×

Surah Al-Fath in Albanian

Quran Albanian ⮕ Surah Al Fath

Translation of the Meanings of Surah Al Fath in Albanian - الألبانية

The Quran in Albanian - Surah Al Fath translated into Albanian, Surah Al-Fath in Albanian. We provide accurate translation of Surah Al Fath in Albanian - الألبانية, Verses 29 - Surah Number 48 - Page 511.

بسم الله الرحمن الرحيم

إِنَّا فَتَحْنَا لَكَ فَتْحًا مُّبِينًا (1)
Ne të dhamë ty fitore të qartë (haptazi)
لِّيَغْفِرَ لَكَ اللَّهُ مَا تَقَدَّمَ مِن ذَنبِكَ وَمَا تَأَخَّرَ وَيُتِمَّ نِعْمَتَهُ عَلَيْكَ وَيَهْدِيَكَ صِرَاطًا مُّسْتَقِيمًا (2)
Që All-llahu të t’i falë gabimet e mëhershme dhe të mëvonshme, të plotëson ty mirësinë e Tij dhe të udhëzon në rrugë të drejtë
وَيَنصُرَكَ اللَّهُ نَصْرًا عَزِيزًا (3)
Ty All-llahu edhe të ndihmon me ndihmë të sinqertë
هُوَ الَّذِي أَنزَلَ السَّكِينَةَ فِي قُلُوبِ الْمُؤْمِنِينَ لِيَزْدَادُوا إِيمَانًا مَّعَ إِيمَانِهِمْ ۗ وَلِلَّهِ جُنُودُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۚ وَكَانَ اللَّهُ عَلِيمًا حَكِيمًا (4)
Ai i cili u lëshon qetësi zemrave të besimtarëve për t’ua forcuar besimin me vetbesim, sepse ushtritë e qiejve dhe të tokës janë të All-llahut; All-llahu është i gjithdijshëm e i urtë
لِّيُدْخِلَ الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِن تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا وَيُكَفِّرَ عَنْهُمْ سَيِّئَاتِهِمْ ۚ وَكَانَ ذَٰلِكَ عِندَ اللَّهِ فَوْزًا عَظِيمًا (5)
Për t’i shtënë besimtarët dhe besimtaret në xhennet nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të vendosen përgjithmonë, dhe ua mbulon sjelljet e këqia të tyre, Ai te All-llahu është sukses i madh
وَيُعَذِّبَ الْمُنَافِقِينَ وَالْمُنَافِقَاتِ وَالْمُشْرِكِينَ وَالْمُشْرِكَاتِ الظَّانِّينَ بِاللَّهِ ظَنَّ السَّوْءِ ۚ عَلَيْهِمْ دَائِرَةُ السَّوْءِ ۖ وَغَضِبَ اللَّهُ عَلَيْهِمْ وَلَعَنَهُمْ وَأَعَدَّ لَهُمْ جَهَنَّمَ ۖ وَسَاءَتْ مَصِيرًا (6)
Për t’i ndëshkuar hipokritët dhe hipokritet edhe politeistët dhe politeistet, të cilët mendojnë keq për All-llahun – ata le ti gjejë e keqja! All-llahu është hidhëruar në ta dhe i ka mallkuar e u ka përgatitur xhehennemin; sa vendbanim i tmerrshëm është
وَلِلَّهِ جُنُودُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۚ وَكَانَ اللَّهُ عَزِيزًا حَكِيمًا (7)
Të All-llahut janë ushtritë e qiejve dhe të tokës; All-llahu është i fuqishëm dhe i urtë
إِنَّا أَرْسَلْنَاكَ شَاهِدًا وَمُبَشِّرًا وَنَذِيرًا (8)
Ne ty të dërgojmë si dëshmitarë dhe sihariqdhënës edhe qortues
لِّتُؤْمِنُوا بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ وَتُعَزِّرُوهُ وَتُوَقِّرُوهُ وَتُسَبِّحُوهُ بُكْرَةً وَأَصِيلًا (9)
Që t’i besoni All-llahut dhe Profetit të Tij, ta nderoni dhe ta çmoni si edhe ta madhëroni në mëngjes e në mbrëmje
