اقْتَرَبَتِ السَّاعَةُ وَانشَقَّ الْقَمَرُ (1) Momenti afrohet e hëna po coptohet |
وَإِن يَرَوْا آيَةً يُعْرِضُوا وَيَقُولُوا سِحْرٌ مُّسْتَمِرٌّ (2) E ata, kur shohin mrekulli, i kthejnë shpinën dhe thonë: “Një magji në vazhdimësi!” |
وَكَذَّبُوا وَاتَّبَعُوا أَهْوَاءَهُمْ ۚ وَكُلُّ أَمْرٍ مُّسْتَقِرٌّ (3) Dhe përgënjeshtrojnë e pasojnë dëshirat e tyre, por çdo send është e caktuar |
وَلَقَدْ جَاءَهُم مِّنَ الْأَنبَاءِ مَا فِيهِ مُزْدَجَرٌ (4) U patën ardhur atyre lajme se çka është e ndaluar |
حِكْمَةٌ بَالِغَةٌ ۖ فَمَا تُغْنِ النُّذُرُ (5) Urtësi e përsosur, por qortim i padobishëm |
فَتَوَلَّ عَنْهُمْ ۘ يَوْمَ يَدْعُ الدَّاعِ إِلَىٰ شَيْءٍ نُّكُرٍ (6) Prandaj largohu prej tyre. Atë ditë kur lajmëtari i thërret në diçka të tmerrshme |
خُشَّعًا أَبْصَارُهُمْ يَخْرُجُونَ مِنَ الْأَجْدَاثِ كَأَنَّهُمْ جَرَادٌ مُّنتَشِرٌ (7) Do të dalin prej varreve kryeulur sikur karkalecë të shpërndarë |
مُّهْطِعِينَ إِلَى الدَّاعِ ۖ يَقُولُ الْكَافِرُونَ هَٰذَا يَوْمٌ عَسِرٌ (8) Duke vrapuar drejtë lajmëtarit. Mosbesimtarët do të thonë: “Kjo është ditë e rëndë” |
۞ كَذَّبَتْ قَبْلَهُمْ قَوْمُ نُوحٍ فَكَذَّبُوا عَبْدَنَا وَقَالُوا مَجْنُونٌ وَازْدُجِرَ (9) Populli i Nuhit, përpara tyre, pat përgënejshtruar edhe robin tonë e quajtën rrenacak duke i thënë: “I marrë”! dhe ka qenë i penguar |
فَدَعَا رَبَّهُ أَنِّي مَغْلُوبٌ فَانتَصِرْ (10) Dhe ai e luti Zotin e vet: “Unë jamë i munduar, andaj më ndihmo” |
فَفَتَحْنَا أَبْوَابَ السَّمَاءِ بِمَاءٍ مُّنْهَمِرٍ (11) Dhe i hapëm dyert e qiellit krah më krah për ujin që rrodhi pa u ndalur |
وَفَجَّرْنَا الْأَرْضَ عُيُونًا فَالْتَقَى الْمَاءُ عَلَىٰ أَمْرٍ قَدْ قُدِرَ (12) Dhe e çamë tokën, shpërthyen burimet dhe uji u bashkua, siç kishte qenë caktuar |
وَحَمَلْنَاهُ عَلَىٰ ذَاتِ أَلْوَاحٍ وَدُسُرٍ (13) Kurse atë e kemi bartu në atë (anije) prej dërrasash dhe hunjsh |
تَجْرِي بِأَعْيُنِنَا جَزَاءً لِّمَن كَانَ كُفِرَ (14) Që notonte nën mbikqyrjen tonë – ajo ishte shpërblim i atij i cili qe mohuar |
وَلَقَد تَّرَكْنَاهَا آيَةً فَهَلْ مِن مُّدَّكِرٍ (15) Dhe këtë e lamë si mësim, por a ka kush merr mësim |
فَكَيْفَ كَانَ عَذَابِي وَنُذُرِ (16) Dhe çfarë ishte dënimi dhe vuajtja ime se |
وَلَقَدْ يَسَّرْنَا الْقُرْآنَ لِلذِّكْرِ فَهَلْ مِن مُّدَّكِرٍ (17) Kurse Kur’anin e bëmë të lehtë për këshillë, por a e pranon kush këshillën |
كَذَّبَتْ عَادٌ فَكَيْفَ كَانَ عَذَابِي وَنُذُرِ (18) Adi përgënjeshtroi, por çfarë ishte dënimi dhe vërejtja ime se |
