طس ۚ تِلْكَ آيَاتُ الْقُرْآنِ وَكِتَابٍ مُّبِينٍ (1) Ta Sin. Këto janë ajete të Librit të qartë, të Kur’anit |
هُدًى وَبُشْرَىٰ لِلْمُؤْمِنِينَ (2) Udhërrëfim e sihariq për besimtarët |
الَّذِينَ يُقِيمُونَ الصَّلَاةَ وَيُؤْتُونَ الزَّكَاةَ وَهُم بِالْآخِرَةِ هُمْ يُوقِنُونَ (3) Të cilët falin namazin, japin zeqatin dhe janë të bindur në botën tjetër |
إِنَّ الَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِالْآخِرَةِ زَيَّنَّا لَهُمْ أَعْمَالَهُمْ فَهُمْ يَعْمَهُونَ (4) Atyre që nuk besojnë botën e ardhshme ua kemi prezentuar si të bukura veprat e tyre, prandaj ata luhaten |
أُولَٰئِكَ الَّذِينَ لَهُمْ سُوءُ الْعَذَابِ وَهُمْ فِي الْآخِرَةِ هُمُ الْأَخْسَرُونَ (5) Ata i pret e zezë-dita dhe në botën tjetër do të jenë krejt të humbur |
وَإِنَّكَ لَتُلَقَّى الْقُرْآنَ مِن لَّدُنْ حَكِيمٍ عَلِيمٍ (6) Kurse ti, vërtet, Kur’anin e merr nga një i urtë i gjithëdijshëm |
إِذْ قَالَ مُوسَىٰ لِأَهْلِهِ إِنِّي آنَسْتُ نَارًا سَآتِيكُم مِّنْهَا بِخَبَرٍ أَوْ آتِيكُم بِشِهَابٍ قَبَسٍ لَّعَلَّكُمْ تَصْطَلُونَ (7) Kur Musa i tha familjes së vet: “Kam parë një zjarr, prej andej do t’iu sjell ndonjë lajm, ose do t’iu sjell ndonjë hu të ndezur zjarri që të ngroheni” |
فَلَمَّا جَاءَهَا نُودِيَ أَن بُورِكَ مَن فِي النَّارِ وَمَنْ حَوْلَهَا وَسُبْحَانَ اللَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ (8) Dhe kur arriti te zjarri, dikush thirri: “Qofshin bekuar ata që ndodhën te zjarri dhe ata përreth tij dhe qoftë lavdëruar All-llahu Zot i botërave |
يَا مُوسَىٰ إِنَّهُ أَنَا اللَّهُ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ (9) O Musa! Unë jam Ai – All-llahu i fortë, i urtë |
وَأَلْقِ عَصَاكَ ۚ فَلَمَّا رَآهَا تَهْتَزُّ كَأَنَّهَا جَانٌّ وَلَّىٰ مُدْبِرًا وَلَمْ يُعَقِّبْ ۚ يَا مُوسَىٰ لَا تَخَفْ إِنِّي لَا يَخَافُ لَدَيَّ الْمُرْسَلُونَ (10) “Hudhe shkopin tënd!” Dhe kur e pa si lëvizte porsi gjarpër, ai u largua dhe nuk kthehej dot. “O Musa, mos u frikëso. Profetët nuk frikësohen te Unë |
إِلَّا مَن ظَلَمَ ثُمَّ بَدَّلَ حُسْنًا بَعْدَ سُوءٍ فَإِنِّي غَفُورٌ رَّحِيمٌ (11) Përveç atij që ka bërë mëkat, e pastaj të keqen e ka zëvendësuar me të mirë. Unë, me të vërtetë, do ta fal dhe do të jem i mëshirshëm |
وَأَدْخِلْ يَدَكَ فِي جَيْبِكَ تَخْرُجْ بَيْضَاءَ مِنْ غَيْرِ سُوءٍ ۖ فِي تِسْعِ آيَاتٍ إِلَىٰ فِرْعَوْنَ وَقَوْمِهِ ۚ إِنَّهُمْ كَانُوا قَوْمًا فَاسِقِينَ (12) Fute dorën tënde në gji, do të dalë e bardhë, pa asgjë të keqe, kjo është një nga nëntë mrekullitë për Faraonin dhe popullin e tij; ata janë, njëmend, popull mosbesimtar |
فَلَمَّا جَاءَتْهُمْ آيَاتُنَا مُبْصِرَةً قَالُوا هَٰذَا سِحْرٌ مُّبِينٌ (13) Sepse kur u erdhën argumentet tona, ata haptazi thanë: “Kjo është magji e qartë” |
وَجَحَدُوا بِهَا وَاسْتَيْقَنَتْهَا أَنفُسُهُمْ ظُلْمًا وَعُلُوًّا ۚ فَانظُرْ كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الْمُفْسِدِينَ (14) Dhe i mohuan këta me arrogancë e tirani, anipse në vete besonin bindshëm. Pra, shiko si përfunduan ngatrrestarët |
