هَلْ أَتَىٰ عَلَى الْإِنسَانِ حِينٌ مِّنَ الدَّهْرِ لَمْ يَكُن شَيْئًا مَّذْكُورًا (1) A mos i ka kaluar njeriut ndonjë pjesë e kohës kur nuk i është shpallur kurrgjë |
إِنَّا خَلَقْنَا الْإِنسَانَ مِن نُّطْفَةٍ أَمْشَاجٍ نَّبْتَلِيهِ فَجَعَلْنَاهُ سَمِيعًا بَصِيرًا (2) Ne e kemi krijuar njeriun nga përzirja e farës për ta sprovuar dhe e kemi bërë që ai të dëgjojë dhe të shohë |
إِنَّا هَدَيْنَاهُ السَّبِيلَ إِمَّا شَاكِرًا وَإِمَّا كَفُورًا (3) Ne e kemi udhëzuar njeriun në rrugë të drejtë, qoftë ai mirënjohës apo mohues |
إِنَّا أَعْتَدْنَا لِلْكَافِرِينَ سَلَاسِلَ وَأَغْلَالًا وَسَعِيرًا (4) Ne për mosbesimtarët kemi përgatitur pranga dhe zingjirë e zjarr të këndellur |
إِنَّ الْأَبْرَارَ يَشْرَبُونَ مِن كَأْسٍ كَانَ مِزَاجُهَا كَافُورًا (5) Me të vërtetë të sinqertit do të pijnë nga gota që është e bërë prej kafuri |
عَيْنًا يَشْرَبُ بِهَا عِبَادُ اللَّهِ يُفَجِّرُونَهَا تَفْجِيرًا (6) Nga burimi, ku do të pijnë robërit e All-llahut, të cilin do ta shpërndajmë shumë lehtë |
يُوفُونَ بِالنَّذْرِ وَيَخَافُونَ يَوْمًا كَانَ شَرُّهُ مُسْتَطِيرًا (7) Ata e zbatojnë premtimin dhe i frikësohen ditës, dëmi i së cilës është gjithpërfshirës |
وَيُطْعِمُونَ الطَّعَامَ عَلَىٰ حُبِّهِ مِسْكِينًا وَيَتِيمًا وَأَسِيرًا (8) Dhe ushqejnë me bukë për hirë të Tij të varfërit, bonjakun dhe të robëruarin |
إِنَّمَا نُطْعِمُكُمْ لِوَجْهِ اللَّهِ لَا نُرِيدُ مِنكُمْ جَزَاءً وَلَا شُكُورًا (9) “Ne ju ushqejmë vetëm për hirë të All-llahut, nuk dëshirojmë prej jush shpërblim as falenderim |
إِنَّا نَخَافُ مِن رَّبِّنَا يَوْمًا عَبُوسًا قَمْطَرِيرًا (10) Ne frikësohemi nga zoti ynë, atë ditë kur do të ngrysen dhe të errësohen fytyrat” |
فَوَقَاهُمُ اللَّهُ شَرَّ ذَٰلِكَ الْيَوْمِ وَلَقَّاهُمْ نَضْرَةً وَسُرُورًا (11) Dhe ata All-llahu i ruan nga e keqja e asaj dite dhe u lëshon atyre butësi e gëzim |
وَجَزَاهُم بِمَا صَبَرُوا جَنَّةً وَحَرِيرًا (12) Dhe për atë që kanë duruar i shpërblen me xhennet e rrobe të mëndafshta |
مُّتَّكِئِينَ فِيهَا عَلَى الْأَرَائِكِ ۖ لَا يَرَوْنَ فِيهَا شَمْسًا وَلَا زَمْهَرِيرًا (13) Mbështetur në kanape, ku nuk do të ndiejnë as të nxehtë e as të ftohtë |
وَدَانِيَةً عَلَيْهِمْ ظِلَالُهَا وَذُلِّلَتْ قُطُوفُهَا تَذْلِيلًا (14) Dhe afër kanë hijen e tyre me fryte që do t’i mbërrin me dorë |
وَيُطَافُ عَلَيْهِم بِآنِيَةٍ مِّن فِضَّةٍ وَأَكْوَابٍ كَانَتْ قَوَارِيرَا (15) Do të jenë të shërbyer me enë të argjenta dhe gota të kristalta |
قَوَارِيرَ مِن فِضَّةٍ قَدَّرُوهَا تَقْدِيرًا (16) Kristale nga argjendi, me madhësi sipas dëshirës |