إِنَّا أَرْسَلْنَا عَلَيْهِمْ رِيحًا صَرْصَرًا فِي يَوْمِ نَحْسٍ مُّسْتَمِرٍّ (19) Ne atyre u dërguam, ditën e kobshme, një erë të ftohtë që fryente pa u ndalur |
تَنزِعُ النَّاسَ كَأَنَّهُمْ أَعْجَازُ نَخْلٍ مُّنقَعِرٍ (20) Dhe i ngriste njerëzit sikur trupa të shkulur hurmash |
فَكَيْفَ كَانَ عَذَابِي وَنُذُرِ (21) Dhe çfarë ishte dënimi dhe qortimi im se |
وَلَقَدْ يَسَّرْنَا الْقُرْآنَ لِلذِّكْرِ فَهَلْ مِن مُّدَّكِرٍ (22) Kurse Ne Kur’anin e kemi bërë të lehtë për këshillë, por a është kush që ka marrë mend |
كَذَّبَتْ ثَمُودُ بِالنُّذُرِ (23) I përgënjeshtroi edhe Themudi vërejtjet |
فَقَالُوا أَبَشَرًا مِّنَّا وَاحِدًا نَّتَّبِعُهُ إِنَّا إِذًا لَّفِي ضَلَالٍ وَسُعُرٍ (24) “A të pasojmë dikë prej nesh?! – thoshte. Po ne atëherë, me siguri, do të ishim të humbur dhe të marrë |
أَأُلْقِيَ الذِّكْرُ عَلَيْهِ مِن بَيْنِنَا بَلْ هُوَ كَذَّابٌ أَشِرٌ (25) A mu atij, nga mesi ynë, i është dërguar shpallja? Jo, por ai është rrenacak arrogant” |
سَيَعْلَمُونَ غَدًا مَّنِ الْكَذَّابُ الْأَشِرُ (26) “Nesër do të marrin vesh se kush është rrenacak arrogant |
إِنَّا مُرْسِلُو النَّاقَةِ فِتْنَةً لَّهُمْ فَارْتَقِبْهُمْ وَاصْطَبِرْ (27) Ne ua dërguam deven që t’i provojmë, andaj shikoji dhe jij i durueshëm |
وَنَبِّئْهُمْ أَنَّ الْمَاءَ قِسْمَةٌ بَيْنَهُمْ ۖ كُلُّ شِرْبٍ مُّحْتَضَرٌ (28) Dhe lajmëroi se uji është i ndarë ndërmjet tyre për çdo kohë pije do të prezentojnë me rend” |
فَنَادَوْا صَاحِبَهُمْ فَتَعَاطَىٰ فَعَقَرَ (29) Kurse ata thirrën shokun e tyre dhe ai u përgatit dhe e therri |
فَكَيْفَ كَانَ عَذَابِي وَنُذُرِ (30) Por çfarë ishte dënimi dhe qortimi im se |
إِنَّا أَرْسَلْنَا عَلَيْهِمْ صَيْحَةً وَاحِدَةً فَكَانُوا كَهَشِيمِ الْمُحْتَظِرِ (31) Ne u lëshuam atyre një ushtimë të vetme, dhe ata u bënë sikur gjethe të thara që i mbledh kostari |
وَلَقَدْ يَسَّرْنَا الْقُرْآنَ لِلذِّكْرِ فَهَلْ مِن مُّدَّكِرٍ (32) Ne Kur’anin e bëmë të lehtë për këshilla, por a ka kush që merr këshillë |
كَذَّبَتْ قَوْمُ لُوطٍ بِالنُّذُرِ (33) Edhe populli i Lutit i përgënjeshtroi vërejtjet |
إِنَّا أَرْسَلْنَا عَلَيْهِمْ حَاصِبًا إِلَّا آلَ لُوطٍ ۖ نَّجَّيْنَاهُم بِسَحَرٍ (34) Atyre u lëshuam uraganin, përveç familjes së Lutit të cilin e shpëtuam në agim |
نِّعْمَةً مِّنْ عِندِنَا ۚ كَذَٰلِكَ نَجْزِي مَن شَكَرَ (35) Nga mëshira jonë. Ja, kështu Ne shpërblejmë ata që falenderojnë |
وَلَقَدْ أَنذَرَهُم بَطْشَتَنَا فَتَمَارَوْا بِالنُّذُرِ (36) Ai u tërhoqi vërejtjen në forcën tonë, por ata e refuzuan këtë |
