وَالذَّارِيَاتِ ذَرْوًا (1) Pasha erërat që ngrejnë shumë pluhur |
فَالْحَامِلَاتِ وِقْرًا (2) Dhe ata që bartin peshë |
فَالْجَارِيَاتِ يُسْرًا (3) Dhe ata të cilët notojnë lehtë |
فَالْمُقَسِّمَاتِ أَمْرًا (4) Dhe përndajnë urdhëra |
إِنَّمَا تُوعَدُونَ لَصَادِقٌ (5) Ajo që u premtohet, njëmend është e vërtetë |
وَإِنَّ الدِّينَ لَوَاقِعٌ (6) Shpërblimi e dënimi do të ndodhin me siguri |
وَالسَّمَاءِ ذَاتِ الْحُبُكِ (7) pasha qiellin me rrugë yjesh |
إِنَّكُمْ لَفِي قَوْلٍ مُّخْتَلِفٍ (8) Ju nuk i keni fjalët më një |
يُؤْفَكُ عَنْهُ مَنْ أُفِكَ (9) Nga ai (besimi) është larguar kush është larguar |
قُتِلَ الْخَرَّاصُونَ (10) U shkatërrofshin (lakmuesit) |
الَّذِينَ هُمْ فِي غَمْرَةٍ سَاهُونَ (11) Të cilët janë mbytur në injorancë |
يَسْأَلُونَ أَيَّانَ يَوْمُ الدِّينِ (12) Pyesin: “Kur do të vijë dita e gjykimit?” |
يَوْمَ هُمْ عَلَى النَّارِ يُفْتَنُونَ (13) Atë ditë kur do të digjen në zjarr |
ذُوقُوا فِتْنَتَكُمْ هَٰذَا الَّذِي كُنتُم بِهِ تَسْتَعْجِلُونَ (14) Shijone dëniminnnn tuaj – kjo është ajo që e keni kërkuar më shpejt |
إِنَّ الْمُتَّقِينَ فِي جَنَّاتٍ وَعُيُونٍ (15) Të devotshmit, me siguri, do të vendosen në kopshte dhe burime |
آخِذِينَ مَا آتَاهُمْ رَبُّهُمْ ۚ إِنَّهُمْ كَانُوا قَبْلَ ذَٰلِكَ مُحْسِنِينَ (16) Do të marrin atë çka do t’u dhurojë Zoti i tyre, sepse ata më parë kanë qenë mirëbërës |
كَانُوا قَلِيلًا مِّنَ اللَّيْلِ مَا يَهْجَعُونَ (17) Vetëm pak, natën, kanë fjetur |
وَبِالْأَسْحَارِ هُمْ يَسْتَغْفِرُونَ (18) Kurse në agim janë lutur për falje të mëkateve |
وَفِي أَمْوَالِهِمْ حَقٌّ لِّلسَّائِلِ وَالْمَحْرُومِ (19) Kurse në pasurinë e tyre kanë pjesë edhe ata që lypin edhe ata që nuk lypin |
وَفِي الْأَرْضِ آيَاتٌ لِّلْمُوقِنِينَ (20) Argumentet në tokë janë për të bindurit |
وَفِي أَنفُسِكُمْ ۚ أَفَلَا تُبْصِرُونَ (21) Si edhe në vet ju, a nuk e shihni |
وَفِي السَّمَاءِ رِزْقُكُمْ وَمَا تُوعَدُونَ (22) Kurse në qiell keni furnizimin dhe atë që u premtohet |
فَوَرَبِّ السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ إِنَّهُ لَحَقٌّ مِّثْلَ مَا أَنَّكُمْ تَنطِقُونَ (23) Pasha Zotin e qiellit dhe të tokës, kjo është e vërtetë, ashtu siç është e vërtetë se ju flisni |
هَلْ أَتَاكَ حَدِيثُ ضَيْفِ إِبْرَاهِيمَ الْمُكْرَمِينَ (24) A të ka arritur rrëfimi për musafirët e nderuar të Ibrahimit |
إِذْ دَخَلُوا عَلَيْهِ فَقَالُوا سَلَامًا ۖ قَالَ سَلَامٌ قَوْمٌ مُّنكَرُونَ (25) Kur hynë dhe thanë: “Paqe!” Dhe ai u tha: “Paqe, o njerëz të panjohur!” |