وَلَقَدْ آتَيْنَا دَاوُودَ وَسُلَيْمَانَ عِلْمًا ۖ وَقَالَا الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي فَضَّلَنَا عَلَىٰ كَثِيرٍ مِّنْ عِبَادِهِ الْمُؤْمِنِينَ (15) Davudit dhe Sulejmanit u dhamë dituri dhe ata të dy thanë: “Lavdi All-llahut, i cili na veçoi mbi shumë besimtarë, robër të tij |
وَوَرِثَ سُلَيْمَانُ دَاوُودَ ۖ وَقَالَ يَا أَيُّهَا النَّاسُ عُلِّمْنَا مَنطِقَ الطَّيْرِ وَأُوتِينَا مِن كُلِّ شَيْءٍ ۖ إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ الْفَضْلُ الْمُبِينُ (16) Sulejmani trashëgoi Davudin dhe tha: “O njerëz, nëse na është mësuar të folurit e shpendëve dhe na është dhënë gjithçka; hej, kjo është me të vërtetë dhunti e madhe!” |
وَحُشِرَ لِسُلَيْمَانَ جُنُودُهُ مِنَ الْجِنِّ وَالْإِنسِ وَالطَّيْرِ فَهُمْ يُوزَعُونَ (17) Dhe u mblodhën ushtritë e Sueljmanit: xhindët, njerëzit dhe shpendët, të gjithë tok ia mësynë |
حَتَّىٰ إِذَا أَتَوْا عَلَىٰ وَادِ النَّمْلِ قَالَتْ نَمْلَةٌ يَا أَيُّهَا النَّمْلُ ادْخُلُوا مَسَاكِنَكُمْ لَا يَحْطِمَنَّكُمْ سُلَيْمَانُ وَجُنُودُهُ وَهُمْ لَا يَشْعُرُونَ (18) Gjersa arritën te Lugina e bubrrecit, një bubrrec tha: “O bubrreca, hyni në vrimat tuaja të mos u shkelë Sulejmani me ushtritë e tij duke mos u hetuar” |
فَتَبَسَّمَ ضَاحِكًا مِّن قَوْلِهَا وَقَالَ رَبِّ أَوْزِعْنِي أَنْ أَشْكُرَ نِعْمَتَكَ الَّتِي أَنْعَمْتَ عَلَيَّ وَعَلَىٰ وَالِدَيَّ وَأَنْ أَعْمَلَ صَالِحًا تَرْضَاهُ وَأَدْخِلْنِي بِرَحْمَتِكَ فِي عِبَادِكَ الصَّالِحِينَ (19) Dhe ai qeshi me zë nga fjalët e tij dhe tha: “Zoti im, më bën të falënderoj dhuntitë e Tua që m’i ke dhuruar mua dhe prindërve të mi dhe të bëj vepra të mira që e kënaqin atë, dhe më shtie në mëshirën tënde me robërit tuaj të mirë!” |
وَتَفَقَّدَ الطَّيْرَ فَقَالَ مَا لِيَ لَا أَرَى الْهُدْهُدَ أَمْ كَانَ مِنَ الْغَائِبِينَ (20) I kontrolloi shpendët dhe tha: “Përse nuk e shoh pupzën, vall, a nuk është këtu |
لَأُعَذِّبَنَّهُ عَذَابًا شَدِيدًا أَوْ لَأَذْبَحَنَّهُ أَوْ لَيَأْتِيَنِّي بِسُلْطَانٍ مُّبِينٍ (21) Do ta dënoj rëndë ose do ta therrë ose do të më sjell arsyetim të fortë” |
فَمَكَثَ غَيْرَ بَعِيدٍ فَقَالَ أَحَطتُ بِمَا لَمْ تُحِطْ بِهِ وَجِئْتُكَ مِن سَبَإٍ بِنَبَإٍ يَقِينٍ (22) Ajo nuk ishte fort larg dhe i tha: “Unë di diçka që ti nuk e ke ditur dhe të kam sjellur nga Saba një lajm të sigurt |
إِنِّي وَجَدتُّ امْرَأَةً تَمْلِكُهُمْ وَأُوتِيَتْ مِن كُلِّ شَيْءٍ وَلَهَا عَرْشٌ عَظِيمٌ (23) Me të vërtetë kam gjetur një grua e cila i sundon ata (në Saba) dhe asaj i është dhënë gjithçka, madje ka edhe rezidencë madhështore |
وَجَدتُّهَا وَقَوْمَهَا يَسْجُدُونَ لِلشَّمْسِ مِن دُونِ اللَّهِ وَزَيَّنَ لَهُمُ الشَّيْطَانُ أَعْمَالَهُمْ فَصَدَّهُمْ عَنِ السَّبِيلِ فَهُمْ لَا يَهْتَدُونَ (24) Kam parë se ajo dhe populli i saj adhurojnë diellin, e jo All-llahun, - djalli ua ka stolisur sjelljet e tyre dhe i ka shmangurnga rruga dhe ata nuk janë të udhëzuar |
