| تَبَارَكَ الَّذِي بِيَدِهِ الْمُلْكُ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ (1) Qoftë bekuar Ai i cili ka në duartë e veta sundimin, dhe Ai ka forcë për çdo send
 | 
| الَّذِي خَلَقَ الْمَوْتَ وَالْحَيَاةَ لِيَبْلُوَكُمْ أَيُّكُمْ أَحْسَنُ عَمَلًا ۚ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْغَفُورُ (2) I cili ka krijuar vdekjen dhe jetën që t’iu provojë se cili prej jush bën vepra më të mira. Ai është i fortë, ai fal
 | 
| الَّذِي خَلَقَ سَبْعَ سَمَاوَاتٍ طِبَاقًا ۖ مَّا تَرَىٰ فِي خَلْقِ الرَّحْمَٰنِ مِن تَفَاوُتٍ ۖ فَارْجِعِ الْبَصَرَ هَلْ تَرَىٰ مِن فُطُورٍ (3) I cili i krijo shtatë qiej në kate dhe nuk sheh kurrfarë kontrastesh në krijimin e të gjithmëshirshmit, pa shiko edhe njëherë; sheh ndonjë plasaritje
 | 
| ثُمَّ ارْجِعِ الْبَصَرَ كَرَّتَيْنِ يَنقَلِبْ إِلَيْكَ الْبَصَرُ خَاسِئًا وَهُوَ حَسِيرٌ (4) Pastaj, prapë shiko, shumë herë, shikimi do të kthehet i përulur dhe i lodhur
 | 
| وَلَقَدْ زَيَّنَّا السَّمَاءَ الدُّنْيَا بِمَصَابِيحَ وَجَعَلْنَاهَا رُجُومًا لِّلشَّيَاطِينِ ۖ وَأَعْتَدْنَا لَهُمْ عَذَابَ السَّعِيرِ (5) Ne e kemi zbukuruar qiellin e kësaj bote me kandila (yje) dhe ata i kemi bërë si gurë për të goditur djajtë. Për ata kemi përgatitur dënim në zjarr
 | 
| وَلِلَّذِينَ كَفَرُوا بِرَبِّهِمْ عَذَابُ جَهَنَّمَ ۖ وَبِئْسَ الْمَصِيرُ (6) Kurse për ata që mohojnë Zotin e vet, dënimi është me xhehennem; sa vendbanim i tmerrshëm është ai
 | 
| إِذَا أُلْقُوا فِيهَا سَمِعُوا لَهَا شَهِيقًا وَهِيَ تَفُورُ (7) Kur të hudhen në te do t’ia dëgjojnë ushtimën e tij, dhe si vlon
 | 
| تَكَادُ تَمَيَّزُ مِنَ الْغَيْظِ ۖ كُلَّمَا أُلْقِيَ فِيهَا فَوْجٌ سَأَلَهُمْ خَزَنَتُهَا أَلَمْ يَأْتِكُمْ نَذِيرٌ (8) Gati sa nuk çëlcasin nga zemrimi. Sa herë që ndronjë grup të hudhet në të, rojtarët e tij do t’i pyesin: “A nuk ju erdh juve qortues (profet)?”
 | 
| قَالُوا بَلَىٰ قَدْ جَاءَنَا نَذِيرٌ فَكَذَّبْنَا وَقُلْنَا مَا نَزَّلَ اللَّهُ مِن شَيْءٍ إِنْ أَنتُمْ إِلَّا فِي ضَلَالٍ كَبِيرٍ (9) Po, si jo – do të thonë – na pat ardhur një Profet, porse ne e përgënjeshtruam dhe thoshim: “All-llahu nuk ka shpallur kurrgjë, ju jei në humbje të madhe!”