فَرَاغَ إِلَىٰ أَهْلِهِ فَجَاءَ بِعِجْلٍ سَمِينٍ (26) Dhe ai shkoi, pa u hutuar, te familja e vet dhe solli një viç të majmë |
فَقَرَّبَهُ إِلَيْهِمْ قَالَ أَلَا تَأْكُلُونَ (27) Ua afroi dhe u tha: “A nuk hani?” |
فَأَوْجَسَ مِنْهُمْ خِيفَةً ۖ قَالُوا لَا تَخَفْ ۖ وَبَشَّرُوهُ بِغُلَامٍ عَلِيمٍ (28) Dhe u dridh nga frika prej tyre “Mos u frikëso!”, i thanë, dhe e përgëzuan me një djalosh të dijshëm |
فَأَقْبَلَتِ امْرَأَتُهُ فِي صَرَّةٍ فَصَكَّتْ وَجْهَهَا وَقَالَتْ عَجُوزٌ عَقِيمٌ (29) Kurse gruaja e tij u paraqit duke klithur e gërvishur fytyrën, “Vallë, a unë – tha një plakë shterpë!” |
قَالُوا كَذَٰلِكِ قَالَ رَبُّكِ ۖ إِنَّهُ هُوَ الْحَكِيمُ الْعَلِيمُ (30) “Ashtu ka thënë Zoti yt, ithanë ata, Ai është i urtë dhe i gjithëdijshëm” |
۞ قَالَ فَمَا خَطْبُكُمْ أَيُّهَا الْمُرْسَلُونَ (31) “Po çka thuani ju o të deleguar?” – u tha (Ibrahimi) |
قَالُوا إِنَّا أُرْسِلْنَا إِلَىٰ قَوْمٍ مُّجْرِمِينَ (32) “Ne jemi dërguar te një popull mizor” i thanë ata |
لِنُرْسِلَ عَلَيْهِمْ حِجَارَةً مِّن طِينٍ (33) T’i mbulojmë ata me gurë – topa dheu |
مُّسَوَّمَةً عِندَ رَبِّكَ لِلْمُسْرِفِينَ (34) I shenjuar te Zoti yt si teprues në të këqia” |
فَأَخْرَجْنَا مَن كَانَ فِيهَا مِنَ الْمُؤْمِنِينَ (35) Dhe Ne, kush qe aty nga besimtarët, i nxorrëm |
فَمَا وَجَدْنَا فِيهَا غَيْرَ بَيْتٍ مِّنَ الْمُسْلِمِينَ (36) Por aty gjetëm vetëm një shtëpi muslimane |
وَتَرَكْنَا فِيهَا آيَةً لِّلَّذِينَ يَخَافُونَ الْعَذَابَ الْأَلِيمَ (37) Dhe aty kemi lënë shenj për ata që frikësohen nga dënimi i padurueshëm |
وَفِي مُوسَىٰ إِذْ أَرْسَلْنَاهُ إِلَىٰ فِرْعَوْنَ بِسُلْطَانٍ مُّبِينٍ (38) Edhe te Musa, kur e dërguam te Faraoni me argumente të qarta |
فَتَوَلَّىٰ بِرُكْنِهِ وَقَالَ سَاحِرٌ أَوْ مَجْنُونٌ (39) E ai, duke shpresuar në forcën e vet, i ktheu shpinën dhe tha: “Është magjistar ose i marrë” |
فَأَخَذْنَاهُ وَجُنُودَهُ فَنَبَذْنَاهُمْ فِي الْيَمِّ وَهُوَ مُلِيمٌ (40) Dhe e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe i hudhëm në det. Ai e pat merituar |
وَفِي عَادٍ إِذْ أَرْسَلْنَا عَلَيْهِمُ الرِّيحَ الْعَقِيمَ (41) Edhe te Ad-i, kur mbi ta lëshuam erën shkatërruese |
مَا تَذَرُ مِن شَيْءٍ أَتَتْ عَلَيْهِ إِلَّا جَعَلَتْهُ كَالرَّمِيمِ (42) Pranë çfarëdo sendi që kaloi, asgjë nuk kurseu, të gjithë i shndërroi në kalbësirë |
وَفِي ثَمُودَ إِذْ قِيلَ لَهُمْ تَمَتَّعُوا حَتَّىٰ حِينٍ (43) Edhe te Themudi, kur iu tha: “kënaquni edhe një kohë!” |