أَلَّا يَسْجُدُوا لِلَّهِ الَّذِي يُخْرِجُ الْخَبْءَ فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَيَعْلَمُ مَا تُخْفُونَ وَمَا تُعْلِنُونَ (25) Dhe nuk i përulen All-llahut i cili nxjerr atë që është e fshehur në qiej dhe në tokë, dhe e di çka fshihni si edhe atë që e bëni haptazi |
اللَّهُ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ رَبُّ الْعَرْشِ الْعَظِيمِ ۩ (26) All-llahu është, nuk ka tjetër veç Tij, Zot i gjithësisë!” |
۞ قَالَ سَنَنظُرُ أَصَدَقْتَ أَمْ كُنتَ مِنَ الْكَاذِبِينَ (27) “Do të shohim – tha (Sulejmani), - a flet të vërtetën apo gënjen |
اذْهَب بِّكِتَابِي هَٰذَا فَأَلْقِهْ إِلَيْهِمْ ثُمَّ تَوَلَّ عَنْهُمْ فَانظُرْ مَاذَا يَرْجِعُونَ (28) Shpjere këtë letër time dhe hudhjau, e pastaj largohu prej tyre dhe shiko se çka do të thonë, ç’do të përgjigjen!” |
قَالَتْ يَا أَيُّهَا الْمَلَأُ إِنِّي أُلْقِيَ إِلَيَّ كِتَابٌ كَرِيمٌ (29) “O të mëdhenj! – u tha ajo, - mua më ka ardhur një letër e respektuar |
إِنَّهُ مِن سُلَيْمَانَ وَإِنَّهُ بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ (30) Ajo është nga Sulejmani dhe është me të vërtetë “Në emër të All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!” |
أَلَّا تَعْلُوا عَلَيَّ وَأْتُونِي مُسْلِمِينَ (31) Që mos të shtiheni më të mëdhenj se unë, por ejani te unë muslimanë” |
قَالَتْ يَا أَيُّهَا الْمَلَأُ أَفْتُونِي فِي أَمْرِي مَا كُنتُ قَاطِعَةً أَمْرًا حَتَّىٰ تَشْهَدُونِ (32) “O pari! – tha ajo – këshillomëni në këtë çështje. Unë pa ju kurrgjë nuk do të vendos deri sa ju ta dëshmoni” |
قَالُوا نَحْنُ أُولُو قُوَّةٍ وَأُولُو بَأْسٍ شَدِيدٍ وَالْأَمْرُ إِلَيْكِ فَانظُرِي مَاذَا تَأْمُرِينَ (33) “Ne jemi shumë të fortë dhe të guximshëm, - i thanë ata, - kjo është çështje jote, por shih se çka po urdhëron” |
قَالَتْ إِنَّ الْمُلُوكَ إِذَا دَخَلُوا قَرْيَةً أَفْسَدُوهَا وَجَعَلُوا أَعِزَّةَ أَهْلِهَا أَذِلَّةً ۖ وَكَذَٰلِكَ يَفْعَلُونَ (34) “Kur mbretërit pushtojnë ndonjë qytet, - tha ajo, - atë e shembin, kurse banorët autoritativë të tij i poshtërojnë; ashtu bëjnë |
وَإِنِّي مُرْسِلَةٌ إِلَيْهِم بِهَدِيَّةٍ فَنَاظِرَةٌ بِمَ يَرْجِعُ الْمُرْسَلُونَ (35) Unë atyre do t’u dërgoj një peshqesh dhe do të shoh se me çka po kthehen të deleguarit” |
فَلَمَّا جَاءَ سُلَيْمَانَ قَالَ أَتُمِدُّونَنِ بِمَالٍ فَمَا آتَانِيَ اللَّهُ خَيْرٌ مِّمَّا آتَاكُم بَلْ أَنتُم بِهَدِيَّتِكُمْ تَفْرَحُونَ (36) Por, kur ky erdhi para Sulejmanit, ai i tha: “A mua më ofroni peshqeshe për të më përfituar? Ajo që All-llahu më ka dhënë mua është më e mirë se ajo që u ka dhënë juve. Ju u gëzoheni dhuratave tuaja |
ارْجِعْ إِلَيْهِمْ فَلَنَأْتِيَنَّهُم بِجُنُودٍ لَّا قِبَلَ لَهُم بِهَا وَلَنُخْرِجَنَّهُم مِّنْهَا أَذِلَّةً وَهُمْ صَاغِرُونَ (37) Ktheu te ata se ne do t’u sjellim një ushtri së cilës nuk do të mund t’i dalin para dhe do t’i përzëmë së andejmi të nënçmuar dhe të nënshtruar” |