إِنَّ الَّذِينَ يُبَايِعُونَكَ إِنَّمَا يُبَايِعُونَ اللَّهَ يَدُ اللَّهِ فَوْقَ أَيْدِيهِمْ ۚ فَمَن نَّكَثَ فَإِنَّمَا يَنكُثُ عَلَىٰ نَفْسِهِ ۖ وَمَنْ أَوْفَىٰ بِمَا عَاهَدَ عَلَيْهُ اللَّهَ فَسَيُؤْتِيهِ أَجْرًا عَظِيمًا (10)
Ata që të zotohen ty, i zotohen, me të vërtetë, All-llahut. Dora e All-llahut është mbi dorën e tyre! Ai i cili then (zotimin) e then në dëm të vetin; e kush e zbaton atë që i është zotuar All-llahut, Ai do t’i japë shpërblim të madh
سَيَقُولُ لَكَ الْمُخَلَّفُونَ مِنَ الْأَعْرَابِ شَغَلَتْنَا أَمْوَالُنَا وَأَهْلُونَا فَاسْتَغْفِرْ لَنَا ۚ يَقُولُونَ بِأَلْسِنَتِهِم مَّا لَيْسَ فِي قُلُوبِهِمْ ۚ قُلْ فَمَن يَمْلِكُ لَكُم مِّنَ اللَّهِ شَيْئًا إِنْ أَرَادَ بِكُمْ ضَرًّا أَوْ أَرَادَ بِكُمْ نَفْعًا ۚ بَلْ كَانَ اللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرًا (11)
Beduinët, të cilët kanë mbetur pas, ty do të thonë: “Na kanë penguar tufat, grigjat, dhe familjet tona, kërko falje për ne!” Ata me gjuhët e tyre flasin atë që nuk e kanë në zemra. Thuaj: “Po kush mundet ta ndryshojë vendimin e All-llahut, nëse ai do t’ju dëmtojë apo do t’ju bëjë ndonjë të mirë?” All-llahu është i informuar për punët tuaja
بَلْ ظَنَنتُمْ أَن لَّن يَنقَلِبَ الرَّسُولُ وَالْمُؤْمِنُونَ إِلَىٰ أَهْلِيهِمْ أَبَدًا وَزُيِّنَ ذَٰلِكَ فِي قُلُوبِكُمْ وَظَنَنتُمْ ظَنَّ السَّوْءِ وَكُنتُمْ قَوْمًا بُورًا (12)
Ju keni menduar se Profeti dhe besimtarët kurrë nuk do të kthehen në familjet e veta; dhe kjo ka qenë e këndshme për zemrat tuaja, prandaj edhe keni menduar çka është më zi, ju jeni njerëz të prishur (shpirtkëqinj)
وَمَن لَّمْ يُؤْمِن بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ فَإِنَّا أَعْتَدْنَا لِلْكَافِرِينَ سَعِيرًا (13)
Ai që nuk beson në All-llahun dhe Profetin e tij, ani, Ne për mosbesimtarët kemi përgatitur zjarr të këndellur
وَلِلَّهِ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۚ يَغْفِرُ لِمَن يَشَاءُ وَيُعَذِّبُ مَن يَشَاءُ ۚ وَكَانَ اللَّهُ غَفُورًا رَّحِيمًا (14)
Sundimi i All-llahut është në qiej dhe në tokë, Ai ia fal kujt të dojë, dhe dënon kë të dojë. All-llahu fal dhe është shumë i mëshirshëm
سَيَقُولُ الْمُخَلَّفُونَ إِذَا انطَلَقْتُمْ إِلَىٰ مَغَانِمَ لِتَأْخُذُوهَا ذَرُونَا نَتَّبِعْكُمْ ۖ يُرِيدُونَ أَن يُبَدِّلُوا كَلَامَ اللَّهِ ۚ قُل لَّن تَتَّبِعُونَا كَذَٰلِكُمْ قَالَ اللَّهُ مِن قَبْلُ ۖ فَسَيَقُولُونَ بَلْ تَحْسُدُونَنَا ۚ بَلْ كَانُوا لَا يَفْقَهُونَ إِلَّا قَلِيلًا (15)
Ata tjerët do të thonë, kur të filloni të merrni plaçkat: “Na lejoni edhe neve t’ju pasojmë!” dëshirojnë t’i ndërrojnë fjalët e All-llahut. Thuaj: “Ju nuk do të na pasoni, atë e ka thënë edhe më herët All-llahu!” ndërsa ata do të thonë prapë: “Nuk është ashtu, por ju na keni zili”. As ashtu nuk është, por ata pak send kuptojnë
