سَبِّحِ اسْمَ رَبِّكَ الْأَعْلَى (1) Lartëso emrin e Zotit tënd të lartëmadhërishëm |
الَّذِي خَلَقَ فَسَوَّىٰ (2) I cili krijon dhe nivelizon çdo send |
وَالَّذِي قَدَّرَ فَهَدَىٰ (3) Dhe që cakton e udhëzon |
وَالَّذِي أَخْرَجَ الْمَرْعَىٰ (4) Dhe i cili kultivon kullosa |
فَجَعَلَهُ غُثَاءً أَحْوَىٰ (5) E pastaj i bën të thara, të nxira |
سَنُقْرِئُكَ فَلَا تَنسَىٰ (6) Ty do të mësojmë të lexosh dhe nuk do të harrosh |
إِلَّا مَا شَاءَ اللَّهُ ۚ إِنَّهُ يَعْلَمُ الْجَهْرَ وَمَا يَخْفَىٰ (7) përveç asaj që All-llahu dëshiron. Ai me siguri di atë që shprehin haptazi edhe çka fshehin |
وَنُيَسِّرُكَ لِلْيُسْرَىٰ (8) Dhe ty do ta lehtësojmë çdo gjë |
فَذَكِّرْ إِن نَّفَعَتِ الذِّكْرَىٰ (9) Prandaj ti këshillo se këshilla bën dobi |
سَيَذَّكَّرُ مَن يَخْشَىٰ (10) Do t’i bëjë dobi atij që frikësohet |
وَيَتَجَنَّبُهَا الْأَشْقَى (11) Kurse do t’i shmanget ai më i keqi |
الَّذِي يَصْلَى النَّارَ الْكُبْرَىٰ (12) I cili do të digjet në zjarr të madh |
ثُمَّ لَا يَمُوتُ فِيهَا وَلَا يَحْيَىٰ (13) Dhe aty as do të vdes, as do të jetojë |
قَدْ أَفْلَحَ مَن تَزَكَّىٰ (14) Ka shpëtuar kush është pastruar |
وَذَكَرَ اسْمَ رَبِّهِ فَصَلَّىٰ (15) Dhe e përmend emrin e Zotit të vet dhe falet |
بَلْ تُؤْثِرُونَ الْحَيَاةَ الدُّنْيَا (16) Por ju më tepër duani jetën në këtë botë |
وَالْآخِرَةُ خَيْرٌ وَأَبْقَىٰ (17) Kurse ajo botë është më e mirë dhe më e qëndrueshme |
إِنَّ هَٰذَا لَفِي الصُّحُفِ الْأُولَىٰ (18) Këtë e keni me siguri edhe në broshurat e mëparshme |
صُحُفِ إِبْرَاهِيمَ وَمُوسَىٰ (19) Në broshurat e Ibrahimit dhe Musait |