قَالَ يَا أَيُّهَا الْمَلَأُ أَيُّكُمْ يَأْتِينِي بِعَرْشِهَا قَبْلَ أَن يَأْتُونِي مُسْلِمِينَ (38) “O pari, - u tha ai, - cili prej jush do të ma sjellë rezidencën e saj para se të vijnë ata të më dorëzohen?” |
قَالَ عِفْرِيتٌ مِّنَ الْجِنِّ أَنَا آتِيكَ بِهِ قَبْلَ أَن تَقُومَ مِن مَّقَامِكَ ۖ وَإِنِّي عَلَيْهِ لَقَوِيٌّ أَمِينٌ (39) Ifriti, një nga exhinët, tha “Unë po ta sjell akoma pa luajtur ti nga ky vend; unë pa mëdyshje jam i fortë dhe i sigurt për atë” |
قَالَ الَّذِي عِندَهُ عِلْمٌ مِّنَ الْكِتَابِ أَنَا آتِيكَ بِهِ قَبْلَ أَن يَرْتَدَّ إِلَيْكَ طَرْفُكَ ۚ فَلَمَّا رَآهُ مُسْتَقِرًّا عِندَهُ قَالَ هَٰذَا مِن فَضْلِ رَبِّي لِيَبْلُوَنِي أَأَشْكُرُ أَمْ أَكْفُرُ ۖ وَمَن شَكَرَ فَإِنَّمَا يَشْكُرُ لِنَفْسِهِ ۖ وَمَن كَفَرَ فَإِنَّ رَبِّي غَنِيٌّ كَرِيمٌ (40) Ai, i cili kishte dijeni nga Libri tha: “Unë po ta sjell para se t’i hapësh e t’i mbyllish sytë”. Dhe kur (Sulejmani) e pa se rezidenca gjindet tanimë para tij, tha: “Kjo është dhunti e Zotit tim! Më sprovon a do të falënderoj apo do të mohoj. Pra kush falënderon, falënderon veten e kush mohon, ani, Zoti im është i pasur dhe fisnik |
قَالَ نَكِّرُوا لَهَا عَرْشَهَا نَنظُرْ أَتَهْتَدِي أَمْ تَكُونُ مِنَ الَّذِينَ لَا يَهْتَدُونَ (41) Ndërronia, - tha, - pamjen rezidencës së saj, ta shohim a mund ta njoh apo jo!” |
فَلَمَّا جَاءَتْ قِيلَ أَهَٰكَذَا عَرْشُكِ ۖ قَالَتْ كَأَنَّهُ هُوَ ۚ وَأُوتِينَا الْعِلْمَ مِن قَبْلِهَا وَكُنَّا مُسْلِمِينَ (42) Dhe kur ajo erdhi, iu tha: “A është kështu rezidenca jote?” “Si të ishte ajo vetë” – u përgjegj ajo. Por neve na është dhënë dijenia më para asaj, dhe ne jemi besimtarë” |
وَصَدَّهَا مَا كَانَت تَّعْبُدُ مِن دُونِ اللَّهِ ۖ إِنَّهَا كَانَتْ مِن قَوْمٍ كَافِرِينَ (43) Atë e kanë shmangur nga besimi i drejtë ata të cilëve ajo u është falur në vend të All-llahut, sepse ajo ishte nga një popull jobesimtar |
قِيلَ لَهَا ادْخُلِي الصَّرْحَ ۖ فَلَمَّا رَأَتْهُ حَسِبَتْهُ لُجَّةً وَكَشَفَتْ عَن سَاقَيْهَا ۚ قَالَ إِنَّهُ صَرْحٌ مُّمَرَّدٌ مِّن قَوَارِيرَ ۗ قَالَتْ رَبِّ إِنِّي ظَلَمْتُ نَفْسِي وَأَسْلَمْتُ مَعَ سُلَيْمَانَ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ (44) “Hyr në oborr”, - iu tha asaj. Dhe kur ajo e pa atë, mendoi se është ujë i thellë, andaj përvoli fustanin te këmbët. “Ky oborr është me pllaka të lëmuara qelqi” tha ai. “O Zot – thirri ajo – unë kam bërë krim ndaj vetvetes, ndërkaq me Sulejmanin i dorëzohem All-llahut, Zotit të botërave” |
وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا إِلَىٰ ثَمُودَ أَخَاهُمْ صَالِحًا أَنِ اعْبُدُوا اللَّهَ فَإِذَا هُمْ فَرِيقَانِ يَخْتَصِمُونَ (45) Kurse Themudit i kemi dërguar vëllaun e tyre, Salihun, mbase do ta adhurojnë All-llahun, por ata u ndanë në dy grupe që kundërshtohen |
قَالَ يَا قَوْمِ لِمَ تَسْتَعْجِلُونَ بِالسَّيِّئَةِ قَبْلَ الْحَسَنَةِ ۖ لَوْلَا تَسْتَغْفِرُونَ اللَّهَ لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ (46) “O populli im, - u thoshte ai, përse shpejtoni në vepra të këqia para veprave të mira? Përse nuk kërkoni falje prej All-llahut, mbase do t’ju mëshirojë” |
