وَاللَّيْلِ إِذَا يَغْشَىٰ (1) Pasha natën kur mbulon |
وَالنَّهَارِ إِذَا تَجَلَّىٰ (2) Pasha ditën kur agon |
وَمَا خَلَقَ الذَّكَرَ وَالْأُنثَىٰ (3) Dhe çka e ka krijuar mashkullin dhe femrën |
إِنَّ سَعْيَكُمْ لَشَتَّىٰ (4) Mundi juaj, njëmend, është shumëfarësh |
فَأَمَّا مَنْ أَعْطَىٰ وَاتَّقَىٰ (5) Sa i përket atij që jep edhe ruhet |
وَصَدَّقَ بِالْحُسْنَىٰ (6) Edhe e dëshmon më të bukurën |
فَسَنُيَسِّرُهُ لِلْيُسْرَىٰ (7) Atij do t’ia lehtësojmë (rrugën) për lehtësim |
وَأَمَّا مَن بَخِلَ وَاسْتَغْنَىٰ (8) Kurse ai që koprracon dhe kërkon të pasurohet |
وَكَذَّبَ بِالْحُسْنَىٰ (9) Dhe e përgënjeshtron të bukurën |
فَسَنُيَسِّرُهُ لِلْعُسْرَىٰ (10) Atij do t’ia lehtësojmë (rrrugën) në vështërsi |
وَمَا يُغْنِي عَنْهُ مَالُهُ إِذَا تَرَدَّىٰ (11) Dhe pasuri e tij, kur të shkatërrohet, nuk do t’i bëjë dobi |
إِنَّ عَلَيْنَا لَلْهُدَىٰ (12) Është detyrë jona të përudhim |
وَإِنَّ لَنَا لَلْآخِرَةَ وَالْأُولَىٰ (13) Dhe vetëm neve na takon ajo edhe kjo botë |
فَأَنذَرْتُكُمْ نَارًا تَلَظَّىٰ (14) Prandaj u kam tërhequr vërejtjen me zjarr të këndellur |
لَا يَصْلَاهَا إِلَّا الْأَشْقَى (15) Aty nuk digjet tjetërkush përveç fatziut |
الَّذِي كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰ (16) Ai i cili mohon dhe kthen shpinënn |
وَسَيُجَنَّبُهَا الْأَتْقَى (17) Do të jetë larg tij ai i cili ruhet |
الَّذِي يُؤْتِي مَالَهُ يَتَزَكَّىٰ (18) Ai i cili jep (sadakë) nga pasuria e vet, e pasurohet |
وَمَا لِأَحَدٍ عِندَهُ مِن نِّعْمَةٍ تُجْزَىٰ (19) Dhe jo atij prej të cilit do të shpërblehet me ndonjë dhunti |
إِلَّا ابْتِغَاءَ وَجْهِ رَبِّهِ الْأَعْلَىٰ (20) Por vetëm që të përfitojë afërsinë e Zotit të vet të lartmadhërishëm |
وَلَسَوْفَ يَرْضَىٰ (21) Dhe ai, pa mëdyshje, do të kënaqet |