 | 
| وَقَالُوا لَوْ كُنَّا نَسْمَعُ أَوْ نَعْقِلُ مَا كُنَّا فِي أَصْحَابِ السَّعِيرِ (10) Dhe do të thonë: “Të kishim dëgjuar dhe të kishim pasur mend, nuk do të ishim në mesin e banorëve të flakës”
 | 
| فَاعْتَرَفُوا بِذَنبِهِمْ فَسُحْقًا لِّأَصْحَابِ السَّعِيرِ (11) dhe do t’i pranojnë mëkatet e veta, prandaj qofshin larg banorët e flakës
 | 
| إِنَّ الَّذِينَ يَخْشَوْنَ رَبَّهُم بِالْغَيْبِ لَهُم مَّغْفِرَةٌ وَأَجْرٌ كَبِيرٌ (12) Ata që i frikësohen Zotit të vet edhe fshehurazi, për ata ka falje dhe shpërblim të madh
 | 
| وَأَسِرُّوا قَوْلَكُمْ أَوِ اجْهَرُوا بِهِ ۖ إِنَّهُ عَلِيمٌ بِذَاتِ الصُّدُورِ (13) Ju flisni ndo fshehtazi ndo me zë, Ai e di se çka ka në zemra
 | 
| أَلَا يَعْلَمُ مَنْ خَلَقَ وَهُوَ اللَّطِيفُ الْخَبِيرُ (14) A nuk e di Ai i cili e ka krijuar dhe që njeh çdo send në hollësi
 | 
| هُوَ الَّذِي جَعَلَ لَكُمُ الْأَرْضَ ذَلُولًا فَامْشُوا فِي مَنَاكِبِهَا وَكُلُوا مِن رِّزْقِهِ ۖ وَإِلَيْهِ النُّشُورُ (15) Ai i cili ua ka bërë tokën të përshtatshme, andaj ecni nëpër te dhe ushehuni me furnizimet e tij. Pas ringjalljes shkohet te Ai
 | 
| أَأَمِنتُم مَّن فِي السَّمَاءِ أَن يَخْسِفَ بِكُمُ الْأَرْضَ فَإِذَا هِيَ تَمُورُ (16) A mos keni garancë se Ai, i cili sundon qiellin, nuk do t’iu fusë në tokë, kur ajo të fillojë të dridhet
 | 
| أَمْ أَمِنتُم مَّن فِي السَّمَاءِ أَن يُرْسِلَ عَلَيْكُمْ حَاصِبًا ۖ فَسَتَعْلَمُونَ كَيْفَ نَذِيرِ (17) Ose, a keni garancë se Ai, i cili sundon qiellin, nuk do të lëshojë mbi ju furtunë me gurë? Atëherë do ta mirrni vesh si është qortuesi
 | 
| وَلَقَدْ كَذَّبَ الَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ فَكَيْفَ كَانَ نَكِيرِ (18) Patën mohuar edhe përpara atyre, po çfarë ishte dënimi im se
 | 
| أَوَلَمْ يَرَوْا إِلَى الطَّيْرِ فَوْقَهُمْ صَافَّاتٍ وَيَقْبِضْنَ ۚ مَا يُمْسِكُهُنَّ إِلَّا الرَّحْمَٰنُ ۚ إِنَّهُ بِكُلِّ شَيْءٍ بَصِيرٌ (19) A nuk i shohin ata zogjtë përmbi krye në radhë se si i hapin dhe i palojnë krahët! Ata nuk i mban askush përveç i gjithmëshirshmi, Ai njëmend e sheh mirë çdo send
 | 
| أَمَّنْ هَٰذَا الَّذِي هُوَ جُندٌ لَّكُمْ يَنصُرُكُم مِّن دُونِ الرَّحْمَٰنِ ۚ إِنِ الْكَافِرُونَ إِلَّا فِي غُرُورٍ (20) Ose, kush është ai i cili do të jetë ushtria juaj që t’ju ndihmojë, përveç të gjithmëshirshmit? Vetëm se mosbesimtarët janë të mashtruar