قَالُوا اطَّيَّرْنَا بِكَ وَبِمَن مَّعَكَ ۚ قَالَ طَائِرُكُمْ عِندَ اللَّهِ ۖ بَلْ أَنتُمْ قَوْمٌ تُفْتَنُونَ (47) “Kemi shenja të këqija për ty dhe ata që janë me ty”, - i thanë ata, - Tek All-llahu i keni të tëra – tha ai – por ju jeni një popull ngatrraç” |
وَكَانَ فِي الْمَدِينَةِ تِسْعَةُ رَهْطٍ يُفْسِدُونَ فِي الْأَرْضِ وَلَا يُصْلِحُونَ (48) në qytet ishin nëntë vetë të cilët, në vend të punëve të mbara, bënin çrregullime dhe mbrapshti |
قَالُوا تَقَاسَمُوا بِاللَّهِ لَنُبَيِّتَنَّهُ وَأَهْلَهُ ثُمَّ لَنَقُولَنَّ لِوَلِيِّهِ مَا شَهِدْنَا مَهْلِكَ أَهْلِهِ وَإِنَّا لَصَادِقُونَ (49) “Betohuni, - thanë, - në All-llahun, t’ia mësyjmë atij dhe familjes së tij natën, e pastaj farefisit të tij të afërt do t’i thomi: Ne nuk dimë asgjë për maltretimin e familjes së tij, ne jemi me të vërtetë të sinqertë” |
وَمَكَرُوا مَكْرًا وَمَكَرْنَا مَكْرًا وَهُمْ لَا يَشْعُرُونَ (50) Dhe patën kurdisur një kurthë, por edhe ne u bëmë gjithashtu një grackë dhe ata nuk e hetuan |
فَانظُرْ كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ مَكْرِهِمْ أَنَّا دَمَّرْنَاهُمْ وَقَوْمَهُمْ أَجْمَعِينَ (51) pra, shikoje si përfunduan kurthërimet e tyre? I shfarosëm të gjithë, edhe ata edhe popullin e tyre |
فَتِلْكَ بُيُوتُهُمْ خَاوِيَةً بِمَا ظَلَمُوا ۗ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً لِّقَوْمٍ يَعْلَمُونَ (52) Qe shtëpitë e tyre të mbetura shkret, për shkak të krimeve që bënë. Këtu, me të vërtetë, ka argument për popullin që merr vesh |
وَأَنجَيْنَا الَّذِينَ آمَنُوا وَكَانُوا يَتَّقُونَ (53) Por ata të cilët besuan dhe iu shmangën mëkatit i shpëtuam |
وَلُوطًا إِذْ قَالَ لِقَوْمِهِ أَتَأْتُونَ الْفَاحِشَةَ وَأَنتُمْ تُبْصِرُونَ (54) Edhe Lutin, kur i tha popullit të vet: “A bëni marrëzi haptazi |
أَئِنَّكُمْ لَتَأْتُونَ الرِّجَالَ شَهْوَةً مِّن دُونِ النِّسَاءِ ۚ بَلْ أَنتُمْ قَوْمٌ تَجْهَلُونَ (55) A njëmend më me kënaqësi kontaktoni me mashkujt se me femrat? Ju, me të vërtetë, jeni njerëz injorantë!” |
۞ فَمَا كَانَ جَوَابَ قَوْمِهِ إِلَّا أَن قَالُوا أَخْرِجُوا آلَ لُوطٍ مِّن قَرْيَتِكُمْ ۖ إِنَّهُمْ أُنَاسٌ يَتَطَهَّرُونَ (56) Përgjegje e popullit të tij ishte vetëm kjo: “Përzene familjen e Lutit nga qyteti juaj, ata janë njerëz të spastruar!” |
فَأَنجَيْنَاهُ وَأَهْلَهُ إِلَّا امْرَأَتَهُ قَدَّرْنَاهَا مِنَ الْغَابِرِينَ (57) Dhe ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, përveç bashkëshortes së tij; atë e caktuam të mbetet me të tjerët |
وَأَمْطَرْنَا عَلَيْهِم مَّطَرًا ۖ فَسَاءَ مَطَرُ الْمُنذَرِينَ (58) Atyre u lëshuam një shi, çfarë shiu të tmerrshëm, atyre të cilët qenë thirur (në rrugë të drejtë) |
قُلِ الْحَمْدُ لِلَّهِ وَسَلَامٌ عَلَىٰ عِبَادِهِ الَّذِينَ اصْطَفَىٰ ۗ آللَّهُ خَيْرٌ أَمَّا يُشْرِكُونَ (59) Thuaj: “Falënderimi i qoftë All-llahut dhe qetësi njerëzve të tij, të cilët Ai i ka zgjedhur!” Është më mirë All-llahu apo ata që ia konsiderojnë shok |