قُل لِّلْمُخَلَّفِينَ مِنَ الْأَعْرَابِ سَتُدْعَوْنَ إِلَىٰ قَوْمٍ أُولِي بَأْسٍ شَدِيدٍ تُقَاتِلُونَهُمْ أَوْ يُسْلِمُونَ ۖ فَإِن تُطِيعُوا يُؤْتِكُمُ اللَّهُ أَجْرًا حَسَنًا ۖ وَإِن تَتَوَلَّوْا كَمَا تَوَلَّيْتُم مِّن قَبْلُ يُعَذِّبْكُمْ عَذَابًا أَلِيمًا (16)
Thuaj beduinëve që kanë mbetur pas: “Do të ftoheni të luftoni kundër një populli shumë të guximshëm e të fortë, ose do të dorëzoheni. Pra, nëse dëgjoni, All-llahu do t’jujapë shpërblim të mirë, e nëse bishtroni, siç keni bishtruar edhe deri tani, do t’iu vërë në mundime të padurueshme
لَّيْسَ عَلَى الْأَعْمَىٰ حَرَجٌ وَلَا عَلَى الْأَعْرَجِ حَرَجٌ وَلَا عَلَى الْمَرِيضِ حَرَجٌ ۗ وَمَن يُطِعِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ يُدْخِلْهُ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِن تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ ۖ وَمَن يَتَوَلَّ يُعَذِّبْهُ عَذَابًا أَلِيمًا (17)
Nuk është mëkat për të verbërin, as të çalin e as të sëmurin! Kush i përulet All-llahut dhe Profetit të Tij, Ai do tëa shpjerë në xhennete ku rrjedhin lumenj, e atë i cili i kthen shpinën, do ta dënojë me vuajtje të padurueshme
۞ لَّقَدْ رَضِيَ اللَّهُ عَنِ الْمُؤْمِنِينَ إِذْ يُبَايِعُونَكَ تَحْتَ الشَّجَرَةِ فَعَلِمَ مَا فِي قُلُوبِهِمْ فَأَنزَلَ السَّكِينَةَ عَلَيْهِمْ وَأَثَابَهُمْ فَتْحًا قَرِيبًا (18)
All-llahu është i kënaqur me besimtarët që të janë zotuar nën lis se Ai e ka ditur ç’kanë në zemrat e tyre, andaj ka lëshuar qetësi mbi ta dhe së shpejti do t’i shpërblejë me fitore
وَمَغَانِمَ كَثِيرَةً يَأْخُذُونَهَا ۗ وَكَانَ اللَّهُ عَزِيزًا حَكِيمًا (19)
Edhe me plaçkë të majme që do të marrin, sepse All-llahu është i fuqishëm dhe i urtë
وَعَدَكُمُ اللَّهُ مَغَانِمَ كَثِيرَةً تَأْخُذُونَهَا فَعَجَّلَ لَكُمْ هَٰذِهِ وَكَفَّ أَيْدِيَ النَّاسِ عَنكُمْ وَلِتَكُونَ آيَةً لِّلْمُؤْمِنِينَ وَيَهْدِيَكُمْ صِرَاطًا مُّسْتَقِيمًا (20)
All-llahu ju ka premtuar pre të majme që do të merrni, dhe këtë ua ka shpejtuar dhe ka penguar duart e njerëzve prej jush, që kjo të jetë një shembull (argument) për besimtarët dhe që t’iu drejtojë juve në rrugë të drejtë
وَأُخْرَىٰ لَمْ تَقْدِرُوا عَلَيْهَا قَدْ أَحَاطَ اللَّهُ بِهَا ۚ وَكَانَ اللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرًا (21)
Edhe tjetrën të cilën nuk eni qenë në gjendje ta merrni, All-llahu ua ka dhënë, sepse All-llahu ka forcë të bëjë çdo gjë
وَلَوْ قَاتَلَكُمُ الَّذِينَ كَفَرُوا لَوَلَّوُا الْأَدْبَارَ ثُمَّ لَا يَجِدُونَ وَلِيًّا وَلَا نَصِيرًا (22)
Sikur mosbesimtarët t’u kishin luftuar juve, me siguri do t’u kishin dhënë këmbëve (ikur), e pastaj nuk do të kishin gjetur as mbrojtës e as ndihmës
