وَالسَّمَاءِ ذَاتِ الْبُرُوجِ (1) Pasha qiellin me pyrgje për yje |
وَالْيَوْمِ الْمَوْعُودِ (2) Pasha Ditën e premtuar |
وَشَاهِدٍ وَمَشْهُودٍ (3) Pasha dëshmitarin dhe çka është dëshmuar |
قُتِلَ أَصْحَابُ الْأُخْدُودِ (4) Qofshin mallkuar hapësit e hendeqeve |
النَّارِ ذَاتِ الْوَقُودِ (5) Nxitësit e zjarrit me plot lëndë djegëse |
إِذْ هُمْ عَلَيْهَا قُعُودٌ (6) Dhe që rrijnë ulur rreth tij |
وَهُمْ عَلَىٰ مَا يَفْعَلُونَ بِالْمُؤْمِنِينَ شُهُودٌ (7) Dhe që janë dëshmitarë se ç’kanë bërë me besimtarët |
وَمَا نَقَمُوا مِنْهُمْ إِلَّا أَن يُؤْمِنُوا بِاللَّهِ الْعَزِيزِ الْحَمِيدِ (8) Dhe nuk i urrejnë për tjetër përveç përse i besojnë All-llahu, të fortit, të merituarit për respekt |
الَّذِي لَهُ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۚ وَاللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ شَهِيدٌ (9) Pushtet i të cilit shtë në qiej dhe në tokë dhe All-llahu është dëshmitar për çdo send |
إِنَّ الَّذِينَ فَتَنُوا الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ ثُمَّ لَمْ يَتُوبُوا فَلَهُمْ عَذَابُ جَهَنَّمَ وَلَهُمْ عَذَابُ الْحَرِيقِ (10) Ata të cilët maltretojnë besimtarët dhe besimtaret dhe nuk pendohen, i pret dënim i xhehennemit dhe dënim me djegije |
إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ لَهُمْ جَنَّاتٌ تَجْرِي مِن تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ ۚ ذَٰلِكَ الْفَوْزُ الْكَبِيرُ (11) Kurse ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i presin kopshte të xhennetit ku do të rrjedhin lumenj – ai është sukses i madh |
إِنَّ بَطْشَ رَبِّكَ لَشَدِيدٌ (12) Njëmend hakmarrja e Zotit tënd është shumë e fortë |
إِنَّهُ هُوَ يُبْدِئُ وَيُعِيدُ (13) Pa dyshim vetëm Ai është që e fillon dhe e rifillon |
وَهُوَ الْغَفُورُ الْوَدُودُ (14) Dhe fal shumë dhe ka plot dashuri |
ذُو الْعَرْشِ الْمَجِيدُ (15) Zot i gjithësisë i Lartëmadhërishëm |
فَعَّالٌ لِّمَا يُرِيدُ (16) Që punon çka dëshiron vet |
هَلْ أَتَاكَ حَدِيثُ الْجُنُودِ (17) A të ka ardhur ty lajmi për ushtritë |
فِرْعَوْنَ وَثَمُودَ (18) E Faraonit dhe Themudit |
بَلِ الَّذِينَ كَفَرُوا فِي تَكْذِيبٍ (19) Por ata të cilët mohojnë – përgënjeshtrojnë |
وَاللَّهُ مِن وَرَائِهِم مُّحِيطٌ (20) Por All-llahu do t’i përthekojë nga të gjitha anët |
بَلْ هُوَ قُرْآنٌ مَّجِيدٌ (21) Po, ai është Kur’an madhështor |
فِي لَوْحٍ مَّحْفُوظٍ (22) Në një pllakatë të ruajtur mirë |