أَمَّنْ خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ وَأَنزَلَ لَكُم مِّنَ السَّمَاءِ مَاءً فَأَنبَتْنَا بِهِ حَدَائِقَ ذَاتَ بَهْجَةٍ مَّا كَانَ لَكُمْ أَن تُنبِتُوا شَجَرَهَا ۗ أَإِلَٰهٌ مَّعَ اللَّهِ ۚ بَلْ هُمْ قَوْمٌ يَعْدِلُونَ (60) Apo Ai i cili krijoi qiejtë dhe tokën dhe që ju lëshon shi nga qielli? Me të gjelbërojmë kopshte të bukura. Nuk është në duart tuaja të mbini lisat e atyre (kopshteve). A ka pos All-llahut tjetër Zot? Jo, por shumica prej tyre nuk dinë |
أَمَّن جَعَلَ الْأَرْضَ قَرَارًا وَجَعَلَ خِلَالَهَا أَنْهَارًا وَجَعَلَ لَهَا رَوَاسِيَ وَجَعَلَ بَيْنَ الْبَحْرَيْنِ حَاجِزًا ۗ أَإِلَٰهٌ مَّعَ اللَّهِ ۚ بَلْ أَكْثَرُهُمْ لَا يَعْلَمُونَ (61) Ai i cili Tokën e ka vënë në drejtpeshim dhe nëpër të përshkoi lumenj, në të vendosi male, kurse dy dete i ndau. A ka pos All-llahut tjetër Zot? Jo, por shumica sish nuk e dinë |
أَمَّن يُجِيبُ الْمُضْطَرَّ إِذَا دَعَاهُ وَيَكْشِفُ السُّوءَ وَيَجْعَلُكُمْ خُلَفَاءَ الْأَرْضِ ۗ أَإِلَٰهٌ مَّعَ اللَّهِ ۚ قَلِيلًا مَّا تَذَكَّرُونَ (62) Ai i cili i përgjigjet edhe të ngratit, kur ky i drejtohet Atij, Ai i cili të keqen e largon dhe juve u bën zëvendës në tokë. A ka pos All-llahut tjetër Zot? Fort pak ju përkujtoni |
أَمَّن يَهْدِيكُمْ فِي ظُلُمَاتِ الْبَرِّ وَالْبَحْرِ وَمَن يُرْسِلُ الرِّيَاحَ بُشْرًا بَيْنَ يَدَيْ رَحْمَتِهِ ۗ أَإِلَٰهٌ مَّعَ اللَّهِ ۚ تَعَالَى اللَّهُ عَمَّا يُشْرِكُونَ (63) Ai i cili juve në errësira, në tokë e në det u tregon rrugën dhe i cili erërat i çon me mëshirën e vet si sihariq. Vallë, a ka pos All-llahut tjetër Zot? Sa lart është All-llahu përmbi atë që ia bëjnë shok |
أَمَّن يَبْدَأُ الْخَلْقَ ثُمَّ يُعِيدُهُ وَمَن يَرْزُقُكُم مِّنَ السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ ۗ أَإِلَٰهٌ مَّعَ اللَّهِ ۚ قُلْ هَاتُوا بُرْهَانَكُمْ إِن كُنتُمْ صَادِقِينَ (64) Apo Ai që zë fillin e krijimit e pastaj e përsërit atë, dhe që ju furnizon nga qielli dhe toka. A ka tjetër Zot me All-llahun? Thuaj: “Sillni argumentet tuaja nëse jeni të sinqertë” |
قُل لَّا يَعْلَمُ مَن فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ الْغَيْبَ إِلَّا اللَّهُ ۚ وَمَا يَشْعُرُونَ أَيَّانَ يُبْعَثُونَ (65) Thuaj: “Askush përveç All-llahut, as në qiell as në tokë, nuk e di se çka do të ndodhë. Nuk kanë për ta ndie as ringjalljen |
بَلِ ادَّارَكَ عِلْمُهُمْ فِي الْآخِرَةِ ۚ بَلْ هُمْ فِي شَكٍّ مِّنْهَا ۖ بَلْ هُم مِّنْهَا عَمُونَ (66) Fare pak dinë për botën tjetër! Por kanë edhe dyshim në të, sepse janë të verbër ndaj saj” |
وَقَالَ الَّذِينَ كَفَرُوا أَإِذَا كُنَّا تُرَابًا وَآبَاؤُنَا أَئِنَّا لَمُخْرَجُونَ (67) Ata që nuk kanë besuar thonë: “A thua kur të bëhemi dhe, ne edhe të parët tanë, njëmend, do të ngjallemi |
