمَن يُجِيرُ الْكَافِرِينَ مِنْ عَذَابٍ أَلِيمٍ (28) Thuaj: “A shihni, nëse All-llahu më zhduk mua dhe ata që janë me mua, apo na mëshiron, mosbesimtarët kush do t’i mbrojë nga vuajtja e padurueshme?” |
قُلْ هُوَ الرَّحْمَٰنُ آمَنَّا بِهِ وَعَلَيْهِ تَوَكَّلْنَا ۖ فَسَتَعْلَمُونَ مَنْ هُوَ فِي ضَلَالٍ مُّبِينٍ (29) Thuaj: “Ai është i Gjithmëshirshmi, Atij i besojmë dhe tek Ai mbështetemi, e ju do ta merrni vesh kush është në humbje flagrante” |
قُلْ أَرَأَيْتُمْ إِنْ أَصْبَحَ مَاؤُكُمْ غَوْرًا فَمَن يَأْتِيكُم بِمَاءٍ مَّعِينٍ (30) Thuaj: “Më tregoni nëse u shterren ujërat, kush do t’iu japë ujë të rrjedhshëm?” |