إِذَا الشَّمْسُ كُوِّرَتْ (1) Kur dielli ngjeshet dhe humb shkëlqimin |
وَإِذَا النُّجُومُ انكَدَرَتْ (2) Dhe kur yjtë bijnë dhe errësohen |
وَإِذَا الْجِبَالُ سُيِّرَتْ (3) Dhe kur malet dynden |
وَإِذَا الْعِشَارُ عُطِّلَتْ (4) Dhe kur devet mbarsa lihen |
وَإِذَا الْوُحُوشُ حُشِرَتْ (5) Dhe kur mblidhen egërsirat |
وَإِذَا الْبِحَارُ سُجِّرَتْ (6) Dhe kur detrat si në zjarr vlojnë |
وَإِذَا النُّفُوسُ زُوِّجَتْ (7) Dhe kur shpirtërat kurorëzohen (bashkohen) me trup |
وَإِذَا الْمَوْءُودَةُ سُئِلَتْ (8) Dhe kur të pyetet e varrosura për së gjalli |
بِأَيِّ ذَنبٍ قُتِلَتْ (9) Që është mbytur çka ishte faji |
وَإِذَا الصُّحُفُ نُشِرَتْ (10) dhe kur të shpërndahen broshurat |
وَإِذَا السَّمَاءُ كُشِطَتْ (11) Dhe kur qielli të shmanget |
وَإِذَا الْجَحِيمُ سُعِّرَتْ (12) Dhe kur xhehennemi të këndellet |
وَإِذَا الْجَنَّةُ أُزْلِفَتْ (13) Dhe xheneti të afrohet |
عَلِمَتْ نَفْسٌ مَّا أَحْضَرَتْ (14) Njeriu do ta dijë se ç’ka përgatitur |
فَلَا أُقْسِمُ بِالْخُنَّسِ (15) Dhe betohem në yjtë që prarojnë |
الْجَوَارِ الْكُنَّسِ (16) Të cilët lëvizin dhe të humben syshë |
وَاللَّيْلِ إِذَا عَسْعَسَ (17) Pasha natën kur errësohet |
وَالصُّبْحِ إِذَا تَنَفَّسَ (18) Dhe agimin kur zbardhohet |
إِنَّهُ لَقَوْلُ رَسُولٍ كَرِيمٍ (19) Ai (Kur’ani) është, me të vërtetë, fjalë e të dërguarit fisnik |
ذِي قُوَّةٍ عِندَ ذِي الْعَرْشِ مَكِينٍ (20) Të fortit, nga Zoti i gjithësisë së çmuar |
مُّطَاعٍ ثَمَّ أَمِينٍ (21) Të dëgjueshmit dhe të besueshmit |
وَمَا صَاحِبُكُم بِمَجْنُونٍ (22) Shoku i juaj nuk është i marrë |
وَلَقَدْ رَآهُ بِالْأُفُقِ الْمُبِينِ (23) Në horizont të qartë atë e ka parë |
وَمَا هُوَ عَلَى الْغَيْبِ بِضَنِينٍ (24) Dhe ai nuk e lë mangut shpalljen |
وَمَا هُوَ بِقَوْلِ شَيْطَانٍ رَّجِيمٍ (25) Ai (Kur’ani) nuk është fjalë e djallit të mallkuar |
فَأَيْنَ تَذْهَبُونَ (26) E ju ku po shkoni pra |
إِنْ هُوَ إِلَّا ذِكْرٌ لِّلْعَالَمِينَ (27) Ai është vetëm këshillë botërave |
لِمَن شَاءَ مِنكُمْ أَن يَسْتَقِيمَ (28) Për secilin nga ju që don të jetë në rrugë të drejtë |
وَمَا تَشَاءُونَ إِلَّا أَن يَشَاءَ اللَّهُ رَبُّ الْعَالَمِينَ (29) Dhe ju nuk dëshironi asgjë, përveç asaj çka dëshiron All-llahu, Zoti i botërave |