لَقَدْ وُعِدْنَا هَٰذَا نَحْنُ وَآبَاؤُنَا مِن قَبْلُ إِنْ هَٰذَا إِلَّا أَسَاطِيرُ الْأَوَّلِينَ (68) Kjo qysh moti na është përmendur neve dhe të parëve tanë, por këto janë vetëm legjenda të popujve të lashtë” |
قُلْ سِيرُوا فِي الْأَرْضِ فَانظُرُوا كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الْمُجْرِمِينَ (69) Thuaj: “Udhëtoni nëpër botë dhe shikoni si kanë përfunduar mëkatarët!” |
وَلَا تَحْزَنْ عَلَيْهِمْ وَلَا تَكُن فِي ضَيْقٍ مِّمَّا يَمْكُرُونَ (70) Dhe mos u pikëllo për ta as mos të vijnë rëndë ngatrresat e tyre |
وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا الْوَعْدُ إِن كُنتُمْ صَادِقِينَ (71) Ata pyesin kur do të realizohet ky premtim, nëse flisni të vërtetën |
قُلْ عَسَىٰ أَن يَكُونَ رَدِفَ لَكُم بَعْضُ الَّذِي تَسْتَعْجِلُونَ (72) Thuaj: “Mbase do t’ju arrijë diçka nga ajo për të cilën po u ngutet!” |
وَإِنَّ رَبَّكَ لَذُو فَضْلٍ عَلَى النَّاسِ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لَا يَشْكُرُونَ (73) Me të vërtetë Zoti yt është bëmirës i madh për njerëzit, megjithatë shumica sish nu janë mirënjohës |
وَإِنَّ رَبَّكَ لَيَعْلَمُ مَا تُكِنُّ صُدُورُهُمْ وَمَا يُعْلِنُونَ (74) Zoti yt e di mirë çka u fshehin krahërorët e tyre dhe çka shfaqin haptazi |
وَمَا مِنْ غَائِبَةٍ فِي السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ إِلَّا فِي كِتَابٍ مُّبِينٍ (75) Nuk ka kurrgjë të fshehur as në qiell as në tokë e të mos jetë në Librin e qartë |
إِنَّ هَٰذَا الْقُرْآنَ يَقُصُّ عَلَىٰ بَنِي إِسْرَائِيلَ أَكْثَرَ الَّذِي هُمْ فِيهِ يَخْتَلِفُونَ (76) pa mëdyshje ky Kur’an u flet izraelitëve më së shumti për atë me çka ata nuk pajtohen |
وَإِنَّهُ لَهُدًى وَرَحْمَةٌ لِّلْمُؤْمِنِينَ (77) Ai është, pa mëdyshje, udhërrëfyes dhe mëshirë për besimtarët |
إِنَّ رَبَّكَ يَقْضِي بَيْنَهُم بِحُكْمِهِ ۚ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْعَلِيمُ (78) Zoti yt do t’i gjykojë me urtësinë e Tij: Ai është i fuqishëm dhe i gjithëdijshëm |
فَتَوَكَّلْ عَلَى اللَّهِ ۖ إِنَّكَ عَلَى الْحَقِّ الْمُبِينِ (79) Prandaj, kij mbështetje te All-llahu, ti pa dyshim je më të drejtë haptazi |
إِنَّكَ لَا تُسْمِعُ الْمَوْتَىٰ وَلَا تُسْمِعُ الصُّمَّ الدُّعَاءَ إِذَا وَلَّوْا مُدْبِرِينَ (80) Ti nuk mund të thërrasësh të vdekurit e as të sjellish në mend të shurdhët kur ta kthejnë shpinën |
وَمَا أَنتَ بِهَادِي الْعُمْيِ عَن ضَلَالَتِهِمْ ۖ إِن تُسْمِعُ إِلَّا مَن يُؤْمِنُ بِآيَاتِنَا فَهُم مُّسْلِمُونَ (81) As mund t’i kthesh nga mashtrimi i tyre të verbërit; Ti i thërret vetëm ata, të cilët, besojnë në argumentet tona, e ata janë muslimanë |
۞ وَإِذَا وَقَعَ الْقَوْلُ عَلَيْهِمْ أَخْرَجْنَا لَهُمْ دَابَّةً مِّنَ الْأَرْضِ تُكَلِّمُهُمْ أَنَّ النَّاسَ كَانُوا بِآيَاتِنَا لَا يُوقِنُونَ (82) Dhe kur fjala të bëhet realitet te ata (të vijë koha e dënimit) Ne do të nxjerrim nga toka një kafshë që do t’ju flasë atyre se njerëzit nuk kanë qenë të bindur në faktet tona |