وَلَقَدْ رَاوَدُوهُ عَن ضَيْفِهِ فَطَمَسْنَا أَعْيُنَهُمْ فَذُوقُوا عَذَابِي وَنُذُرِ (37) Ata ia kërkuan (për çnderim) musafirët e tij, por ne ua verbëruam sytë. Shijone dënimin tim dhe kërcënimet e mia |
وَلَقَدْ صَبَّحَهُم بُكْرَةً عَذَابٌ مُّسْتَقِرٌّ (38) Dhe të nesërmen e gëdhiu një dënim i përhershëm |
فَذُوقُوا عَذَابِي وَنُذُرِ (39) Shijone dënimin dhe qortimin tim |
وَلَقَدْ يَسَّرْنَا الْقُرْآنَ لِلذِّكْرِ فَهَلْ مِن مُّدَّكِرٍ (40) Ne Kur’anin e kemi bërë të lehtë për këshillë, por a ka kush e merr këtë këshillë |
وَلَقَدْ جَاءَ آلَ فِرْعَوْنَ النُّذُرُ (41) Edhe familjes së Faraonit u kanë ardhur vërejtje |
كَذَّبُوا بِآيَاتِنَا كُلِّهَا فَأَخَذْنَاهُمْ أَخْذَ عَزِيزٍ مُّقْتَدِرٍ (42) Ata i mohuan të gjitah argumentet tona, andaj ne i dënuam ashtu si dënon i Forti, i Fuqishmi |
أَكُفَّارُكُمْ خَيْرٌ مِّنْ أُولَٰئِكُمْ أَمْ لَكُم بَرَاءَةٌ فِي الزُّبُرِ (43) A janë mosbesimtarët tuaj më të fortë se ata apo ju keni ndonjë garancë në librat e qiellit |
أَمْ يَقُولُونَ نَحْنُ جَمِيعٌ مُّنتَصِرٌ (44) E këta të thonë: “Ne jemi grup ngadhnjimtarë” |
سَيُهْزَمُ الْجَمْعُ وَيُوَلُّونَ الدُّبُرَ (45) Grupi së shpejti do të jetë i mundur dhe ata do të ikin |
بَلِ السَّاعَةُ مَوْعِدُهُمْ وَالسَّاعَةُ أَدْهَىٰ وَأَمَرُّ (46) Ndërkaq afati i tyre është Dita e kijametit, por Dita e kijametit është e rëndë dhe e hidhur |
إِنَّ الْمُجْرِمِينَ فِي ضَلَالٍ وَسُعُرٍ (47) Mizorët, pa dyshim, janë në humbje dhe në zjarr |
يَوْمَ يُسْحَبُونَ فِي النَّارِ عَلَىٰ وُجُوهِهِمْ ذُوقُوا مَسَّ سَقَرَ (48) Atë ditë kur të jenë futur në zjarr me fytyra teposhtë, “Shijone zjarrin e xhehenemit!” |
إِنَّا كُلَّ شَيْءٍ خَلَقْنَاهُ بِقَدَرٍ (49) Ne çdo send e kemi krijuar me masë |
وَمَا أَمْرُنَا إِلَّا وَاحِدَةٌ كَلَمْحٍ بِالْبَصَرِ (50) Dhe urdhëri ynë është vetëm një sa çelë e mbyll sytë |
وَلَقَدْ أَهْلَكْنَا أَشْيَاعَكُمْ فَهَلْ مِن مُّدَّكِرٍ (51) Ne ata që u ngjajnë juve i kemi shfarosur, por a ka kush merr këshillë |
وَكُلُّ شَيْءٍ فَعَلُوهُ فِي الزُّبُرِ (52) Dhe gjithë çka kanë punuar është në letra |
وَكُلُّ صَغِيرٍ وَكَبِيرٍ مُّسْتَطَرٌ (53) Dhe çdo send, i madh e i vogël, është në radhë |
إِنَّ الْمُتَّقِينَ فِي جَنَّاتٍ وَنَهَرٍ (54) Me të vërtetë të devotshmit do të jenë në kopshte të xhennetit dhe lumenj |
فِي مَقْعَدِ صِدْقٍ عِندَ مَلِيكٍ مُّقْتَدِرٍ (55) Në vendin e sigurt, te Sunduesi i Gjithfuqishëm |