وَيُسْقَوْنَ فِيهَا كَأْسًا كَانَ مِزَاجُهَا زَنجَبِيلًا (17) Ku do të pinë, nga gotat plot me pije me zengjebilë |
عَيْنًا فِيهَا تُسَمَّىٰ سَلْسَبِيلًا (18) Aty ka një burim që quhet selsebil |
۞ وَيَطُوفُ عَلَيْهِمْ وِلْدَانٌ مُّخَلَّدُونَ إِذَا رَأَيْتَهُمْ حَسِبْتَهُمْ لُؤْلُؤًا مَّنثُورًا (19) Dhe do t’i shërbejë rini e përjetshme që kur e shikon, mendon se janë xhevahirë të derdhur |
وَإِذَا رَأَيْتَ ثَمَّ رَأَيْتَ نَعِيمًا وَمُلْكًا كَبِيرًا (20) Dhe kur të shikosh atje, do të shohësh dhunti e mbretëri të mëdha |
عَالِيَهُمْ ثِيَابُ سُندُسٍ خُضْرٌ وَإِسْتَبْرَقٌ ۖ وَحُلُّوا أَسَاوِرَ مِن فِضَّةٍ وَسَقَاهُمْ رَبُّهُمْ شَرَابًا طَهُورًا (21) Mbuluar me rrobe nga mëndafshi i hollë, i gjelbërt, dhe nga mëndafshi i rëndë, stolisurme rrathë të argjendët, dhe Zoti i tyre do t’ju japë të pijnë pije të pastër |
إِنَّ هَٰذَا كَانَ لَكُمْ جَزَاءً وَكَانَ سَعْيُكُم مَّشْكُورًا (22) “Ky është, me të vërtetë, shpërblim i juaj. Mundi juaj është për mirënjohje!” |
إِنَّا نَحْنُ نَزَّلْنَا عَلَيْكَ الْقُرْآنَ تَنزِيلًا (23) Ne ty, kohë pas kohe, ta shpallim Kur’anin |
فَاصْبِرْ لِحُكْمِ رَبِّكَ وَلَا تُطِعْ مِنْهُمْ آثِمًا أَوْ كَفُورًا (24) Prandaj qëndro deri në gjykimin e Zotit tënd dhe mos përfill as mëkatarin e as mosbesimtarët |
وَاذْكُرِ اسْمَ رَبِّكَ بُكْرَةً وَأَصِيلًا (25) Dhe përmende emrin e Zotit tënd në agim dhe pas dreke |
وَمِنَ اللَّيْلِ فَاسْجُدْ لَهُ وَسَبِّحْهُ لَيْلًا طَوِيلًا (26) Dhe në një kohë të natës bëni sexhde për Atë dhe lartësoje tërë natën |
إِنَّ هَٰؤُلَاءِ يُحِبُّونَ الْعَاجِلَةَ وَيَذَرُونَ وَرَاءَهُمْ يَوْمًا ثَقِيلًا (27) Kurse, ja, ata e duan jetën e kësaj bote dhe e zënë asgjë ditën e rëndë që i pret |
نَّحْنُ خَلَقْنَاهُمْ وَشَدَدْنَا أَسْرَهُمْ ۖ وَإِذَا شِئْنَا بَدَّلْنَا أَمْثَالَهُمْ تَبْدِيلًا (28) Ata ne i kemi krijuar dhe e kemi forcuar lidhjen e tyre, nëse duam i zëvendësojmë me tjerë të ngjashëm si ata |
إِنَّ هَٰذِهِ تَذْكِرَةٌ ۖ فَمَن شَاءَ اتَّخَذَ إِلَىٰ رَبِّهِ سَبِيلًا (29) Ky është mësim, andaj kush do merr të mbajë rrugën e mbarë që çon te Zoti i tij |
وَمَا تَشَاءُونَ إِلَّا أَن يَشَاءَ اللَّهُ ۚ إِنَّ اللَّهَ كَانَ عَلِيمًا حَكِيمًا (30) Dhe ju nuk doni tjetër përveçse çka do All-llahu. All-llahu njëmend është shumë i dijshëm e i urtë |
يُدْخِلُ مَن يَشَاءُ فِي رَحْمَتِهِ ۚ وَالظَّالِمِينَ أَعَدَّ لَهُمْ عَذَابًا أَلِيمًا (31) Ai kë të dojë e shtje në mëshirë të veten, kurse për kriminelët ka dënim të dhembshëm |