وَيَوْمَ نَحْشُرُ مِن كُلِّ أُمَّةٍ فَوْجًا مِّمَّن يُكَذِّبُ بِآيَاتِنَا فَهُمْ يُوزَعُونَ (83) Kurse atë ditë kur të mbledhim prej secilit popull nga një grumbull, prej atyre që kanë mohuar argumentet tona, ata do të jenë të penguar |
حَتَّىٰ إِذَا جَاءُوا قَالَ أَكَذَّبْتُم بِآيَاتِي وَلَمْ تُحِيطُوا بِهَا عِلْمًا أَمَّاذَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ (84) Madje kur të vijë Ai do të pyes; “A i keni mohuar ju argumentet e mia, sepse nuk i keni kuptuar ata, apo ç’keni bërë?” |
وَوَقَعَ الْقَوْلُ عَلَيْهِم بِمَا ظَلَمُوا فَهُمْ لَا يَنطِقُونَ (85) Dhe ndaj tyre do të zbatohet fjala (dënimi) ngase kanë bërë krime, e ata nuk do të flasin asgjë |
أَلَمْ يَرَوْا أَنَّا جَعَلْنَا اللَّيْلَ لِيَسْكُنُوا فِيهِ وَالنَّهَارَ مُبْصِرًا ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ لِّقَوْمٍ يُؤْمِنُونَ (86) A nuk e kanë parë se natën e kemi bërë që të pushojnë, kurse ditën për të parë? Në këtë ka argumente për një popull që beson |
وَيَوْمَ يُنفَخُ فِي الصُّورِ فَفَزِعَ مَن فِي السَّمَاوَاتِ وَمَن فِي الْأَرْضِ إِلَّا مَن شَاءَ اللَّهُ ۚ وَكُلٌّ أَتَوْهُ دَاخِرِينَ (87) Dhe në ditën kur t’i fryhet bririt e të trishtohen ç’ka ka në qiej dhe në tokë, përveç atyre të cilët All-llahu i kursen, të gjithë do të vijnë të nënshtruar |
وَتَرَى الْجِبَالَ تَحْسَبُهَا جَامِدَةً وَهِيَ تَمُرُّ مَرَّ السَّحَابِ ۚ صُنْعَ اللَّهِ الَّذِي أَتْقَنَ كُلَّ شَيْءٍ ۚ إِنَّهُ خَبِيرٌ بِمَا تَفْعَلُونَ (88) Ti i sheh malet dhe mendon se nuk lëvizin, por ato kalojnë sikur retë, - ajo është vepër e All-llahut, i cili, çdo gjë e ka krijuar të përsosur; Ai, njëmend, është i njoftuar ç’punoni |
مَن جَاءَ بِالْحَسَنَةِ فَلَهُ خَيْرٌ مِّنْهَا وَهُم مِّن فَزَعٍ يَوْمَئِذٍ آمِنُونَ (89) Kush sjell vepër të mirë do të fitojë shpërblim më të mirë për të. Ata do të jenë të kursyer nga frika e asaj dite dhe të sigurtë |
وَمَن جَاءَ بِالسَّيِّئَةِ فَكُبَّتْ وُجُوهُهُمْ فِي النَّارِ هَلْ تُجْزَوْنَ إِلَّا مَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ (90) Kurse ata që bëjnë keq, do të hidhen me krye në zjarr. A shpërbleheni me tjetër përveç me atë çka punoni |
إِنَّمَا أُمِرْتُ أَنْ أَعْبُدَ رَبَّ هَٰذِهِ الْبَلْدَةِ الَّذِي حَرَّمَهَا وَلَهُ كُلُّ شَيْءٍ ۖ وَأُمِرْتُ أَنْ أَكُونَ مِنَ الْمُسْلِمِينَ (91) Unë jam i urdhëruar t’i falëm vetëm Zotit të këtij qyteti, të cilin Ai e ka bërë të shenjtë. Atij i takon çdo gjë dhe jam i urdhëruar të jem njëri nga muslimanët |
وَأَنْ أَتْلُوَ الْقُرْآنَ ۖ فَمَنِ اهْتَدَىٰ فَإِنَّمَا يَهْتَدِي لِنَفْسِهِ ۖ وَمَن ضَلَّ فَقُلْ إِنَّمَا أَنَا مِنَ الْمُنذِرِينَ (92) Edhe të lexoj Kur’anin; ai i cili merr rrugën e drejtë, atë e ka për të mirën e vet; ndërsa atij që është i humbur, thuaj: “Unë vetëm tërheq vërejtjen” |
وَقُلِ الْحَمْدُ لِلَّهِ سَيُرِيكُمْ آيَاتِهِ فَتَعْرِفُونَهَا ۚ وَمَا رَبُّكَ بِغَافِلٍ عَمَّا تَعْمَلُونَ (93) Dhe thuaj: “Qoftë lavdëruar All-llahu, Ai do t’ju tregojë argumentet e veta dhe ju do t’i njihni!” Sepse Zoti yt nuk është indiferent ndaj asaj që bëni ju |