 | 
| أَمَّنْ هَٰذَا الَّذِي يَرْزُقُكُمْ إِنْ أَمْسَكَ رِزْقَهُ ۚ بَل لَّجُّوا فِي عُتُوٍّ وَنُفُورٍ (21) Ose, kush është ai që do t’iu ushqejë, nëse ai e ndal furnizimin e vet? Mirëpo, ata janë këmbëngulës në arrogancë e mendjemadhësi
 | 
| أَفَمَن يَمْشِي مُكِبًّا عَلَىٰ وَجْهِهِ أَهْدَىٰ أَمَّن يَمْشِي سَوِيًّا عَلَىٰ صِرَاطٍ مُّسْتَقِيمٍ (22) A është në rrugë më të drejtë ai i cili ecë me fytyrë rrëshqanas apo ai i cili ecë drejt (vertikalisht) rrugës së drejtë
 | 
| قُلْ هُوَ الَّذِي أَنشَأَكُمْ وَجَعَلَ لَكُمُ السَّمْعَ وَالْأَبْصَارَ وَالْأَفْئِدَةَ ۖ قَلِيلًا مَّا تَشْكُرُونَ (23) Thuaj: “Ai është i cili u ka krijuar në fillim, u pajisë me të dëgjuar, të parë dhe mendje, por ju jeni pak mirënjohës”
 | 
| قُلْ هُوَ الَّذِي ذَرَأَكُمْ فِي الْأَرْضِ وَإِلَيْهِ تُحْشَرُونَ (24) Thuaj: “a është i cili ju ka shpërndarë nëpër tokë dhe te Ai do të mblidheni”
 | 
| وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا الْوَعْدُ إِن كُنتُمْ صَادِقِينَ (25) Kurse ata thonë: “Kur më njëherë, ai premtim, nëse flisni të vërtetën?!”
 | 
| قُلْ إِنَّمَا الْعِلْمُ عِندَ اللَّهِ وَإِنَّمَا أَنَا نَذِيرٌ مُّبِينٌ (26) Thuaj: “Vetëm All-llahu e di, kurse unë jam vetëm që t’iu tërheq vërejtjen haptazi”
 | 
| فَلَمَّا رَأَوْهُ زُلْفَةً سِيئَتْ وُجُوهُ الَّذِينَ كَفَرُوا وَقِيلَ هَٰذَا الَّذِي كُنتُم بِهِ تَدَّعُونَ (27) Kur ta shohin mjerimin, fytyrat e atyre të cilët kanë mohuar do të nxihen dhe do të thuhet: “Ja, kjo është ajo që e keni lypur me ngulm”
 | 
| قُلْ أَرَأَيْتُمْ إِنْ أَهْلَكَنِيَ اللَّهُ وَمَن مَّعِيَ أَوْ رَحِمَنَا فَمَن يُجِيرُ الْكَافِرِينَ مِنْ عَذَابٍ أَلِيمٍ (28) Thuaj: “A shihni, nëse All-llahu më zhduk mua dhe ata që janë me mua, apo na mëshiron, mosbesimtarët kush do t’i mbrojë nga vuajtja e padurueshme?”
 | 
| قُلْ هُوَ الرَّحْمَٰنُ آمَنَّا بِهِ وَعَلَيْهِ تَوَكَّلْنَا ۖ فَسَتَعْلَمُونَ مَنْ هُوَ فِي ضَلَالٍ مُّبِينٍ (29) Thuaj: “Ai është i Gjithmëshirshmi, Atij i besojmë dhe tek Ai mbështetemi, e ju do ta merrni vesh kush është në humbje flagrante”
 | 
| قُلْ أَرَأَيْتُمْ إِنْ أَصْبَحَ مَاؤُكُمْ غَوْرًا فَمَن يَأْتِيكُم بِمَاءٍ مَّعِينٍ (30) Thuaj: “Më tregoni nëse u shterren ujërat, kush do t’iu japë ujë të rrjedhshëm?”
 |