سُنَّةَ اللَّهِ الَّتِي قَدْ خَلَتْ مِن قَبْلُ ۖ وَلَن تَجِدَ لِسُنَّةِ اللَّهِ تَبْدِيلًا (23)
Ligjet e All-llahut që kanë vlerë përherë, janë këto, dhe ti nuk do t’i gjesh ligjit të All-llahut zëvendësim
وَهُوَ الَّذِي كَفَّ أَيْدِيَهُمْ عَنكُمْ وَأَيْدِيَكُمْ عَنْهُم بِبَطْنِ مَكَّةَ مِن بَعْدِ أَنْ أَظْفَرَكُمْ عَلَيْهِمْ ۚ وَكَانَ اللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرًا (24)
Ai është i cili ka penguar duart e tyre prej jush dhe të tuajat prej tyre në mes Mekkes, pasi që u bëri fitimtar kundër tyre, se All-llahu sheh mirë çka punoni ju
هُمُ الَّذِينَ كَفَرُوا وَصَدُّوكُمْ عَنِ الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ وَالْهَدْيَ مَعْكُوفًا أَن يَبْلُغَ مَحِلَّهُ ۚ وَلَوْلَا رِجَالٌ مُّؤْمِنُونَ وَنِسَاءٌ مُّؤْمِنَاتٌ لَّمْ تَعْلَمُوهُمْ أَن تَطَئُوهُمْ فَتُصِيبَكُم مِّنْهُم مَّعَرَّةٌ بِغَيْرِ عِلْمٍ ۖ لِّيُدْخِلَ اللَّهُ فِي رَحْمَتِهِ مَن يَشَاءُ ۚ لَوْ تَزَيَّلُوا لَعَذَّبْنَا الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْهُمْ عَذَابًا أَلِيمًا (25)
Ata janë të atillë që nuk besojnë dhe ju pengojnë ti afroheni Qabes, dhe kurbanat e dedikuar (i pengojnë) të arrijnë në vendet e tyre. Sikur të mos kishte burra besimtarë dhe gra besimtare, të cilët nuk i dini, do t’i maltretoni dhe ashtu për shkak të tyre, pa e ditur, do të turpëroheni. All-llahu le ta shtjerë në mëshirën e vet kë të dojë. E sikur të kishin qenë të ndarë, me të vërtetë do t’i kishim dënuar me dënim të rëndë ata të cilët nuk besojnë
إِذْ جَعَلَ الَّذِينَ كَفَرُوا فِي قُلُوبِهِمُ الْحَمِيَّةَ حَمِيَّةَ الْجَاهِلِيَّةِ فَأَنزَلَ اللَّهُ سَكِينَتَهُ عَلَىٰ رَسُولِهِ وَعَلَى الْمُؤْمِنِينَ وَأَلْزَمَهُمْ كَلِمَةَ التَّقْوَىٰ وَكَانُوا أَحَقَّ بِهَا وَأَهْلَهَا ۚ وَكَانَ اللَّهُ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمًا (26)
Kur ata që nuk besuan mbushën zemrat e veta me arrogancë, arrogancë të paganizmit, pra All-llahu lëshoi qetësinë e vet në Profetin e vet dhe në besimtarët, edhe i obligoi të bëhen besimtarë të vërtetë – se ata edhe janë më të denjë dhe më të rëndësishmit si edhe familja e tyre, ndërsa All-llahu i di të gjitha
لَّقَدْ صَدَقَ اللَّهُ رَسُولَهُ الرُّؤْيَا بِالْحَقِّ ۖ لَتَدْخُلُنَّ الْمَسْجِدَ الْحَرَامَ إِن شَاءَ اللَّهُ آمِنِينَ مُحَلِّقِينَ رُءُوسَكُمْ وَمُقَصِّرِينَ لَا تَخَافُونَ ۖ فَعَلِمَ مَا لَمْ تَعْلَمُوا فَجَعَلَ مِن دُونِ ذَٰلِكَ فَتْحًا قَرِيبًا (27)
All-llahu ia vërtetoi Profetit të vet ëndrrën me realitetin. Me siguri do të hyni në Qabe të siguruar, nëse dëshiron All-llahu, me kokë të rruar ose flokë të shkurtuara, mos kini frikë! Ai e ka ditur edhe atë që ju nuk e dini, prandaj para saj realizoi fitoren