فَعَتَوْا عَنْ أَمْرِ رَبِّهِمْ فَأَخَذَتْهُمُ الصَّاعِقَةُ وَهُمْ يَنظُرُونَ (44) Dhe u treguan kryelartë ndaj urdhërit të Zotit të vet, prandaj i përfshiu vetëtima që e panë me sytë e tyre |
فَمَا اسْتَطَاعُوا مِن قِيَامٍ وَمَا كَانُوا مُنتَصِرِينَ (45) Dhe nuk mundën as të ngrihen e as të mbrohen |
وَقَوْمَ نُوحٍ مِّن قَبْلُ ۖ إِنَّهُمْ كَانُوا قَوْمًا فَاسِقِينَ (46) Edhe populli i Nuhit, shumë kohë më parë, ai, njëmend ishte një popull i mbrapsht |
وَالسَّمَاءَ بَنَيْنَاهَا بِأَيْدٍ وَإِنَّا لَمُوسِعُونَ (47) Ne kemi ngritur qiellin me forcën tonë, por me të vërtetë mundemi edhe më tepër |
وَالْأَرْضَ فَرَشْنَاهَا فَنِعْمَ الْمَاهِدُونَ (48) Edhe tokën e kemi shtruar – çfarë shtruesi i mirë |
وَمِن كُلِّ شَيْءٍ خَلَقْنَا زَوْجَيْنِ لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَ (49) Dhe prej çdo sendi kemi krijuar nga një çift, ndoshta do të mendoni |
فَفِرُّوا إِلَى اللَّهِ ۖ إِنِّي لَكُم مِّنْهُ نَذِيرٌ مُّبِينٌ (50) “Prandaj, shpejtoni te All-llahu, unë nga ai jam (i dërguar) t’iu tërheq vërejtjen haptazi |
وَلَا تَجْعَلُوا مَعَ اللَّهِ إِلَٰهًا آخَرَ ۖ إِنِّي لَكُم مِّنْهُ نَذِيرٌ مُّبِينٌ (51) Dhe mos bëni tjetër Zot me All-llahun, unë jam nga ana e Tij t’iu tërheq vërejtjen haptazi!” |
كَذَٰلِكَ مَا أَتَى الَّذِينَ مِن قَبْلِهِم مِّن رَّسُولٍ إِلَّا قَالُوا سَاحِرٌ أَوْ مَجْنُونٌ (52) Dhe ashtu, as atyre më përpara nuk u ka ardhur asnjë profet e të mos thonë: “Është magjistar ose i marrë!” |
أَتَوَاصَوْا بِهِ ۚ بَلْ هُمْ قَوْمٌ طَاغُونَ (53) Ose ia linin njëri-tjetrit me porosi. Jo, por ata janë njerëz që e kanë tepruar |
فَتَوَلَّ عَنْهُمْ فَمَا أَنتَ بِمَلُومٍ (54) Prandaj hiqu sish se nuk do të qortohesh |
وَذَكِّرْ فَإِنَّ الذِّكْرَىٰ تَنفَعُ الْمُؤْمِنِينَ (55) Dhe vazhdo e këshillo, se këshillimi, me të vërtetë, u bën dobi besimtarëve |
وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ (56) Kurse exhinët dhe njerëzit nuk i kam krijuar për tjetër vetëm se të më adhurojnë |
مَا أُرِيدُ مِنْهُم مِّن رِّزْقٍ وَمَا أُرِيدُ أَن يُطْعِمُونِ (57) Nuk kërkoj prej tyre furnizim as që dëshiroj të më ushqejnë |
إِنَّ اللَّهَ هُوَ الرَّزَّاقُ ذُو الْقُوَّةِ الْمَتِينُ (58) All-llahu është me të vërtetë furnizuesi më i madh, i fortë i pathyeshëm |
فَإِنَّ لِلَّذِينَ ظَلَمُوا ذَنُوبًا مِّثْلَ ذَنُوبِ أَصْحَابِهِمْ فَلَا يَسْتَعْجِلُونِ (59) Ata të cilët kanë bërë mizori e kanë dënimin siç u takon shokëve të tyre, andaj le të mos më ngutin |
فَوَيْلٌ لِّلَّذِينَ كَفَرُوا مِن يَوْمِهِمُ الَّذِي يُوعَدُونَ (60) Të mjerët ata mosbesimtarë për atë ditë që u premtohet |