هُوَ الَّذِي أَرْسَلَ رَسُولَهُ بِالْهُدَىٰ وَدِينِ الْحَقِّ لِيُظْهِرَهُ عَلَى الدِّينِ كُلِّهِ ۚ وَكَفَىٰ بِاللَّهِ شَهِيدًا (28)
Ai është i cili ka dërguar Profetin e vet me udhëzim dhe fe të vërtetë për të ngritur atë mbi të gjitha fetë. E All-llahu mjafton për dëshmitarë
مُّحَمَّدٌ رَّسُولُ اللَّهِ ۚ وَالَّذِينَ مَعَهُ أَشِدَّاءُ عَلَى الْكُفَّارِ رُحَمَاءُ بَيْنَهُمْ ۖ تَرَاهُمْ رُكَّعًا سُجَّدًا يَبْتَغُونَ فَضْلًا مِّنَ اللَّهِ وَرِضْوَانًا ۖ سِيمَاهُمْ فِي وُجُوهِهِم مِّنْ أَثَرِ السُّجُودِ ۚ ذَٰلِكَ مَثَلُهُمْ فِي التَّوْرَاةِ ۚ وَمَثَلُهُمْ فِي الْإِنجِيلِ كَزَرْعٍ أَخْرَجَ شَطْأَهُ فَآزَرَهُ فَاسْتَغْلَظَ فَاسْتَوَىٰ عَلَىٰ سُوقِهِ يُعْجِبُ الزُّرَّاعَ لِيَغِيظَ بِهِمُ الْكُفَّارَ ۗ وَعَدَ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ مِنْهُم مَّغْفِرَةً وَأَجْرًا عَظِيمًا (29)
Muhammedi është profet i All-llahut, kurse ata që janë me të janë të ashpër ndaj mosbesimtarëve, por të mëshirshëm ndërmjet veti; i sheh si përkulen dhe bien në sexhde, duke dëshiruar mirësinë e All-llahut dhe kënaqësinë e Tij. Në fytyrë kanë shenjat, gjurmët nga të rënat në sexhde. Ai është përshkrimi i tyre në Tevrat, dhe përshkrimi i tyre në Inxhil. Ata janë si bima kur lëshon filizin e vet e pastaj e forcon, trashet dhe e pjek frutin e vet duke nxitur entuziazëm tek mbjellësit e për t’i zemëruar me të mosbesimtarët. All-llahu u ka premtuar atyre të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira falje dhe shpërblim të madh
❮ Previous Next ❯

Surahs from Quran :

1- Fatiha2- Baqarah
3- Al Imran4- Nisa
5- Maidah6- Anam
7- Araf8- Anfal
9- Tawbah10- Yunus
11- Hud12- Yusuf
13- Raad14- Ibrahim
15- Hijr16- Nahl
17- Al Isra18- Kahf
19- Maryam20- TaHa
21- Anbiya22- Hajj
23- Muminun24- An Nur
25- Furqan26- Shuara
27- Naml28- Qasas
29- Ankabut30- Rum
31- Luqman32- Sajdah
33- Ahzab34- Saba
35- Fatir36- Yasin
37- Assaaffat38- Sad
39- Zumar40- Ghafir
41- Fussilat42- shura
43- Zukhruf44- Ad Dukhaan
45- Jathiyah46- Ahqaf
47- Muhammad48- Al Fath
49- Hujurat50- Qaf
51- zariyat52- Tur
53- Najm54- Al Qamar
55- Rahman56- Waqiah
57- Hadid58- Mujadilah
59- Al Hashr60- Mumtahina
61- Saff62- Jumuah
63- Munafiqun64- Taghabun
65- Talaq66- Tahrim
67- Mulk68- Qalam
69- Al-Haqqah70- Maarij
71- Nuh72- Jinn
73- Muzammil74- Muddathir
75- Qiyamah76- Insan
77- Mursalat78- An Naba
79- Naziat80- Abasa
81- Takwir82- Infitar
83- Mutaffifin84- Inshiqaq
85- Buruj86- Tariq
87- Al Ala88- Ghashiya
89- Fajr90- Al Balad
91- Shams92- Lail
93- Duha94- Sharh
95- Tin96- Al Alaq
97- Qadr98- Bayyinah
99- Zalzalah100- Adiyat
101- Qariah102- Takathur
103- Al Asr104- Humazah
105- Al Fil106- Quraysh
107- Maun108- Kawthar
109- Kafirun110- Nasr
111- Masad112- Ikhlas
113- Falaq114- An Nas